| LUTJA E LARGON
NJERIUN NGA E KEQJA
Lutja (namazi) është porositur për besimtarët në
kohë të caktuara të ditës, siç u caktua në
Kur’an. Allahu ka premtuar se do t’i shpërblej ata të
cilët kujdesen saktsisht për lutjet e tyre dhe të cilët
janë të përhershëm në lutjet e tyre. Edhe një
shpërblim tjetër që ata të cilët e kryejn lutjen
do të pranojn është shpallur në Kur’an si vijon:
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal
namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të
irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja
(e adhurimeve); All-llahu e di çpunoni ju.(Ankebut: 45)
Siç thotë Allahu në ajetin e mësipërm, ata
të cilët e kryejnë namazin janë të ruajtur nga
gjërat e turpshme dhe nga e keqja. Allahu frymëzon largimin
nga keqbërjet e tilla.
Njëri i cili saktsisht ruhet dhe kryen namazin siç është
përshkruar në Kur’an, është ai i cili i friksohet
Allahut. Njëri që rrin në këmbë, përkulet
dhe gjunjëzohet përpara Allahut në kohët e caktuara
të ditës sigurisht do të largohet nga veprimet e këqija
dhe si pasojë të ndjejë thellë në zemër
frikën nga Allahu. Ndërgjegjëja e njerëzve të
tillë, me dëshirën dhe inspirimin e Allahut, do t’i
mbaj ata larg nga e keqja dhe gjërat e turpshme. Edhe nese ata bëjnë
diçka gabim për shembull, ata do t’i kuptojnë keqbërjet
përderisa luten dhe mendon përpara Allahut në fuqin e pafund
të Tij. Kështu ata do të pendohen dhe shmangen nga keqbërjet
në të ardhmen.
|