| ATA QË
BËJNË MIRË TAKOJNË MIRËSINË
Edhe një sekret që Allahu e shpall në Kur’an
është se ata që bëjnë mirë do të shpërblehen
me të mira në të dy botërat, këtu dhe në
ahiret. Për këtë Allahu thotë:
Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, keni frikë
ndaj Allahut tuaj. Ata që bënë mirë në këtë
jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut
është e gjërë, ndërsa të durueshmëve
u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer: 10)
Megjithatë, njeriu duhet ta dijë se çka është
“mirësia” aktuale. Secila shoqëri e ka zhvillua
kuptimin e vet për mirësinë; të qënurit i këndshëm,
dhurimi i parave të varfërve, veprimi me durim ndaj çdo
lloj i trajtimit shpesh është kuptuar si shenjë e “mirësisë”
në shoqëri. Mirëpo, në Kur’an Allahu na informon
neve se çka është “mirësia” aktuale:
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni
fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë
është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së
gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që
e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve,
udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve,
dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë
e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje
dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata
të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
(Bekare: 177)
Sikur që ajeti i mësipërm na e tërhjek vemendjen
tonë, mirësia e vërtet është me pasë frikë
prej Allahut, me mbajtë vetëveten të zënë me
përkujtimin e ditës së llogarive, të bindet me ndërgjegjëje
dhe gjithmonë të angazhohet në veprime të cilat do
ta kënaqin Allahun. Pejgamberi i Allahut Muhammedi (saas) gjithashtu
i ka urdhëruar besimtaret me ju friksuar Allahut dhe me bë mirë:
Friksonju Allahut kudo që të jeni. Bëni mirë menjëherë
pas një akti mëkatar me e fshi atë, dhe gjithmonë
sillni mirë në mardhënjët e juaja me njerëzit.
5
Allahu e ka shpallur në Kur’an se Ai i don ata të cilët
gjithmonë bëjnë mirë në saje të besimit
të tyre dhe për frikën dhe dashurinë e tyre për
Allahun, dhe shton se Ai do t’i shpërblej ata me të mira:
Ndaj All-llahua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin
më të mirë të botës tjetër; All-llahu i
do punë mirët. (Ali 'Imran: 148)
...edhe në këtë jetë kanë shpërblim të
mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është
shumë më i mirë, e sa vend i mirë është
ai i të devotshëmve. (Nahl: 30)
Ky është lajmë i mirë i caktuar në Kur’an
për ata që bëjnë mirë, të cilët janë
vetëflijuesë dhe të cilët përpiqën të
fitojnë kënaqësinë e Allahut.
Allahu u jep këture njerëzve lajme të gëzuëshme
për jetë të mirë në të dy botërat,
këtu dhe ahiret , një rritje në bekime- në të
dyat materialën dhe shpirtrorën. Profeti Sulejman (as) të
cilit ju është dhënë një mbretri e tëra,
që nuk ju është dhënë askujt tjeter, dhe Profeti
Jusuf (as) i cili që vendosur në kompetencen e thesarit të
Egjiptit, janë shembuj të dhënë në Kur’an.
Allahu na informon neve për të mirat që Ai i dhuroi Pejgamberit
Muhammedit (saas) në ajetin:
"dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. (Duha:
8).
Njeriu duhet ta kujtoj se një jetë e bukur dhe e famshëme
nuk është një bekim i cili u është dhuruar vetëm
generates së hershme të besimtarëve. Allahu premton se,
në çdo kohë, Ai do tu jep robërve besimtar të
Tij një jetë të mirë.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër,
e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të
mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër)
do t’u japim shpërblimin më të mirë për
veprat e tyre. (Nahl: 97)
Besimtarët kurrë nuk vrapojnë pas botës; dmth, ata
nuk demostrojnë lakmi për pasurinë e kësaj bote, për
pozitë ose fuqi. Sikur që Allahu thotë në një
ajet: ata i kanë shitur jetrat dhe pasurinë e tyre në kompensim
për xhennetin. Profesioni ose Tregtia nuk i tërheq ata prej
kujtimit të Allahut, përmbushja e lutjeve dhe sherbimi për
fenë. Gjithashtu, ata tregojnë përulësi dhe nënshtrim
edhe kur ata janë të sprovuar me uri ose humbje të pasurisë,
dhe ata kurrë nuk ankohen. Një shembull i mirë ishin besimtarët
të cilët emigruan në kohen e Pejgamberit. Ata imigruan
në tjetër qytet, duke lënë mbrapa shtëpitë
e tyre, profesionët, tregtinë, pasurinë dhe kopshtet dhe
atje, ata ishin të kënaqur me pak. Si kompensim ata vetëm
donin të fitonin kënaqësinë e Allahut. Kënaqësia
e tyre dhe kujtimi i sinqertë i ahiretit ju mundsoj të fitojnë
bekimin e Allahut dhe jetë të mira dhe dhurata. Këto dhurata
dhe pasuri nuk e rriten lidhjen e tyre me këtë botë, por
më tepër i shtyri ata të shprehin falënderimet e tyre
për Allahun dhe për ta kujtuar Atë. Allahu i premton çdo
desimtari i cili shpreh një moral të lartë në jetën
në këtë botë.
Allahu ka premtuar se do t’ju shtoj punët e mira robërve
të Tij të cilët bëjnë mirë
Allahu ka premtuar se do tju shtoj punët e mirat robërve të
Tij të cilët bëjnë mirë. Disa nga ajetet që
tregojn për këtë temë në Kur’an janë:
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën
e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër)
të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk
u bëhet e padrejtë.( En'am: 160)
S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca,
e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon
atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh. (Nisa': 40)
Shenja më e dallueshme se Allahu e shton çdo punë të
mirë është dallimi ndërmjet jetës së kësaj
bote dhe ahiretit. Jeta e kësaj bote është një kohë
mjaft e shkurt, e cila mesatarisht zgjat 60 vjet. Mirëpo, ata të
cilët e pastrojnë vetëveten dhe ngarkohen me punë
të mira në këtë botë do të shpërblehen
me një mirësi të përjetshme në ahiret si kompensim
për atë që ata kanë bërë gjatë kësaj
jete të shkurtë. Allahu e ka dhënë këtë
premtim në ajetin:
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti)
edhe më tepër (e shohin All-llahun)... (Junus: 26)
Njëriu duhet të mendoj për konceptin “ përhershmëri”
në mënyrë që të kuptojë madhështinë
e këtij shpërblimi. Le të supozojmë se të gjithë
njërzit të cilët kanë jetuar në tokë deri
tani dhe ata të cilët kanë me jetua në të ardhmen
e kalojnë secilin sekond të jetës së tyre duke numëruar.
Kjo paraqitje sigurisht do të bëhet shumë e madhe për
ta përceptuar. Sidoqoftë, lidhur me “përhershmerinë”,
edhe ky numër i pa kufij nuk do të ishte asgjë. Për
arsye se “përhershmëria” kupton pafundshmeri, mos
pasja e kufirit në kohë. Vendbanimi i atyre të cilët
shfaqin besnikëri ndaj Allahut në këtë botë do
të jetë xhenneti në ahiret. Aty, ata do të qëndrojnë
përgjithmonë, arrijnë çdo gjë që shpirti
ua dëshiron dhe nuk do të kenë kufi për këtë.
Kjo sigurisht është një shembull që duhet të
reflektoj në mënyrë që të kuptohet madhësinë
e mëshires dhe mirësisë se Allahut.
|