| SEKRETI QË
ALLAHU I PAJISË NJERËZIT ME VEND
Një nga gabimet serioze që njerëzit e bëjnë
është se ata e konsiderojnë çdo gjë si një
pasojë e diçkafi tjetër. Psh, siç u përmend
në faqët paraprake, ata mendojnë se ata do të mbesin
pa para nëse ata shpenzojnë në rrugën e Allahut. Mirëpo,
është një sekret në krijimet e Allahut për të
cilin ata nuk dinë; se Allahu do ta rris bekimin e Tij në ata
të cilët japin në çështjen e Allahut në
të dy botërat, këtu dhe në ahiret. Sigurisht, Allahu
i mundson njeriut t’i kuptojë këto si një çështje
dhe efekt për funksionimin e botës. Psh, puna e dikujt që
jep pasurinë e tij për çështjen e Allahut, është
leht të shpërblehet dhe të ardhurat e tij janë të
rritura nga Allahu. Ose, siç u shpjegua në kapitullin paraprak,
njëri mund të drejtohet me forcë t’i bëjë
ballë një përsoni të tërbuar për arsye se
ai beson se fjalët nuk do ta qëtësojnë atë. Mirëpo,
për një përson i cili i ndëgjon urdhërat e Allahut,
sekretet që Allahu i ka shpallur në Kur’an japin të
vetmën zgjidhje
Një nga këto sekrete të shpallura në Kur’an
është një urdhër tjetër i Allahut:
O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend)
në vend ndeje, ju zgjërohuni, se All-llahu bën zgjërim
për ju, e kur t’ju thuhet: ngrituni! Atëherë ju ngrihuni,
All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson
në shkallë të lartë ata të cilëve u është
dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me
atë që punoni. (Muxhadele: 11)
Allahu urdhëron besimtarët të zbatojnë thirrjen për
bërjen e vendit në mbledhje për të posardhurit ose
të rrallojnë grumbullin kur të jetë e nëvojshme.
Kjo, poashtu tregon vëmendjen dhe mirësinë, është
gjithashtu një shenjë e dëgjueshmërisë. Allahu
ka treguar se Ai do t’i siguroj vende të bollëshëme
për besimtarët dhe do t’i ngris ata në rank si kundërshpërblim
për sjelljen e tyre. Allahu mban qëllimin dhe zemren e çdo
njëriu në dorën e Tij. Nëse Ai është i kënaqur
me sjelljen e tyre, Ai mund t’i jap këtij përsoni çdo
dhuratë dhe bukuri që Ai dëshiron. Për këtë
arsye, besimtarët presin resultat dhe shpërblim për çdo
gjë nga Allahu. Kur ata bëjnë vend në mbledhje, ata
nuk presin mirënjohje nga njërzit, por shpresojnë kënaqësi
e Allahut, për paqën që Ai do të ju jep zemrave të
tyre dhe për ngritjen në rank.
|