| ALLAHU E BËNË
FENË E TIJ MË TË LARTË KUR
NDONJËRI E ADHURONË VETËM ATË
Një prej qëllimeve më të rëndsishme të një
muslimanit në këtë jetë është përhapja
e moraleve Kur’anore kudo në botë, që njerëzit
t’i shërbejnë Allahut ashtu si duhet. Në Kur’an,
Allahu u ka treguar besimtarëve udhen për arritjen e këtyre
qëllimeve dhe i ka urdhëruar si më poshtë:
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë
bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë
zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues
ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu
për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai
do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më
shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të
tillë janë ata më të prishurit. (Nur: 55)
Sipas një sekreti që Allahu u shpalli besimtarëve, Allahu
do të siguroj vendosjen e vlerave Kur’anore kudo në botë,
nëse besimtarët adhurojnë vetëm Allahun, pa i përshkruar
Atij partner. Ky është një sekret shumë me rëndësi,
sepse tregon se është përgjegjësi e çdo besimtari
të përhap udhëzimet e Kur’anit midis njerëzve.
Pasi që ky është rasti, çdo besimtar me ndërgjegjëje,
saktsisht duhet t’i shmanget përshkrimit partner Allahut dhe
të adhuroj vetëm Atë. Para se gjithash, përshkrimi
partner Allahut është një mekat që Allahu nuk e fal
dhe i cili e dërgon njeriun në xhehennem. Megjithatë, mund
të jetë që shumica e njerëzimit e lidhin këtë
koncept me paganët të cilët i adhuronin idhujt. Njerëzimi
gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm për “idhullin
e fshehur”. Në këtë formë të idhullit,
ndonjëri mund lehtë të shpreh besimin e tij në Allahun,
pranimin e Allahut si Një dhe i Vetmi Zotë dhe Krijues dhe të
shfaq degjueshmëri ndaj Tij. Por, friksimi nga ndonjë gjallesë
tjetër, pos Allahut, konsiderimi se pranimi dhe përkrahja e
njërzve të tjerë është më me rëndësi,
konsiderimi se tregtia, familja dhe origjina janë ma të rëndësishëm
se Allahu dhe luftimi në rrugën e tij, janë plotësisht
idhujtari. Ndjenja e vërtetë e besimit siç u shpjegua
në Kur’an mendon për kënaqësinë e Allahut
mbi të gjitha. Dashuria e shfaqur ndaj të gjitha gjallesave
tjera përveç se Allahut, mund të jenë vetëm
mënyra për fitimin e kënaqësisë së Allahut.
Ata të cilët ndihen borxhli ndaj njerëzve për ndonjë
të mirë të dhënë atyre, të cilët i
respektojnë ata si mbrojtës të tyre janë, në
fakt, idhujtar. Kjo është për arsye se, i Vetmi që
dhuron lloje të ndryshme të mjeteve jetësore njerëzve
është Allahu; i Vetmi që ushqën, mbronë dhe strehon
çdo qënie të gjallë dhe u kthen atyre shendetin
kur janë të sëmur, është vetëm Allahu. Nëse
Allahu don, Ai e kthen njeriun e sëmur në të shëndosh
me dorë të doktorit. Në këtë kuptim, është
jologjike për dikën që t’i mbështet shpresat
e tij vetëm në doktorin. Sepse, asnjë doktor nuk mund ta
sheroj pacientin pa dëshirën e Allahut. Një përsoni
që ju ka përmirsuar shendeti duhet ta shoh doktorin si një
përson që me aftësitë e të cilit Allahu ja ka
kthyer shendetin dhe, prandaj, të shpreh respektin e duhur për
doktorin. Mirëpo, duke ditur se është në të vërtetë
Allahu Ai që shëron, është Allahu të cilit ai
duhet t’i jetë mirënjohës. Përndryshe, ai do
t’i përshkruaj Allahut partner dhe do t’i përshkruaj
një atribut të Allahut njeriut. Të gjithë muslimanët
duhet t’i shmangën idhujtarive të fshehëta, dhe bërjen
shokë, të besuar dhe mbrojtës tjerë përveç
Allahut.
|