| NJERIU GJITHASHTU
DO TË PËRGJEGJET PËR
MENDIMET DHE QËLLIMET E TIJ
Në Kur’an, Allahu urdhëron njeriu të jetojë
sipas principeve të fesë vullnetarisht dhe besnikrisht:
... ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë),
janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një
të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo
është aqë më mirë për te. Mirëpo, agjërimi
është më i mirë për ju, sikur ta dini.(Bekare:
184)
Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm,
dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze). (Bekare:
238)
Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave,
adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk ka qenë
nga idhujtarët. (Nahl: 120)
Siç u pa në ajetët e mësipërme, Allahu e udhëzonë
njerëzimin t’i kryejnë të gjitha lutjet e tyre me
besnikëri. Gjatë kryerjes së lutjës, agjerimit, dhënjes
së lëmoshës apo paraqitjes së dëgjueshmërisë,
çka me të vërtetë ka rëndësi, është
qëllimi i vërtetë dhe mendimet e përzemërta.
Në Kur’an, Allahu na e tërhjek vëmendjen tonë
në ekzistimin e disa njerëzve të cilët kryejnë
lutjet apo të cilët japin pasurinë e tyre vetëm për
tu treguar. Mund fare mirë të ndodhë që këta
njerëz nuk reflektohen në Allahun, dhe nuk mendojnë për
pafuqin dhe nënshtrueshmërinë përpara Allahut gjatë
lutjes, por vetëm kryejn rituale. Si rrjedhim, njëri nga jashtë
mund të dukët se po bënë punë bëmirëse,
mund të formoj shkolla apo t’i ndihmoj të varfërit.
Mirëpo, veç nëse i ka bërë me qëllim të
vetëm për fitimin e kënaqësisë së Allahut,
duke menduar në faktin se njeriu është i dobët dhe
nevojtar përpara Allahu dhe duke ndier frikë për ahiretin,
përndryshe këto veprime mund të mos jenë të pranueshme
nga Allahu. Allahu na tregon neve se gjaku i kafshës së sakrifikuar
nuk arrin te Ai, por devotshmëria (takva) është ajo që
arrin te Ai:
Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja
e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni
All-llahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve
merru myzhde.(Haxhxh: 37)
Ndër besimet më të gabuara është se njerëzit
supozojnë se ata do të jenë përgjigjs vetëm për
veprimet e tyre. Sidoqoft, Allahu na informon neve se njeriu do të
jap llogari për qëllimet e tij, mendimet dhe bile edhe çka
ai fsheh thellë në zemëren e tij:
Të All-llahut janë ç'ka në qiell dhe ç'ka
në tokë, e për atë që e keni në shpirtin
tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu
do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që
do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për
çdo send. (Bekare: 284)
Allahu ka njohuri për zemëren e përsonit, për ndërgjegjëjen,
mendimet dhe çka mban ai fsheht prej tjerve. Allahu ndërhyn
ndërmjet një njeriu dhe zemëres se tij. Prandaj, njeriu
nuk mundet të mbaj asgjë fsheht nga Allahu. Çdo dyshim
që i kalon në mendje, çdo përshpëritje e djallit,
mendimet e tij aktuale për besimtarët, besimi i tij në
Kur’an, çfarë kalon nepër mendjen e tij gjatë
lutjes, janë të gjitha të ditura një nga një
për Allahun dhe të regjistruara nga Allahu. Psh, Allahu e din
kur ndonjëri i kryen lutjet fjetur, apo kur ai fsheh mendime kontradiktore.
Njeriu do t’i takoj secilën nga këto në ditën
e fundit. Pastrimi i zemëres se ndonjërit, jetesa sipas fesë,
jo duke i dalluar vetëm ritualet por gjithashtu duke qënë
i sinqertë dhe i vendosur, janë mënyrat që ne do të
arrijmë shpëtimin. Thjesht do të ishte pakujdesi me lënë
pas dore pafundshmërinë dhe jetën e vërtetë të
ahiretit për një jetë të shkurtë dhe të
shpejtë. Më posht janë disa ajete në të cilat
Allahu e paralajmëron njerëzimin për përkohëshmërinë
dhe karakterin e jetës së kësaj bote:
O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër
vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa
bota tjetër është ajo e përhershmja. (Gafir: 39)
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë
dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i
pret.(Insan: 27)
|