| NË FYTYRAT
E BESIMTARËVE KA SHKËLQIM, POR
NË FYTYRAT E JOBESIMTARËVE KA TURPËRIM
Një prej sekreteve që Allahu e tregon në Kur’an
është se besimi dhe mosbesimi reflektohen në fytyrat dhe
lekurat e njërzve. Në shumë ajete, Allahu na informon se
në fytyrat e besimtarëve ka shkelqim përderisa në
ato të jobesimtarëve turpërim:
Do t’i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar
nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht
(me një shikim të vjedhur)... (Shura: 45)
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti)
edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon
pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit,
aty janë përgjithmonë. E ata që bënë të
këqia, dënimi i së keqes është aq sa është
ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë
kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonjë
copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm
të zjarrit. (Junus: 26-27)
Siç u shpall në këto ajete, fëtyrat e jobesimtarëve
janë të errësuara nga prishja. Në anën tjeter,
besimtarët kanë shkëlqim në fytyrat e tyre. Allahu
thotë se ata janë të njohur prej gjurmëve të
segjdeve në fytyrat e tyre:
Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë
me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve,
janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah
përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë
në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut
që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë
e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës
së sexhdes... (Fath: 29)
Në ajetet tjera, Allahu informon se jobesimtarët dhe mekatarët
janë të njohur prej fytyrave të tyre:
Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen
për flok dhe për këmbët e tyre. (Rrahman: 41)
E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë
ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohësh përme
mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di vepra
tuaja. (Muhammed: 30)
Është një mrekulli dhe një sekret i rëndësishëm
i shpallur në Kur’an se, besimi i varur i ndonjërit ose
keqbërja, bëjnë ndryshime fizike në fytyrën e
ndonjërit. Ndjenjat shpirtrore shkaktojnë efekte fizike në
trup; ndonëse konstrukti jetë i njëjtë, shprehja e
ndryshimeve të fytyres ose fytyra është e errësuar
ose e shkëlqyer. Një njëri i besimit, mundet, me dëshirën
e Allahut, të shohë këtë mrekulli që Allahu e
ekzekuton në njerëz.
|