| SEKRETET E
BEGATISË DHE PASURISË TË
CAKTUARA PËR NJERËZIT
E tërë gjithsia i takon Allahut, dhe Ai i jep çka Ai
do kujtdo që Ai do. Allahu është Ai që i jep furnizim
njeriut, i Cili i bënë ata të pasur dhe u jep atyre prodhime
të shumëta. Siç Allahu thotë në një ajet,
Allahu e rrit furnizimin e çdo njërit robër të Tij
siç Ai do, apo, në mënyrë të ngjashme, ua kufizon
atyre. Allahu e bënë këtë për një arsye
të caktuar dhe nga urtësia. Të dy palët si ata të
cilëve u është rrit furnizimi dhe ata të cilëve
ju është kufizuar furnizimi, në fakt janë të
vënë në sprovë nga Allahu. Ata të cilët
nuk bëhën mendjemdhënjë dhe të prishur për
atë që u është dhënë, por i shprehin Allahut
falënderim për çdo furnizim, të cilët e vendosin
besimin e tyre në Allahun dhe shfaqin palëkundshmëri kur
pasuria e tyre kufizohet, këta janë robërit me të
cilët Allahu është i kënaqur. Fjalët e Pejgamberit
Sulejmanit (as), e përmendur në Kur’an, e bënë
të qartë se bekimet që Allahu i furnizon njerëzit
me, janë aktualisht një pjesë e sprovës:
E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë
ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E
kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha:
Kjo është dhuntia e Zotit tim që t’më sprovojë
mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuzë. E kush
falënderon, ai falënderon për të mirën e vet,
e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë
e bujar!” (Neml: 40)
Fjalët e Pejgamberit Sulejmanit (as), kur tha“ kjo dhuratë
është pjesë e Allahut tim që të më sprovojë
mua që të sheh nëse unë do të shprehi falënderim
apo të shprehi mosmirënjohje” shpjegojnë një
nga arsyet se pse njerëzve u janë dhënë dhurata.
Çka Allahu përcakton si “tërhjekje e kësaj
bote” në Kur’an- duke përf- -shirë: pasurinë,
fëmijët, gratë, të afërmit, pozitën, autoritetin,
inteligjencen, bukurinë, shendetin, tregtinë fitim prurëse,
sukseset, shkurtimisht, gjithçka është dhënë
që ta vë njëriun në sprovë.
Sekretet në begatitë që u jepën jobesimtarëve
Shumë ka njerëz në botë të cilët, edhe pse
nuk kanë besim në Allahun, shijojnë një jetë
të gjatë, gëzojnë bekime të panumërta, posedojnë
tokë pjellore dhe rrisin fëmijë të shëndosh.
Këta njerëz, në vend që të përpiqën
që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, kanë
degjeneruar për arsye të këtyre bekime--ve dhe mbesin larg
nga Allahu. Këta njerëz, të cilët kanë humbur
në gjatësi të mëdha në drejtimin e një jete
të pabindur ndaj Allahut të tyre dhe të cilët kanë
kryer shumë e më shumë mëkate për çdo
ditë, duke konsideruar se çka ata posedojnë si të
mira për vetvete. Mirëpo, Kur’ani e tërheq vemendjen
tonë te një sekret tjetër dhe qëllimi hyjnor prapa
këtyre bekimeve dhe kohës së dhënë:
Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët
e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë
botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues. (Tawba: 85)
Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë
Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre.
Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe
më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
(Ali 'Imran: 178)
Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë
mashtrimin e tyre. A mos mendojnë ata se me atë që jemi
duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, Ne nxitojmë
t'u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë
kah e kuptojnë. (Mu’minun: 54-56)
Siç u shpjegua në këto ajete, çka këta njerëz
posedojnë faktikisht nuk është mirë për ta. Koha
e dhënë atyre është vetëm që tu shtohen
mëkatet e tyre. Kur afati i tyre mbaron, as pasuria e tyre, as fëmijet,
as pozita e tyre nuk mund t’i mbrojnë ata nga denimi i vështirë.
Në të vërtet, Allahu e ka lidh situatën e gjeneratës
së kaluar të cilët jetuan në pasuri dhe begati të
furnizimit, që takuan një dënim të vështirë
si vijon :
E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më
të pajisur dhe më të dukshëm. (Merjem: 74)
Ajeti vijues shpjegon arsyen pse këtyre njerëzve u është
dhënë kohë shtesë:
Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim),
le t'ia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë,
e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në
këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë
se kush do të jetë në pozitë më të keqe
dhe më i dobët në përkrahje!”(Merjem: 75)
Allahu është i Drejti dhe Mëshiruesi më i Madh, Ai
krijon çdo gjë me urtësi dhe mirësi, dhe çdo
njëri është ripaguar plotësisht për atë
që ai ka bërë. Duke qënë të vetëdijshëm
për këtë, besimtarët vlerësojnë ngjarjet
me qëllim që të shohin urtësinë dhe mirësinë
që Allahu krijon në çdo ngjarje. Përndryshe, njerëzit
do të jetonin një jetë me mashtrime, të larguar nga
realiteti.
|