| ADN:
BURIMI I TĖ DHĖNAVE TĖ JETĖS
Progresi i shkencės e tregon qartė se qeniet e gjalla kanė njė strukturė
dhe rend skajshmėrisht kompleks i cili ėshtė tepėr i pėrsosur pėr tė ardhė
nė ekzistencė rastėsisht. Ky ėshtė fakt se qeniet e gjalla janė krijuar
nga njė Krijues i Gjithėfuqishėm me njohuri superiore. Tash vonė pėr shembull
me shpleksjen e strukturės perfekte tė gjenit njerėzor - gjė kjo qė u
bė qėshtje prominente pėr shkak tė Projektit tė Gjenomit - krijimi unik
i Zotit u zbulua edhe njė herė pėr tė gjithė.
Shkencėtarėt nga e tėr bota, prej SHBA-ve deri nė Kinė, kanė dhėnė pėrpjekjet
e tyrė mė tė mira gjatė mė shumė se njė dekade, pėr tė deshifruar 3 bilion
shkronjat kimike tė ADN-sė dhe pėr tė pėrcaktuar sekuencėn e tyre. Si
rezultat i kėsaj, 85% tė tė dhėnave qė pėrfshihen nė AND-nė e njerėzve
mund tė renditen nė mėnyrė tė duhur. Edhe pse ky ėshtė njė zhvillim shumė
ngacmues dhe i rėndėsishėm, siē thotė edhe Dr. Francis Collins i cili
e udhėheq Projektin e Gjenomit Njerėzor, tani pėr tani ėshtė marrė vetėm
hapi i parė nė deshifrimin e informatave qė gjenden nė ADN.
Pėr tė kuptuar se pse deshifrimi i kėtyre informatave merr kaq shumė
kohė, ne duhet ta kuptojmė natyrėn e informatave tė deponuara nė ADN.
Struktura sekrete e AND-sė

Nė njė molekulė tė ADN-sė ka mjaft informata sa pėr tė mbushur 1
000 libra. Kėto informata janė tė koduara nė ADN-nė qė e shihni
nė fotografi. Tė gjitha tiparet e njeriut janė tė koduara nė njė
alfabet tė pėrbėrė nga shkronjat A, T, C dhe G. |
Nė fabrikimin e produkteve teknologjike apo nė menagjimin e njė fabrike,
mjetet mė tė mėdha tė punėsuara janė pėrvoja dhe akumulimi i njohurisė
qė i ka fituar njeriu gjatė shumė shekujve. Njohuria dhe pėrvoja e nevojshme
pėr ndėrtimin e trupit njerėzor, "fabrikės" mė tė avancuar dhe sofistikuar
nė botė, janė tė deponuara nė ADN. ADN ėshtė njė molekulė e madhe qė ruhet
me kujdes nė bėrthamėn qelizore dhe qė funksionon si njė bankė e tė dhėnave
pėr trupin e njeriut. Informatat e fshehura brenda ADN-sė kontrollojnė
qindra ngjarje tė ndryshme qė ndodhin nė qelizat e trupit tė njeriut dhe
nė funksionimin e sistemit tė tij, sikur edhe nė qėshtjet fizike, qė nga
ngjyra e flokėve dhe syve tė personit e deri te lartėsia e tij. Pėr shembull,
edhe nėse shtypja e gjakut tė dikuj ėshtė e lartė, e ulėt apo normale,
mvaret nga informatat nė ADN.
Njė qėshtje e rėndėsishme qė duhet potencuar kėtu ėshtė se qysh nga krijesa
e parė njerėzore, triliona shembujt e ADN-sė nė biliona qelizat e njeriut
janė paraqitur nė gjendjen e njėjtė tė pėrsosshmėrisė dhe kompleksitetit
siē janė edhe sot. Duke i lexuar rreshtat e mėposhtėm ti poashtu do tė
shohėsh se sa e paarsyeshme ėshtė tė pohohet, ashtu siē bėjnė evolucionistėt,
se gjoja njė molekulė e tillė, me strukturėn dhe mundėsitė e saj marramendėse,
ėshtė krijuar si rezultat i rastėsisė.
Vėllimet e informatave nė Qelizėn Njerėzore
Informatat e deponuara nė ADN nuk duhet tė nėnqmohen nė asnjė mėnyė.
Pėr mė tepėr pasi qė njė molekulė ADN e njeriut pėrmban mjaftė informata
sa pėr tė mbushur miliona faqe enciklopedishė, apo pėr tė mbushur rreth
1000 libra. Vėreje me vėmendje kėtė fakt: njė milion faqe enciklopedie,
apo 1000 libra. Pra kjo do tė thotė se bėrthama e ēdo qelize pėrmban aq
informata sa pėr tė mbushur njė milion faqe enciklopedie, informata kėto
qė pėrdoren pėr kontrollin e funksioneve tė trupit tė njeriut. Pėr tė
tėrhequr njė analogji ne mund tė pohojmė se edhe 23 volumet e Enciklopedisė
Britanike, njėrės nga minierat mė tė mėdha tė informacioneve nė botė ,
kanė vetėm 25000 faqe. Kėshtuqė para nesh qėndron njė pamje e habitshme.
Nė njė molekulė tė gjetur nė bėrthamė, e cila ėshtė shumė mė e vogėl se
sa qeliza mikroskopike ku ajo ėshtė e vendosur, ekziston njė depo e tė
dhėnave 40 herė mė e madhe se sa enciklopedia mė e madhe e botės e cila
pėrmban me miliona artikuj informacioni. Kjo do tė thotė se kemi njė enciklopedi
1000 volumėshe e cila ėshtė unike dhe nuk ka diqka qė mund tė krahasohet
me tė. Kur njė pjesė e informacionit prezente nė gjenin e njeriut do tė
lexohej ēdo sekondė, non-stop, do tė duheshin 100 vite pėr ta kompletuar
kėtė proēes. Nėse informatat qė gjenden nė ADN do tė vendoseshin nė formė
libri, vėllimet e vendosura nė majė tė njėra tjetrės do tė mbėrrinin 70
metra lartėsi. Llogaritjet e fundit kanė zbuluar se kjo enciklopedi gjigante
pėrmbanė nja 3 bilion "tema" tė ndryshme. Nėse informatat e ADN-sė do
tė shkruheshin nė letėr, ajo letėr do tė zgjatej nga Poli i Veriut deri
nė Ekuador.
 |
Molekula e ADN-sė nė bėrthamė ėshtė
e kondenzuar nė tė ashtuquajturat kromozome. Gajtėsia totale e molekulės
sė ADN-sė nė kromozom ėshtė 1 metėr. Kromozomi ėshtė njė nanometer
i gjerė, me fjalė tė tjera sa e bilionta pjesė e metrit. Si mund
tė ndodhė qė molekula e ADN-sė e gjatė 1 metėr tė vendoset nė njė
hapėsirė aq tė vockėl?
Pakot e kromozomeve janė nė fakt tė ndėrtuara nga
sisteme specialė pėrbėrėse shumė mė tė vockla. Molekula e ADN-sė
sė pari ėshtė e mbėshtjellė rreth proteinave speciale tė quajtura
histone, mu sikur tek shtjella e pambukut. Kėshtu, ato formojnė
strukturat e quajtura nukleozome. Kėto nukleozome janė tė dizajnuara
nė mėnyrė speciale pėr tė mbrojtur ADN-nė dhe pėr tė ndaluar dėmtimin
e saj. Kur nukleozomet lidhen njėra me tjetrėn ato formojnė kromatinėn.
Laqe tė pėrdredhura afėrsisht e formojnė kromatinėn. Nė kėtė mėnyrė,
kjo krijesė madhėshtore e ngjeshė molekulėn e ADN-sė nė njė hapėsirė
aq tė vogė sa e bilionta pjesė e gjatėsisė sė saj.
|
Kėta shembuj janė indikacion i sasisė madhėshtore tė informatave qė gjenden
nė ADN. Tash shtrohet pyetja, si mund tė bėhet fjalė pėr molekulė qė pėrmban
informata. Kjo pėr arsye sepse ajo pėr qka ne po flasim nuk ėshtė kompjuter
apo bibliotekė, por vetėm njė pjesė e trupit qė ėshtė me qindra mijėra
herė mė e vogėl se njė milimetėr, e pėrbėrė thjeshtė nga proteina, yndyra
dhe molekula uji. Do tė ishte njė mrekulli me pėrmasa mahnitėse sikur
kjo pjesė pambarimisht e vogėl e trupit do tė pėrmbante dhe depononte
qoftė edhe njė informatė tė vetme e tė mos flasim pėr miliona informata
tė tilla.
Kompjuterėt janė momentalisht format mė tė pėrparuara tė teknologjisė pėr
deponimin e informatave. Sasia e informatave e cila para 30 viteve nė mėnyrė
rutinore deponohej nė njė kompjuter me madhėsi sa tė njė dhome, sot mund
tė deponohet nė disqe tė vogla, por edhe teknologjia mė e re e zbuluar nga
intelegjenca njerėzore, pas diturisė sė akumuluar me shekuj dhe punės sė
mundimshme, akoma ėshtė larg nga arritja e kapacitetit deponues tė informatave
qė ka njė bėrthamė e vetme qelizore. Krahasimi nė vijim i bėrė nga profesori
i mirėnjohur i mikrobiologjisė Michael Denton, mbase do tė mjaftojė pėr
tė ndriquar kontrastin midis madhėsisė sė vockėl tė ADN-sė dhe sasisė sė
madhe tė informatave qė ajo pėrmban:
Informatat e nevojshme pėr tė specifikuar dizajnin e
tė gjitha specieve tė organizmave qė kanė ekiztuar ndonjėherė nė planetė,
njė numėr i cili sipas G.G. Simpson arrin nė pėrafėrsisht njė mijė milion,
do tė mund tė mbaheshin nė njė lugė qaji dhe akoma do tė kishte vend aty
pėr tė gjitha informatat qė gjenden nė secilin libėr tė shkruar ndonjėherė.1
Si mundet njė zingjir i padukshėm pėr syrin, i pėrbėrė nga atomet, me
diametėr sa e njė bilionta pjesė e milimetrit, tė pėrmbajė njė memorie
tė tillė dhe njė kapacitet tė tillė informatash? Kėsaj pyetje shtoja edhe
kėtė tjetrėn: Pėrdesisa secila nga 100 trilion qelizat e trupit tėnd i
dinė pėrmendėsh njė milion faqe informacioni, ti si njė qenie njerėzore
intelegjente dhe e vetėdijshme, sa faqe enciklopedie do tė mund t'i memorizoje
gjatė tėrė jetės tėnde. Diqka qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme, qeliza i
pėrdorė kėto informata nė mėnyrė tė rrjedhshme, nė njė mėnyrė tejmase
tė planifikuar dhe koordinuar, nė vendet e duhura dhe kurrė nuk bėn ndonjė
gabim. Akoma para se njeriu tė vijė nė ekzistencė, qelizat e tij veqse
kanė filluar proēesin e ndėrtimit tė tij.
Qelizat: Njėsitė Ndėrtuese tė Njerėzve
Fekondimi i qelizės vezė nga spermatozoidi do tė thotė fillimi i jetės
sė re njerėzore. Miliona spermatozoide garojnė pėr tė fekonduar qelizėn
vezė, por vetėm njė nga ta arrin ta bėjė kėtė. Megjithatė, kjo garė nuk
i ėshtė lėnė shansit apo rastėsisė, pasi qė ēdo fazė e saj ėshtė krijuar
nga Zoti me pėrmasa tė fiksuara. Perėndia e shpallė kėtė tė vėrtetė nė
ajetin e shenjtė:
"Ne u kemi krijuar juve, e pėrse nuk pranoni? A keni menduar pėr farėn qė e
dredhni. A ju e krijoni atė, apo Ne jemi qė e krijojmė?" (Kur'ani 56:57-59)
Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizėn vezė tė nėnės, gjenet
e prindėrve bashkohen dhe pėrcaktojnė karakteristikat fizike tė foshnjes
qė eventualisht do tė lindet. Secili nga mijėra gjenet e ndryshme e ka
njė funksion tė veqantė. Janė gjenet ato qė e pėrcaktojnė ngjyrėn e flokėve
dhe syve, formėn e fytyrės dhe detaje tjera tė panumėrta nė skelet, organe
tė brendshme, tru, nerva dhe muskuj.
Kur sperma bashkohet me qelizėn vezė, formohet njė qelizė - themeli i
qenies sė re njerėzore - dhe bashkė me atė qelizė formohet gjithashtu
kopja e parė e molekulės sė ADN-sė, tė cilat do ta bartin kodin gjenetik
tė personit brenda secilės qelizė pėrgjatė tėrė jetės sė tij.
Nė mėnyrė qė kjo qelizė e parė, veza e fekonduar, tė zhvillohet nė qenie
njerėzore, ajo duhet tė shumohet, dhe nė bazė tė kėsaj ajo fillon tė ndahet
me njė vetėdije tė mrekullueshme. Kjo vetėdije e zbulon vetveten nė fazėn
e ardhshme. Duke u ndarė qelizat ato fillojnė tė rriten ndryshėm dhe shkojnė
nė ato pjesė tė trupit ku ato nevojiten. Nė vend tė njė mase trupi tė
pėrbėrė nga qeliza saktėsisht tė njėjta, disa nga to shėndėrrohen nė qeliza
syri dhe shkojnė aty ku nevojiten, tė tjerat formojnė qelizat e zemrės
dhe shkojnė nė gjoks, dhe prapė disa tė tjera shėndėrrohen nė qeliza lėkure
dhe e mbulojnė tėrė trupin. Tė gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet
pėr indin e veqantė tė cilin ato do ta konstruktojnė, dhe fillojnė tė
bashkohen duke i dhėnė indit strukturėn qė i nevojitet, duke filluar kėshtu
krijimin e organeve tė ndryshme.
