Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
Harun Jahja - Mrekullia Në Milingonë
MREKULLIA NĖ MILINGONĖ
   


 

HYRJE

Milingonat janė gjallesa qė kanė popullsinė mė tė dendur nė botė. Pėr ēdo shtatė qind milion milingona qė vijnė nė kėtė botė janė vetėm 40 njerėz tė posalindur. Ka shumė informata tjera mahnitėse pėr tė mėsuar rreth kėtyre krijesave.

Milingonat, njė nga grupet mė “sociale” midis gjinis sė insekteve, jetojnė nė shoqėri tė quajtura “koloni”, tė cilat janė tė “organizuara” jashtėzakonisht mirė. Organizimi i tyre ėshtė i njė rregulli aq tė avancuar saqė nė lidhje me kėtė mund tė thuhet se milingonat kanė njė civilizim tė ngjashėm me atė tė njerėzve.

Milingonat kujdesėn pėr foshnjet e tyre, mbrojnė kolonitė e tyre, luftojnė, prodhojnė dhe rezervojnė ushqimin e tyre. Ka koloni qė punojnė edhe si “rrobaqeps”, qė mirren me “bujqėsi” apo “rritjen e shtazėve”. Kėto insekte, me rrjetin e tyre shumė tė fortė tė komunikimit, janė aq superior saqė nuk krahasohen me asnjė organizėm tjetėr, nė lidhje me organizimit dhe specializimit social.

Nė ditėt tona, studiuesit me inteligjencė dhe arsimim superior janė duke punuar ditė e natė nė akuariume tė holla tė formuara qė tė formulojnė organizatė tė suksesshme sociale dhe tė zbulojnė zgjedhje tė qėndrueshme pėr problemet ekonomike dhe sociale. Ideologėt kanė prodhuar modele sociale gjatė shekujve. Por kur ne shikojmė botėn nė pėrgjithėsi, deri tani nuk ėshtė arritur asnjė sistem social ideal socialo-ekonomik, pavarėsisht nga tė gjitha kėto pėrpjekje intenzive. Meqenėse koncepti i rendit nė shoqėritė njerėzore gjithmonė ka qenė i bazuar nė interes dhe konkurrencė individuale, njė rregull i pėrpikėt social kurrė nuk ka qenė i mundshėm. Milingonat, nė anėn tjetėr, gjatė miliona viteve deri nė ditėt e sotme, kanė pėrjetėsuar sistemin social qė ėshtė ideal pėr to.

Atėherė si kėto krijesa tė imta mund tė formojnė njė rregull tė tillė? Kjo ėshtė njė pyetje pėr tė cilėn sigurisht duhet tė kėrkohet pėrgjigjja.

Evolucionistet, kur pėrpiqen t’i pėrgjigjen kėsaj pyetje, thonė se milingonat evolvuan para 80 milion vitesh nga “Tifida”, e qė ėshtė njė lloj arkaik i grenzės, dhe se ato filluan socializimin para 40 milion vjetėsh - befas, ”vetė me zgjedhjen e tyre”- dhe se ato pėrbėjnė nivelin mė tė lartė tė evoluimit nga insektet. Mirėpo, ata nuk shpjegojnė nė asnjė mėnyrė shkaqet dhe procesin e zhvillimit tė kėtij socializimi. Mekanizmit themelorė tė evolucionit i nevojiten gjallesat e gjalla qė tė luftojnė me njeri-tjetrin deri nė fund, pėr mbijetesėn e tyre. Prandaj, secili lloj dhe secili individ brenda atij lloji mund tė mendojnė vetėm pėr vete dhe pėr pasardhėsit e tij (Pse dhe si filloj tė mendojė pėr pasardhėsit e tij ėshtė njė rrugė pa krye pėr Evolucionin, por ne po e kalojmė kėtė pikė tani). Natyrisht ėshtė pa pėrgjigje se si ky lloj i njė “ligji tė evolucionit” mund tė formojė njė sistem social me flijime mu nė bėrthamė.

Pyetjet tė cilat duhet pėrgjigjur nuk kufizohen nė kėto. A mund kėto krijes, qelizat nėrvore e tė cilave pėr njė milion tė tyre peshon vetėm 20 gram, tė adaptojnė zgjidhjen pėr shoqėrizimin nė grupe “vetėm ashtu”? Apo a munden ato tė bashkohen pėr tė vendosur rregullat pėr kėtė shoqėrim pas adaptimit tė zgjidhjes sė tillė? Edhe nėse ne pranojmė se ato do tė mund tė bėnin kėtė, a do t’i bindeshin tė gjithė sistemit tė ri pa pėrjashtime? A e kanė formuar ato njė rregull social tė avancuar duke themeluar koloni me miliona anėtar pas kapėrcimit tė gjithė kėtyre pamundėsive tė dukshme?

