|
KRIJIMI I UNIVERSIT
Nė ajetin e mėposhtėm, pėrshkruhet origjina e universit:
"Ai ėshtė Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokės
(pa pasur asnjė shembull)..."(El-En'am 101)
Pėrfundimi, nė tė cilin ka arritur astrofizika sot, ėshtė se i tėrė universi,
sė bashku me dimensionet e lėndės dhe tė kohės, erdhi nė ekzistencė si
rezultat i njė shpėrthimi tė madh, i cili ndodhi menjėherė. Ky fenomen
i njohur me emrin "Big Beng", vėrtetoi se universi ishte krijuar nga asgjėja
si rezultat i njė shpėrthimi nė njė pikė tė vetme. Qarqet shkencore moderne
janė tė njė mendimi nė lidhje me faktin se Big Bengu ėshtė i vetmi shpjegim
i arsyeshėm dhe i vėrtetuar i zanafillės sė universit dhe i mėnyrės sė
krijimit tė tij.
Para Big Bengut, lėnda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence,
nė tė cilėn as lėnda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin - dhe
kjo mund tė pėrshkruhet vetėm nė mėnyrė metafizike - arrijmė nė pėrfundimin
se lėnda, energjia dhe koha janė tė tėra tė krijuara. Ky argument ėshtė
njė nga zbulimet e fundit tė fizikės bashkėkohore, i cili ėshtė shpallur
nė Kuran 1400 vjet mė parė.

Aparaturat e ndjeshme nė bordin e satelitit hapėsinor COBE, i cili u
lėshua nga NASA mė 1992, arriti tė kapte dukshėm pjesė tė mbetura tė Big
Bengut. Ky zbulim shėrben si dėshmi pėr Big Bengun, i cili ėshtė shpjegimi
shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjėja.
|