Koordinimi i kėtij diferencimi dhe strukturimi ėshtė bėrė i mundur nga
molekula e ADN-sė. Ne nuk duhet ta lėmė mėnjanė faktin se ADN nuk ėshtė
as biokimist qė punon nė laboratore tė mbushura plot nga pajisjet mė tė
reja, e as njė super - kompjuter i aftė pėr tė kryer triliona kalkulime
nė sekondė. ADN ėshtė molekulė e krijuar nga atome si karboni, fosfori,
azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.
Le tė kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qelizat nė trupin e
njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftė gjenet e ndryshme nė qelizat e ndryshme
aktivizohen nė kohėra tė ndryshme, dhe me kėtė i lejojnė qelizės qė tė
diferencohet. Ose thėnė ndryshe, ēdo qelizė qė ndahet dhe shumohet pas
qelizės sė parė, pėrmban kompletin e informatave gjenetike. Me fjalė tjera,
ēdo qelizė e vetme posedon mundėsinė pėr tė prodhuar muskulin e zemrės,
lėkurėn, qelizat e kuqe tė gjakut apo qfarėdo indi tjetėr nė trup. Edhepse
secila qelizė pėrmbanė pėrshkrimin e tėrėsishėm gjenetik tė tėrė trupit,
vetėm disa gjene janė aktive nė kohėra tė ndryshme nė organe tė ndryshme.
Pėr shembull, ēdo qelizė pėrmbanė kodet pėr zhvillimin dhe funksionimin
e veshkėve, sidoqoftė vetėm gjenet relevante janė aktive nė atė organ,
nė kohėra tė caktuara nė fazėn e zhvillimit. Njėjtė me kėtė, enzimet e
caktuara, psh glukozo-6-fosfati, gjenden kryesisht nė mushkėri. Edhepse
tė gjitha qelizat e tė gjitha organeve tė tjera e posedojnė pėrshkrimin
e kėsaj proteine ato kurrė nuk e prodhojnė atė. Qelizat e syrit kurrė
nuk e bėjnė; pėr shembull ato krijojnė vetėm atė qė ėshtė e nevojshme
pėr syrin: qelizat nervore do tė bartin porositė nė tru dhe nga truri
nė organe, qelizat e mushkėrive do tė purifikojnė toksinet dhe qelizat
yndyrore do tė deponojnė ushqimin pėr kohėn kur do tė ketė mungesė ushqimi.
Asnjė nga to kurrė nuk gabon dhe pėr shembull tė prodhojė enzimet e lukthit.
Pra kush e bartė sipėr kėtė divizion tė pėrsosur pune? Kush i urdhėron
qelizat qė tė specializojnė nė fusha tė ndryshme pasi qė ato tė jenė ndarė
dhe shumuar? Pėr mė tepėr, si mundet qė tė gjitha qelizat tė binden me
aq vetėdije, dhe kė e dėgjojnė ato derisa punojnė me njė disciplinė dhe
organizim kaq tė patėmetė? Ėshtė shumė e qartė se asnjė nga kėto nuk janė
sisteme tė rastėsishme tė formuara si rezultat i akoma rastėsive tė tjera.
Kjo pėrsoshmėri nuk pėrfundon me faktin se qelizat paraqiten nė vendin
e duhur dhe nė kohėn e duhur, dhe vėnė nė funksion gjenet e duhura. Qelizat
duhet gjithashtu tė jenė prezente nė fazat pėrkatėse tė jetės, dhe atė
nė sasi tė duhur. Gjenet tona 'riparuese' punojnė gjatė tėrė kohės nė
gati tė gjitha qelizat tona. Gjenet tjera funksionojnė vetėm nė disa qeliza
nė periudha kritike gjatė jetės, duke punuar pėr vetėm disa orė para se
tė shkojnė nė gjendje gjumi. Pėr shembull prodhimi i qumėshtit mundėsohet
nga gjenet gjatė gjidhėnies. Informata ekzistuese aktivizohet nė kohėn
e duhur, nė sasinė e duhur dhe nė vendin e duhur. Pėrdorimi i "koincidencės"
nga evolucionistėt pėr tė sqaruar kėtė vetėdije, planifikim, pėrcaktim,
llogaritje, drejtim intelegjent dhe pėrdorim tė tė biliontave pjesė tė
informatave qė gjenden nė ADN, nė fakt nuk ėshtė sqarim aspak. Asnjė sistem
nė botė, as edhe mė i thjeshti nuk mund tė vijė nė ekzistencė nga rastėsia,
kėshtuqė ėshtė skajshmėrisht jologjike tė shihen si rastėsi ndodhitė e
planifikuara dhe tė organizuara qė ngjajnė nė nivel tė hapėsirės mikroskopike.
Nė tė vėrtetė, evolucionistėt e pranojnė se ata janė larg nga ofrimi i
sqarimit pėr kėtė diferencim dhe ndarje tė punėve nė qelizė. Mikrobiologu
evolucionist Profesor Ali Demirsoy dėshmon:
Nė esencė nuk ėshtė vėrtetuar akoma asnjė sqarim i kėnaqshėm
pėr zhvillimin e grupeve tė qelizave me struktura dhe funksione shumė
tė ndryshme.2
Tė gjitha kėto ngjarje tė jashtėzakonshme nuk munden thjeshtė tė llogariten
nė terme tė rastėsive apo sikur ato janė vepėr e vetė qelizave. Pra, kush
i drejton kėto zhvillime qė ngjajnė nė qelizė,i krijon ato pėr qėllime
tė caktuara, dhe posedon intelegjencėn dhe fuqinė pėr qė paraqitur biliona
pjesė tė informatave nė njė sipėrfaqė tė tillė tė vockėl, tė pakapshme
pėr syrin e njeriut?
Menēuria nė Qelizė
Nė kėtė rast ti duhet ta pranosh se qfarėdo qelize nė stomakun apo veshin
tėnd ėshtė mė e ditur se sa ti, dhe pasiqė ajo i pėrdor informatat e pėrmendura
nė mėnyrėn mė korrekte dhe perfekte, ajo ėshtė edhe mė e menqur se ti.
Por ku ėshtė burimi i kėsaj menqurie? Si ėshtė e mundur qė secila nga
100 trilion qelizat e trupit tė njeriut posedon kėtė aftėsi, informatė
dhe intelegjencė tė pabesueshme? Nė fund tė fundit kėto janė vetėm njė
grumbull i atomeve dhe pastaj janė edhe tė pavetėdijshme. Merri atomet
e tė gjitha elementeve, kombinoji nė forma dhe numra tė ndryshėm, do tė
fitosh molekula tė ndryshme, por akoma kurrė nuk mund tė fitosh ndonjė
menquri. Qofshin kėto molekula tė vogla apo tė mėdha, tė thjeshta apo
komplekse, kjo nuk ka fare rėndėsi. Kurrė nuk do tė mund tė fitosh njė
mendje qė me vetėdije do tė organizonte ndonjė proces dhe do ta kryente
atė.
Nėse njė ditė i shihni fjalėt "Asgjė nuk ndodhė
rastėsisht" tė shkruara nė njė copė letre, juve as qė do tė ju shkojė
ndėr mend se ato fjalė janė formuar kur ngjyra ėshtė derdhur nė
letėr. Ēdo person intelegjent do tė mendojė se ato janė shkruar
nga dikush. Pohimet e evolucionistėve lidhur me krijimin e informatave
brenda ADN-sė janė totalisht jologjike sikurse tė pohuarit se shkronjat
nė copėn e letrės u shkruan nga rastėsia. |
Si mund tė ndodhė atėherė qė molekula e ADN-sė, e kompozuar nga mbarėshtimi
i numrit tė caktuar tė atomeve tė pamenqura dhe pavetėdije nė sekuenca
tė caktuara, dhe enzimeve, tė punojė nė mėnyrė tė harmonishme, tė ketė
aftėsi tė organizojė veprime tė panumėrta tė komplikuara dhe tė ndryshme
nė mėnyrėn mė tė pėrsosur dhe mė komplete nė qelizė? Pėrgjegjja nė kėtė
ėshtė shumė e thjeshtė; menquria nuk ėshtė nė kėto molekula apo nė qelizat
ku ato gjenden, por nė atė qė i ka krijuar kėto molekula, qė i ka programuar
ato tė funksionojnė sikurse funksionojnė. Thėnė shkurt, menquria ėshtė
prezente jo nė veprėn e bėrė, por nė krijuesin e asaj vepre.
Edhe kompjuteri mė i zhvilluar ėshtė produkt i menqurisė dhe intelektit
qė ka shkruar dhe instaluar programet e tij, dhe pastaj e ka pėrdorur
atė. Njėsoj, qeliza, ADN dhe ARN nė tė, dhe njeriu i pėrbėrė nga qeliza
tė tilla nuk janė asgjė veqse vepra tė Atij qė i ka krijuar ato sikur
edhe atė qė ato bėjnė. Pa marrė parasysh se sa e pėrkryer, komplete dhe
e mahnitshme ėshtė vepra, menquria gjithmonė qėndron nė pronarin e veprės.
Nėse ti do ta shihje njė fjali tė kuptimtė nė fletoren tėnde nė tavolinė,
a nuk do tė ishe kurreshtar pėr ta ditur kush e ka shkruar atė. Ti kurrė
nuk do tė mendoje se fletorja, lapsi dhe ngjyra u bashkuan si rezultat
i erės dhe e shkruan atė fjali. Nė ADN ne kemi tė bėjmė me biliona pjesė
tė informatave, secila nga to kruciale pėr qenien njerėzore.
Hė pra, pse nuk e bėjmė tė njėjtėn pyetje rreth qelizės? Nėse informata
nė kompjuter apo nė fletore ėshtė shkruar nga dikush, kush e ka "shkruar"
atėherė ADN-nė e cila ka teknologji shumė mė superiore dhe mė tė avancuar,
ėshtė dizajnuar nė mėnyrėn mė tė pėrkryer, ėshtė krijuar dhe vendosur
nė qelizėn e imtė, e cila nga ana tjetėr ėshtė njė mrekulli tjetėr nė
vetvete? Pėrveq kėsaj, deri mė sot ajo nuk ka humbur asnjė nga aftėsitė
qė i ka pasur me mijėra vite. Ēka mund tė jetė pėr ty mė e rėndėsishme
se sa tė pyetesh: Kush dhe pse i ka krijuar kėto qeliza, tė cilat funksionojnė
non-stop nė mėnyrė qė ti tė mund tė lexosh kėta rreshta, tė shohėsh, tė
marrėsh frymė, tė mendosh, thėnė shkurt tė ekzistosh dhe tė vazhdosh tė
ekzistosh?
A nuk ėshtė pėrgjegjja nė kėtė pyetje ajo pėr tė cilėn ti duhet tė mendosh
mė sė shumti nė jetėn tėnde? Ne shohim njė dizajn, planifikim dhe rend
madhėshtor qė nga dielli nė qiell e deri tė ADN-ja nė trupin e dikuj.
Dhe tė mendosh tash se cilado nga kėto gjėra mund tė jetė rezultat i rastit,
ėshtė njė pohim i papranueshėm, diqka qė ėshtė e pamundur tė mirret seriozisht.
Asnjė Dizajn nuk mund tė ndodhė Rastėsisht
Ti mund ta kesh parė emrin e ndonjė ndėrtese, tė bėrė me lule nė kopsht
para saj. Duke shikuar aty poshtė ose edhe qė nga larg, menjėherė mund
ta kuptosh emrin e ndėrtesės apo kompanisė pėrkatėse. Kjo ėshtė shenjė
se ato lule nuk janė aty rastėsisht por janė vendosur ashtu nga kopshtarėt
dhe dizajnuesit. Ti mund edhe tė mos i shohėsh kopshtarėt duke e bėrė
atė, por ti e kupton se ajo ka ndodhur, nga emri qė ato lule formojnė.
|

Askush nuk do ketė fije dyshimi se pjesėt
e orės nė foto janė dizajnuar nga dikush. Kodimi i informatave nė
ADN ėshtė shumė mė madhėshtor se sa dizajni i njė ore. Duke qenė
kėshtu, ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe tė pohosh se informatat u krijuan
vetvetiu rastėsisht si rezultat i vendimit tė marrė nga atomet e
pavetėdije.
|
Nė mėnyrė alternative, le tė marrim sikur ti i ke lėnė pllakėzat e shkapėrderdhura
nė tavolinė pasi qė ke luajtur lojėn e mozaikut. Kur kthehesh e sheh se
pllakėzat janė nė formėn e fjalėve: "Unė kam fituar", dhe ti menjėherė
e di se dikush i ka renditur ato nė atė radhitje tė kuptimtė. Ti kurrė
nuk do tė mund tė imagjinoje se pllakėzat u bashkuan rastėsisht dhe i
formuan ato fjalė, ashtu sikur kurrė nuk do tė mund tė imagjinoje se emri
qė e kanė krijuar lulet ėshtė paraqitur rastėsisht. Shkurtimisht, nėse
ekziston ndonjė dizajn i drejtuar ndaj njė caku tė caktuar diku, atėherė
ti e di se definitivisht duhet tė ekzistojė njė dizajnues mbrapa atij
dizajni. Ti mund tė mos e kesh parė dizajnuesin, sidoqoftė ti mund tė
jesh i sigurtė nė ekzistencėn e tij dhe qėllimin e tij nga vepra qė ai
e ka bėrė dhe nga gjurmėt qė ka lėnė prapa vetes.