Atėherė si u shfaq njė “sistem kastė” nga kjo luftė? Sė pari, duhet pėgjigjur kėsaj pyetje: Si ėshtė zhvilluar ndryshimi ndėrmjet mbretėreshės dhe punėtorit? Evulicionistet nė kėtė pikė do tė thonė se njė grup nga mesi i puntorėve kanė braktisur punėn dhe kanė zhvilluar njė psikologji tė ndryshme nga milingonat punėtore duke kaluar nėpėr ndryshime gjenetike pėr periudha tė gjata kohore. Mirėpo, ne atėherė gjindemi para pyetjes se si thėnja “do tė mbretėrojmė” ishte mbajtur gjallė gjatė gjithė kėsaj periudhe transformuese. Miligonat mbretėrorė nuk kėrkojnė tė gjejnė ushqim. Ato ushqehen nga ushqimi i sjellur nga punėtorėt. Disa punėtor kanė mund tė shohin veten si “mbretėror”, pra si dhe pse punėtorėt tjerė e kanė pranuar kėtė hirearki? Gjithashtu, pse ata janė pajtuar tė ushqejnė kėtė mbretėreshė? “Lufta pėr jetė” nė tė cilėn ata janė, sipas “evolucionit”, kėrkon qė ata tė mendojnė vetėm pėr vetėn e tyre.

111 Fosil milingone që daton para 80 milion vitesh. Ky fosil qartësisht na tregon neve se milingonat nuk kanë ndryshuar fare për 80 milion vite.

Tė gjitha insektet e kalojnė shumicėn e kohės sė tyre duke kėrkuar ushqim. Ato gjejnė ushqim dhe hanė ushqim, pastaj ato pėrseri kanė uri e dalin pėr tė gjetur mė shumė ushqim. Ato gjithashtu largohen nga rreziku. Kur tė pranojmė ne evolucionin, ne duhet tė pranojmė se edhe milingonat gjithashtu kanė jetuar ndonjėherė “individualisht”, por se njė ditė, para miliona vitėsh, ato vendosėn tė bėhen tė shoqėruara. Shtrohet pyetja si ato “vendosėn” “tė formojnė” kėtė rregull social pa asnjė komunikim tė pėrbashkėt ndėrmjet tyre, sepse, sipas evolucionit, komunikimi ėshtė pasojė e shoqėrimit. gjithashtu, pyetja se si ata zhvilluan mutacionin gjenetik tė nevojshėm pėr kėtė shoqėrim nuk ka ēfarėdo shpjegim shkencorė.

Tė gjitha kėto argumente na drejtojnė neve nė pikėn e vetme: tė deklarojmė se milingonat filluan “shoqėrizimin” njė ditė para milona vitesh, ėshtė thyerje e tė gjitha rregullave themelore tė logjikės. Shpjegimi i vetėm i mundshėm ėshtė si vijon: rendi social, pėr tė cilin ne do tė shohim detajet nė kapitujt e ardhshėm, ėshtė krijuar sė bashku me milingonat; dhe ky sistem nuk ka ndryshuar qė nga kolonia e parė e milingonave nė tokė, deri nė ditėt e sotme.

Kur pėrmendim bletėt tė cilat kanė rendin e ngjashėm social me milingonat, All-llahu thotė nė Kur’an se ky rend social u ėshtė “dhėnė si instinkt” atyre:

Zoti yt i dha instinkt bletės: “Ndėrto shtėpi nėpėr kodra (male), nėpėr drunj (pemė) dhe nėpėr kulmet qė ata (njerėzit) i ndėrtojnė. Pastaj ha nga tė gjitha (llojet) frutat dhe futu nėpėr rrugėt e nėnshtruara (e tė mėsuara) prej Zotit tėnd. Nga barqet e tyre (tė bletėve) del lėng, ngjyra e tė cilit ėshtė e ndryshme dhe nė tė cilin ka shėrim (bar-ilaē) pėr njerėz. Edhe nė kėtė ka arsye pėr atė popull qė mendon thellė. (Nahl: 68-69)

Ajeti bart porosinė se ēdo gjė qė bletėt bėjnė ėshtė e drejtuar nga “instinkti” qė All-llahu u ka dhėnė atyre. Rrjedhimisht, tė gjitha “familjet”, dmth, kosheret – e prandaj i tėrė rendi social nė kėto koshere - dhe e tėrė puna qė e kryejnė ato pėr bėrjen e mjaltit, janė bėrė tė mundshme me njė frymėzim qė u ka dhėnė atyre All-llahu.

Kur t’i shikojmė milingonat, ne shohim se as pėr ato gjėrat nuk ndryshojnė. All-llahu ka frymėzuar edhe nė ato njė rend social dhe ato veprojnė absolutisht nė pėrputhje me tė. Kjo ėshtė arsyeja pse secili grup i milingonave i kryen detyra qė u janė caktuara nė mėnyrė tė pėrkryer me vetė-nėnshtrim absolut dhe nuk pėrpiqen pėr mė shumė.

E ky ėshtė ligji i natyrės. Nuk ka nė natyrė “luftė pėr mbijetesė” koincidente dhe tė rastit, siē kuptohet nga evolucioni dhe asnjėherė nuk ka pasur. Nė tė kundėrtėn, tė gjitha krijesat e gjalla hanė “ushqimin” e caktuar pėr ta dhe i kryejnė detyrat e qė All-llahu i ka caktuara pėr ta. Pėr shkak se "nuk ka asnjė nga gjallesat, e qė Ai tė mos e ketė nėn sundim." (Hud: 56) dhe "All-llahu ėshtė furnizues i madh." (Dharijat: 58)

 
geri