| SEKRETET NË
ZGJERIMIN DHE ZVOGLIMIT TË
BEKIMEVE
Në Kur’an, Allahu zbulon arsyen se pse Ai dhuron bekime apo
i merr ato përsëri nga njerëzit:
Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu
nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer
një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete
(të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase
All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
(Enfal: 53)
Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe
prapa tij, që me urdhërinë e All-llahut e ruajnë atë.
All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të
mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu
vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që
ta zbrapsë. Ata. (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër
pos Tij.(Rra'd: 11)
Ajo çka është shpallur në këto ajete është
sekret shumë me rëndësi për të cilat njerëzit
janë të pavetëdijshëm ose e injorojnë. Allahu
thotë se Ai do të zgjeroj bekimet e atyre njerëzve të
cilët angazhohen me punë të mira, dhe do ta zvoglojë
bekimet e atyre të cilët kryejnë mekate, dhe se bekimet
në njerëzit do të pasqyrohen në pajtim me ndrrimet
në qëndrimet dhe sinqeritetin e tyre
Besimtarët të cilët e dinë këtë sekret të
Allahut mundohen të shohin qëllimet e fshehta në krijimet
e Allahut në çdo situatë, me të cilën ata takohen
dhe, mbesin të vemendshëm për këtë temë.
Ata kurrë nuk ndihen të pavarur, por përpiçën
shumë për arritjen e moralit përpikët të përshkruar
në Kur’an, dhe t’i përmirësojnë mekatët
dhe dështimet e tyre. Në këtë kuptim, ata kurrë
nuk guxojnë të ngurrojnë në shfaqjen e moralit të
përsosur dhe përmirësimin e sjelljes së tyre.
|