Ideja kryesore qė ne duam tė parashtrojmė me kėta shembuj ėshtė kjo:
Nėse ekziston qoftė edhe shenja mė e vogėl e diqkaje tė planifikuar diku,
atje sigurisht gjenden gjurmėt e poseduesit tė menqurisė. Pėr shembull,
nėse ti i rrokullis disa gurė tė bardhė teposhtė njė mali triliona herė,
ti kurrė nuk do tė kesh shans tė shohėsh se ata gurė janė bashkuar dhe
kanė formuar emrin e njė ndėrtese. Nėse ekziston ndonjė fjalė apo fjali
diku, tė gjithė do tė pajtohen se ajo fjalė apo fjali do tė jetė shkruar
nga dikush. Fjalėt pa autor, apo dizajnet pa dizajnues janė fare tė pamundura.
Trupi i njeriut nė anėn tjetėr posedon njė strukturė triliona herė mė
komplekse se sa emri i njė ndėrtese apo se sa fjalėt "Unė kam fituar",
dhe prapė ėshtė tėrėsisht e pamundur tė marrėsh me mend se ky kompleksitet
mund tė ketė ndodhur vetvetiu apo me rastėsi. Pėr mė tepėr, triliona ADN-tė
qė biliona qenie tė gjalla i kanė poseduar gjatė miliona vitesh, janė
pėrdorur nė mėnyrėn mė intelegjente, janė shkruar nė mėnyrėn mė tė pėrkryer
pa asnjė cen, dhe janė vendosur nė zona tė imta tė pakapshme pėr syrin
e thjeshtė. E kjo do tė thotė se ekziston njė Krijues i cili e ka dizajnuar
dhe planifikuar qelizėn me ADN-nė brenda saj, nė mėnyrė aq tė pėrsosur.
Tė pohosh tė kundėrtėn do tė thotė tė shkosh prapa kufinjėve tė arsyeshmėrisė
dhe tė sulmosh vetė themelin e tė sė vėrtetės, arsyes dhe logjikės.
Prapseprapė, shumė njerėz, tė cilėt me shumė gatishmėri do tė thonė se
ėshtė e pamundur qė disa shkronja tė rregullohen vetvetiu dhe tė formojnė
qoftė edhe tri fjalė tė vockla, mund tė dėgjojnė pa asnjė vėrejtje mashtrimin
se ishte rezultat i "koincidencės" ajo qė biliona atome u bashkuan njė
nga njė nė njė renditje tė planifikuar dhe formuan njė molekulė si ADN-ja,
e cila kryen njė detyrė aq super-komplekse. Kjo ėshtė sikur njė person
i hipnotizuar i cili i ėshtė nėnshtruar hipnotizuesit dhe qė pranon me
sugjestion se ai ėshtė derė, dru apo hardhucė
Shembujt e dizajnit tė patėmetė nė ADN nuk janė tė kufizuar vetėm nė
rastet e pėrmendura mė lartė. Kodimi i tė dhėnave nė ADN ėshtė dizajnuar
nė mėnyrė shumė mė fascinante dhe tė mahnitshme.
ADN alfabeti
Mendoni njė mozaik sikur ky nė foto.
Secila pjesė duhet tė jetė nė vendin e saj tė duhur nė mėnyrė qė
mozaiku tė jetė i kompletuar dhe to qė krijohet fotografia. Mu sikur
njė mozaik, tė gjitha nukleotidet duhet tė jenė tė renditura nė
mėnyrė korrekte ashtu qė molekula e ADN-sė tė krijojė njė qenie
tė gjallė perfekte dhe qė t'ia mundėsojė asaj ekzistencėn.
Natyrisht se ėshtė qesharake tė mendosh se pjesėt e ndara tė kėtij
mozaiku u bashkuan rastėsisht dhe e formuan pikturėn qė gjendet
mė sipėr. Ėshtė edhe mė i palogjikshėm pohimi se molekula e ADN-sė,
e cila ka pakrahasueshėm njė dizajn mė tė pėrsosur dhe njė sistem
kodimi mė kompleks se sa mozaiku, ėshtė krijuar rastėsisht. |
ADN-ja nė bėrthamėn qelizore ka strukturė spirale. Kur kjo do tė nxirrej
jashtė, ADN-ja kthehet nė njė fije tė hollė me gjatėsi prej njė metre
ose ashtu diqka. Mėnyra se si ADN-ja e gjatėsisė njė metėrshe ose afėrsisht
ashtu diqka, tkurret nė bėrthamėn e vockėl qelizore, ėshtė temė qė do
konsideratė tė mėtejme.
Atomet qė e ndėrtojnė ADN-nė kanė njė dizajn superior qė mundėson pėrmbajtjen
e sasisė maksimale tė informatės nė zonat sa mė tė vogla qė tė jetė e
mundur. Tri elemente gjenden nė secilin hap tė fijeve spirale qė rrotullohen
rreth njėra tjetrės: sheqeri, fosfati dhe bazat organike qė pėrmbajnė
hidrogjen tė cilat e krijojnė kodin e ADN-sė. Edhepse mėnyrat dhe funksionet
janė tė njėjta tek secili njeri, kodet e veqanta qė u mundėsojnė njerėzve
tė jenė tė ndryshėm nga njėri tjetri, janė tė ndėrtuara nga kėto baza
hidrogjenore. Dallimet nė mėnyrėn e kombinimeve tė kėtyre katėr bazave
tė ndryshme janė arsyeja e tė gjitha dallimeve midis njerėzve. Kėto baza
janė: Adenina, Guanina, Citozina dhe Timina. Ato lidhen me njėra tjetrėn
bazuar nė rregulla specifike. Sikur njė gjuhė e huaj tė cilėn shkencėtarėt
sapo kanė filluar tė mėsojnė ta lexojnė, kėto katėr tipe tė bazave organike
hidrogjenore e fshehin nė vete tėrė kodin e ekzistencės sonė biologjike.
Kėto baza qė e ndėrtojnė molekulėn e ADN-sė janė tė njohura me inicialet
e tyre: A, T, G dhe C. Informatat nė bankėn e tė dhėnave nė bėrthamėn
qelizore janė tė deponuara nė formėn e alfabetit tė pėrbėrė nga kėto katėr
shkronja.
Secili gjen, i cili ėshtė njėsi pėrbėrėse e molekulės sė ADN-sė, pėrcakton
veti tė posaqme tė trupit tė njeriut. Veti tė panumėrta si lartėsia, ngjyra
e syve, materiali dhe forma e hundės, pastaj veshėve dhe kafkės formohen
me komandėn e gjeneve tė ndėrlidhura. Ne mund tė krahasojmė secilin nga
kėto gjene me faqet e njė libri. Nė faqe gjenden shkrime tė pėrbėra nga
shkronjat A-T-G-C.
Nė ADN-nė e qelizės njerėzore gjenden pėrafėrsisht 200 000 gjene. Secili
gjen ėshtė i kompozuar nga sekuenca speciale e nukleotideve, numri i tė
cilave sillet prej 1000 deri nė 186 000 sipas tipit tė proteinave me tė
cilat ato korrespondojnė. Kėto gjene pėrmbajnė kodet e pėrafėrsisht 200
000 proteinave qė funksionojnė nė trupin e njeriut dhe e kontrollojnė
prodhimin e kėtyre proteinave.
Renditja e gjeneve
Njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme tė biologjisė molekulare ėshtė ai
se disa gjene janė me influente se sa tė tjerat. Arsyeja e kėsaj ėshtė
se gjenet janė tė vendosura nė njė renditje shumė tė komplikuar. Nė hierarkinė
fundamentale gjenetike ekzistojnė disa gjene tė cilat janė tė ngarkuara
me bartjen e funksioneve qė pėrsėriten: krijimi i hemoglobinės, rritja
e flokėve ose pėr shembull prodhimi i enzimeve digjestive. Ekzistojnė
gjenet "rregullatore" tė vendosura mbi kėto molekula punėtore. Kėto i
shtyjnė molekulat punėtore qė tė punojnė dhe gjithashtu i ndalojnė ato
nga tė punuarit. Pėr shembull, ato e ndalojnė nga funsionimi gjenin e
hemoglobinės gjatė fėmirjėrisė. Ekziston njė seri e 'kontrolleve kryesore'
mbi punėn edhe tė punėtorėve e edhe tė 'drejtuesve tė ndėrmjetmė'. Vendimi
i tyre ndikon nė disa, bile edhe deri nė qindra sub-njėsi. Kėto gjene
janė aq vitale sa qė dėmtimi i tyre gjatė fazės embrionale mund tė jetė
fatal.
Ky ėshtė njė fakt qė kėrkon konsideratė tė kujdesshme. Gjenet janė molekula
tė pėrbėra nga atomet. E pra, si ėshtė e mundur qė kėto molekula tė kenė
vendosur njė organizim kaq tė rregulluar midis tyre? Si mund tė ndodhė
qė njė melekulė tė marrė vendim pėr tė ndalur rritjen e dikuj dhe t'ia
besojė kėtė vendim gjeneve tjera, ashtu qė ato ta pranojnė, ti binden
dhe ta implementojnė kėtė vendim? Kush e ka vendosur kėtė disciplinė?
Tutje, triliona gjene nė mėnyrė tė pandėrprerė me miliona vite kryejnė
tė njėjtat funksione, me disciplinėn e njėjtė, bindjen, intelegjencėn
dhe vetėdijen e njėjtė..
Tė thuash tash se njė sistem i tillė u shfaq rastėsisht ėshtė absolutisht
e quditshme. Nuk ka dyshim se ėshtė Perėndia Ai qė i ka programuar gjenet
nė mėnyrė aq tė menqur dhe tė pėrsosur.
ADN-ja e sfidon rastėsinė
Matematicientėt kanė vėrtetuar sot se rastėsia nuk luan asnjė rol nė
formimin e informatave tė koduara brenda ADN-sė. Kur dihet se molekula
e ADN-sė ėshtė e pėrbėrė nga miliona qifte bazash, gjasat e njė krijimi
tė rastėsishėm tė qoftė edhe tė njė gjeni tė vetėm nga 200 000 sosh qė
e pėrbėjnė ADN-nė, janė mė tė pakta se sa edhe fjala "e pamundur" do ti
shprehte. Frank Salisbury, njė biolog evolucionist, i thotė fjalėt nė
vijim rreth kėsaj "pamundėsie".
Njė proteinė mesatare mund tė pėrfshijė deri nė 300
aminoacide. Gjeni i ADN-sė qė kontrollon kėtė do ti ketė 1 000 nukleotide
nė zingjirin e tij. Duke qenė se ekzistojnė katėr lloje tė nukleotideve
nė zingjirin e ADN-sė, njė zingjirė i tillė i pėrbėrė nga 1 000 lidhje
mund tė ekzistojė nė 41000 forma. Duke pėrdorur njė algjebėr tė thjeshtė
ne shohim se 41000 =10600. Kur numri dhjetė shumėzohet me vetveten 600
herė e jep njė figurė ku numri 1 ka pas vetes 600 zero! Ky numėr ėshtė
tėrėsisht jashtė kufinjėve tė tė kuptuarit tonė.3
Sikur edhe po tė supozonim se nė njė mjedis janė tė pranishme tė gjitha
nukleotidet e nevojshme bashkė me kompleksin e molekulave dhe enzimeve
tė nevojshme pėr kombinimin e tyre, gjasat qė kėto nukleotide tė radhiten
nė sekuencėn e dėshiruar janė 1nė 41000, ose me fjalė tjera 1 nė 10600.
Shkurt thėnė, gjasat e formimit tė rastėsishėm tė kodit tė njė proteine
mesatare tė trupit tė njeriut nė ADN janė 1 me njė njėsh tjetėr tė pasuar
nga 600 zero. Ky numėr, i cili ėshtė shumė mė larg se sa tė jetė astronomik,
do tė thotė nė praktikė: gjasė "zero" . E kjo do tė thotė se njė sekuencė
e tillė duhet tė jetė e ndikuar nga kontrolli dhe dituria e njė fuqie
tė menqur dhe tė vetėdijshme. Gjasat janė zero qė kjo tė ndodhė "aksidentalisht"
apo "rastėsisht".
Mendo rreth librit qe je duke e lexuar pikėrisht tani. Si do tė reagoje
ti ndaj dikuj qė do tė thoshte se shkronjat janė bashkuar rastėsisht nga
vetvetiu dhe e kanė formuar kėtė shkrim? Ėshtė shumė e qartė se libri
ėshtė shkruar nga njė person intelegjent dhe i vetėdijshėm. Njėsoj ėshtė
edhe me ADN-nė.
