| NJË NUMËR
I VOGËL I BESIMTARËVE MUND TA
MPOSHT SHUMICEN JOBESIMTARE
Një nga mrekullit e Allahut është se besimtarët, edhe
pse janë pakicë, me Dëshirën e Allahut, gjithmonë
i mposhtin armiqët e tyre. Ky është një sekret i rëndësishëm
që Allahu shpalli në shumë ajete dhe i drejton jobesimtarët
të gabojnë. Siç u pa në tregimin e Talutit, Allahu
i ka bërë besimtarët fitimtarë për arsye të
dëgjueshmërisë së tyre, edhe pse në fakt ata
ishin një numër i vogël. Allahu përfundon tregimin
e Talutit me këto fjalë:
"Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë
triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” All-llahu është
me durimtarët." (Bekare: 249)
Palekundëshmëria u sjell forcë të madhe besimtarëve
Siç theksohet herë pas here në këtë libër,
ka shumë sekrete të fshehëta në ajetet e Kur’anit.
Një nga këto sekrete është për palëkundëshmërinë.
Allahu jep lajme të gëzuara se ata të cilët janë
të palëkundur do të bëhën më të fortë.
Mbaje mend se tërë fuqia i takon Allahut. Bile edhe forca e
një përsoni i cili është kundër Allahut, në
fakt, i takon Allahut. Allahu u jep disa aftësi njerëzve deri
sa t’i vë ata dhe ata përreth tyre në sprovë.
Në të njëjtën mënyrë Ai i merr aq leht sa
edhe kur i jep, kurdo që Ai don. Allahu na informon neve se ata të
cilët janë të palëkundur do të jenë të
fortë, kjo është sepse, Ai do t’i përforcojë
ata. Për këtë, Allahu thotë:
Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata
(armiqtë) t'ju vinë tash në këtë momoent, Allahu
juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve
të ushtruar (për luftë) ose të shënuar. ( Ali
'Imran: 125)
Siç u tha në ajetin e mësipërm, nëse Allahu
don, Ai mund t’i bëjë njerëzit fitues në mënyrë
të padukëshme. Në përpjekjet e ndonjërit që
të përkrah fenë e Allahut, psh, Allahu mund t’i siguroj
mbështetje të lehtë që t’i mundsoj përsonit
që të bëhet inspiruesi më i madh dhe ligjeruesi me
ndikimin më të madh dhe që t’i kthej zemërat
e njerëzve që e ndëgjojnë drejtë fesë. Si
pasojë, askush nuk mund të fitoj një fitore apo shfaq ndikim
në të tjerët mos me dashtë Allahu. Pronari i të
gjithë arritjeve, fitoreve dhe inspirimeve është Allahu.
Çka i ndodh njerëzimit ka për t’i përcjellë
urdhërat e Allahut dhe vërejë kufijtë e Tij. Në
një ajet tjetër, Allahu informon besimtarët se si të
arrijnë forcë të madhe:
O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej
jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fqishëm),
do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni
njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë
njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
All-llahu ju bëri lehtësim tash duke ditur se jeni dobësuar.
Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm,
do t’i mundni dyqind, e nëse prej jush janë një mijë,
me ndimën e Allahut do t'i mundni dy mijë. All-llahu është
me ata që janë të durueshëm. (Enfal: 65-66)
Siç thotë Allahu në këto ajete, nëse besimtarët
nuk kanë dobësi në vetëvete, dhe janë të
vendosur në palekundëshmëri dhe besim, fuqia e një
besimtari mund të barazohet me të dhjetë njerëzve.
Në këtë kontekst, fjala “forca” mbanë
domethënjë tjetër, ndryshe nga fuqia fizike. Psh, përpjekjet
e një besimtari të bartë porosinë e fesë dhe
t’i thërret njerëzit në rrugën e Allahut mund
të jetë e barabartë me përpjekjet e dhjetë njerëzve.
Si rrjedhim, dituria e një besimtari mund të barazohet me diturinë
e dhjetë njerëzve. Një punë e mirë e bërë
nga besimtari vetëm për fitimin e kënaqësisë
së Allahut, mund të barazohet me punët e mira të dhjetë
njerëzve bashkarisht. Një besimtar i vetëm mund të
ftojë më shumë njerëz se dhjetë jobesimtar që
mund t’i largojnë nga rruga e Allahut dhe mund të jetë
një mënyrë e përmirësimit të besimit të
tyre. Një besimtarë i vetëm mund të shkatërroj
çka dhjetë jobesimtarët bisedojnë dhe ëndrrojnë
atë me të vërtetën.
Ky sekret që Allahu e shpallë në Kur’an është
e një rëndësie të madhe. Për arsye se, nëse
të gjithë muslimanët garojnë njëri-tjetrin drejt
udhës së drejtë, pa marr parasysh sa i vogël grupi
mund të jetë, Allahu do t’i bëjë ata fitues
në çdo punë që ata e ndërmarrin. Psh, nëse
është e tërë bota me njerëz jobesimtar, profesora
jobesimtar nga universitetet e tërë botës të cilët
i drejtojnë të gjithë njerëzit në çdo
vend në jobesim, Allahu e paraqët një grup të vogël
të muslimanëve të fuqishëm, të aftë dhe
bollë të ditur tu tregojnë të gjithë këtyre
njerëzve rrugën e drejtë. Allahu u lehtësonë
besimtarëve punët e tyre ndërsa ua vështirson punët
jobesimtarëve. Për këtë arsye, besimtarët të
cilët e dijnë këtë sekret kurrë nuk duhet ta
zvoglojnë përpjekjen e tyre dhe të thonë ”a
do të ndihmojnë përpjekjet e mia me ndërrue këtë
situatë” por më fortë të jenë të sigurtë
se Allahu do tu a shpërblej më efektshëm çdo punë
të sinqertë që e kanë bërë me qëllimin
e vetëm për kënaqsinë e Allahut. Një pjesë
e shkruar për ekzistimin e Allahut, një fjalë që thërret
njerëzit te Allahu apo një veprim në pajtueshmëri
me vlerat morale të Kur’anit mund t’i drejtoj shumë
njerëz në shpetim dhe të ngjallë në ta dashuri
dhe frikë për Allahun. Ne duhet të mbajmë mend se
ligjet dhe dukuritë efekt-pasojë që vlejnë për
këtë botë janë vetëm çka është
shpallur në Kur’an nga Allahu. Çdonjëri që
mendon në përputhje me Kur’anin mund të kuptojë
këto sekrete në krijimet e Allahut dhe, me Dëshirën
e Allahut, ta arrijë një fuqi më të madhe dhe urtësi
mbi dhe përtej çka ndonjë njeri mund të arrijë.
Allahu u jep besimtarëve të vërtetë lajmin e mirë
se ata do t’i mposhtin jobesimtarët përderisa janë
të vendosur në besimin e tyre:
E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht)
derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të
sinqert.( Ali 'Imran: 139)
Siç u pa në ajet, kusht i kërkuar për me qenë
fitues dhe më i mirë në të dy botërat, është
besimi i sinqertë. Edhe një tjetër sekret i lidhur me këtë
çështje në Kur’an është besim pa i bërë
partner Allahut.
|