| SEKRETI SE
PSE ALLAHU NUK I DËNON
MENJËHERË JOBESIMTARËT
Një nga sekretet e shpallura në Kur’an, është
se njerëzit nuk janë menjëherë të ndëshkuar
për veprimet e këqija që ata i kryejnë, por dënimi
është shtyrë deri në kohë të caktuar. Kjo
është shpallur në ajetin në vijim:
E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas
veprave (të këqia) të tyre, nuk do të mbetej asnjë
gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur
të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh
robërit e vet! (Fatir: 45)
Zoti yt është që falë shumë
dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte
ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngute atyre tash
dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të
gjejnë ata strehim. (Kehf: 58)
Se shumë njerëz nuk janë ndëshkuar menjëherë
për veprimet e tyre të këqija mund t’i drejtoj ata
të mendojnë se ata kurrë nuk do të mbahën përgjegjës
për punë e tyre të liga. Ky supozim i pengon ata nga kërkimi
i pendimit, ndjimit keqardhje dhe korrigjimin e gabimeve të tyre.
Gjithashtu, kjo u shton pafytyrësinë e tyre. Të qenurit
pa urtësi, ata nuk mund të parashikojnë se kjo do te ju
sjell dënimin e tyre edhe më shumë të padurueshëm
në ahiret. Në Kur’an, Allahu thotë:
Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin
që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në
dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që
shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim
nënçmues. (Ali 'Imran: 178)
Kjo është një vonesë
e krijuar nga Allahu vetëm ta vë njeriun në sprovë.
Mirëpo, sigurisht është një kohë e caktuar në
shikimin e Allahut që secili njeri do të shpaguaj për çka
ai ka qënë i zënë. Kur kjo kohë e caktuar mbaron,
nuk mund të ketë vonesë as të afrohet më afër,
as për një moment. Allahu na informon neve se secili sigurisht
do të shpaguhet:
E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga
Allahu yt, dënimi do t'i kapte ata. (Ta Ha: 129)
Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi)
Ime është e fortë.. (A'raf: 183)
|