Francis Crick dhe James Watson fituan
ēmimin Nobėl pėr zbulimin e strukturės madhėshtore tė ADN-sė. |
Fransis Crick, biokimisti i cili e zbuloi strukturėn e
ADN-sė ka fituar qmimin Nobėl pėr hulumtimet e kryera nė kėtė fushė. Crick,
i cili ishte njė evolucionist i flaktė, dha kėtė pohim shkencor nė librin
qė e shkroi pas vėrtetimit tė strukturės sė mrekullueshme tė ADN-sė: "Njė
njeri i ndershėm, i armatosur me tėr njohuritė qė i kemi nė dispozicion
tani, mundet vetėm tė pohojė se nė njėfarė mėnyre, origjina e jetės paraqitet
nė njė moment qė ėshtė gati mrekulli."4 Pra edhe
sipas mendimit tė Crick-ut, i cili ishte njė nga ekspertėt mė tė mėdhenjė
tė ADN-sė, jeta kurrė nuk mund tė ketė lindur nė tokė nė mėnyrė spontane.
Kur ne kemi parasysh rregullin dhe balancin sensitiv nė tė dhėnat brenda
ADN-sė, bėhet edhe mė e qartė se sa e pamundur ėshtė qė ato tė kenė ardhur
nė jetė nga rastėsia. Tė dhėnat e ADN-sė, qė pėrbėhen nga mė shumė se
3 bilionė shkronja, janė tė kompozuara nga njė sekuencė speciale dhe tė
kuptimshme tė shkronjave A-T-G-C. As edhe njė shkronjė e vetme nuk duhet
tė vendoset gabimisht nė kėtė sekuencė. Njė fjalė e shkruar gabimisht
apo njė gabim shkronjė nė njė enciklopedi mund tė anashkalohet dhe tė
injorohet. As qė edhe do tė vėrehet. Sidoqoftė, qoftė edhe njė gabim i
vetėm nė ndonjė nga bazat qifte tė ADN-sė, si psh njė shkronjė e koduar
gabimisht nė 1 bilion e 719 milion e 348 mijė e 632 qifte bazash, do tė
shkaktonte rezultate tė tmerrshme pėr qelizėn, dhe bashkė me kėtė edhe
pėr vetė personin. Pėr shembull, hemofilia (leukimia) ėshtė pasojė e njė
kodimi tė tillė tė gabueshėm. Janė disa sėmundje trashėguese qė shkaktohen
nga disa parregullsi nė renditjen gjenetike. E vetmja arsye e kėtyre sėmundjeve
potencialisht shumė tė rrezikshme, ėshtė se njė apo disa nga miliona shkronjat
e kodit gjenetik gjenden nė vendin e gabuar. Mongolizmi, apo Sindromi
i Daunit ėshtė gjėrėsisht i pėrhapur. Shkaktohet nga prezenca e njė ekstra
kromozomi nė qiftin 21 tė kromozomeve nė secilėn qelizė. Njė shembull
tjetėr ėshtė sėmundja e Hantingtonit. I godituri nga kjo sėmundje ėshtė
mjaft i shėndetshėm deri nė moshėn 35 vjeqare, por pastaj njė spazmė e
pakontrolluar muskulore paraqitet nė duart, kėmbėt dhe fytyrėn e tij.
Pasi qė kjo sėmundje fatale dhe e pashėrueshme afekton edhe trurin, kujtesa
dhe fuqia e tė menduarit tek i sėmuri progresivisht dobėsohen.
Qelizat njerėzore pėrmbajnė 46 kromozome,
nė 23 qifte. Secili qift ėshtė pėrgjegjės pėr aktivitete tė caktuara
nė trup. Ēdo defekt nė qiftin e kromozomit rezulton nė dėmtim tė
pariparueshėm. |
Tė gjitha kėto sėmundje gjenetike e zbulojnė njė fakt tė rėndėsishėm:
kodi gjenetik ėshtė aq i ndjeshėm dhe i balancuar, dhe i pėrllogaritur
nė mėnyrė aq minutore, sa qė edhe ndryshimet mė tė vogla mund tė kenė
pasoja serioze. Njė shkronjė mė shumė apo njė shkronjė mė pak mund tė
qojė deri te njė sėmundje vdekjeprurėse apo deri te efekte gjymtuese pėr
tėrė jetėn. Pėr kėtė arsye ėshtė definitivisht e pamundur qė tė mendosh
se njė ekuilibėr i tillė senzitiv erdhi nė jetė nga rastėsia dhe u zhvillua
nėpėrmes mutacionit, ashtu siq mundohet teoria e evolucionit tė na bėjė
tė besojmė. Nėse do tė ishte ashtu, si u krijuan dhe si u koduan informatat
enorme brenda ADN-sė? Evolucionistėt, tė cilėt rrėnjėt e jetės ua lėnė
rastėsisė, faktikisht nuk kanė asnjė koment pėr tė bėrė nė temėn e rrėnjėve
tė jetės. Kur i pyet ata lidhur me rrėnjėt e ADN-sė, me fjalė tjera kodit
gjenetik, merr pėrgjegjje tė njėjtė nga tė gjithė ata. Leslie E. Orgel
pėr shembull, njė nga biokimistėt evolucionistė mė tė njohur tė kohės
sonė, ofron pėrgjegjen nė vazhdim:

Fėmijė me Sindromin e Daunit,
me njė kromozom mė tepėr nė qiftin 21 tė kromozomeve. |
Ne nuk i kuptojmė as edhe tiparet e pėrgjithshme tė origjinės
sė kodit gjenetik
Ky ėshtė aspekti mė enigmatik i problemit tė origjinės
sė jetės dhe mund tė nevojiten zbulime tė mėdha konceptuale apo eksperimentale
para se tė bėjmė ndonjė progres thelbėsor nė kėtė drejtim.5
Kėshtu mbesin krejt tė stepur ata qė pohojnė se miliona faqe, apo biliona
pjesė informatash janė shkruar nga rastėsia. Ashtu si secili libėr apo
pjesė informate ka autorin apo pronarin e tij, njėsoj e kanė edhe informatat
nė ADN: dhe ai Krijues ėshtė Zoti ynė, poseduesi i diturisė dhe arsyes
superiore e tė pafundme.
Njė Krijim Unik: Vetėreplikimi i ADN-sė
Sikur qė e dimė, qelizat shumohen me ndarje. Trupi i njeriut fillimisht
pėrbėhet nga njė qelizė e vetme e cila pastaj ndahet dhe e reprodukon
vetveten shumė herė nė proporcionin 2-4-8-16-32
Qfarė ndodhė me ADN-nė nė fund tė kėtij procesi tė ndarjes? Ekziston
vetėm njė zingjir i ADN-sė nė qelizė. Por, ėshtė evidente se qelizės sė
re tė sapokrijuar i nevojitet ADN-ja. Pėr ta mbushur kėtė zbraztėsi, ADN-ja
kryen njė seri interesante tė veprimeve, secila fazė e tė cilave veprime
ėshtė njė mrekulli tjetėr nė vetvete. Finalisht, pak para se tė ndahet
qeliza ADN-ja krijon njė kopje tė vetvetes dhe e transferon atė nė qelizėn
e re.
Vėshtrimet nė ndarjen e qelizės tregojnė se qeliza duhet tė arrijė njė
madhėsi specifike para se tė ndahet. Nė momentin kur tejkalohet kjo madhėsi
e veqantė, automatikisht fillon procesi i ndarjes. Pėrderisa forma e qelizės
fillon tė bėhet mė e sheshuar pėr tė akomoduar procesin e ndarjes, ADN-ja
fillon ta replikojė vetveten ashtu siē u pėrmend mė herėt.
Kjo do tė thotė se qeliza "vendosė" qė tė ndahet si e tėrė dhe pjesėt
e ndryshme tė qelizės fillojnė tė veprojnė nė pajtim me kėtė vendim. Ėshtė
evidente se qeliza ėshtė e lirė nga vetėdija pėr tė kryer njė veprim kaq
kolektiv. Ndarja e qelizės fillon me njė urdhėr sekret dhe e tėrė qeliza,
pėrfshirė ADN-nė vepron nė bazė tė kėtij urdhėri.

Sinteza e ADN-sė fillon
nė njė sekuencė baze specifike e njohur si fillimi i replikimit.
Kėtu, fijet e ADN-sė ndahen me ndihmėn e enzimit tė quajtur ADN
helikazė dhe pas kėsaj proteinat lidhėse tė ADN-sė ngjiten me
fijet e paspiralizuara duke i parandaluar ato qė tė bashkohen
sėrish. Nė tė njėjtėn kohė molekula e ARN-sė e njohur si ARN primer
sintetizohet ndėrmjet fijeve nė kohėn kur ato shkėputen nga njėra
tjetra. Kjo molekulė e ndihmon ADN polimerazėn qė ti lexojė nukleotidet
dhe tė iniciojė replikimin. ADN polimeraza lidhet me njėren fije
tė ADN-sė, e lexon sekuencėn e bazave nė fijen model dhe pastaj
sintetizon fijen komplementare. Nė kėtė mėnyrė krijohet heliksi-spirali
i dyfishtė. Sinteza e ADN-sė vazhdon nė tė dy fijet e ndara nė
drejtime tė kundėrta. Kur ky process pėrfundon do tė kemi tė krijuara
dy molekula tė reja bija, ku secila prej tyre pėrmbanė nga njė
fije tė re tė sintetizuar rishtas.
|
Falė informatave qė gjenden nė ADN, proteinat
qė kanė pėrsipėr detyra tė panumėrta nė trupin tonė krijohen me
tė gjitha karakteristikat qė u nevojiten atyre. |
Sė pari ADN ndahet nė dy pjesė pėr tė replikuar vetveten. Kjo ngjarje
ndodhė nė njė mėnyrė shumė interesante. Molekula e ADN-sė nė formė spiraleje
ndahet nė dy sikur zingjirė duke filluar nga mesi i pėrdredhjes sė spiralit.
Prej tash e tutje, ADN ndahet nė dy pjesė. Dy gjysmat (replikatet) tjera
tė qė tė dy pjesėve krijohen nga materiali i pranishėm nė mjedis. Nė kėtė
mėnyrė janė prodhuar dy molekula tė reja tė ADN-sė. Nė secilėn pjesė tė
operacionit marrin pjesė proteinat eksperte tė quajtura "enzime" tė cilat
funksionojnė sikur njė robot i avancuar. Edhe pse duket e thjeshtė nė
shikim tė parė, proceset e ndėrmjetme qė ndodhin pėrgjatė kėtij operacioni
janė aq tė shumta dhe aq tė komplikuara sa qė pėr ta pėrshkruar tėrė ngjarjen
nė detaje do tė nevojiteshin faqe tė tėra.
Njė gjė nuk duhet harruar kėtu. Enzimet qė formohen si rezultat i bashkimit
tė atomeve e ekzaminojnė njėrėn gjysmė tė spiralit tė ADN-sė, i identifikojnė
ato pjesė qė mungojnė, i marrin kėto pjesė nga vendet pėrkatėse dhe i
shtojnė ato aty nevojiten. Nė kėtė mėnyrė ndodhė kopjimi i ADN-sė. Mėnyra
se si kėto struktura tė imta, tė pavetėdije dhe tė paarsye, i kryejnė
nė mėnyrė tė pandėrprerė kėto procese kaq komplekse, qė kėrkojnė vetėdije,
dituri dhe arsye, nuk mund tė kalohet thjeshtė vetėm duke lexuar pėr to.
Kėtu zbulohen disa tė vėrteta tė rėndėsishme qė duhet pasur nė konsideratė.
Enzimi special i quajtur telomerazė e
drejton replikimin e telomereve. Telomer quhet fundi i kromozomeve,
i cili pėrbėhet nga sekuencat e pėrsėritura tė ADN-sė qė kryejnė
funksionin e tė siguruarit se ēdo cikėl i replikimit tė ADN-sė ėshtė
kompletuar. |
Molekulat e reja tė ADN-sė qė krijohen pas replikimit kontrollohen nė
mėnyrė tė pėrsėritshme nga enzimet inspektuese. Nėse ėshtė bėrė ndonjė
gabim i cili mund tė jetė shumė vital, ai menjėherė identifikohet dhe
pėrmirėsohet. Kodi i gabuar largohet dhe zėvendėsohet nga tjetri i pėrmirėsuar.
Edhepse tė gjitha kėto procese kryhen me njė shpejtėsi verbuese - 3 000
qifte bazash prodhohen nė njė minutė, - tė gjitha kėto qifte kontrollohen
nė mėnyrė tė pėrsėritshme nga enzimet qė kanė kėtė detyrė dhe kryhen ndryshimet
e nevojshme. Faktet vijuese qė janė veqanėrisht tė qarta do tė krijojnė
njė tė kuptuar mė tė mirė tė shpejtėsisė sė madhe me tė cilėn ADN shumohet.
