|
Parathėnia e Botuesit
Libri qė keni nė dorė ėshtė njė studim unik i llojit tė tij, pėr vetė
faktin se ai bėn njė sintezė tė historisė klasike dhe historive tė disa
prej popujve tė pėrmendur nė Kuran. Nė pėrgjithėsi, historitė kuranore
janė trajtuar tė ndara nga historia klasike dhe ato pak pėrpjekje qė janė
bėrė nga dijetarėt islamė nė kohė tė ndryshme nuk mund tė konsiderohen
tė plota, sepse kanė mangėsi tė dukshme nė metodėn studimore, pasi nuk
bazohen nė standartet e pranuara sot pėr njė studim shkencor.
Studiuesit kristianė i kanė dhėnė mė tepėr rėndėsi lidhjes midis historisė
klasike dhe historive tė Biblės dhe kanė botuar njė sėrė librash pėr kėtė
temė. Njėkohėsisht duhet tė pranojmė se studiuesit muslimanė kanė mbetur
disi prapa nė kėtė drejtim, megjithėse kohėt e fundit kanė filluar tė
shfaqen disa pėrpjekje pėr mbushur kėtė boshllėk. Njė nga pėrpjekjet mė
serioze dhe mė tė kompletuara nė kėtė fushė ėshtė libri qė keni nė dorė,
i cili mund tė klasifikohet pėr momentin si libri mė i mirė qė flet pėr
kėtė temė. Ky ėshtė pikėrisht shkaku qė na shtyu tė merrnim pėrsipėr pėrkthimin
dhe botimin e kėtij libri, duke shpresuar se ai do tė shėrbejė si udhėzues
pėr studiuesit nė tė ardhmen.
Sigurisht qė, duke marrė parasysh faktin qė ky libėr ėshtė njė nga librat
e parė nė fushėn e tij, nuk mund tė pretendojmė se ai ėshtė i pėrkryer
e pa gabime tė mundshme, pasi ēdo libėr ka gabimet dhe mangėsitė e veta,
aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė libėr qė flet pėr njė temė tė patrajtuar
mė parė. Pėr kėtė arsye, ky libėr nuk mund tė pėrdoret si njė referencė
fetare pėr tė mėsuar historitė e profetėve, d.m.th. muslimani duhet tė
ketė parasysh qė ky libėr ėshtė njė studim shkencor me karakter fetar,
jo njė libėr fetar i mirėfilltė.
Nė tė njėjtėn kohė, libri trajton vetėm njė pjesė tė historive tė profetėve
tė pėrmendur nė Kuran, ndėrsa pjesa tjetėr e historive ėshtė lėnė jashtė
tij pėr shkak se nuk pėrputhet me qėllimin pėr tė cilin ėshtė shkruar
ky studim, i cili ėshtė njohja dhe vėrtetimi me mėnyra shkencore i ekzistencės
dhe shkatėrrimit tė disa popujve tė pėrmendur nė Kuran. Siē mund tė vihet
re, libri merr pėrsipėr tė hedhė dritė mbi disa aspekte historike, pėr
tė cilat nuk ka referenca tė mjaftueshme pėr shkak tė distancės kohore
shumė tė gjatė. Kjo kėrkon qė tė shtrohen hipoteza e teori tė ndryshme,
pėr tė kompesuar kėtė mungesė tė theksuar referencash. Nuk mund tė pretendohet
nė mėnyrė kategorike se tė gjitha hipotezat e parashtrura nė libėr janė
tėrėsisht tė sakta, por mund tė themi se ato janė tė pranueshme logjikisht.
Kjo ėshtė arsyeja pse nė libėr ndeshen shpesh shprehjet "ka mundėsi",
"ėshtė e mundur", "vetėm zoti e di mė mirė".
E pamė tė arsyeshme t'i bėjmė kėto sqarime me qėllim qė tė mėnjanojmė
ēdo keqkuptim nga ana e lexuesve dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkojmė prej
tyre qė tė mos ngurrojnė tė na kontaktojnė pėr ēdo vėrejtje apo sugjerim
tė mundshėm.
|