|
MREKULLITĖ SHKENCORE NĖ KURAN PARATHENIE Katėrmbėdhjetė
shekuj mė pare, Zoti zbriti Kuranin pėr tė udhėzuar njerėzit nė rrugėn e vėrtetė.
Qė prej ditės sė shpalljes sė tij e deri nė Ditėn e Gjykimit, ky libėr i fundit
hyjnor do tė mbesė udhėzimi i vetėm pėr ta. Stili i pakrahasueshėm i Kuranit
dhe urtėsia e tij e pėrkryer janė tregues tė qartė se ai ėshtė me tė vėrtetė fjala
e Zotit. Pėrveē kėsaj, Kurani ka mjaft veēori tė tjera tė mrekullueshme, tė cilat
vėrtetojnė se ai ėshtė me tė vėrtetė njė libėr hyjnor. Njė prej kėtyre veēorive
ėshtė fakti se njė numėr i konsiderueshėm i fakteve shkencore, tė cilat njeriu
mundi t'i zbulonte vetėm me ndihmėn e teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur
nė Kuran 1400 vjet mė parė. Sigurisht qė nuk mund tė pretendojmė qė Kurani
ėshtė njė libėr shkencor, pasi qėllimi i shpalljes sė tij nuk ėshtė shtjellimi
i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siē e thamė dhe mė
lart, udhėzimi i njerėzve drejt sė vėrtetės. Megjithatė, nė Kuran gjejmė shumė
fakte shkencore, tė cilat janė zbuluar nė mėnyrė tė plotė vetėm nė saje tė fjalės
sė fundit tė teknologjisė bashkėkohore. Kėto fakte shkencore as qė mund tė perceptoheshin
apo imagjinoheshin nė kohėn e shpalljes sė tij, gjė qė vėrteton akoma mė tepėr
prejardhjen e tij hyjnore. Qė tė kuptojmė mrekullitė shkencore nė Kuran,
sėpari duhet tė hedhim njė vėshtrim nė nivelin e shkencės qė mbizotėronte nė kohėn
e shpalljes sė kėtij libri hyjnor. Nė shekullin VII, nė shoqėrinė arabe
ekzistonin shumė bestytni, me tė cilat ishin pėrzier edhe ēėshtjet shkencore.
Mungesa e teknologjisė sė duhur, me anė tė sė cilės do tė studioheshin tė fshehtat
e natyrės dhe universit, i la kėta arabė tė hershėm nėn ndikimin e bestytnive
dhe legjendave tė trashėguara nga brezat e mėparshėm. Pėr shembull, ata supozonin
se ishin malet ato qė e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtė
dhe nė dy skajet e saj ndodheshin male tė larta, tė cilat ishin shtyllat qė mbanin
qiellin lart. Sidoqoftė, tė gjitha kėto besime tė kota tė shoqėrisė arabe
u zhdukėn me zbritjen e Kuranit. Nė ajetin e dytė tė sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti
ėshtė Ai qė i ngriti qiejt pa asnjė shtyllė..." Ky ajet hodhi poshtė besimin
e trashėguar tė arabėve se qielli qėndron lart i mbajtur prej maleve. Nė mjaft
ēėshtje tė tjera janė shpallur tė dhėna tepėr tė rėndėsishme dhe tė sakta, nė
njė kohė kur askush s'kishte asnjė njohuri pėr to. Kurani, i cili zbriti nė kohėn
kur njerėzit dinin shumė pak rreth astronomisė, fizikės ose biologjisė, pėrmban
argumente bazė mbi njė sėrė dukurish tė ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi
i qenieve njerėzore, struktura e atmosferės apo ekuilibri delikat, i cili bėn
tė mundur jetėn nė tokė. Tani, le tė shqyrtojmė sė bashku disa mrekulli
shkencore tė shpallura nė Kuran. |