Ndarja e njė qelize zgjatė midis 20 dhe 80 minuta, dhe informatat nė ADN
duhet tė kopjohen dhe shumohen brenda kėsaj kohe tė caktuar. Me fjalė
tjera, 3 bilion pjesėt e informatės nė ADN mund tė kopjohen nė intervalin
kohor prej 20 deri 80 minutash pa asnjė gabim apo cen. Kjo ėshtė po aq
e mrekullueshme sa reprodukimi i pėrsosur nė njė interval kaq tė shkurtėr
kohorė, i tė gjitha informatave nė njė bibliotekė, apo i tė 1 000 librave,
apo i miliona faqeve. Dhe vėreje me kujdes, nuk ėshtė ndonjė pajisje teknologjike
apo ndonjė fotokopjues i avancuar qė e bėn kėtė, por janė enzimet e formuara
nga bashkimi i atomeve.
Nė molekulėn e re tė prodhuar tė ADN-sė, mė shumė gabime se ato normale
mund tė bėhen si rezultat i faktorėve tė jashtėm. Nė kėtė rast, ribozomet
e qelizės fillojnė tė prodhojnė enzimet riparuese tė ADN-sė sipas urdhėrit
tė dhėnė nga ADN. Kėshtu, ADN duke e mbrojtur vetveten gjithashtu garanton
edhe ruajtjen e gjeneratės.
ADN e riparon vetveten dhe nuk lejon
gabime.
Kur sinteza e ADN-sė ėshtė kompletuar gabimi ndodhė nė njė nukleotid
nga mijėra sosh. Megjithatė ekziston pėrgatitje pėr gabimet e tilla
pasi qė ekziston njė grup special i enzimeve i cili ka pėr detyrė
pėrmirėsimin e gabimeve qė kanė ndodhur gjatė sintezės sė ADN-sė.
Kėto enzime e identifikojnė gabimin nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe
i largojnė nukleotidet defektive. Ato i sintetizojnė pastaj nukleotidet
e reja dhe i insertojnė prapė gjatė procesit. |
Qelizat lindin, shumohen dhe vdesin njėsoj sikur qeniet njerėzore. Megjithatė
jetėgjatėsia e qelizave ėshtė shumė mė e shkurtėr se sa e e njeriut qė
ato e pėrbėjnė. Pėr shembull, shumica e qelizave qė e pėrbėnin trupin
tėnd para gjashtė muajve nuk ekzistojnė sot. Megjithėkėtė ti ke mbijetuar
sepse ato janė ndarė me kohė dhe u kanė lėnė vend qelizave tė reja. Pėr
kėtė arsye, veprimet shumė tė komplikuara siē janė kėto tė shumimit tė
qelizave dhe replikimit tė ADN-sė, janė procese vitale qė nuk mund tė
tolerojnė as edhe njė gabim tė vogėl kur ka tė bėjė me mbijetimin e njeriut.
Prapseprapė, procesi i shumimit ndodhė aq rrjedhshėm sa qė norma e gabimeve
ėshtė vetėm njė nė 3 milion qifte bazash. Dhe ky gabim i vetėm eliminohet
nga mekanizmat kontrollues mė tė lartė nė trup pa shkaktuar ndonjė problem.
Pika mė interesantė ėshtė se kėto enzime tė cilat ndihmojnė nė prodhimin
e ADN-sė dhe qė e kontrollojnė kompozimin e saj, janė nė tė vėrtetė proteina
tė prodhuara sipas informatave tė koduara nė ADN dhe nėn komandėn dhe
kontrollin e ADN-sė. Ėshtė ky njė sistem kaq i gėrshetuar dhe i pėrsosur
nė punėn e tij sa qė ėshtė krejtėsisht e pamundur qė ky sistem ta ketė
arritur kėtė gjendje me rastėsi graduale. Njėsoj sikur qė ADN-ja duhet
tė ekzistojė nė mėnyrė qė enzimet tė ekzistojnė, ashtu edhe enzimet duhet
tė ekzistojnė pėr tė ekzistuar ADN-ja, dhe pėr tė ekzistuar qė tė dyja
kėtė nė anėn tjetėr, qeliza duhet tė ekzistojė si e tėrė bashkė me membranėn
dhe tė gjitha organelet komplekse qė ajo i pėrmbanė.
Shumė enzime duhet tė ekzistojnė pėrgjatė
ADN-sė gjatė replikimit dhe sintezės sė proteinave. Fushat me ngjyrė
tė kuqe dhe tė verdhė nė fotografi tregojnė enzimet qė punojnė me
ADN-nė. |
Teoria e evolucionit e cila pohon se qeniet e gjalla evoluan 'hap pas
hapi' si rezultat i 'rastėsive tė dobishme', refuzohet nė mėnyrė eksplicite
nga paradoksi ADN-enzim i pėrmendur mė lartė. Kjo ėshtė pėr arsyen se
edhe ADN e edhe enzimet duhet tė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė. Dhe kjo
tregon ekzistencėn e njė krijimi tė vetėdijshėm.
Pėrgjatė tėrė ditės, pa qenė ti fare i vetėdijshėm pėr kėtė, kryhen operacione
dhe kontrolle tė shumta, dhe poashtu shumė masa mirren nė trupin tėnd
me njė shpejtėsi tė pabesueshme dhe nė njė mėnyrė aq tė pėrgjegjshme ashtu
qė ti tė mund ta jetosh jetėn tėnde pa ndonjė problem. Secila pjesė e
vetme e kryen detyrėn e saj nė mėnyrė tė suksesshme dhe tė tėrėsishme.
Perėndia ka vendosur nė shėrbimin tėnd atome dhe molekula tė panumėrta,
prej mė tė mėdhave deri tek mė tė voglat, prej mė tė thjeshtave deri te
mė tė komplikuarat, ashtu qė ti tė mund ta jetosh njė jetė tė mirė dhe
tė shėndetshme. Favori dhe bekimi i tillė pa kurgjė tjetėr ėshtė i mjaftueshėm
pėr tė merituar falėnderimet tona tė vazhdueshme
All-llahu ėshtė Ai, qė juve ua bėri natėn tė pushoni nė tė, e ditėn tė ndritėshme. All-llahu ėhtė dhurues ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk falėnderojnė. (Kur'ani, 40:61)
Darvinizmi nuk mund tė sqarojė se si u krijuan informatat
nė ADN dhe si dallojnė ato nė secilėn specie
Evolucionistėt nė asnjė mėnyrė nuk mund tė ofrojnė ndonjė sqarim rreth
temės se si filloi-si u krijua ADN, dhe pastaj ėshtė edhe njė pikė tjetėr
ku ata gjenden nė rrugė pa krye. Si ndodhi qė peshqit, zvarranikėt, insektet,
shpendtė apo qeniet njerėzore tė kenė ADN tė ndryshme, infomrmata tė ndryshme
gjenetike?
Evolucionistėt i pėrgjigjen kėsaj pyetje duke thenė se trupi i informatave
nė ADN u zhvillua dhe u bė i larmishėm me kohė nėpėrmes rastėsive. Rastėsitė
tė cilave ata u referohen janė "mutacionet". Mutacionet janė ndryshime
tė cilat ndodhin nė ADN si rezultat i rrezatimit apo veprimeve kimike.
Nganjėherė ndodhė qė rrezatimi tė bie nė zingjirin e ADN-sė dhe tė shkatėrrojė
apo zhvendosė disa qifte bazash nga aty. Sipas evolucionistėve qeniet
e gjalla e kanė mbėrrirė gjendjen e tyre tė tanishme tė pėrsosur si rezultat
i diversifikimit tė njė ADN-je tė vetme si shkak i kėtyre mutacioneve
(aksidenteve).
Pėr tė sqaruar se ky pohim ėshtė i paarsyeshėm le ta krahasojmė sėrish
ADN-nė me njė libėr. Mė herėt veqse kemi pėrmendur se ADN ėshtė e pėrbėrė
nga shkronjat tė cilat janė tė komponuara bashkarisht mu sikur nė njė
libėr. Mutacionet janė sikur gabimet nė shkronja tė cilat ndodhin gjatė
shtypjes sė kėtij libri. Nėse doni ne mund tė bėjmė njė eksperiment rreth
kėsaj teme. Le tė kėrkojmė tė shtypet njė libėr i trashė rreth historisė
botėrore. Gjatė shtypjes le tė intervenojmė disa here dhe le ti themi
personit qė e kryen procesin e shtypjes qė tė shtypė cilėndo nga pullat
me sy tė mbyllur disa herė rastėsisht. Pastaj le t'ia japin kėtė tekst
me gabime shtypi njė personi tjetėr dhe le ta bėjė edhe ai tė njėjtėn
gjė sėrish. Duke e pėrdorur kėtė metodė le ta kemi kėtė libėr tė shtypur
disa here nga fillimi deri nė fund, duke pasur kėshtu tė shtuar rastėsisht
secilėn here disa shkronja gabim
Vallė a do tė zhvillohet ndonjėherė ky libėr me kėtė metodė? Pėr shembull,
a do tė shtohet njė kapitull shtesė me titull "Historia e Kinės Antike",
nėse ky kapitull mė parė nuk ka qenė i pranishėm?
Te jemi tė sigurtė se gabimet nė shtyp tė cilat ne ja kemi shtuar librit
kurrė nuk do ta zhvillojnė librin ashtu, por do ta shkatėrrojnė dhe do
ta shtrembėrojnė kuptimin e tij. Sa mė shumė qe e rrisim numrin e procesit
tė tė kopjuarit gabimisht aq mė i shpifur do tė jetė libri ynė.
Megjithatė qėndrimi i teorisė sė evolucionit ėshtė se "gabimet e tė shtypurit
e kanė zhvilluar librin". Sipas evolucionit, mutacionet (gabimet) qė kanė
ndodhur nė ADN kanė prodhuar rezultate tė dobishme duke u akumuluar dhe
kėshtu duke i pasuruar qeniet e gjalla me organe tė pėrsosora siē janė
sytė, veshėt, krihtė, duart dhe vetitė e lidhur me vetėdijen si tė menduarit,
tė mėsuarit dhe tė arsyetuarit.
Padiskutueshėm, ky pohim ėshtė shumė mė shumė i palogjikshėm se sa shembulli
i mėsipėrm i shtimit tė kapitullit tė quajtur "Historia e Kinės Antike"
nė librin e historisė botėrore si rezultat i akumulimit tė gabimeve nė
tė shtypur. ( Pėr mė tepėr nė natyrė as qė ekziston ndonjė mekanizėm qė
shkakton rregullisht mutacione sikur nė shembullin tonė tė shtypėsit qė
bėn gabime tė rregullta. Mutacionet nė natyrė ndodhin shumė mė rrallė
se sa qė do tė ndodhnin gabimet nė shkronja gjatė shtypjes sė librit nė
rastin tonė.)
Qfarėdo 'sqarimi' i dhėnė nga teoria e evolucionit rreth origjinės sė
jetės ėshtė i palogjikshėm dhe joshkencor. Njė person i sinqertė rreth
kėsaj qėshtjeje ėshtė zoologu i famshėm franēez Pierre Grase, ish kryetar
i Akademisė Franceze tė Shkencave. Grase ėshtė gjthashtu evolucionist,
por ai e thotė qartė se teoria Darviniste ėshtė e paaftė nė sqarimin e
jetės, dhe pastaj e thotė troq mendimin e tij rreth logjikės sė "koinēidencės"
e cila ėshtė strumbullar i Darvinizmit:
Paraqitja e favorshme e mutacioneve tė cilat do tu lejonin
shtazėve dhe bimėve tė arrijnė nevojat e tyre tė kėrkuara, duket si diqka
vėshtirė pėr tu besuar. Megjithatė teoria Darviniane ėshte edhe mė shumė
kategorike: Njė bimė e vetme, njė shtazė e vetme do tė kėrkonte me mijėra
mijėra ndodhi tė pėrshtatshme fatlume. Kėshtu, mrekullitė do tė bėheshin
rregull: ndodhitė me probabilitet zero do tė ndodhnin pa problem
Nuk
ka asnjė ligj kundėr tė ėndėrruarit me sy hapur, por shkenca nuk duhet
ti shkojė pas qejfit kėsaj.6
Njėmend, teoria e evolucionit e cila pohon se materia e pajetė u bashkua
nga vetvetiu dhe krijoi qeniet e gjalla me sisteme kaq madhėshtore siē
ėshtė ADN, ėshtė njė skenar totalisht nė kundėrshtim me shkencėn dhe arsyen.
E tėra kjo na qon nė njė konkluzion evident. Duke qenė se jeta ka plan
(ADN-nė) dhe tė gjitha qeniet e gjalla janė tė modeluara sipas kėtij plani,
ėshtė evidente se ekziston njė Krijues superior i cili e ka sajuar kėtė
plan. Kjo thjeshtė do tė thotė se tė gjitha qeniet e gjalla janė krijuar
nga Zoti i Gjithėfuqishėm i Gjithėdijshėm. Perėndia e ka pėrmendur kėtė
fakt nė Kur'an kėshtu:
Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė
tij janė emrat mė tė bukur. Atė e lartėson ēka ka nė qiej e nė tokė. Dhe
Ai ėshtė i Fuqishmi, i Urti! (Kur'an 59:24)
Sot, ajo qka njerėzit e kanė arritur me anė tė teknologjisė mė sė shumti
mund tė pėrshkruhet si "njė qasje drejt tė kuptuarit tė vetėm njė fragmenti
tė vockėl tė njohurisė sė Perėndisė, tė manifestuar nė ADN-nė e njeriut."
