| DINAKËRIA
E DJALLIT ËSHTË E DOBËT
Armiku më i madh i njeriut, që nga Ademi (as), gjithmonë
ka qenë djalli. Djalli premtoj se ai vetë do t’i drejtoj
njërzit në rrugën e gabuar kur Ademi (as) është
krijuar, dhe ka angazhua vetën për këtë çështje
duke sajuar plane që e bëjnë botën të paraqitet
joshëse dhe tërheqëse për njerëzimin. Kur’ani
gjithashtu na informon neve se ky plan është i pa fuqi dhe se
ai nuk mund të ushtroj autoritet mbi njerëzit:
Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut,
e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar.
Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është
e dobët.(Nisa': 76)
Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj
tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.E
ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç
që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet
ai që beson në botën tjetër, prej atij që është
në dyshim për të. E Allahu yt është përcjellës
ndaj çdo gjëje.( Sebe': 20-21)
Në fakt, mënyrë e Allahut për bërjen e gjërave
të lehta për njerëzit është, plani i djallit
është i dobët dhe se ai nuk ka fuqi mbi njerëzit.
Djalli është e vetmja forcë negative kundër fesë
dhe dobësia e tij nënkupton se besimtarët nuk do të
përjetojnë asnjë vështirsi në jetesën sipas
fesë. Mirëpo, që kjo të ndodhë, është
i domosdoshëm besimi i sinqertë. Në Kur’an, Allahu
na informon neve se ata me besim të sinqertë nuk do të
jetë të prekur nga dredhit e djallit:
(Iblisi) Tha: “Allahu im, për shkak që më përzune
(më largove), unë do t'ua zbukurojë (të këqiat)
atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë)
dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!”.
Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë
të sinqertë.(Hixhr: 39-40)
Në një ajet tjetër, Allahu ka treguar se djalli nuk do
të ketë fuqi mbi ata që besojnë dhe të cilët
mbështetën në Allahun:
Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre
që besuan dhe i janë mbështetur Allahut të tyre.Mbizotërimi
i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë
dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.(Nahl:
99-100)
Sekreti se si t’i ikim shpresave të kota dhe përshpëritjeve
të djallit
Përkundër paaftësisë së djallit ndaj besimtarëve,
ai mundët nganjëherë të provjë t’i ngacmoj
ata me përshpëritjet e tij, për arsye të një
krimi apo një gabimi që ata e kanë bërë.
Edhe një sekret tjetër me rëndësi që Allahu e
zbulon në Kur’an, është si me iu ik përshpëritjeve
të djallit. Kjo është një temë shumë e rëndësishëme
për ata besimëtar të cilët i frikohen Allahut dhe
shpresojnë të arrijnë xhennetin, sepse përshpëritjet
e djallit janë fjalë mashtruese që e devijojnë njëriun
nga rruga e Allahut dhe e mbajnë atë të zënë
me çështje të kota dhe të parëndësishëme.
Djalli mundohet t’ia mbush ndjenjat e hidhërimit, frikës
dhe shqëtësimit nga njerëzit, të mbjell mosmarrëveshje
midis tyre, t’i nxit të kenë dyshime për Allahun,
për Kur’anin dhe fenë (dinin). Ai i mbush ata me shpresa
të pavërteta. Disa nga ajetet që na tregojnë për
përshpëritjet e djallit janë:
"Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë
të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj
dhe ata dotë shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i
urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut.
E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.Ai
u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk
premton tjetër vetëm se mashtrim. (Nisa': 119-120)
“i cili bën cytje në zemrat e njerëzve” (an-Nas:
5)
Pa marr parasysh se çka ju përshpërit djalli besimtarëve,
ai nuk do të jet i aftë t’i shkund nga udhëzimi i
Allahut përderisa ata e përcjellin rrugën që Allahu
u ka treguar. Allahu ju sjell ndër mend besimtarëve që
të përkujtojnë Allahun kundër djallit:
E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko
strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.Vërtet,
ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion
nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë
(All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
(A'raf: 200-201)
Siç kuptohet nga ajeti, besimtarët rrinë të gatshëm
në përshpëritjet e djallit. Ata nuk humbin kohë duke
menduar në përshpëritjet e tij dhe, të vetëdijshëm
se Allahun nuk do të ishte i kënaqur, ata kurrë nuk i lejojnë
vetës të largohen me pesimizëm, frikë apo shqëtësim,
të cilat të gjitha janë ndjenja negative të shmangura
nga besimtarët. Kur besimtarët janë të shqëtësuar
me diçka që nuk është në përputhje me
moralet Kur’anore, ata menjëherë e njohin atë si
një përshpëritje e dëmshme e djallit e cila nuk do
ta kënaq Allahun. Ata e largojnë përshpëritjen e djallit
nepërmes të përkujtimit të Allahut dhe të ajeteve
Kur’anore.
|