| ALLAHU ËSHTË
DHURUESI I NDERIT
Shumë njerëz të cilët nuk besojnë në ahiretin
duan pushtetin, forcën dhe epërsinë në botë,
duke pretenduar se jeta e tyre është vetëm ajo e kësaj
bote. Gjatë gjithë jetës së tyre, ata përpiçën
me lakmi për këtë qëllim. Ata i kanë vlerësimet
dhe kriteret e veta për të qenurit të fuqishëm, i
fortë dhe i ndershëm. Sipas kriterit të tyre, njëri
duhet të jetë i pasur, të ketë funksion kryesues në
shoqëri dhe reputacion. Nese do të humbnin ndonjëren nga
këto, ata mendojnë se i tërë respekti, nderi dhe autoriteti
kanë përfunduar. Ata janë, megjithatë, duke gabuar.
Ky gabim është shpjeguar në Kur’an:
Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan
zota tjerë për t'u krenuar me ta. Përkundrazi, ata (idhujt)
do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen
armiq të tyre.(Merjem: 81-82)
Poseduesi i vetëm i pushtetit dhe fuqisë është Allahu
dhe Ai i jep pushtet dhe fuqi kujdo që Ai dëshiron. Prandaj,
ata të cilët drejtohen në mënyra tjera të arrijnë
pushtetin dhe epërsinë ndryshe nga lutja Allahut janë në
fakt duke i bërë shokë Atij. Kjo është për
arsye se as pasuria, as autoriteti, as statusi që ka një përson
nuk do ta pajis një përson me pushtet. Veç kësaj,
është çështje e një momenti të vetëm
për Allahun që t’ia marr një përsoni pushtetin.
Psh, kryesori qëveritar mund të humb tërë pasurinë
e tij, autoritetin dhe statusin e tij në një moment, për
arsye se i vetmi posedues i të gjithave është Allahu.
Allahu dhuron pushtet dhe nder në robërit e Tij të cilët
janë shokë te Tij, të cilët janë përzemërsisht
të devotëshëm ndaj Tij dhe të cilët e zbatojnë
Kur’anin. Një përson që jeton sipas Kur’anit
kurrë nuk bënë çfarëdoqoftë që ka
mundësi me i sjell humbjen e nderit, të ndjen keqardhje apo
turp në praninë e Allahut. Besimtarët e vërtetë
nuk i frikohen askujt dhe asnjë pushteti, kurrë nuk ia mbajnë
anën ndokujtë. Ata vetëm duan të arrijnë kënaqësinë
e Allahut dhe i frikohen vetëm Allahut. Kjo është pse ata
nuk kanë çfarëdo dobësie apo ndonjë ndjenjë
të pamjaftueshmërisë. Megjithëse ata tani nuk zotrojnë
çfarëdo posedimesh, pasuri, rank apo autoritet, Allahu u dhuron
pushtet dhe nder atyre. Një përson i till, ndërkohë,
mbanë epërsinë dhe nderin e të qenurit besnik dhe
të jeton sipas moraleve të Kur’anit. Për këtë
Allahu thotë si në vijim:
... Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut,
të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët
këtë nuk e dinë. (Munafikun: 8)
|