| NË ZEMRAT
E JOBESIMTARËVE ALLAHU HEDH
FRIKË
Allahu shpall në shumë ajete se Ai hedh frikë në zemrat
e atyre të cilët nuk besojnë:
Edhe kur Allahu yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju,
pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë
në zemrat e atyre që nuk besuan...' (Enfal: 12)
Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej
shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët
nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat
e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu
u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi
frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve
rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë
o ju të zotët e mendjes.(Hashr: 2)
Ajo që u tha në këto ajete është mrekulli nga
Allahu. Përmes hudhjes se frikës në zemërat e tyre,
Allahu dobëson forcën e atyre të cilët pengojnë
besimtarët dhe të cilët kundërshtojnë Allahun
dhe fenë e Tij. Është e rëndësisë së
madhe që besimtarët do të duhej të mendojnë në
këto ajete dhe të nxjerrin mësime për vete. Kjo është
për arsye se, siç u përmend në kapitullin e mëparshëm,
zemërat tona janë në dorën e Allahut, dhe Allahu mbjell
çfarëdo që Ai don në zemërat e kujt do që
Ai don. Detyra e besimtarit s’është të tentoj të
shkaktoj ndikim në të tjerët, por vetëm të jetë
i sinqertë. Psh, një besimtar është përgjigjs
të këshilloj një përson në dritën e ajeteve
të Allahut. Mirëpo, ai përson do të udhëzohet
drejtë me këshillën e dhënë vetëm, pa marr
parasysh sa i qartë ishte shpjegimi, nëse Allahu e udhëzon
atë njëri në rrugë të drejtë. Me të
njëjtat tipare, një besimtarë është i paaftë
kundër rrezikut. Si rrjedhim, nuk ka fuqi me e friksue armikun. Por
Allahu i mbronë dhe përkrahë besimtarët që janë
të sinqertë dhe vendosin përpjekjet e tyre përpara
për hirë të kënaqësis së Allahut. Psh, siç
u tha në ajetin e mëparshëm, Ai hedh frikë në
zemërat e armiqve të tyre, duke i bërë të zënë
thellë me problemet e tyre. Në këtë mënyrë,
Allahu u jep besimtarëve qetësim.
Allahu shkakton frikë të ndryshme në zemërat e jobesimtarëve.
Aty është frika e vdekjës, ardhmerisë, lëndimit,
fatkeqësisë natyrore apo frika e humbjes së pasurisë.
Si rrjedhim, frika e vdekjes është më e madhja për
arsye se një jobesimtar nuk beson në ahiret dhe është
fort i lidhur për këtë botë. Duke besuar se ai do
të dobësohet në asgjë dhe humbë të gjitha
posedimet, frika e madhe për vdekje është në rritje.
Në fund të fundit, kjo frikë shtonë dobësimin.
Allahu na tregon neve se në zemërat e jobesimtarëve është
hudhur frika për arsye se ata i përshkruajnë Atij partner.
Fundin që këta njerëz do ta takojnë është
shpallur në Kur’an:
Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk
besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të
tjerë, duke mos pasur për të kurrëfarë fakti,
ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar
është vendi i mizorëve.(Ali 'Imran: 151)
|