| DËGJIMI
I SHUMICËS E LARGON NJERIUN NGA
UDHA E DREJTË
Pretendimi se bindja e përgjithshme e shumicës është
e drejtë, shpesh e mashtron njerëzimin. Në të vërtet,
kur pyeten për arsyen kryesore të një akti të posaqëm
apo qëndrimi, shumica e njërzve përgjigjen “për
arsye se shumica bën ashtu.” Mirëpo, Allahu na informon
se dëgjimi i shumicës është largim nga udha e drejtë:
Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë)
në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut.
Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër
vetëm se rrenacakë.(En’am: 116)
Në një ajet tjetër, Allahu thotë se shumica e njërzve
nuk do të besojnë:
Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve
nuk do të besojnë. (Jusuf: 103)
Në suren Ma’ide, Allahu përmend bollëkun e “mekatit”
dhe i thërret njerëzit për me e menjanue me mençuri.
Thuaj: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po
edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra keni frikë
All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes,
ashtu që të shpëtoni. (Ma'ide: 100)
Si pasojë, çka shumica bëjnë, besojnë apo si
mbrohën kurrë nuk mund të jetë një burim i besueshëm
apo referim. Njerëzit mundohen të përcjellin shumicën
nën ndikimin e”instiktit të turmës.” Mirëpo,
besimtarët që punojnë në përputhje me këtë
sekret të shenjët që Allahu e jep në Kur’an
nuk e përcjellin shumicën, por vetëm zbatojnë urdhrat
e Allahut dhe fesë së Tij. Edhe nëse janë vetëm,
ata kurrë nuk fshehin dyshime për besimin e tyre dhe rrugën
që e përcjellin.
|