| ALLAHU SHPËRNDAN
KUPTIMIN NË ATA QË I
FRIKOHEN ATIJ
Edhe një sekret i shpallur në Kur’an është
se Allahu u jep atyre që i frikohen Atij mundësinë me gjykua
dhe më dallua ndërmjet të vërtetës dhe të
gabuarës. Na është referuar neve sikur “urtësi”.
Allahu e shpall këtë sekret në Kur’an në suren
El-Enfal si vijon:
O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të
vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua
mbulojë të këqiat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu
është dhurues i madh. (Enfal: 29)
Siç u shpjegua në kapitullun e përparëm, Allahu
e fsheh urtësinë dhe të kuptuarit në jobesimtarët.
Këta njerëz, pa marr parasysh sa intelegjent ata mund të
jenë, nuk mund ta kuptojnë bile edhe konceptet më të
dallueshme që i takojnë fesë. Urtësia është
një veti e veçantë për besimtarët. Shumica
e njërzve e marrin si të gatshme se inteligjenca dhe urtësia
nënkuptojnë të njëjtën gjë. Mirëpo
inteligjenca është aftësi mendore që secili e posedon.
Psh të qenurit një shkenctar anatomik ose gjeni matematikor
tregon inteligjencen. Urtësia, në anën tjetër, është
pasojë e frikës që një përson e ka ndaj Allahut
dhe zbatimi me vetëdije, dhe nuk është e lidhur në
asnjë mënyrë me inteligjencën. Një përson
mund të jetë shumë inteligjent, akoma ai mbetet pa urtësi
nëse ai nuk ka frikë nga Allahu.
Prandaj, urtësia është një bekim që Allahu ua
dhuron besimtarëve. Këta të hequr nga ky lloi i të
kuptuarit nuk janë bile të vetëdijëshem për situaten
e tyre. P.sh, ata të cilët mendojnë se janë burimi
i forcës dhe posedimit, bëhen mendjemdhenj. Kjo është
thjesht një tregues i mungeses së urtësisë. Sepse
nëse ata kanës urtësi, ata do ta kuptojnë realiteti
se asgjë s’është e fuqishme sikur Deshira e Allahut.
Kjo vetëdije në fund do ta dërgonte ndonjërin ta drejtoj
veten me përulje. Ky përson, megjithatë, nuk mendon se,
nese Allahu dëshiron, e tërë pasuria e tij mund të
zvoglohet në parendësi për disa sekonda, ose se ai mundet
ta has vdekjen, duke lërë gjithçka mbrapa në botë
dhe duke pritur zjarrin të pranojë llogaritjen. Krejt këto
janë më të sigurta dhe më reale se çka ndonjëri
posedon në këtë botë. Vetëm besimtarët,
të cilët i frikohen Allahut, e kanë këtë kuptim,
dhe nuk shkon në drejtim të natyres mashtruese të kësaj
jete në këtë botë. Ata e kalojnë jetën e
tyre duke kuptuar esencen reale të sendeve. Allahu e vendos kuptimin
në besimtarët përmes besimit të tyre. Aq sa ata ndihen
ma afër Allahut, të kuptuarit e tyre forcohet dhe ata bëhen
ma të njohur me sekretet në krijimet e Allahut.
|