| BINDJA NDAJ
TË DËRGUARIT ËSHTË BINDJE NDAJ
ALLAHUT
Njëra nga veprimet ma të rëndsishëme të adhurimit
që Allahu i urdhëron besimtarët në Kur’an është
bindja ndaj të dërguarve të Tij. Allahu thotë se Ai
ka dërgur të dërguar për me i dëgjuar, dhe besimtarët,
në çdo moshë, kanë qënë të provuar
në dëgjueshmërinë e tyre ndaj të dërguarve.
Të dërguarit janë njerëz që bartin porositë
e Allahut dhe urdhërat e Tij për njerëzit, dhe paralajmrojnë
për ditën e ringjalljës dhe për shenjat e Tij. Ata
janë të sinqertë dhe njerëz të bekuar të
cilët janë të zgjedhur nga Allahu prej njerëzve të
tjerë, me punët, qëndrimet dhe moralet e porsosura te të
cilëve janë shembullor. Ata janë shokët e Allahut
të cilët janë afrur pranë Tij. Siç thuhet në
ajetet më poshtë, dëgjueshmëria ndaj të dërguarve
është shenjë e dëgjueshmërisë ndaj Allahut.
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush
e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre (Nisa': 80)
I derguari i Allahut, Muhamedi (saas), gjithashtu ka thënë
se lajme të gëzueshme janë për ata të cilët
janë dëshmitar për këtë fakt:
Ju dëshmoni se nuk ka përendi përveç Allahut dhe
se unë jam i dërguar i Tij, a po? Nëse po, lajmet e gëzuara
janë tuajat. Kur’ani është asi litari që njëri
skaj shtrihet deri te Allahu e tjetri shtrihet deri te ju. Mbajuni fortë
për të. nëse bëni kështu, ju kurrë nuk keni
me gabue apo me u rrezikue8
Jodëgjueshmëria ndaj të dërguarit është
drejtëpërdrejt jodëgjueshmëri ndaj Allahut dhe fesë
së Tij. Ky është një sekret me rëndësi që
Allahu e shpall në Kur’an. Në një ajet, Allahu e
tregon gjendjen e atyre që e dëgjojnë të dërguarin
dhe atyre që nuk e dëgjojnë:
Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush
i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit
të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të
cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë.
E ky është shpëtim i madh.Kush e kundërshton All-llahu
dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë
e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të
është një dënim i rëndë (Nisa': 13-14)
Allahu ka shpallur shumë detale në Kur’an për dëgjueshmërinë
e të dërguarve dhe e ka bërë të qartë se
si duhet të jenë dëgjueshmëria dhe nënshtrimi
i vërtetë, si edhe lloji i dëgjueshmërisë që
është i pranuar në vështrimin e Tij. Siç shihet
gjithashtu në këto ajete, kryerja e të gjitha kërkesave
të fesë dhe pasqyrimi i tepërt për shkak të tij
nuk është adekuate. Nëse një përson dështon
në adoptimin e qëndrimit dhe parimeve morale lidhur me dëgjueshmërinë
e të dërguarit në kuptimin që Allahu e ka caktue në
Kur’an dhe shpreh papërsosshmeri në dëgjueshmërinë
e tij, mund të jetë që Allahu të gjitha punët
e tija t’i anuloj. Disa nga ajetet relevante janë ekzaminuar
më poshtë në pjesë :
Ata nuk janë besimtarë përderisa nuk e nënshtrojnë
vetën plotësisht ndaj të dërguarit
Allahu shpall një sekret shumë me rëndësi në
suren En-Nisa:
Për Allahun tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të
asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të
mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes
tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi
nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.(Nisa': 65)
Në këtë ajet, një sekret shumë me rëndësi
është shpallur për dëgjueshmerinë ideale ndaj
të dërguarit. Shumica e njerëzve e dinë konceptin
e dëgjueshmërisë. Mirëpo, dëgjueshmëria
ndaj të dërguarëve është shumë ndryshe prej
të gjitha formave tjera të dëgjueshmërisë, që
njerëzit i dijnë. Siç Allahu thotë në ajetin
e më sipërm, besimtarët duhet t’i binden të
dërguarit përzemërsisht, pa fshehë dyshimin ma të
vogël apo shfaqjen e çfarëdo hezitimi. Nëse ndonjëri
dyshon në atë që thotë i dërguari dhe konsideron
se idetë e tij janë më të sakta se të dërguarit,
atëherë kjo, siç sugjeron ajeti, thelbësisht do
të thotë se ai nuk është besimtarë i vertetë.
Besimtarët me besim dhe nënshtrim të vërtet e dinë
se çka i dërguari thotë është më së
miri për ta. Edhe nese këto fjalë janë në kundërshtim
me interesat e tyre përsonale, ata e pranojnë dhe i binden atij
energjikisht dhe me entuziazëm. Kjo sjellje e mirë është
një shenjë e besimit të drejtë, dhe Allahu u jep lajme
të gëzuara për shpëtim për ata të cilët
dëgjojnë të dërguarin me kësi bindje. Disa nga
ajetet në të cilat Allahu jep lajme të mira janë:
E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të
tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu
i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët
dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!(Nisa':
69)
Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën
All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët
janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.(Nur:
52)
Thuaj: “Respektojeni All-llahun, respektojeni të dërguarin!”
Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjigjsia
me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjigjsia
me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë
keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm
komunikimin e qartë.(Nur: 54)
Siç u tha më lart, ata që e dëgjojnë të
dërguarin do të jenë të udhëzuar drejtë.
Gjatë gjithë historisë, të gjithë popujt janë
sprovuar me dëgjushmerinë e tyre ndaj të dërguarve.
Allahu gjithmonë i ka zgjedhur të dërguarit nga populli.
