| URTËSIA
DHE FJALIMET BINDËSE JANË BEKIM NGA
ALLAHU
Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekime nga Allahu siç
është shpallur në ajetët Kur’anore:
Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është
dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi
e madhe, përveç të mençurve këtë nuk
e kupton kush.(Bekare: 269)
Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi
bindëse. (Sad: 20)
Urtësia dhe fjalimi madhështorë janë dhurata të
mëdha. Një temë mund të shpjgohet nga njerëz
të ndryshëm me stile të ndryshme. Sidoqoftë, stili
më impresiv është ai më i urti dhe më bindësi.
Një shpjegim i tillë e bënë vëmendjen e njërit
të përqëndrohet, e zgjonë atë nga pavëmendshmë-
-ria, inkurajon mendimin në gjërat e ditura por shpesh të
harruara. Një përson me aftësi të fjalimeve bindëse
nuk bënë fjalime të panevojshme të gjata, por i shpreh
mendimet dhe vështrimet më së shkurti, shumë të
ngjeshur, akoma në mënyrën më të kuptueshëme
dhe madhështore të mundshëme. Shpjegimet nga një njeri
i mençur në një temë janë të kufizuara
në disa fjali të sinqerta, dhe kështu bënë ndikim
të fortë në të tjerët. Një gjë meriton
të përmendet këtu - fjalimet bindëse nuk janë
aftësi që mund të mësohen-. Nuk ka rregulla apo pika
të ndërlikuara. Kërkon vetëm sinqeritetin dhe lutjen
për bekimin e Allahut. Allahu, në rrjedhen e fjalimit të
njërit, frymëzon me këtë urtësi kë të
don Ai.
Kryevepra ma e madhe e urtësisë dhe fjalimit impresiv është
sigurisht Kur’ani, i cili është fjala direkte e Allahut.
Kjo urtësi është e veçantë për të
gjitha librat e shpallur nga Allahu njerëzimit. Kjo është
shpallur në ajetët në vijim: Atyre
u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë),
ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë). Urtësi
e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi
qortimet! (Kamer: 4-5)
|