| VETËM
NË PËRKUJTIMIN E ALLAHUT ZEMRAT
GJEJNË KËNAQËSI
Të gjithë njerëzit që jetojnë në tokë
kërkojnë mënyra të arrijnë lumturinë e vërtetë.
Shpresat janë vendosur në një qëllim të arritjes
së lumturisë. Disa e kërkojnë lumturinë në
një jetë mode të pasur, disa në një karier me
prestigj, një martesë të mirë, operacion plastik,
pranim në univerzitet. Ndonjëherë ndodhë që këto
qëllime të realizohen, mirëpo, rezultati i çfarëdo
lumturie është zakonisht jetëshkurtër . Apo shpesh
aty nuk ka as pak argëtim dhe kënaqësi në arritjen
e qëllimit. Mirëpo, nuk ka qënë askush në tokë
i cili ndonjëherë ka arritur lumturi të vertetë përmes
këtyre metodave. Ka shumë të dhëna që ngacmojnë
apo shqëtësojnë edhe ndokënd i cili beson se qëllimi
i lumturisë komplete është arritur.
Lumturia e vërtetë, paqja, kënaqësia dhe lehtësia
mund të gjinden vetëm në përkujtimin e Allahut. Allahu
e shpall këtë fakt në një ajet:
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e
tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun
zemrat stabilizohen. (Rra'd: 28)
Ky është një sekret shumë me rëndësi që
Allahu e tregon për njerëzimin në Kur’an. Të
pavetëdijshëm për këtë fakt, shumë njerëz
e kalojnë jetën e tyre me mashtrimin se dhuratat botërore
do të u sjellin kënaqësi. Sikur ata kurrë nuk do të
vdesnin dhe takonin ditën e llogaritjes, ata do të përpiqëshin
me lakmi për me posedue vlerat që i përkasin kësaj
bote.
Sidoqoftë ky është një mashtrim i madh. Asgjë
e poseduar në këtë botë nuk mund të sjell paqe
të vërtetë dhe lumturi. Vetëm besimtarët të
cilët janë sinqerishtë të devotshëm për
Allahun dhe të cilët janë të ditur për mëshirën
e Allahut, mëshirëbërjen dhe mbrojtjen mbi ta, mund ta
arrijnë gjendjen paqsore të zemrës. Allahu premton këtë
çlirim në zemrën e një përsoni i cili i sheh
fakte në krijimet e Allahut dhe e përkujton Atë në
çdo kohë. Prandaj i kotë është kërkimi
i lehtësimit apo paqës me çfardo mënyre tjetër
|