Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
FRIKA NDAJ ALLAHUT - Harun Yahya

FRIKA NDAJ ALLAHUT

O ju qė besuat, keni frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe keni frikė All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni.
(Sure Hashr: 18)



PARATHĖNIE

Nė kėtė ēast, ju nuk jeni vetėm nė dhomėn ku po lexoni kėtė libėr. Edhe atėherė kur keni menduar se jeni vetėm, ju nė tė vėrtetė nuk keni qenė kurrė vetėm. Engjėjt e caktuar nga Allahu pandėrprerė mbikėqyrin dhe shkruajnė gjithēka qė ju bėni. Nė atė moment qė ju thoni njė fjalė ata e shkruajnė atė. ēdo hap i juaji, ēdo mendim, ēdo gjė qė ju bėni, duke pėrfshirė edhe obligimet qė keni shtyrė pėr mė vonė, tė gjitha regjistrohen pa pėrjashtim.

Kėta engjėj nuk bėjnė dallim nė mes tė veprave tė vogla apo tė mėdha. Edhe kur jeni nė gjumė ata janė vazhdimisht me ju. Ata i pėrmbushin detyrat e tyre nė mėnyrėn mė tė pėrpiktė. Ata nuk harrojnė dhe as nuk gabojnė kurrė, ata i kryejnė detyrat e tyre nė mėnyrė tė pėrkryer. Nė mėnyrė tė njėjtė, engjėjt e vdekjes tė caktuar pėr ju janė po ashtu duke pritur. Pėr ēka presin ata? Presin qė koha e pėrcaktuar pėr ju tė pėrmbushet. Kur t'ju arrin koha e vdekjes e pėrcaktuar pėr ju, ata janė ata qė do ta marrin shpirtin tuaj.

Pėrveē tyre, ekzistojnė edhe dėshmitarė tjerė tė cilėt ende nuk i kemi pėrmendur, ata pėr tė cilėt ju nuk mendoni, kėta janė dėshmitarėt tuaj tė fshehtė: duart tuaja dhe lėkura juaj. Nė Ditėn e Gjykimit, tė gjithė kėta dėshmitarė do tė mblidhen, dhe me lejen e Allahut do tė flasin dhe do tė dėshmojnė pėr ju. Nėse ndodhė qė tė jeni prej atyre qė nuk e kanė pasur frikėn e Allahut, apo nėse nuk keni qenė njė person i vėmendshėm, ata do tė dėshmojnė kundėr juve.

Njerėzimi ėshtė krijuar pėr tė adhuruar Allahun dhe pandėrprerė vihet nė sprovė. Ekzistenca e pėrkohshme e njeriut ėshtė mesatarisht rreth gjashtėdhjetė vjet, qė nuk ėshtė kohė aq e gjatė para se njeriu tė sillet nė fund para Allahut pėr tė dhėnė llogari pėr ēdo sekond tė jetės sė tij. Allahu pastaj do tė vendos pėr formėn e jetės sė amshueshme tė pėrshtatshme pėr ta. Nėse njė person posedon vepra tė mira atij do t'i jepet Libri nga ana e tij e djathtė dhe ai person do tė jetė i shpėtuar pėrjetėsisht. Mirėpo, nėse ėshtė prej atyre tė cilėve Librat u jepen nga ana e tyre e majtė, ai pastaj do tė thotė:

“...Ah, sikur tė mos mė ishte dhėnė libri im dhe tė mos e kisha ditur llogarinė time!

Ah, tė kisha qenė i vdekur (e tė mos isha ringjallur)! Pasuria ime nuk mė solli dobi dhe mė la fuqia ime!” (Sure Hakka: 25-29)

Prej kėtij momenti ai do tė kapet, do tė tėrhiqet me fytyrė zvarrė pėr tokė dhe do tė dėrgohet nė Xhehenem (Ferr), pėr t'mos u nxjerr mė kurrė prej aty.

Arsyeja qė qėndron pas kėtij fundi tė tmerrshėm, ėshtė se njerėzit kurrė nuk kishin imagjinuar se ēdo veprim i tyre do tė regjistrohet dhe njė ditė do tė zbulohet dhe do tė jepet llogari pėr tė, dhe kėshtu kanė kaluar jetėt e tyre nė mėnyrė tė shkujdesur pa pasur frikėn e Allahut dhe pa u vėnė veshin paralajmėrimeve tė Tij. Njė person si ky i cili nuk posedon njė formė tė qartė tė besimit pėr Ahiretin (Jetėn e pėrjetshme), pėr Ditėn e Gjykimit apo pėr njė vend tė tmerrshėm tė ndėshkimit pėr veprat e kėqija dhe sjelljen e shkujdesur, si Xhehenemi, nuk do tė ngurrojė tė shpėrfill kufijtė e Allahut.

Pėr kėtė arsye frika ndaj Allahut ėshtė njė tregues i fuqishėm i besimit nė Allahun dhe njė tregues i rėndėsishėm pėr atė qė mund tė pres njeriu nė Jetėn e amshueshme. E vetmja rrugė drejt sigurisė mbėshtetet mbi vetėdijen qė frymėzon frikė-respekt ndaj Allahut dhe mbi maturinė e ndėrgjegjshme.

Dita e Gjykimit ėshtė njė realitet i frikshėm pėr tė cilin duhet menduar me frikė-respekt nė mėnyrė qė tė bėhet e pamundshme qė tė mos ndikohesh prej saj. Mirėpo, kjo frikė vlen vetėm pėr njerėzit besimtar dhe ėshtė njė lloj i veēantė i frikės sepse Allahu ka pėrshkruar atė qė do tė ndodhė nė Ditėn e Gjykimit nė shumė vargje tė Kuranit; shkruesit, dėshmitarėt dhe grumbullimin e njė mase tė pafund tė njerėzve. Kjo ėshtė njė e vėrtetė absolute, e cila pranohet nė mėnyrė tė pakushtėzuar nga besimtarėt e vėrtetė tė cilėt i frikėsohen ballafaqimit me njė pėrvojė tė tillė tė tmerrshme dhe tė hidhur.

Gjithēka qė ju bėni regjistrohet menjėherė, madje edhe kur jeni duke e lexuar kėtė libėr. Shpejt po i afroheni ditės kur do tė thirreni nga Allahu pėr tė dhėnė llogari pėr veprimet tuaja. Prandaj ne shpresojmė qė tė jemi prej atyre tė cilėt kanė fituar kėnaqėsinė e Allahut pėrmes vetėdijes qė frymėzon frikė-respekt ndaj Tij:

... Pajisuni me gjėrat qė ju nevojiten pėr rrugė dhe dijeni se pajisja mė e mirė ėshtė devotshmėria. Prandaj, kini frikė prej Meje, o njerėz tė menēur! (Sure Bekare: 197)

(Takva nėnkupton ndėrgjegje, frikė-respekt ndaj Allahut, qė frymėzon njė person tė jetė vigjilent ndaj veprave tė kėqija dhe tė jetė i paduruar pėr tė bėrė vepra tė cilat kėnaqin Atė. Nė kėtė libėr, do tė pėrkthehet si “frika ndaj Allahut” apo “ruajtja nga e keqja” apo “ndershmėria” nė pajtim me kontekstin.)