| JETA E KËSAJ
BOTE ËSHTË NË FAKT SHUMË E
SHKURTËR
Shumica e njerëzve janë të lidhur për këtë
botë sikur se ata kurrë nuk do të vdesin, dhe kështu
nuk jetojnë sipas fesë dhe me mendimin e vdekjes dhe ahiretit.
Mirëpo, jeta e kësaj bote, për të cilën ata janë
të lidhur aq fort, është shumë e shkurtër dhe
kalimtare. Edhe atyre me jetë të gjatë sigurisht do të
ju vijë rradha për vdekje një ditë. Kjo, jetë
e kësaj bote nuk është aq e gjatë sa që duket
të jetë. Allahu shpall këtë sekret për njerëzimin
në shumë ajete Kur’anore:
Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në
tokë?”Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë
ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë
numërimin!”Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta
dishit njëmend pak keni qëndruar!”A menduat se Ne u krijuam
kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? (Mu’minun: 112-115)
E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit),
kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dunja) gjatë,
por vetëm një çast të shkurtër. Kështu
kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
(Rrum: 55)
Më sipër janë bisedat ndërmjet atyre që janë
grumbulluar bashkarisht për llogari. Siç sugjerojnë edhe
këto bisedime, pas vdekjes njerëzit kuptojnë se ata, në
fakt, kanë qëndruar në këtë botë vetëm
pak. Kjo, perioda, e cila duket të jetë gjashtë apo shtatë
dekada në jetën e kësaj bote, është në fakt
e shkurtër si një ditë apo bile shumë më e shkurtër.
Kjo është e ngjashme me rastin e një njeriu i cili supozon
se ai ka kaluar ditë, muaj apo bile edhe vjetë në ëndrrat
e tij, por i cili, pas zgjimit, e kupton se ai ka ëndrruar vetëm
për disa sekonda.
Disa parashikime do t’i mundsojnë njeriut të kuptoj shkurtsinë
dhe karakterin e përkohshëm të jetës së kësaj
bote. Psh, çdonjëri bënë plane të caktuara
dhe i vendosë disa qëllime për jetën e tij. Keto plane
dhe qëllime kurrë nuk mbarojnë. Ato përcjellin njëra
tjetrën. Në mënyrë tipike, një përson diplomon
në shkollë të lartë, regjistrohet në fakultet,
dhe fillon një punë në një kompani. Të gjitha
këto janë, prapseprap, përvojë e shkurtër. Në
rini, njëri vështir që imagjinon se do t’i arrij
të tridhjetat. Tashmë pas një kohe të shkurtër
ai i ka arritur të dyzetat.
Jeta e shkurtër e kësaj bote është
një fakt i sigurt që Allahu e shpall në Kur’an që
mund të kuptohet nga çdonjëri para vdekjes. Për
ata që e kuptojnë këtë do të ishte budallaki
ta lënë pas dore pafundshmërinë dhe jetën e vërtetë
të ahiretit për një kësi jete të shkurtër
dhe kalimtare. Disa nga ajetet në të cilat Allahu i paralajmron
njerëzit për kohën e shkurtër të kësaj bote
janë:
'O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër
vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa
bota tjetër është ajo e përhershmja.' (Gafir: 39)
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë
dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i
pret.(Insan: 27)
|