DĖSHMI TĖ EVOLUCIONISTĖVE RRETH ADN-SĖ
Pyetja se si u formua njė moelekulė kaq jashtėzakonisht e dizajnuar si
ADN ėshtė njė nga mijėra rrugėt pa krye ku evolucionistėt e gjejnė veten.
Teoria e evolucionit duke kėrkuar qė ta sqarojė jetėn nėpėrmes "rastėsisė",
kurrė nuk do tė mund tė sqarojė burimin e informatave tė jashtėzakonshme
tė koduara nė mėnyrė aq perfekte dhe tė pėrpiktė nė ADN.
Pėr mė tepėr, pyetja nuk ėshtė vetėm si ėshtė krijuar zingjiri i ADN-sė.
Kjo pėr arsyen sepse siq kemi parė, edhe pse zingjiri i ADN-sė ekziston
me kapacitetin e tij madhėshtor tė informatave, kjo vetvetiu nuk i shėrben
kurrfarė qėllimi. Nė mėnyrė qė tė flasim pėr jetė, ėshtė thelbėsore qė
gjithashtu tė ekzistojnė enzimet tė cilat e lexojnė kėtė zingjirė tė ADN-sė,
kopjojnė atė dhe pastaj i prodhojnė proteinat.
Thėnė thjeshtė, nė mėnyrė qė tė flasim pėr jetėn duhet tė koekzistojnė
edhe banka e tė dhėnave tė cilėn ne e quajmė ADN, sikur edhe makina e
cila e kryen prodhimin duke i lexuar tė dhėnat e bankės.
Pėr befasinė tonė, enzimet tė cilat e lexojnė ADN-nė dhe tė cilat e kryejnė
procesin e prodhimit sipas kėsaj, vetė janė tė prodhuara sipas kodeve
qė gjenden nė ADN. Kjo do tė thotė se ekziston njė fabrikė nė qelizė e
cila edhe kryen tipe tė ndryshme tė prodhimeve, dhe gjithashtu fabrikon
edhe robotėt dhe makinat qė e kryejnė kėtė prodhim. Pyetja se si u krijua
ky sistem, i cili do tė ishte i papėrdorshėm poqese vetėm njė defekt minor
do tė ndodhte nė mekanizmat e tij, ėshtė vetvetiu e mjaftueshme pėr tė
demoluar teorinė e evolucionit.
Evolucionisti Douglas R. Hofstadler nga Universiteti i Indiana-s, e shfaqė
dėshpėrimin e tij pėrballė kėsaj pyetje:
"Si u krijua Kodi Gjenetik, bashkė me mekanizmat pėr pėrkthimin
e tij (ribozomet dhe molekulat e ARN-sė)?" Pėr momentin ne duhet ta furnizojmė
vetveten me sensin e tė tė pyeturit dhe tė frikės mė parė se sa tė japim
njė pėrgjegje.7
Njė autoritet tjetėr evolucionist, biologu molekular botėrisht i njohur
Leslie Orgel ėshtė mė i sinqertė rreth kėsaj teme:
Ėshtė skajshmėrisht e pamundur qė proteinat dhe acidet
nukleike, qė tė dyja kėto me strukturė komplekse, tė shfaqėn spontanisht
nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė. Prapė, gjithashtu duket e pamundur
qė tė ekzistojnė njėra pa tjetrėn. Dhe kėshtu, me njė shikim tė shpejtė,
VIJMĖ DERI TE KONKLUDIMI SE JETA NĖ FAKT KURRĖ NUK DO TĖ MUND TĖ KETĖ
LINDUR ME ANĖ TĖ RRUGĖVE KIMIKE.8
Tė thuash 'jeta kurrė nuk do tė ketė mundur tė lindė me anė tė rrugėve
kimike' ėshtė njėsoj sikur tė thuash se 'jeta kurrė nuk dė ketė mundur
tė lindė vetvetiu nga vetvetja'. Pranimi i tė sė vėrtetės sė kėtij pohimi
rezulton nė tė kuptuarit se jeta ėshtė krijuar nė mėnyrė tė vetėdijshme.
Megjithatė, evolucionistėt, pėr arsyera ideologjike, nuk e pranojnė kėtė
fakt, vėrtetėsia e qartė e tė cilit gjendet para syve tė tyre. Ata i shmangen
tė pranuarit tė ekzistencės sė Perėndisė dhe besojnė nė skenare imagjinare
tė pamundura megjithė probabilitetin zero tė kėtyre skenareve.
Njė evolucionist tjetėr, Caryl P. Haskins, deklaron se si kodi i ADN-sė
nuk mund tė jetė shfaqur rastėsisht, dhe se ky fakt ėshtė njė provė e
fuqishme pėr krijimin:
Mirėpo pyetjet mė gjithėpėrfshirėse evolucioniste nė nivelin
e gjenetikės biokimike akoma janė pa pėrgjegje. Qėshtje se si u paraqit
kodi gjenetik pėr herė tė parė e pastaj evoluoi, dhe mė herėt se kjo si
lindi vetė jeta nė tokė, ėshtė diqka qė duhet ta zgjedhė e ardhmja
A u
paraqitėn nė mėnyrė simultane gjatė evolucionit kodi dhe mjetet e pėrkthimit
tė tij? Duket gati e pabesushme qė njė rastėsi e tillė tė ketė ndodhur,
duke pasur parasyshė kompleksitetin e qė tė dy anėve dhe kėrkesėn qė ato
tė koordinohen saktėsisht nė mėnyrė qė tė mbijetojnė. Nga pre-Darvinianėt
(ose nga skeptikėt e evolucionit pas Darvinit) kjo enigmė sigurisht se
do tė interpretohej si lloji mė i fuqishėm i provės pėr Krijimin Special.9
Prof. Michael Denton njė biolog i famshėm melekular, nė librin e tij
Evolucioni: Njė Teori nė Krizė, duke shkruar pėr pavėrtetėsinė e evolucionit,
sqaron bindjen e paarsyeshme tė Darvinistėve:
Prof. Michael Denton |
Propozimi se programet gjenetikė tė organizmave tė
lartė, tė pėrbėra nga jo mė pak se mijėra miliona pjesėza informatash,
ekuivalente me sekuencėn e shkronjave nė njė bibliotekė tė vogėl njė mijė
volumėshe, dhe tė cilat pėrmbajnė nė formė tė koduar me mijėra algoritme
tė ngatėrruara tė panumėrta tė cilat kontrollojnė, specifikojnė dhe urdhėrojnė
rritjen dhe zhvillimin e biliona biliona qelizave nė formėn e organizmave
kompleksė, janė kompozuar nga procese plotėsisht tė rastėsishme, pėr njė
skeptik ėshtė thjeshtė NJĖ OFENDIM NDAJ ARSYES, POR PĖR DARVINISTĖT KJO
IDE PRANOHET PA ASNJĖ FIJE DYSHIMI - PARADIGMĖ PA PRESEDENCĖ!10
Dhe njėmendė, Darvinizmi ėshtė asgjė tjetėr pėrveqse njė besim totalisht
i paarsyeshėm dhe supersticioz. Ēdokush qė posedon njė fije arsye mund
tė shohė dėshmi tė njė tė vėrtete tė madhe duke shikuar nė ADN ose nė
ndonjė pjesė tjetėr tė universit. Qeniet njerėzore dhe tė gjitha qeniet
e tjera tė gjalla janė tė krijuara nga Perėndia, i Gjithėfuqishmi i cili
ėshtė Zot i tėr botėrave.
Njė shembull tjetėr i pazotėsisė sė evolucionistėve:
Skenari i "Botės sė ARN-sė"
Qysh nga fillimi i shekullit 20, evolucionistėt kanė zhvilluar teori
tė ndryshme pėr tė sqaruar se si erdhėn nė jetė qelizat e para tė gjalla.
Biologu rus Alexander Oparin, i cili propozoi tezėn e parė evolucioniste
nė kėtė temė, sugjeroi se nė botėn primitive tė para qindra miliona viteve
mė herėt, njė seri e reaksioneve kimike tė rastėsishme qoi deri tė krijimi,
i para sė gjithash proteinave dhe pastaj qelizat u lindėn kur kėto (proteina)
u bashkuan. Zbulimet e bėra nė tė shtatėdhjetat e shek 20 treguan se edhe
supozimet mė fundamentale tė kėtij pohimi tė bėrė nga Oparin nė vitet
e tridhjeta tė tė njėjtit shekull, ishin tė gabuara.
Kur eksperimenti i Urey-Miller-it u tregua
tė jetė jovalid, evolucionisteve iu desh t'u pėrvishen hulumtimeve
tė reja.. |
Skenari i "atmosferės primitive tė botės" qė sipas Oparinit pėrmbante
gazėrat metan dhe amoniak, gjoja mundėsonte krijimin e molekulave organike.
Sidoqoftė, ėshtė parė se hipoteza e atmosferės sė hershme tė pėrbėrė nga
metani dhe amoniaku, ėshtė pa ndonjė themel solid dhe gjithsesi ėshtė
kontradiktore dhe pastaj atmosfera e hershme poashtu pėrmbante edhe sasi
tė madhe tė oksigjenit i cili shkatėrron molekulat organike duke u krijuar.
Kjo ishte njė goditje e rėndė pėr teorinė e evolucionit molekular. Evolucionistėt
pastaj u desh tė ballafaqohen me faktin se "eksperimentet lidhur me atmosferėn
primitive" tė kryera nga Stanley Miller, Sidney Fox dhe Cyril Ponnamperuma
e tė tjerė ishin jovalide. Pėr kėtė arsye, nė vitet e tetėdhjeta tė shekullit
20 evolucionistėt bėnė njė pėrpjekje tjetėr. Si rezultat u zhvillua hipoteza
e "Botės sė ARN-sė". Ky skenario propozonte qė sė pari ishin krijuar,
jo proteinat, por molekulat e ARN-sė qė pėrmbanin informatat pėr proteina.
Sipas kėtij skenari tė zhvilluar nga kimisti i Harvardit Walter Gilbert
mė 1986, biliona vite mė parė njė molekulė e ARN-sė e aftė pėr ta replikuar
vetveten, u formua disi nga rastėsia. Pastaj kjo molekulė e ARN-sė filloi
tė prodhojė proteina, duke qenė e aktivizuar nga ndikime tė jashtme. Pas
kėsaj u bė i nevojshėm deponimi i kėtyre informatave nė njė molekulė tė
dytė dhe kėshtu disi u shfaq molekula e ADN-sė pėr ta kryer kėtė.
Ky skenario fare i pabesueshėm, i pėrbėrė nga zingjirė pamundėsishė nė
secilėn fazė tė tij, ėshtė larg nga tė ofruarit e ndonjė sqarimi pėr origjinėn
e jetės. Ky vetėm sa e zmadhoi problemin dhe ngriti shumė pyetje qė mbeten
pa pėrgjegjje:
1. Duke qenė se ėshtė e pamundur qė tė sqarohet krijimi i rastėsishėm
i qoftė edhe njė nukleotidi tė vetėm qė pėrbėn ARN-nė, si ėshtė e mundur
atėherė qė kėto nukleotide imagjinare tė bashkohen nė njė sekuencė tė
veqantė dhe tė formojnė ARN-nė? Evolucionisti John Horgan e pranon pamundėsinė
e krijimit tė rastėsishėm tė ARN-sė:
Sa mė shumė qė hulumtuesit vazhdojnė tė ekzaminojnė konceptin
e botės sė ARN-sė nga afėr, aq mė shumė probleme ngriten. Si u krijua
fillimisht ARN-ja? Ėshtė shumė vėshtirė tė sintetizohet ARN dhe komponentet
e saj nėn kushtet mė optimale laboratorike e qa mė vėshtirė nėn kushtet
reale.11
2. Edhe nėse supozojmė se ajo u formua nga rastėsia, si ėshtė e mundur
qė kjo ARN e pėrbėrė nga vetėm njė zingjirė nukleotidesh, "vendosi" qė
tė vetėreplikohet dhe me qfarė lloji mekanizmi do ta ketė kryer kėtė proces
vetėreplikimi? Ku i gjeti nukleotidet qė i pėrdori gjatė vetėreplikimit?
Edhe mikrobiologėt evolucionistė Gerald Joyce dhe Leslie Orgel e shprehin
qorrsokakun e kėsaj situate nė librin e tyre me titull Nė botėn e ARN-sė:
Ky diskutim nė njė fare mėnyre ėshtė fokusuar nė njeriun
e kashtės: miti i vetėreplikimit tė molekulės sė ARN-sė qė u krijua de
novo nga supa e polinukleotideve tė rastėsishme. Ky nocion jo vetėm qė
ėshtė jorealistik vėshtruar nė dritėn e tė tė kuptuarit tė tanishėm tė
kimisė parabiotike, por ai bile edhe do ta tendosė lehtėbesueshmėrinė
e pikėpamjes sė optimistit lidhur me potencialin katalitik tė ARN-sė.12
3. Edhe nėqoftėse supozojmė se ekzistonte njė ARN vetėreplikuese nė botėn
primordiale, dhe se ishin tė pranishme aminoacidet e shumta tė ēdo lloji,
tė gatshme pėr tu pėrdorur nga ARN, dhe se qė tė gjitha kėto pamundėsi
disi ndodhėn, situata akoma nuk qon drejt formimit tė qoftė edhe njė proteine
tė vetme. Sepse ARN pėrfshin vetėm informatat lidhur me strukturėn e proteinave.
