| ALLAHU SIGURISHT
U NDIHMON ATYRE TË CILËT
E NDIHMOJNË FENË E TIJ
Allahu shpallë një sekret në Kur’an
si vijon:
O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon
juve dhe u forcon këmbët tuaja. ( Muhammed: 7)
Besimtarët gjatë gjithë jetës së tyre, bëjnë
përpjekje serioze për me i përhapë vleratë e
Kur’anit midis njerzëve dhe përhapjen e porosisë
së Allahut. Në anën tjetër, gjatë gjithë
historisë, ka pasë grupe të jobesimtarëve të
cilët kanë qënë kundër besimtarëve dhe janë
munduar t’i pengojnë ata me forcë dhe shtypje. Në
Kur’an, Allahu thotë se Ai është gjithmonë me
besimtarët kundër jobesimtarëve, se Ai do t’i bëjë
punët e tyre të lehta, dhe se Ai do te ju ndihmoj dhe përkrah
besimtarët. Besimtarët të cilët vendosin përpjekje
serioze në rrugën e Allahut e përjetojnë këtë
në çdo moment të jetës së tyre. Allahu i bjenë
punët e tyre te një rezultat me lehtësime, dhe u jep atyre
suksese dhe bukuri. Bile në situata shumë të vështira,
Ai i pajis besimëtarët me lehtësime. Bile në rastet
kur ata me besim të dobët thonë “mjerisht,”
i hapin udhen dëshprimit dhe nuk shohin rrugdalje, Allahu e ka dërguar
ndihmen e Tij për besimtarët dhe i ka bërë ata të
jenë fitues.
Besimtarët të cilët janë të sigurt se Allahu
i ndihmonë dhe i përkrah ata, kurrë nuk e humbin shpresen
dhe presin me padurim me pa se si Allahu do ta vendosë një ngjarje.
Pejgamberi Musa (as) dhe populli i tij janë një shembëll
për këtë. Pejgamberi Musa (as) dhe populli i Izraelit lëshuan
Egjiptin për me u mbrojtë nga mizoria e Faraonit. Por Faraoni
dhe ushtria e tij shkuan pas tyre. Kur Pejgamberi Musa (as) dhe populli
i Izraelit arriten të deti, disa nga ata të cilët patën
besim të dobët i kapi panika dhe humbën shpresën,
duke menduar se ata do t’i kapë Faraoni, sidoçoftë
Pejgamberi Musa (as) tha:
"... me mua është Allahu im, Ai do të më udhëzojë”.
" (Shu'ara': 62)
Dhe kështu e shprehu besimin e tij në përkrahjen e Allahut
për besimtarët. Në të vërtetë, Allahu ndau
ujrat e detit dhe i lejoj Pejgamberit Musa (as) dhe shoqëruesve të
tij të kalojnë në bregun tjetër të sigurt. Në
ndërkoh, Ai e mbylli detin mbi Faraonin dhe ushtaret e tij, të
cilët u fundosen.
Një besimtarë, që është afër Allahut, i
cili e merr Allahun si shok të tij dhe e dinë se Ai i përkrah
ata që besojnë, do të shohë manifestimin e këtij
sekreti në çdo moment të jetës së tij. Sigurisht,
mrekullit sikur ndarja e detit janë shenja që Allahu i paraqet
për disa Pejgamber të tij. Megjithatë, nëse besimtarët
sinqërisht mendojnë, në pasqyrimin e krijimeve të
Allahut dhe të ajeteve Kur’anore në çdo incident,
ata mund të shohin mrekulli sikur manifestimet e përkrahjes
dhe ndihmës së Allahut në çdo situatë.
Allahu ju ndihmon besimtarëve gjithashtu përmes rrugëve
të padukshme
Në shumë ajete, Allahu i ka informuar besimtarët për
përkrahjen që Ai u jep atyre. P. sh., në një ajet,
Allahu ka thënë se Ai do t’i bëjë armiqët
që t’i shohin muslimanët dyfish më shumë se
që janë:
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në
ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup
luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar,
dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më
shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon
atë që do. Vërtetë, në këtë është
një përvojë e madhe për ata që kanë mendje
të kthjelltë. (Ali 'Imran: 13)
Allahu u ndihmon besimtarëve me anë të zmbrapsjeve të
intrigave të kurdisura kundër tyre
Siç u përmen më parë, jobesimtarët shkaktojnë
vështirësi të ndryshme për besimtarët dhe kurdisin
intriga kundër tyre në mënyrë që t’i pengojë
ata nga rruga e Allahut. Por Allahu informon në Kur’an se të
gjitha intrigat kundër besimtarëve do të zmbrapsen, do
të kthehen kundër intriguesve dhe nuk do t’i dëmtoj
besimtarët në çfarëdo mënyre. Disa nga këto
ajete janë:
... E kur u erdh atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm
se largim.(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe
dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm
ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër
vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut
kurrë nuk do të hasësh devijim. (Fatir: 42-43)
Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron
ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për
atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm
dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t'u dëmtojë
aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë
që punojnë ata. (Ali 'Imran: 120)
Jeta e Pejgamberit Jusufit (as) është shembull në këtë
kuptim, sepse planet e kurdisura kundër besimtarëve në
fund do të kthehen në favor të tyre kundër atyre që
kurdisin. Siç është shpallur në Suren Jusuf, vëllazerit
e Pejgamberit Jusufit (as) të cilët ishin të prishur nga
zilia, sajuan një plan dhe e gjuajten atë në pus. Kur Pejgamberi
Jusufi (as) ishte ende i ri, edhe një plan është sajuar
nga gruaja e guvernatorit, në shtëpinë e të cilit
Pejgamberi Jusuf (as) jetonte. Premtimi i Allahut detyroj deshtimin e
këtyre intrigave dhe mbrojti nga dëmtimi. Duke përcjellur
sajimet, Allahu vendosi Pejgamberin Jusufin (as) në autoritet mbi
thesarët e vendit. Pas të gjitha këtyre, Pejgamberi Jusufi
(as) e komentoj se intrigat e jobesimtarëve janë të destinuara
për dështim: Këtë (e bëra
thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova
tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë
e tradhtarëve. (Jusuf: 52)
|