| UNI I NJERIU
URDHËRON PUNË TË KËQIJA
Uni i njeriut është forca urdhëruese përmbrenda tij
dhe i dinë të dy prishjet dhe si t’i largohet atyre. Me
fjalë të tjera, uni është ai i cili inspiron për
punë të këqija dhe të liga. Allahu i ka shpall këto
dy tipare të unit në Kur’an si në vijim:
Pasha unin(nefsin) dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi
se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra,
ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. (Shams: 7-9)
Uni është përmendur në ajete si burim i të gjitha
prishjeve dhe veprimeve të këqija të njerëzve. Duke
pasur kësi tipari, uni është në mesin e armiqve më
të dalluar të njerëzimit. Uni është vetjak dhe
mendjemadh; gjithmonë deshiron t’i kënaq dëshirat
dhe kotësitë e veta. Përkujdeset vetëm për nevojat
e veta, e intereson dhe e kërkon vetëm kënaqësinë.
Drejtohet me të gjitha metodat që ta provokoj njerëzimin
pasi që nuk është gjithmonë e mundshëme t’i
plotësoj deshirat e veta përmes rrugëve legale. Fjalët
e Pejgamberit Jusuf (as) shpjegojnë këtë fakt në Kur’an
si në vijim:
Unë nuk e çfajsoj veten time, pse uni është shumë
nxitës për të keqën, përveç atë që
ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron
shumë. (Jusuf: 53)
Se uni i ndonjërit fuqishëm inspiron për punë të
këqija dhe të liga është një sekret shumë
me rëndësi i shpallur besimtarëve që i frikësohen
Allahut. Kështu, ata e dinë se kurdisja e unit kurrë nuk
do të pushojë, as për një moment të vetëm.
Përmes joshjes, vazhdimisht tenton që ta largoj njeriun nga
rruga e Allahut. Në përputhje me këtë sekret, uni
kurrë nuk do të qëndrojë i heshtur; do t’i çfajësoj
veprimet e veta ndër të gjitha rrethanat, do ta dojë vetën
më shumë se të tjerët, do të bëhet më
mendjemadh, do të dëshiroj që të ketë të
gjitha të mirat dhe do të deshiroj të çoj një
jetë me kënaqësi. Shkurtimisht, do të drejtohet në
çdo mënyrë që ta bëjë një përson
të shfaq qëndrim të kundërt me moralin me të
cilin Allahu është i kënaqur.
Në të vërtet, sjellja dhe stili i jobesimtarëve, të
cilat nuk pajtohen me moralet e Kur’anit, janë plotësisht
të formuara nga uni i tyre. Duke mos pasur frikë nga Allahu,
jobesimtarët nuk mund të paraqësin deshirën të
dëgjojnë ndërgjegjëjen e tyre por ma parë e përcjellin
unin e tyre. Përçarjet, konflikti i interesave dhe palumturi
në rankimin në shoqëri në të cilën feja
është hedhur anash, i kanë rrënjët e tyre në
individë' që janë zhytur në unet e tyre dhe interesat
e tyre dhe si pasojë, humbin të gjitha tiparet e tyre të
njerëzishme siç janë dashuria e vërtet, respekti
dhe sakrifica.
Kjo është arsyeja pse ky sekret i shpallur nga Allahu është
i rëndësisë së madhe. Sa kohë që ndonjëri
e mbanë këtë sekret në mend, ai mund të nderrmarr
paramasa kunder unit të tij dhe të marr udhën e drejtë
të sjelljës. Uni mund të diciplinohet duke e bërë
vetëm të kundërten nga ajo që ai urdhëron. Psh,
kur uni urdhëron përtacinë, njeriu duhet të punoj
edhe më shumë. Kur uni urdhëron egoizmin, njeriu duhet
të bëhet më vetë sakrifikues. Kur uni urdhëron
koprracinë, njeriu duhet të bëhet më dorëhapur.
Përveç anës së lig të shpirtit, nga surja esh-Shems,
ne e dimë se Allahu gjithashtu frumëzoi në shpirtë
ndërgjegjëjen e cila e bënë përsonin që
ta mposht shpirtin e tij nga përmbushja e dëshirave të
ulëta. Domethënë, pranë një frymëzimi që
nxit shpirtin në ligësi, shpirti gjithashtu është
i hapur për nxitje në drejtësi. Çdonjëri është
i vetëdijshëm për këta zëra përshpëritës
dhe e njëh të ligin dhe atë të drejtin. Sidoqoftë,
vetëm ata të cilët i frikohen Allahut zbatojnë zërin
e ndërgjegjëjes së tyre.
|