Aminoacidet, nė anėn tjetėr, janė lėndė tė para. Prapseprapė nuk ekziston
asnjė mekanizėm pėr prodhimin e proteinave. Tė konsiderosh ekzistencėn
e ARN-sė tė mjaftueshme pėr prodhimin e proteinave ėshtė po aq absurde
sa edhe tė presėsh qė njė veturė tė mblidhet vetvetiu thjeshtė duke e
gjuajtur planin e projekt-vizatimit nė grumbullin e pjesėve tė pėrziera
njėra mbi tjetrėn. Projekti nuk mund tė prodhojė makinėn krjet vetvetiu
pa fabrikė dhe pa punėtorėt qė do ti bashkonin pjesėt e veturės sipas
instruksioneve tė pėrmbajtura nė projekt; nė tė njėjtėn mėnyrė projekti
i gjendur nė ARN nuk mund tė prodhojė proteina nga vetvetiu pa bashkėpunimin
e komponentave tjera qelizore tė cilat i pasojnė instruksionet e ARN-sė.
Kur qeliza ka nevojė pėr ndonjė proteinė
dėrgohet sinjali nė molekulėn e ADN-sė. Molekula e ADN-sė duke e
pranuar sinjalin e kupton se cila proteinė nevojitet. Pastaj ADN
e krijon njė kopje tė ARN-sė tė quajtur ARN-informativ i cila bartė
informatat specifike pėr krijimin e proteinave. Pas pranimit tė
informatave ARN-i e lėshon bėrthamėn dhe niset drejtė ribozomeve
tė cilat janė fabrika tė prodhimit tė proteinave. Nė tė njėjtėn
kohė njė ARN tjetėr e quajtur ARN-transportues, e kopjuar prej ADN-sė,
i bartė aminoacidet pėr krijimin e proteinave deri tek ribozomet.
Secila ARN-t ėshtė molekulė 'adapter' e cila mund tė lidhet me aminoacide
specifike. ARN-i i cili bartė nė vete informatėn e sekuencės sė
aminoacideve tė proteinės qė do tė formohet vendoset nė pjesėn prodhuese
tė ribozomit. Aminoacidet e sjellura nga ARN-t zėnė vendin e tyre
sipas sekuencės tė bėrė tė njohur nga ARN informativ. Pastaj molekula
tjetėr e ARN-sė qė ėshtė e kopjuar nga ADN, e quajtur ARN ribozomal
u mundėson ARN-informativ dhe ARN- transportues qė tė bashkohen.
Aminoacidet e sjellura nga ARN-transportues zhvillojnė lidhjet peptidike
pėr tė formuar zingjirin e proteinave. ARN-tė informative i lėshojnė
ribozomet pasi qė e kanė depozituar ngarkesėn e tyre. Proteina qė
ėshtė prodhuar pastaj niset drejt vendit ku ka nevojė pėr tė. |
Proteinat prodhohen nė fabrikat e ribozomeve me ndihmėn e enzimeve dhe
kjo si rezultat i proēeseve skajshmėrisht komplekse qė ndodhin brenda
qelizės. Ribozomi ėshtė njė organel kompleks i qelizės i pėrbėrė nga proteinat.
Kjo, pastaj qon nė njė supozim tjetėr tė paarsyeshėm - se ribozomet gjithashtu,
do tė kenė ardhur nė ekzistencė nga rastėsia, nė tė njėjtėn kohė. Edhe
fituesi i ēmimit Nobėl Jasques Monod, i cili ishte njė nga mbrojtėsit
mė fanatikė tė evolucionit, ka sqaruar se sinteza e proteinave nė asnjė
mėnyrė nuk mund tė konsiderohet si e mvarur vetėm nga informatat nė acidet
nukleike:
Kodi ėshtė i pakuptimtė pėrderisa tė mos pėrkthehet.
Makineria pėrkthyese moderne e qelizės pėrbėhet nga mė sė paku 50 komponente
makromolekulare, tė cilat edhe vetė janė tė koduara nė ADN: kodi nuk mund
tė pėrkthehet ndryshe vetėm se nga produktet e vetė pėrkthimit. Kjo ėshtė
njė e shprehur moderne e omme vivum ex ovo [krejt jeta nga vezėt, ose
nė mėnyrė idiomatike, kush erdhi sė pari, pula apo veza?]. Kur dhe ku
u bė i mbyllur ky cikėl? Ėshtė njė vėshtirėsi marramendėse ta imagjinosh
kėtė.13
Dr.Leslie Orgel |

Figura e mėsipėrme tregon zingjirin e proteinave
tė prodhuar nė ribozome. |
Si ka mundur ta marrė njė vendim tė tillė zingjiri i ARN-sė nė botėn
primordiale, dhe qfarė metode do tė ketė pėrdorur pėr ta bėrė tė mundur
prodhimin e proteinave duke e kryer punėn e 50 komponenteve makromolekulare
krejt vetė? Evolucionistėt nuk kanė ndonjė perėgjegje nė kėto pyetje.
Dr. Leslie Orgel, njė nga kolegėt e Stanley Miller dhe Francis Crick
nga Universiteti i Kalifornias nė San Diego, pėrdorė termin "skenario"
pėr mundėsinė e "formimit tė jetės nėpėrmjet botės sė ARN-sė." Orgel pėrshkruan
se qfarė tiparesh do tė duhej tė kishte kjo ARN dhe sa gjė e pamundur
do tė ishte kjo, nė artikullin "Origjina e Jetės", publikuar nė American
Scientist tė Tetorit 1994:
Ky skenario do tė ndodhte nėse ARN parabiotike do ti kishte
dy mundėsi qė nuk janė evidente sot: Kapacitetin e replikimit pa ndihmėn
e proteinave dhe aftėsinė e katalizimit tė secilit hap tė sintezės sė
proteinave.14
Siē do tė duhej tė ishte e qartė deri tash, tė presėsh kėto dy procese
komplekse dhe skajshmėrisht thelbėsore nga njė molekulė si ARN-ja ėshtė
e mundur vetėm nė pikėpamjet e evolucionistėve dhe me ndihmėn e fuqisė
sė tyre tė fantazisė. Nė anėn tjetėr, faktet konkrete shkencore e bėjnė
definitivisht tė qartė se hipoteza e "Botės sė ARN-sė", e cila ėshtė njė
model i ri i propozuar pėr krijimin e rastėsishėm tė jetės, ėshtė e barabartė
me njė pėrrallėzė tė trilluar.
Jeta nuk mund tė sqarohet me bashkimin e molekulave tė
pajeta
Le tė harrojmė pėr njė moment tė gjitha pamundėsitė dhe tė supozojmė
se njė molekulė proteine ėshtė formuar nė mjedisin mė tė papėrshtatshėm
dhe mė tė pakontrolluar, siē janė kushtet primordiale tokėsore.
Krijimi i njė proteine tė vetme nuk ėshtė i mjaftueshėm; kjo proteinė
do tė duhej tė priste durueshėm nė kėtė mjedis tė pakontrolluar pa pėsuar
asnjė dėmtim, derisa tė formohej rastėsisht nėn kushtet e njėjta, molekula
tjetėr pranė saj. Do tė duhej tė priste derisa tė krijoheshin njėra pranė
tjetrės miliona proteina korrekte dhe esenciale, tė gjitha kėto "rastėsisht".
Ato tė formuara mė herėt do tė duhej tė jenė tė durueshme dhe tė presin
mjaftė, pa u shkatėrruar, megjithė rrezet ultravjollce dhe efektet e ashpra
mekanike. Tė presin krijimin e proteinave tjera pranė tyre. Pastaj kėto
proteina nė numėr adekuat, tė gjitha tė krijuara nė tė njėjtin vend, do
tė duhej tė bashkoheshin nė kombinime tė kuptimta pėr tė formuar organelet
e qelizės. Asnjė material i huaj, molekulė e dėmshme apo zingjir i pavlefshėm
proteinash nuk do tė duhej tė ju interferonte. Pastaj, edhe nėse kėto
organele do tė vinin sė bashku nė njė mėnyrė skajshmėrisht harmonike dhe
bashkė-punuese me plan dhe rregull, ato do tė duhej tė sillnin pranė tyre
tė gjitha enzimet e nevojshme dhe tė mbėshtillen me membranė, brendėsia
e tė cilės do tė duhej tė mbushej me njė lėng special pėr tė pėrgatitur
mjedis ideal pėr to. Tash, edhe nė qoftė se tė gjitha kėto gjėra "shumė
tė pagjasa" do tė ndodhnin nga rastėsia, a do tė vinte nė jetė ky grumbull
molekulash?
 |
Prof. Chandra Wickramasinghe |
Pėrgjegjja ėshtė "Jo", pasi qė hulumtimet kanė zbuluar se kombinimi i
thjeshtė i tė gjitha materieve esenciale pėr jetė nuk ėshtė i mjaftueshėm
pėr tė filluar jeta. Edhe nėse tė gjitha kėto proteina esenciale pėr jetė
do tė mblidheshin dhe do tė vendoseshin nė njė enė provė, kėto pėrpjekje
nuk do tė rezultonin nė prodhimin e qelizave tė gjalla. Tė gjitha eksperimentet
e kryera nė kėtė drejtim janė vėrtetuar tė jenė tė pasukseshme. Tė gjitha
observimet dhe eksperimentet indikojnė se jeta mund tė lindė vetėm nga
jeta. Pohimi se jeta ka evoluar nga gjėrat jo tė gjalla, me fjalė tė tjera
"abiogjeneza", ėshtė njė pėrrallė e cila ekziston vetėm nė ėndrrat e evolucionistėve
dhe ėshtė krjetėsisht nė kundėrshtim me rezultatet e qfarėdo eksperimenti
apo observimi.
Nė kėtė kuptim, jeta e parė nė tokė duhet tė ketė origjinuar nga jeta
tjetėr poashtu. Ky ėshtė njė reflektim i epitetit "Hayy" tė Perėndisė.
(I Gjalli, I Pėrjetshmi). Jeta mund tė fillojė, vazhdojė dhe pėrfundojė
vetėm me vullnetin e Tij. Sa i pėrket evolucionit, ky jo vetėm qė e ka
tė pamundur qė ta sqarojė fillimin e jetės, por gjithashtu ėshtė i pandihmė
tė sqarojė se si materialet esenciale pėr jetė u krijuan dhe u bashkuan.
Chandra Wickramasinghe nga Universiteti i Cardiff-it e pėrshkruan realitetin
me tė cilin ai ėshtė ballafaquar si shkencėtar tė cilit i ėshtė thėnė
gjatė tėrė jetės sė tij se jeta ka lindur si rezultat i koinēidencave
tė rastėsishme:
Qysh nga trajnimi im hershėm si shkencėtar, unė isha programuar
qė tė besoj se shkenca nuk mund tė pajtohet me qfarėdo krijimi tė paramenduar.
Ky nocion u desh tė zhveshej dhimbshėm. Nė njė moment unė nuk mund tė
gjejė ndonjė argument racional pėr tė hedhur poshtė pikėpamjen e cila
kėrkon kthim kah Perėndia. Ne kemi qenė mendjehapur; tani e shohim se
pėrgjegjja e vetme logjike pėr jetėn ėshtė krijimi - dhe jo pėrzierja
e thjeshtė aksidentale.15
| LIGJI I DYTĖ I
TERMODINAMIKĖS
Ligji i dytė i termodinamikės i cili pranohet si njė
nga ligjet themelore tė fizikės, thotė se nė kushte normale to gjitha
sistemet e lėna nė vetveten e tyre do tė tentojnė tė qrregullohen,
disperzohen dhe shkatėrrohen nė proporcion tė drejtėpėrdrejtė me
gjatėsinė e kohės qė kalon. Gjithqka, qoftė kjo e gjallė apo jo,
zhveshet, prishet, degjenerohet, dezintegrohet dhe shkatėrrohet.
Ky ėshtė fundi absolut dhe me kėtė do tė ballafaqohen qė gjitha
qeniet, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, dhe sipas ligjit nuk ka
shmangie nga ky proces.
Kjo ėshtė diqka qė tė gjithė ne e kemi vėrejtur. Pėr
shembull nėse e dėrgoni njė veturė nė shkretėtirė dhe e leni aty,
ėshtė e pamundur tė presėsh qė ta gjesh atė nė gjendje mė tė mirė
kur te kthehesh aty pas disa vitesh. Pėrkundrazi, do tė shohėsh
se gomat e veturės janė shpėrthyer, dritaret janė thyer, shasia
ėshtė ndryshkur dhe motori ka pushuar sė punuari. I njėjti proces
i pashmangshėm qėndron i vėrtetė pėr tė gjitha qeniet e gjalla.
Ligji i dytė i termodinamikės ėshtė rruga me anė tė
sė cilės ėshtė definuar ky proces natyral me ekuacionet dhe pėrllogaritjet
fizike.

