|
HYRJE
Trupi i njeriut ėshtė makina mė e komplikuar nė botė. Ne shikojmė me tė, dėgjojmė me tė, marrim frymė me tė, ecim dhe vrapojmė me tė, dhe ndjejmė kėnaqėsi me tė. Eshtrat e tij, muskujt, arteriet, venat dhe organet e mbrendshme janė tė organizuara me njė krijim tė mrekullueshėm, dhe kur shikojmė kėtė krijim nė detaje gjejmė fakte edhe mė mahnitėse. Ēdo pjesė e trupit, edhe pse secila duket tejet e ndryshme nga tjetra, ėshtė e ndėrtuar nga materiali i njejtė: qelizat.
 |
A mendon njeriu se do tė lihet tė vazhdoj i pa vėzhguar?
A nuk ishte njė pikė sperme e derdhur,
e pastaj njė alaq (embrion) tė cilin Ai e krijoj dhe i dha formė,
duke i bėrė nga ai tė dy gjinitė, mashkullin dhe femrėn?
Ai I Cili e bėri kėtė a nuk ėshtė nė gjendje tė sjell tė vdekurin nė jetė?
(Kur'an, 75: 36-40)
|
|
Qelizat, qė secila prej tyre ėshtė sa njė e njėmijėta pjesė e milimetrit, janė njėsi strukturale qė formojnė trupin tonė dhe ēdo gjė nė tė.
Disa nga kėto qeliza bashkohen qė tė formojnė eshtra, tė tjerat qė tė formojnė nerva, mėlēinė, shtresėn e brendshme tė stomakut, lėkurėn apo kornen e syrit. Secila e ka madhėsinė dhe formėn qė saktėsisht i pėrgjigjet nevojave tė asaj pjese tė trupit.
Si dhe kur qeliza, e cila ka funksione aq tė ndryshme, erdhi nė ekzistencė?
Pėrgjigja nė kėtė pyetje do tė na dėrgoj nė njė process i cili nė ēdo moment ėshtė i mbushur me misterie. Tė gjitha pėrafėrsisht 100 trilion qeliza tė cilat sot e pėrbėjnė trupin tėnd erdhėn nga ndarja e njė qelize tė vetme. Ajo qelizė e cila pati strukturėn sikurse tė gjitha qelizat nė trupin tėnd tash, erdhi nga bashkimi i vezės sė nėnės tėnde dhe spermatozoidit tė babait tėnd.
Nė Kur'an, Zoti nganjėhere iu referohet mrekullive nė tokė dhe nė qiell, dhe nganjėhere misterieve tė krijimit tė gjėrave tė gjalla si shenja tė ndryshme tė ekzistencės sė Tij. Krijimi i mrekullueshėm i qenies njerėzore ėshtė njėra nga mė tė rėndėsishmet e kėtyre shenjave.
Nė shumė vargje, si mėsim pėr qenien njerėzore, Zoti kėshillon ata qė tė shikojnė krijimin e tyre. Ai shpjegon nė detaje krijimin e qenies njerėzore dhe fazat e zhvillimit tė tij. Nė Suren 56, Ai tregon pėr krijimin e njeriut:
Ne iu krijuam juve, e pėrse nuk e pohoni tė vėrtetėn? A keni menduar pėr spermėn qė e derdhni? A jeni ju qė e krijoni atė apo Ne jemi Krijuesi? (Kur'an, 56: 57-59)
Pėrmbajtja e njeriut qė pėrbėhet nga 60-70 kilogram mish dhe eshtra fillimisht ishte nė njė pikė lėngu. Sigurisht qė ėshtė njė mrekulli qė njė qenie njerėzore intelegjente, me ndjenja me tė gjitha aftėsitė e tė folurit dhe dėgjimit dhe me njė sistem fizik kompleks tė mrekullueshėm tė vijė nė ekzistencė nga nje pikė lėngu. Ky zhvillim sigurisht qė nuk ishte rezultat i njė procesi tė rastit apo veprim i rastėsishėm, por ėshtė njė proces i vetėdijshėm i Krijuesit.
Ky libėr do tė shpjegoj nė detaje mrekullin qė pėrjetohet vazhdimisht, nga ēdo person nė faqen e tokės, mrekullin e krijimit tė njeriut. Duhet tė jetė e qartė qė gjėrat tė cilat shtjellohen nė kėtė libėr janė vetėm njė pjesė e ndėrlikimeve tė krijimit tė njeriut; por edhe me aq sa paraqitet nė kėtė libėr del nė pah fuqia e pėrhershme e Krijuesit, njohuria e Tij e pakufishme dhe intelegjente qė rrethon dhe pėrqafon gjithė universin. Ky libėr do t'i pėrkujtojė njerėzit se Zoti I Madhėrishėm ėshtė "Krijuesi Mė I Mirė".
Ne e krijuam njeriun nga lloji i baltės mė tė pastėr; pastaj e bėmė pikė (uji) nė njė vend tė sigurt; pastaj shndėrruam pikėn nė njė droēkė dhe shndėrruam droēkėn nė njė copė mishi dhe shndėrruam atė copė mishi nė eshtra dhe i veshėm eshtrat me mish; dhe pastaj atė e sollėm nė jetė si krijesė tjetėr. I Bekuar qoftė All-llahu, mė i miri Krijues! (Kur'an, 23: 12-14)
|