Në këtë tekst, disa mendjengushtë dhe njerëz
të pa ditur nuk e kan kuptuar si t’i binden një njeriu
nga mesi i tyre apo një njeriu i cili nuk është më
i pasur se ata. Mirëpo, Allahu i ka zgjedhur të dërguart
e Tij, i ka pajisur me përkrahje nga vështrimi i Tij dhe u ka
dhënë dituri dhe fuqi. Esenca e arsyes pse këta njerëz
dështojnë që plotësisht ta kuptojnë është
se, Allahu zgjedhë kënd të doj Ai. Besimtari i sinqertë
përzemërsisht i bindet dhe e respekton atë që e ka
zgjedhë Allahu, dhe bëhet shumë i devotshëm. Ai e
din se, çdoherë që e dëgjon të dërguarin,
ai në fakt e dëgjon Allahun. Ata të cilët janë
të nënshtruar Allahut dhe fesë janë gjithashtu plotësishtë
të nënshtruar të dërguarit të Tij. Allahu tregon
situatën e atyre të cilët e nënshtrojnë vetën
ndaj Tij si vijon:
Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është
dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin
e vet te Allahu i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë
pse të mërziten.(Bekare: 112 )
Veprat e atyre të cilët e ngritin zërin e tyre mbi zërin
e pejgamberit bëhen të pavlefshme
Në një ajet, Allahu thotë:
O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e
Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit,
e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Ata që ulin zërat
e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu
zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë
falje mëkatesh dhe shpërblim të madh. (Huxhurat: 2-3)
Pejgamberi i Allahut gjithmonë i thërret besimtarët në
rrugën e drejtë, dhe më të bukur. Sigurisht ka raste
kur këto thirrje të pejgamberve bien në konflikt me interesat
e njerëzve rreth tyre.
Mirëpo, ata që besojnë dhe dëgjojnë të dërguarin
nuk e ndjekun mendimin e tyre, por ma parë dorëzohen në
fjalët e Allahut, pejgamberit të Tij dhe Kur’anit. Në
anën tjetër, ata me besim të dobët apo ata që
nuk mund t’i mbajnë deshirat e tyre nder kontroll mund të
shfaqin jodëgjueshmëri apo dobsim mbi thirrjen e të dërguarit.
Siç u tha në ajet, zërat e tyre, fjalimet dhe fjalët
që ata i shqiptojnë mund të nxjerr në shesh sëmundjen
në zemrat e tyre dhe dobësin e tyre në dëgjueshmëri.
Ata mund të jenë aq të paditur që të kundërshtojnë
çka i dërguari thotë dhe t’i ngrisin zërat
e tyre mbi zërin e tij. Allahu na informon se veprimet e këtyre
njërzve do të anulohen. Allahu ka informuar se të gjitha
përpjekjet e përsonit të till, edhe nese ai punon ditë
e natë në mënyrë që të përhapë
fenë, do të viejnë në asgjë në raport me
jodëgjueshmerinë e tij.
Ky është një sekret shumë me rëndësi i shpallur
në shumë ajete në Kur’an. Allahu i ka urdhëruar
njerëzit të bëjnë punë të mira, të
shërbejnë energjikisht dhe vendosmërisht për të
mirën e Islamit, të punojnë në pajtueshmëri me
moralet e mira të përshkruara në Kur’an, të
jenë zemërgjerë, të palëkundur, durimtarë,
të sinçertë dhe të besueshëm. Pa dyshim, të
gjitha këto janë forma të rëndsishme të adhurimit
që do t’i ndihmojnë në ahiret. Megjithatë, siç
pamë në suren “Huxhurat”, një veprim i vetëm
i qëndrim jorespektues ndaj të dërguarit të Allahut
mund t’i shëndrrojë të gjitha veprimet e atij përsoni
në të padobi. Kjo, padyshim, na kujton neve edhe një herë
sa me rëndësi është ta ndegjojmë dhe respektojmë
të dërguarin e Allahut.
Allahu u a merr forcën atyre të cilët nuk i binden të
dërguarit.
Incidenti i Talutit dhe armatës së tij e treguar në Kur’an
është edhe një përkujtim, i cili vendosë kuptim
të fuqishëm në rëndësinë e dëgjimit
të te dërguarit të Allahut. Si është shpallur
në Kur’an, kur Taluti, i dërguari i Allahut, dual me forcat
e tij kundër armikut, ai i paralajmroj njerëzit e tij kundër
pirjes nga lumi të cilin ata do ta kalojnë. Ajeti në lidhmëri
është:
E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: “All-llahu
do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij,
ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është
me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një
grusht!” Mirëpo, me përjashtim të një pakice
prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti)
atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë:
“Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së
tij!” Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun
thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e
All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!”
All-llahu është me durimtarët. (Bekare: 249)
Siç u pa në ajet, ata të cilët nuk e dëgjuan
urdhërat e Talutit u bënë të dobët, ndërsa
ata të cilët e dëgjuan Talutin u është dhënë
forcë nga Allahu dhe me deshirën e Allahut munden armikun edhe
pse ata ishin shumicë. Këto janë sekrete që Allahu
i shpalli njerëzimit në Kur’an. Fuqia, fitorja dhe epërsia
nuk janë në pasuri materiale, status me prestigj, të qenurit
shumicë apo posedimi i epërsisë trupore. Kushdo që
i zbaton kufijtë e Allahut, i bindet Atij dhe pejgamberit të
Tij, Allahu i bënë ata më të fortë se të
tjerët, dhe i shpërblen me dhurata të panumërta, siç
janë mençuria, shëndeti, bukuria, bekimi dhe pasuria.
Për ata që janë të gatshëm me u qua me të
derguarin e Allahut është përgaditur jetë e bukur
e përhershme për ata në ahiret.
|