| PËRÇARJET
SHKAKTOJNË HUMBJEN E FUQISË
Një nga sekretet e rëndsishme që Allahu shpalli
për besimtarëve është të mos përçahen.
Përndryshe fuqia e tyre do të mënjanohet dhe ata do të
jenë të dobët në zemër. Ajet i ndërlidhur
është:
Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani
mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake).
Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të
durueshmit. (Enfal: 46)
Virtytet Kur’anore lidhen me përulësinë. Ata që
mbështeten në vlerat morale të Kur’anit shuajnë
përçarjet, gjejnë zgjidhje të problemeve, i bëjnë
gjërat më të lehta për njërzit dhe nuk shfaqin
lakmi. Në mungesë të moralit Kur’anor, përçarjet
dhe konfliktet janë të pashmangshëm. Është plotësisht
natyrale që çdonjëri ka opcione të ndryshme. P.sh.
njëzet njerëz mund të propozojnë njëzet zgjidhje
të ndryshme për një problem. Secila zgjidhje mund të
jetë me vend apo e qëndrueshëme në vetëvete.
Në qoftë se çdo njëri insiston në të qenuri
me vend, është e qartë se aty do të ketë rrëmujë
dhe konflikt. Në kësi rasti, ma parë se unifikimi i konsensusit
të njëzetë njerëzve, aty do të ketë grindje
dhe ambicie përsonale që do të pengojnë punët
e mira të angazhuara për çështjen e Allahut. Si
rrjedhim, e tërë fuqia e këture njëzet njerëzve
do të zhduket, unioni dhe vllazërimi mes tyre do të jetë
i tretur.
Besimtarët duhet të ndiejnë një dashuri të thellë
për njëri tjetrin, bërjen e sakrificave dhe vendosjen e
një solidariteti dhe bashkpunimi të fortë midis tyre. Posaqërisht
në kohët e vështira, ata duhet ta mbajnë vetëveten
të okupuar me përkujtimin e Allahut, dhe të jenë më
shumë durimtar dhe përkrahes ndaj njëri tjetrit. Përçarjet
e zvoglojnë fuqinë, ndërsa bashkpunimi e rrit fuqinë
midis besimtarëve. Në një ajet tjetër, Allahu e ka
shpallur sekretin se nese besimtaret nuk janë miq dhe mbrojtës
të njëri tjetrit, do të ketë çrregullim dhe
korrupcion në tokë:
Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të
njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni
e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë
e madhe në tokë. (Enfal: 73)
Secila nga këto është sekret që Allahu e ka shpall
dhe i ka ngarkuar muslimanët me përgjëgjsi. Asnjë
musliman s’duhet të konsideroj një grindje me një
tjetër musliman të vogël, duke thënë: “ani
çka nëse ne jemi grindur?” Për arsye se, siç
na informon Allahu neve, secila grindje midis mulimanëve, do të
thotë zvoglim i fuqisë së besimtarëve për të
cilën muslimanët do të japin llogari te Allahu. Kjo është
pse Pejgamberi i dashuri ynë (saas) ka thënë:
Frikësonju Allahut. Bëni paqë midis juve. Sigurisht, Allahu
bënë paqë midis muslimanëve7
Muslimanet nuk duhet të shikojnë gabimet apo deshtimet e njëri
tjetrit, por më parë të mbulojnë gabimet e muslimanëve
të tjerë me keqardhje. Fuqia që besimtarët e nxjerrin
nga ky bashkim, do të thotë përkushtim i tërë
energjisë në përhapjen e fesë se Allahut dhe moralet
e Kur’anit. Me bashkim ata mund të koncentrohen në komunikimini
e shenjave të ekzistimit të Allahut me anën e punëve
shkencore dhe paraqësin sherbime për tu lavdruar për njerëzimin.
Njeriu duhet të përkujtoj, megjithatë, se secili paraqët
sherbimet e tij posaqërisht për fitimin e jetës së
përjetshme në ahiret dhe të jetë i mbrojtur nga denimi
i Allahut.
|