| ALLAHU ËSHTË
AI I CILI VENDOS DASHURINË NË
ZEMËRAT E NJERËZVE
Në shumë ajete, Allahu shpall se është Ai i Cili vendos
dashurinë dhe dhembshurinë në zemërat e njerëzve.
Psh, Allahu ka thënë në ajetin vijues se është
Ai i Cili i grumbullon besimtarët dhe i bashkon zemërat e tyre
sikur të vllëzërve:
Dhe kapuni që të gjithë ju për
litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani!
Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit
fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemërat
tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër.
Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit,
e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve
argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën
e lumtur. (Ali 'Imran: 103)
Në ajetet tjera, Allahu na informon neve se është Ai i
Cili u jep besimtarëve butësinë dhe keqardhjen.
...ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë,
i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm). (Merjem: 12-13)
Nuk ka dyshim se ata që bënë vepra të mira, atyre
i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemërat
e tyre) dashuri. (Merjem: 96)
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që
për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën
(gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes
jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente
për njerëzit që mendojnë. (Rum: 21)
Allahu gjithashtu thotë se Ai do të vendosë dashuri ndërmjet
besimtarëve dhe atyre që janë armiq të tyre. Është
e qartë se Allahu mban kontrollin mbi të gjitha zemërat
e të dy palëve besimtarëve dhe njerëzve të tjerë.
Pritet që All-llahu të verë miqësi
ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është
i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
(Mumetehine: 7)
|