| QËLLIMI
I SHENJËT NË SHPENZIMIN NË RRUGËN E
ALLAHUT
Një nga veprimet ma të rëndësishme të
adhurimit që e fshinë ndytësirën materiale dhe shpirtërore,
dhe i mundson njeriut të diciplinoj shpirtin e tij dhe kështu
të arrij gjendjen e moralit të lartë që Allahu do
të jetë i kënaqur me të, është shpenzimi
në rrugën e Allahut për arsye të mirësisë.
Allahu i ka thënë Pejgamberit (saas) të marr lemoshë
nga pasuria e besimtarëve dhe t’i thjeshtsoj dhe pastroj ata
në këtë mënyrë.
Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin)
lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u
shtosh (të mirat)... (Tevbe: 103)
Mirëpo, veprimi i shpenzimit që t’i thjeshtsoj dhe pastroj
njerëzit është ajo që bëhet sipas mënyrës
që është caktuar në Kur’an. Njerëzit besojnë
se vetë kanë përmbushur së tepërmi detyrën
e tyre kur ata u japin disa te imta lupsave, kur ata u japin të varfërve
disa nga teshat e tyre të vjetra ose kur ata e ushqëjnë
ndonjë përson të uritur. Pa dyshim këto veprime do
të shpërblehen në vështrimin e Allahut nëse ato
ishin kryer me qëllimin e fitimit të kënaqësisë
së Allahut. Sidoqoftë, në Kur’an janë kufijtë
e caktuar. P.sh. Allahu e urdhëron njeriun të shpenzoj çkado
që është tepricë e nevojave të tij:
... Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj:
“Tepricën!” Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet
ashtu që të mendoni (çka është mirë e
çka është keq).(Bekare: 219)
Njeriu do të jetojë shumë pak në këtë botë.
Pasuria që është mbi tepricën e nevojave të njëriut
është tepricë e të mirave, ajo çka është
me rëndësi është, se nuk është shuma e dhënë,
por nëse ndonjëri jep sinqerisht çka ai realisht mund
të jap. Allahu ka njohri për të gjitha sendet dhe Ai e
ka lënë në vetëdijen e njeriut të zgjedh gjërat
që nuk ka nevojë për to aktualisht. Dhënja është
një formë e adhurimit shumë e lehtë për ata të
cilët nuk janë të pushtuar për ambiciet botërore
dhe të cilët nuk janë shitur për këtë botë,
por janë të etur për ahiret. Allahu na ka urëdhuar
neve të japim nga pasuria jonë që të shmangemi nga
lidhja për këtë botë. Kjo është një
mënyrë me pastruar vetëveten nga lakmia. Pa dyshim, kjo
formë e adhurimit është shumë e rëndësishme
për besimtarët në respekt të llogaritjeve të
tyre në ahiret. Pejgamberi i Allahut (saas) gjithashtu ka thënë
ai i cili shpenzon në rrugën e Allahut është i favorizuar:
Dy njërz janë të favorizuar: njëri është
ai të cilit Allahu ja ka dhënë Kur’anin dhe i cili
jeton sipas tij. Ai e pranon si legale çfarëdo që e urdhëron
sikur legale, dhe si jolegale çfarëdo që urdhëron
si jolegale. Tjetri është ai të cilit Allahu i ka dhënë
pasuri dhe i cili e ka shpërndarë këtë pasuri midis
të afërmeve të tij dhe ka shpenzuar në rrugën
e Allahut.6
Njëriu duhet të jap atë që e do për novojtarët.
Njerëzit shpesh tentojnë me i bërë dikuj një
të mirë nëse ajo e mirë nuk i dëmton interesat
e tyre. P.sh. kur ndokush dhuron mall për nevojtarët, ai shpesh
jep ato gjëra që nuk janë më të dëshirueshme,
ose nuk i pelqëjnë,ose jashtë modes, ose nuk i përshtaten
më
Allahu, megjithatë, urdhëron njeriun që të jap atë
që ma së shumti e donë për vetëvetën. Ndonjëri
do ta ketë shumë veshtirë që të japë pronën
e dashur, por zemërgjersia e tillë është e nevojëshme
për pastrim dhe arritjen e ndershmërisë. Ky është
një sekrte i rëndësishëm që Allahu e ka shpallur
për njerëzimin. Allahu ka shpallur se njeriu s’mund në
asnjë mënyrë tjetër, të arrijë mirësinë:
Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as
kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos
e jepni më të dhëmbshmen (më të dashurën)
e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Allahun),All-llahu
atë e di. (Ali 'Imran: 92)
O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat
dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni
atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit
për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë
për ju, ngase është i Madhëruar. (Bekare: 267)
Shpenzimi në rrugën e Allahut është
një mënyrë e afrimit më afër te Allahu
Për një besimtar, asgjë nuk është më e dashur
se fitimi i kënaqësisë dhe dashurisë së Allahut.
