| EFEKTI I PUNËVE
TË MIRA DHE FJALËVE TË MIRA
Njerëzit janë në kërkim të papajtueshëm
për rrethinën paqësore ku ata mund të jetojnë
në siguri, të kënaqen dhe shoqërin që e duan.
Përkunder këtij dëshirimi, megjithatë, ata kurrë
nuk vënë përpara një përpjekje për kujdesjen
e këtyre vlerave, por më parë ata bëhen shkaktarët
e konflikteve dhe vuajtjeve. Shpesh njerëzit presin që të
tjeret të kujdesen për paqën dhe sigurinë dhe të
jenë të shoqërueshëm. Kjo i kushtohet marëdhënjëve
familjare, marëdhënja midis punëtorëve të një
kompanie, paqës sociale sikur që edhe për çështjet
ndërkombëtare. Sidoqoftë, mirëmbajtja e miqësis,
paqja dhe siguria kërkojnë altuizëm. Konflikti dhe nervozizmi
nuk mund të menjanohen kur njerëzit insistojnë që
fjala e fundit të jetë e tyre, kur ata konsiderojnë vetëm
rahatin e tyre dhe s’janë të gatëshëm me bë
çfardo kompromisi apo sakrifice. Mirëpo, besimtarët të
cilët i frikohën Allahut veprojnë ndryshe. Ata janë
bujar, durimtarë dhe falin. Bile edhe kur nuk janë gabim, ata
heqin dorë nga të drejtat e tyre, duke marrë parasysh paqën
dhe sigurinë e shoqërisë dhe lumturinë e të tjerëve
mbi interesin përsonal të tyre, dhe paraqësin sjellje xhentile.
Ky është një tiparë fisnik që Allahu i urdhëron
besimtarët ta kenë:
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të
keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të
cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt. Mirëpo,
këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe
nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë. (Fusilet: 34-35)
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Allahut tënd me
urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata
(kundërshtarët) me atë mënyrë që është
më e mira. Allahu yt është Ai që e di më së
miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di
më së miri për të udhëzuarit. (Nahl: 125)
Siç u tha në ajetin, si shpërblim për këtë
punë të mirë të besimtarëve, Allahu i ndrronë
armiqët e tyre në “shokë krahrori”. Kjo është
një nga sekretet e Allahut. Pas të gjithave, të gjitha
zemrat janë në duar të Allahut. Ai e ndrron zemrën
dhe dëshirën e kujt do Ai.
Në një ajet tjetër, Allahu e tërhjek vëmendjet
tonë te efekti i fjalës së mirë dhe të butë.
Allahu i urdhëron Profetët Musen dhe Harunin (as) të shkojnë
te faraoni dhe të flasin butësisht. Përkundër padrejtësisë,
paftyrësis dhe pamëshirshmëris së faraonit, Allahu
i ka urdhëruar Profetët e tij që të flasin me të
me fjalë të buta. Allahu e ka shpjeguar arsyen në Kur’an:
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet e frikësohet.
(Ta Ha: 43-44)
Këto ajete e informojnë besimtarin se çfarë qëndrimi,
ata duhet të pretendojnë ndaj jobesimtarëve, armiqëve
të tyre dhe njërzve të paturp. Kjo me siguri nxit për
durim, vendosje, thjeshtësi dhe mençuri. Allahu e ka shpallur
si sekret se Ai do t’i shpërblejë punët e efektshme
të besimtarëve dhe do t’i ndrrojë armiqët e
tyre në miq kur ata ndëgjojnë urdhërat e Tij dhe punojnë
në pajtim me moralet e mira.
|