| ALLAHU E TURBULLON
TË KUPTUARIT E
JOBESIMTARËVE
Se disa njerëz nuk mund ta kuptojnë Kur’anin
është njëra prej sekreteve me shumë rëndësi
e shpallur në Kur’an. Kjo në të vëtetë
është një sekret i rëndësishëm, për
arsye se Kur’ani është një libër shumë
i qartë, i lehtë dhe i hapur. Çdokush që dëshiron
mund ta lexoj Kur’anin dhe të mesoj urdhërat e Allahut,
moralet e mira me të cilat Ai është i kënaqur, vetitë
e xhennetit dhe të xhehennemit, dhe për shumë sekrete disa
prej të cilave janë shpallur në këtë libër.
Megjithatë, sikur një ligj i përhershëm i Allahut,
disa njerëz nuk mund ta kuptojn Kur’anin pavarësisht nga
qartësia e tij. Gjithashtu, këta njerëz mund të jenë
inxhinier atomik ose profesor të bielogjisë, mund të kuptojnë
fusha shumë të komplikuara të shkencës siç
janë fizika, kimia ose matematika, mund ta kuptojnë budizmin,
hinduizmin, zjarrëputizmin, materializmin ose komunizmin, dhe prap
të deshtojnë në kuptimin e Kur’anit. Këta njërëz
të cilët i adoptojnë strukturat e komplikuara të sistemeve
jo Kur’anore disi nuk mund ta kuptojnë fenë e qartë
dhe të lehtë të Allahut, dhe dështojnë të
kuptojnë bile edhe mësimet ma të dukëshme aty.
Të qënurit e tyre të paaftë për të kuptuar
bile edhe faktet ma evidente është një mrekulli në
vetëvete. Duke paraqitur se ata kanë një mungesë kaq
serioze në kuptimin. Allahu sqaron se disa njerëz kanë
karakter tjetër. Në anën tjetër, kjo pajis me prova
në faktin se të gjitha zemrat, arsyet dhe të kuptuarit
janë në duart e Allahu. Allahu deklaron se Ai do të mbuloj
zemrat dhe të kuptuarit e atyre të cilët janë pushtuar
prej ndjenjave të madhështisë, kjo është për
ata që nuk i binden Allahut. Fakti se ata kuptojnë çdo
gjë përveç Kur’anit, tregon se Allahu i ka larguar
ata prej shenjave të Tij, dhe ata janë refuzuar prej Kur’anit
për shkak të josinqëritetit të tyre. Disa nga ajetet
që flasin për këtë janë:
Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë
botën tjetër, Ne e vëmë një perde të padukshme.
Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë
dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që
nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an
Allahun tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
(Isra': 45-46)
Ka prej tyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur'anin). Po Ne
kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë
atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur
t'i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë
te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk
është tjetër ky (Kur'ani) vetëm se mit i hershëm.”
(En'am: 25)
Kush është më zullumqarë se ai që është
këshilluar me argumentet e Allahut të vet, e ua kthen shpinën
atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë
mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të
mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre
shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë
të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen
kurrë. (Kehf: 57)
Siç u tregua në ajetet, sekreti pse jobesimtaret nuk mund
ta kuptojnë Kur’anin është se Allahu e ka vendosur
një pengesë për kuptimin e tyre dhe i ka vulosur zemrat
e tyre për arsye të mospranimit të tyre. Kjo është
një mrekulli e madhe e cila paraqët Madhështinë e
Allahut dhe se Ai është poseduesi i zemrave dhe mendimeve të
çdo njeriu.
|