Një besimtar kërkon mënyrën për me u afruar te
Allahu gjatë gjithë jetës së tij. Për këtë
Allahu thotë:
O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim
te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
(Ma'ide: 35)
Sikur një sekret dhe një lajm të mirë për besimtarët,
Allahu ka shpall në Kur’an se çka është shpenzuar
do të jetë një mënyrë e arritjes më afër
Atij. Prandaj, për një besimtarë, dhurimi i asaj që
ai donë dhe çka është përtej nevojave të
tij nuk është një mundim, por më parë një
rast i çmuar për me demostrue devotshmërinë dhe
dashurinë për Allahun. Për këtë Allahu thotë:
Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe
botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë
afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë
afrime te All-llahu për ta, e All-llahu do t’i përfshijë
në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është
mëshirues. (Tevbe: 99)
Çkado që është shpenzuar
në rrugen e Allahut do të kompensohet
Edhe një sekret i shpallur në Kur’an në respekt të
dhurimit të pasurisë se ndonjërit është se çkado
që është shpenzuar sigurisht do të zavendsohet. Ky
është premtim i Allahut. Ata që shpenzojnë pasurinë
e tyre në rrugën e Allahut pa frikë nga varfëria,
janë të prezentuar me bekime mahnitëse gjatë gjithë
jetës së tyre. Çkado që shpenzohet në rrugën
e Allahu do të paguhet prapa në tërësi. Disa nga ajetet
që janë të lidhura me premtimin janë:
“Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre
(në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë
të drejtë ate që do. Çkado që të jepni
nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë,
por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që
t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet
në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar.”
(Bekare: 272)
...çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut,
ajo do t’ju konpenzohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.
(Enfal: 60)
Thuaj: “S’ka dyshim se Allahu im është Ai që
jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e
vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni,
Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh.
(Sebe': 39)
Besimtarët deshirojnë të fitojnë kënaqësinë
e Allahut dhe xhennetin kur ata japin pasurinë e tyre dhe përforcojnë
vetëveten; por si një sekret i shpallur nga Allahu, çkado
që ata shpenzojnë do të ju kthehet atyre. Siç u
tha në ajet, Allahu zavendson çka është shpenzuar.
Këto shpërblime janë bekime në të dyat, në
këtë botë dhe, mbi të gjitha, dhurata që në
xhente Allahu ka përgadit për besimtarët. Në anën
tjeter, e kundërta e atyre që dhurojnë, Allahu zvoglon
furnizimin për ata njerëz të cilët janë dorështërnguar
në dhënjën e pasurisë së tyre ose të cilët
deshirojnë të akumulojnë më shumë pasuri duke
mospërfillur kufijt e Allahut. Një nga ajetet tregon gjendjen
e atyre që marrin kamatën:
All-llahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, All-llahu nuk
e do asnjë besëpremë dhe mëkatar. (Bekare: 276)
Allahu na informon neve për bollëkun që arrijnë ata
që dhurojnë pasurinë e tyre:
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën
e All-llahut është si një kokërr prej të cilës
mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka
nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin)
atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i
di qëllimet. (Bekare: 261)
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar
e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet
sa për sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe
botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur
i madh e i lëmuar pëbmi të cilin ka pak dhe, e kur e godet
atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata
(formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan.
All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar. E shembulli i atyre që
pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë
e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë
që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe
nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton).
All-llahu sheh atë që veproni. (Bekare: 264-265)
Secila nga këto ajete është sekret që Allahu e shpallë
për besimtarët në Kur’an. Besimtarët shpenzojnë
pasurinë e tyre vetëm për të fituar kënaqësinë
e Allahut dhe xhennetin e Tij. Mirëpo, duke qënë të
vetëdijshëm për këto sekrete të shpallura në
Kur’an, ata gjithashtu shpresojnë për bekimin dhe mirësinë
e Allahut. Sa më shumë që shpenzojnë të mirat
e tyre dhe përforcojnë vetëveten në rrugën e
Allahut dhe sa më të përpikët që ata bëhen
në vërejtjen se çka është e ndaluar dhe çka
e lejuar, më shumë Allahu e shton pasurinë e tyre, i bënë
detyrat e tyre të lehta, dhe i pajis me më shumë raste
për me shpenzue në rrugën e Tij. Çdo besimtar që
i frikohet Allahut dhe nuk fsheh frikë në zemrën e tij
për të ardhmën, do ta përvojë këtë
sekret në drejtimin e jetës së tij.
|