| VDEKJA E BESIMTARËVE
DHE JOBESIMTARËVE
NUK DO TË JETË E NJËJTË
Në Kur’an, Allahu e hap një sekret për vdekjen, i
cili është i panjohur për shumë njerëz- çfarë
përsoni i vdekur aktualisht përjeton, nuk është çka
njerëzit tjerë vërejnë nga pamja e jashtme. Allahu
na thotë neve në Kur’an si në vijim:
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt, e ju në atë moment
shikoni (se ç'po i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se
ju, por ju nuk shihni. (Waki'a: 83-85)
Edhe një sekret që Allahu e shpall për vdekjen është
terrorri i madh dhe vuajtjet që i përjetojnë jobesimtarët
në momentin e vdekjes. Njerëzit përreth nuk kanë mundësi
për të parë këtë terror. Allahu e lidhë
këtë fakt në ajetet e Tij si vijon:
E kush është më gabimtar i madh se
sa ai që trillon rrenë ndaj Allahut, ose thotë: “Mua
po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se
sa ai që thotë: “Do të thur diçka të
ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur
t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e
engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e
(u thonë): “Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”.
“Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak
se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj
argumenteve të Tij ishit kryeneç. (En’am: 93)
Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët
e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë
botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues. (Tewbe: 85)
Në pajtueshmëri me këtë sekret të shpallur në
Kur’an, një jobesimtarë mund të duket se ka vdekur
i qëtë në shtratin e tij. Mund të duket për njerëzit
përreth sikur ai nuk ka kaluar nëpër çfarëdo
mundimi apo vuajtje në çastin e vdekjes, por se sytë
e tij vetëm janë mbyllur. Mirëpo, Allahu na informon neve
se një jobesimtarë ndjenë një vuajtje të thellë
që ne nuk mund ta shohim. Se si engjujt e marrin jobesimtarin në
vdekje është shpjeguar në Kur’an në vijim:
E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt
t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të
cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai
e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre. (Muhammed: 27-28)
Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre
që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave
të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegëjes!”Këtë
(dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu
nuk është i padrejtë për robtë e Tij (Enfal:
50-51)
Përkundrazi nga kjo vdekje e vështirë e jobesimtarëve,
besimtarët përjetojnë vdekje shumë të lehtë.
Psh, një besimtarë i cili ka luftuar në luftë pranë
pejgamberit (saas) dhe është shpuar me një shpatë,
u lehtësua nga të gjitha format e frikës, përjetoj
një moment të qëtë të vdekjes. Siç na
informon neve Allahu në ajete, shpirtërat e besimtarëve
do të merren në gjendje të pastër dhe ata do të
jenë të mirëpritur nga engjujt me përshëndetje
dhe lajme të mira. Allahu e ka përshkruar vdekjen e besimtarëve
si vijon:
... engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun
alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për
hir të asaj që vepruat. (Nahl: 32)
|