| SEKRETET E
ZBULIMIT TË RRUGËS SË DREJTË
Pothuajse secili i ka të drejtat dhe gabimet e veta. Kriteri i përdorur
për t’i përkufizuar këto të drejta dhe gabime
ndryshon shumë. Një libër, një përson, një
poletikan, apo, nganjëherë, një filozof mund të jetë
udhëzues në jetën e një përsoni. Mirëpo,
udha e drejt, e cila është udha e vetme që shpie në
shpëtim, është feja që Allahu e ka zgjedhur. Në
këtë udhë, qëllimi i vetëm është fitimi
i kënaqësisë, mëshires dhe xhennetit të Allahut.
Udhët tjera, pa marrë parasysh sa tërhjekse mund të
dukën, janë mashtruese dhe drejtojnë në shkatrrim,
pamundësi, hidhërim dhe dënim të vështirë
në të dy botërat, këtu dhe në ahiret.
Ata që janë të udhëzuar në rrugën e drejtë
janë një sekret i shpallur në Kur’an. Ata janë
robërit që Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejt
të Tij dhe të cilët e fitojnë xhennetin e Tij. Çka
duhet të posedojmë për me qenë të udhëzuar
në rrugën e drejt?
Besimi me bindshmëri
Para se gjithash, njëri duhet të ketë besimin në mënyrë
që të jetë i udhëzuar në rrugën e drejtë.
Nese njëri beson se poseduesi dhe krijuesi i vetëm i qiellit
dhe tokës dhe çdogjëje në mes është Allahu
dhe është i sigurtë se arsyeja e eksistimit të tij
në këtë botë është të jetë rob
i Allahut, dhe të përpiçët të fitoj kënaqësinë
e Allahut, Allahu gjatë gjithë jetës së tij e udhëzon
atë në rrugëjn e drejtë. Besimi në Allahun, në
ahiretin dhe në Kur’an duhet të jetë një besim
i vendosur dhe i sigurtë. Ndonëse disa njerëz thonë
se ata janë besimtar, ata mund të kenë dyshime. Kur ata
janë se bashku me jobesimtarët dhe janë nën ndikimin
e tyre, njerëzit e tillë mund të shfaqin dobësinë
dhe të marrin qëndrim armiqsor kundër Allahut dhe fesë
së tij. Mirëpo, ata që Allahu i udhëzon në rrugën
e drejtë kanë një besim të vendosur dhe të patundur:
E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë
ai (Kur'anin) është vërtetë prej Allahut tënd
dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të
bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë
ata që besuan në rrugën e drejtë.(Haxhxh: 54)
Kthimi te Allahu me nënshtrim të plotë
Për besimtarë' kthimi me nënshtrim të plotë është
edhe një sekret i të qenurit i udhëzuar në rrugën
e drejtë. Për njërin që beson në Allahun dhe
i frikohet ahiretit, kjo jetë nuk ka kënaqësi për
të.
Kur qëllimi i vetëm është me fitua kënaqësinë
e Allahut, besimtarët e vërtetë kthehen te Allahu në
të gjitha veprimet e tyre, dhe duke ditur se Allahu i sprovon ata,
ata e nënshtrojnë vetëvetën në fatin që
Allahu e ka paracaktuar. Allahu ka informuar se ata të cilët
e nënshtrojnë vetën te Ai do të jenë të
udhëzuar në rrugën e drejtë:
Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke
iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i
derguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut,
ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
( Ali 'Imran: 101)
Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut
dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka
e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm)
Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në
të. Për idhujtarët është rëndë kjo
në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të
(për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon
atë që i drejtohet Atij. (Shura: 13)
Zbatimi i këshillës së dhënë
Edhe një tjetër urdhër nga Allahu të robët e
Tij të cilët deshirojnë që të jenë te udhëzuar
në rrugën e drejtë është si në vijim:
... Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do
të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte
më shumë. Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana
Jonë shpërblim të madh. Dhe do t'i udhëzonim në
rrugë të drejtë. (Nisa': 66-68)
Besimtarët që i frikohën Allahut përpiqën që
të pastrojnë vetëvetën nga keqbërjet e tyre dhe
që të arrijnë moralin e përsosur, me çka Allahu
do të jetë shumë i kënaqur. Mirëpo, njërit
i duhët përulësia që të jetë i falur nga
gabimet dhe pranoj udhëzimin për rrugën e drejtë.
Një përson i thjeshtë i cili përpiqët që
të pastroj vetën do që, së pari, përpikërisht
t’i zbatoj urdhërat e Allahut. Përveç kësaj,
besimtarët e sinqertë janë shokë dhe mbrojtës
të njëri tjetrit. Ata urdhërojnë për punë
të mira dhe ndalojnë nga të këqijat. Prandaj, duke
ditur se paralajmrimi i një besimtari është e një
rëndësie të madhe për llogarin e njërit në
ahiret, besimtarët do të duhej gjithashtu të jenë
përceptues në këshillimet e njëri tjetrit. Ai i cili
e zbaton këshillën e mirë do të udhëzohet në
rrugën e drejtë. Allahu u jep lajme të mira robërve
të Tij të cilët i largohen përcjelljes së shejtanit
dhe i dëgjojnë ata të cilët thërrasin për
te Allahu dhe te urdhërat e Tij:
Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të
idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh,
e ti përgëzoj robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë
fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej
tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi
në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata
të mençurit.(Zumer: 17-18)
|