| ATA QË
JANË MBYTUR NË RRUGEN E ALLAHUT
NUK JANË TË VDEKUR
Allahu ka shpallur në Kur’an se ata të cilët vdesin
në rrugën e Tij në fakt nuk janë “të vdekur”,
por janë të gjallë në pranin e Tij. Ky fakt është
i lidhur në ajetin që vijon:
Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë
dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi,
ata janë të gjallë duke u ushqyer te Allahu i tyre. Janë
të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat
e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve
të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe
as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar
me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu
nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. (Ali 'Imran: 169-171)
E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut
mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të
gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).(Bekare:
154)
Udhëheqja e shehidave është plotsisht në praninë
e Allahut, dhe fakti se ata janë të mirëseardhur në
xhennet është edhe një sekret tjetër që Allahu
e shpall në Kur’an.
... E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut,
atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton). Ata do t'i udhëzojë
dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.Dhe do t'i shtie
në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.(Muhammed:
4-6)
Allahu i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk
ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër.
Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive
të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën
Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet
e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët
burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut,
se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu. (Surah
Ali 'Imran: 195)
E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e
tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t'i
shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e
s'ka dsyshim All-llahu është më i miri shpërblyes.
Ata do t'i vë në një vend ku do të jenë të
kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton)
dhe është shumë i butë.(Haxhxh: 58-59)
Faktet e shpallura në ajetet e mësipërme për ata
të cilët janë mbytur në rrugën e Allahut janë
një ndër sekretet e Kur’anit, të cilët nuk i
dinë shumica e njerëzve.
|