| SEKRETI QË
ALLAHU I FSHIN PUNËT E KËQIJA
Qëllimi i besimtarëve është të fitojnë
kënaqësi, mëshirë dhe xhennetin e Allahut. Mirëpo,
njeriu është krijuar i dobët dhe harrestar; prandaj, bënë
shumë gabime dhe ka shumë dështime. Allahu, i Cili i ngjeh
robërit e Tij në mënyren ma të mirë dhe i Cili
është më mëshiruesi dhe më i mëshirëshim,
na ka informuar neve se Ai do t’i fshij punët e këqija
të robërve të sinqertë të Tij dhe do të
ju jep një llogari të lehtë:
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, do të
kthehet te familja e vet i gëzuar. (Inshikak: 7-9)
Pa dyshim, Allahu nuk e ndrron punën e keqë të çdo
përsoni në të mirë. Vetit e atyre besimtarëve
punët e këqija të të cilëve i fshin dhe i fal
Allahu janë treguar në Kur’an.
Ata të cilët largohen prej punëve të gabuara seriozisht
Në një ajet, Allahu thotë:
" Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të
cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet
e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm."
(Nisa': 31).
Besimtarët të cilët janë të vëmendshëm
për këtë fakt vërejnë kufijtë e vendosur
përmes përpikmërisë së Allahut dhe largohen nga
kryerja e asaj që është e ndaluar. Nëqoftëse
ata ndonjëherë gabojnë në harresë ose nga pavëmendshmëria,
ata menjëherë i drejtohen Allahut me pendim dhe kërkojnë
falje.
Në Kur’an Allahu na informon neve për robërit e Tij,
pendimi i të cilëve nuk do të pranohet. Dmth, i atyre që
duke i ditur urdhërat e Allahut, akoma me qëllim kryejn mekate,
duke thënë “pa marr parasysh se çka ndodh unë
do të jem i falur” është plotësisht një
arsyetim me të meta. Sepse, Allahu falë punët e këqija
të robërve të Tij të cilët i kryejnë ato
nga padituria dhe të cilët, pa humbar kohë, pendohen dhe
nuk shfaqin këmbëngulje në ato punë dhe i ndreq për
ta ato punë:
Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i
atyre që kur bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen;
të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është
më i dijshmi, më i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm)
i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia
dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit
prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!”
e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre
kemi përgaditur dënim të ashpër.( Nisa': 17-18)
Sikur që këshillon ajeti, menjanimi i menjëhershëm
nga mëkatet është esenciale nëse një përson
don që punët e tij të këqija të fshihen dhe të
mos pendohet në ditën e gjykimit. Një besimtar i cili bënë
mëkat, në anën tjetër, nuk duhet të humbë
kohë në kërkimin e faljes nga Allahu.
Ata të cilët ngarkohen në punë të mira
Në ajetet tjera, Allahu thotë se Ai do të mbulojë
punët e këqija të atyre të cilët punojnë
mirë. Disa nga ajetet për këtë janë në vijim:
Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë
e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar).
kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të
këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër
të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë,
e ai është shpëtimi i madh.(Tegabun: 9)
Përveç ati që është penduar dhe ka bërë
vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat
ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues,
ndaj Ai falë shumë. (Furkan: 70)
Secili veprim dhe të gjitha sjelljet e shfaqura për të
kërkuar përkrahjen e Allahut janë “punët e mira”.
Psh, çdo qëndrim siç është komunikimi i porosive
të fesë së Allahut njerëzve, përkujtimin e dikujt
që nuk është i mbështetur të Allahu rreth fatit,
pengimi i ndokujt nga thashethamet, mbajtja e shtëpisë dhe trupit
pastër, zgjerimet e fushëpamjeve duke lexuar dhe mësuar,
folja me mirësjellje, përkujtimin e njërzve për ahiretin,
dashamirë për të sëmuret, shfaqja e dashurisë
dhe keqardhjës për të vjetrit, fitimi i parave përmes
udhëve legale që ai mund t’i shfrutzoj për të
mirën e njërëzve, menjanimin e të ligës me të
mirën dhe durimi, krej këto mund të bëhen punë
të mira kur ato janë bërë për të fituar
kënaqësinë e Allahut. Ata që deshirojnë që
punët e tyre të këqija të zvoglohen dhe të transferohen
në të mira në ahiret do të duhej që gjithmonë
të zgjedhin të veprojnë në udhën që Allahu
do të jetë i kënaqur më së shumti. Për kësi
qëllimi, njeriu duhet që vazhdimisht të kujtoj llogaritjen
në ditën e gjykimit. Është e qartë se si do të
veprojë çdonjëri, psh, nëse ndonjëri do të
ishte vendosur të qëndroj përpara zjarrit të xhehennemit,
atij do t’i tregoheshin punët e këqija që ai i ka
bërë në këtë jetë, dhe do të ishte
njoftuar se ai duhet të punoj në udhën e drejt për
me qënë i falur. Një përson që e sheh zjarrin,
i cili e ndëgjon dëshprimin, keqardhjet dhe rënkimet e
njerëzve të xhehennemit nën atë dënim të
vështirë dhe i cili do të ishte deshmitar i dënimit
të xhehennemit me sytë e tij, sigurisht do të vepronte
në mënyrën që ma së shumti e kënaq Allahun
dhe do të përpiqëj me përpjekjet maksimale të
tij. Ky njëri do të lutej në kohë, do të kryente
punë të mira, kurrë nuk do të ishte i pakujdesshëm,
kurrë nuk do të guxonte të zgjedhë një veprim
i cili do të kishte vlerë ma të vogël të Allahu
kur e din se është një tjetër që ka vlerë
ma të madhe te Allahu. Sepse xhehennemi, i cili qëndron drejt
përpara tij, do ta përkujton çdoherë atë për
jetën e përjetshme dhe për dënimin e Allahut. Një
përson i tillë nuk do t’i lëshojë punët
e mira të tij. Ai menjëherë dhe saktsisht do të kryente
çka vetdija e tij urdhëron atë të bëjë.
Ai do të ishte tepër i përpikët dhe këmbëngules
në lutjet. Pra, në jetën e kësaj bote, punët
e këqija të vetëm atyre të cilët kryejnë
punë të mira, i frikohen Allahut dhe ditës së gjukimit,
sikur ta kishin parë xhehennemin dhe të ishin kthyer prap në
këtë botë, ose sikur ata gjithmonë ta shihnin zjarrin
pranë tyre, do të tranësfomohen në të mira. Këta
besimtar janë të sigurt për ahiretin dhe ata shumë
i friksohen dhe përpiçen t’i shmangen dënimit të
Allahut.
|