Nėse e leni njė autobus tė pambikėqyrur
nė shkretėtirė, gradualisht ai do tė shkatėrrohet dhe do ti
humbė tė gjitha tiparet e tij. Kur ta shikoni herėn e ardhshme
do tė shihni gomat e shpėrthyera, dritaret e thyera, shasia
e ndryshkur dhe motori i vdekur. Ky process i pashmangshėm ndodhė
shumė mė shpejtė tek qeniet e gjalla. Nė tė njėjtėn mėnyrė,
tė gjitha sistemet nė univers shkatėrrohen pa intervenim tė
vetėdijshėm. |
Ky ligj i famshėm i fizikės njihet poashtu edhe si
"ligji i entropisė". Entropia nė fizikė ėshtė masė e ērregullimit
tė njė sistemi. Entropia e sistemit rritet me lėvizjen e sistemit
prej gjendjes sė rregulluar, organizuar dhe tė planifikuar drejt
gjendjes mė tė parregulluar, mė tė disperzuar dhe mė tė paplanifikuar.
Sa mė shumė parregullsi ka nė njė sistem, aq mė e madhe ėshtė entropia
e atij sistemi. Ligji i entropisė pohon se i tėrė universi nė mėnyrė
tė pashmangshme shkon drejt gjendjes mė tė ērregulltė, mė tė paplanifikuar
dhe paorganizuar.
E vėrteta e ligjit tė dytė tė termodinamikės,
apo ligjit tė entropisė, ėshtė themeluar teoritikisht dhe eksperimentalisht.
Tė gjithė shkencėtarėt mė tė njohur pajtohen se ligji i entropisė
do tė mbetet paradigma parimore pėr parashikimin e tė sė ardhmes.
Albert Ajnshtajn, shkencėtari mė i madh i kohės sonė, e ka pėrshkruar
atė si 'ligji parėsor i tėrė shkencės'. Sir Arthur Eddington gjithashtu
i referohet atij sikur 'ligji suprem metafizik i gjithė universit'.1
Teoria e Evolucionit e injoron kėtė ligj fundamental
tė fizikės. Mekanizmi i ofruar nga evolucioni totalisht ėshtė nė
kundėrshtim me ligjin e dytė tė termodnamikės. Teoria e evolucionit
thotė se atomet dhe molekulat nė gjendje tė parregulltė, disperze
dhe tė pajetė u bashkuan me kohė, nė renditje tė veqantė duke formuar
molekula skajshmėrisht komplekse siē janė proteinat, ADN dhe ARN,
prej tė cilave u zhvilluan gradualisht me miliona specie tė qenieve
tė ndryshme tė gjalla me struktura edhe mė shumė komplekse. Sipas
teorisė sė evolucionit, ky proces i supozuar i cili prodhon nė ēdo
fazė struktura mė tė planifikuara, mė tė rregullta, mė komplekse
dhe mė origjinale, u formua i tėri nga vetvetiu nė kushtet natyrore.
Ligji i entropisė e bėn tė qartė se ky i ashtuquajtur process natyror
kryekėput ėshtė nė kundėrshtim me ligjet e fizikės.
Shkencėtarėt evolucionistė, gjithashtu janė tė vetėdijshėm
pėr kėtė fakt. J.H. Rush deklaron:
Jeta, nė rrjedhjen komplekse tė evolucionit
tė saj, tregon njė kontrast absolut nė krahasim me tendencat e paraqitura
nė ligjin e dytė tė termodinamikės. Aty ku ligji i dytė paraqet
progres ireverzibil drejtė entropisė sė rritur dhe parregullsisė,
jeta prodhon vazhdimisht nivele tė larta tė rregullsisė.2
Autori evolucionist Roger Lewin nė njė artikull nė
revistėn Science e paraqet gjendjen pa rrugėdalje tė evolucionit
kur kemi tė bėjmė me termodinamikėn:
Njė problem me tė cilin janė ballafaquar
biologėt ėshtė kontradikta e qartė e evolucionit me ligjin e dytė
tė termodinamikės. Sistemet do tė duhej tė shkatėrrohen me kalimin
e kohės, duke u bėrė mė pak tė rregullta e jo e kundėrta.3
Njė mbrojtės tjetėr i teorisė sė evolucionit, George
Stravropoulos, deklaron pamundėsinė termodinamike tė krijimit spontan
tė jetės si dhe pamundėsinė e sqarimit tė ekzistencės sė mekanizmave
kompleksė jetėsorė me ligjet natyrore, nė revistėn e njohur evolucioniste
American Scientist:
Megjithatė, nė kushte tė zakonshme,
kurrė nuk mund tė formohet spontanisht asnjė molekulė komplekse
organike, por mė parė ajo do tė dezintegrohej nė pajtim me ligjin
e dytė. Nė fakt, sa mė kompleks qė tė jetė sistemi, aq mė jostabil
do tė jetė ai, dhe aq mė i sigurtė ėshtė dezintegrimi i tij herėt
a vonė. Fotosinteza dhe tė gjitha proēeset jetėsore, e edhe vetė
jeta, akoma nuk mund tė kuptohen nė termet e termodinamikės apo
tė ndonjė shkence tjetėr ekzakte, megjithė pėrdorimin e zhargonit
konfuz ose qėllimisht konfuzues.4
Siq e kemi parė, ligji i dytė i termodinamikės, pėrbėnė
pengesė tė pakapėrcyeshme pėr skenarin e evolucionit nė termet e
shkencės e edhe tė logjikės. Tė paaftė qė tė ofrojnė ndonjė sqarim
shkencor dhe tė qėndrueshėm pėr tė kapėrcyer kėtė pengesė, evolucionistėt
mund ta bėjnė kėtė vetėm nė fantazinė e tyre. Pėr shembull evolucionisti
i mirėnjohur Jeremy Rifkin e shprehė besimin e tij se evolucioni
e mbizotėron kėtė ligj tė fizikės me njė "fuqi magjike".
Ligji i Entropisė thotė se evolucioni
e zhdukė energjinė e pėrgjithshme prezente pėr jetė nė kėtė planetė.
Koncepti ynė i evolucionit ėshtė e kundėrta e kėsaj. Ne besojmė
se evolucioni disi nė mėnyrė magjike krijon vlerė dhe rend mė tė
madh gjithėpėrfshirės nė tokė.5
Kėto fjalė indikojnė shumė mirė se evolucioni ėshtė
mė shumė njė besim dogmatik se sa njė tezė shkencore.
Miti i "Sistemit tė Hapur"
Tė konfrontuar nga tė gjitha kėto teza, evolucionistėve
iu desh qė tė kėrkojnė strehė nė gjymtimin e ligjit tė termodinamikės
duke thenė se ai ligj qėndron i vėrtetė vetėm pėr "sistemet e mbyllura"
dhe se "sistemet e hapura" janė jashtė sferės sė kėtij ligji.
"Sistemi i hapur" ėshtė sistem termodinamik nė tė cilin
energjia dhe materia rrjedhin nė tė dhe nga ai. Evolucionisėt pohojnė
se bota ėshtė njė sistemi i hapur: se i ėshtė ekzpozuar nė mėnyrė
konstante rrjedhjes sė energjisė nga dielli, se ligji i entropisė
nuk ėshtė i aplikueshėm nė botėn si tėrėsi dhe se qenie tė gjalla
komplekse e me rregullim perfekt mund tė krijohen nga struktura
tė parregullta, tė thjeshta dhe tė pajeta.
Sidoqoftė, kėtu kemi tė bėjmė me njė shtrembėrim evident.
Fakti se njė sistem ka hyrje tė energjisė nuk ėshtė i mjaftueshėm
pėr ta bėrė atė sistem tė rregulltė. Mekanizma specifikė janė tė
nevojshėm pėr ta bėrė energjinė funksionale. Pėr shembull, vetura
ka nevojė pėr motor, sistem transmisioni dhe mekanizma tė ngjashėm
kontrollues pėr ta kthyer energjinė e karburantit nė punė. Pa njė
sistem tė tillė tė konverzionit tė energjisė, dielli ėshtė asgjė
mė tepėr se sa njė burim i energjisė destruktive i cili djegė, thanė
apo shkrinė.
Siē mund tė shihet, sistemi termodinamik pa ndonjė
lloj tė mekanizmit shnėdėrrues tė energjisė nuk ėshtė i dobishėm
pėr evolucionin, qoftė ai sistem i hapur apo i mbyllur. Askush nuk
pohon se mekanizma tė tillė kompleksė dhe tė vetėdijshėm mund tė
kenė ekzistuar nė natyrė nėn kushtet e Tokės sė lashtė. Nė fakt,
problemi kryesor i cili i konfronton evolucionistėt ėshtė pyetja
se si u krijuan nga vetvetiu mekanizmat kompleksė tė shnėdėrrimit
tė energjisė, siē ėshtė fotosinteza tek bimėt, mekanizma kėta tė
cilėt nuk mund tė pėrsėriten apo kopjohen qoftė edhe me teknologjinė
mė moderne.
Derdhja e energjisė diellore nė botė nuk do tė kishte
mundėsi qė tė sillte ndonjė rend ashtu nga vetvetja. Pėr mė tepėr,
pa marrė parasysh sa e lartė mund tė jetė temperatura, aminoacidet
nuk do tė formojnė ndonjė lidhje me sekuencė tė rregulltė. Energjia
nga vetvetiu ėshtė e paaftė qė tė shtyjė aminoacidet tė formojnė
molekula shumė mė komplekse tė proteinave, ose ti bėjė proteinat
qė tė formojnė struktura mė komplekse dhe mė tė organizuara tė organeleve
qelizore. Burimi i njėmendtė dhe thelbėsor i tėr kėtij organizimi
nė tė gjitha nivelet ėshtė dizajni i vetėdijshėm: me fjalė tė tjera,
krijimi.
Shmangia e "Teorisė sė Kaosit"
Plotėsisht tė vetėdijshėm se ligji i dytė i termodinamikės
e shpėrblen evolucionin me etiketėn 'i pamundur', disa shkencėtarė
evolucionistė kanė bėrė pėrpjekje spekulative pėr ta ngushtuar hendekun
e ndarjes midis kėtyre tė dyjave, nė mėnyrė qė tė mund tė pohojnė
se evolucioni ėshtė i mundur. Si zakonisht edhe kėto orvatje tregojnė
se teoria e evolucionit ballafaqohet me njė qorrsokak tė pashmangshėm.
Njė person i shquar pėr pėrpjekjet e tij pėr ta 'martuar'
termodinamikėn me evolucionin ėshtė shkencėtari Belg Ilya Prigogine.
Duke filluar nga teoria e kaosit, Prigogine propozoi
njė sėrs hipotezash ku rendi formohet nga kaosi. Sidoqoftė, me gjithė
pėrpjekjet e tij mė tė mira ai ishte i paaftė qė ta pajtojė termodinamikėn
me evolucionin. Kjo shihet qartė nė atė qė ai thotė:
Ėshtė njė pyetje tjetėr e cila po
na torturon pėr mė shumė se njė shekull: Qfarė rėndėsie ka evolucioni
i qenieve tė gjalla nė botėn e pėrshkruar nga termodinamika si botė
e rritjes sė pėrhershme tė parregullsisė?6
Prigogine, i cili shumė mirė e di se teoritė nė nivelin
molekular nuk janė tė aplikueshme nė sistemet e gjalla si qelizat
e gjalla, e nėnvizon kėtė problem:
Problemi i rendit biologjik involvon
tranzicion nga aktiviteti molekular nė rendin super-molekular nė
qelizė. Ky problem ėshtė larg nga tė qenit i zgjedhur.7
Kjo ėshtė pika ku ėshtė arritur mė sė fundi nga teoria
e kaosit dhe nga spekulimet e ngjashme. Asnjė rezultat konkret nuk
ėshtė arritur i cili do ta mbėshteste a verifikonte evolucionin,
apo i cili do tė eliminonte kontradiktat midis evolucionit, ligjit
tė entropisė dhe ligjeve tjera fizike.
Megjithė tėrė kėto fakte evidente, evolucionistėt
tentojnė tė kėrkojnė strehė nė dredhi tė thjeshta. Tė vėrtetat e
qarta shkencore tregojnė se qeniet e gjalla dhe strukturat komplekse
dhe tė rregulluara qė qenieve tė gjalla, nė asnjė mėnyrė nuk kanė
mundur tė vijnė nė ekzistencė nga rastėsia nėn rrethana normale.
Kjo situate e bėn tė qartė se ekzistenca e qenieve tė gjalla mund
tė sqarohet vetėm me intervenimin e fuqisė mbinatyrore. Kjo fuqi
mbinatyrore ėshtė krijimi nga Perėndia, i cili e solli nė jetė tėr
universin nga asgjėja. Shkenca ka vėrtetuar se evolucioni ėshtė
akoma mė i pamundur sa i pėrket termodinamikės, dhe se ekzistenca
e jetės nuk ka tjetėr sqarim pėrveq Krijimit.
1 Jeremy
Rifkin, Entropy: A New World View, New York, Viking Press, 1980,
fq.6
2 J.H.Rush, The Dawn of Life, New York, Signet, 1962, fq.
35
3 Roger Lewin, "A Downward Slope to Greater Diversity,"
Science, vol. 217, 24.9.1982, fq. 1239
4 George P. Stravropoulos, "The Frontiers and Limits of
Science," American Scientist, vol. 65, November-December 1977,
fq.674
5 Jeremy Rifkin, Entropy: A New World View, fq.55
6 Ilya Prigogine, Isabelle Stengers, Order Out of Chaos,
New York, Bantam Books, 1984, fq. 129
7Ilya Prigogine, Isabelle Stengers, Order Out of Chaos,
fq. 1758  |
|
|