|
Parathėnie
Kėto janė disa nga lajmet e vendbanimeve tė hershme,
tė cilat t'i tregojmė ty (o Muhamed): disa prej tyre ekzistojnė akoma
(si shenja), ndėrsa disa tė tjera tashmė janė fshirė nga faqja e dheut.
Ne nuk u bėmė padrejtėsi atyre, por ata i bėnė padrejtėsi vetvetes. Kur
erdhi urdhri i Zotit tėnd, atyre nuk u bėnė dobi zotat, tė cilėve ata
u luteshin nė vend tė Allahut dhe nuk fituan veēse shkatėrrim. (Hud: 100
- 101)
Allahu e krijon njeriun, i jep atij formėn shpirtėrore dhe fizike, e
lejon atė tė zgjedhė njė drejtim tė caktuar nė jetė dhe mė pas e merr
atė me anė tė vdekjes. Ai e njeh mė mirė njeriun dhe i di mė sė miri nevojat
e tij, ashtu siē thuhet dhe nė Kuran: "Si tė mos
e dijė Ai, i Cili ka krijuar..?" (El-Mulk: 14). Ndaj dhe qėllimi
i vėrtetė qė njeriu duhet tė ketė nė jetė ėshtė madhėrimi dhe adhurimi
i Allahut. (Fjala adhurim nuk pėrfshin vetėm adhurimet e mirėfillta, si
falja apo agjėrimi, por tė gjitha veprat qė janė nė dobi tė njeriut).
Pėr tė njėjtėn arsye, mesazhi dhe shpallja e pastėr e Allahut qė iu transmetua
njerėzve nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij ėshtė i vetmi udhėzim pėr ta.
Kurani ėshtė libri i fundit dhe i pandryshuar i Allahut.
Kjo ėshtė arsyeja pse ne jemi tė detyruar qė ta pranojmė Kuranin si udhėzuesin
tonė dhe tė jemi krejtėsisht tė bindur e tė kėnaqur me tė gjitha gjykimet
e tij. Kjo ėshtė rruga e vetme e shpėtimit si nė kėtė botė ashtu edhe
nė tjetrėn.
Ndaj ne kemi nevojė tė studiojmė me shumė kujdes dhe vėmendje Kuranin
dhe tė meditojmė rreth tij. Allahu na tregon se shpallja e Kuranit ka
pėr qėllim t'i shtyjė njerėzit tė mendojnė:
"Ky (Kuran) ėshtė mesazh pėr njerėzit, me qėllim qė tė
shėrbejė si paralajmėrim pėr ta e tė kuptojnė se Ai ėshtė vetėm njė Zot
i adhuruar dhe qė tė pėrkujtojnė njerėzit me mendje tė shėndoshė." (Ibrahim:
52)
Historitė e popujve tė mėparshėm, tė cilat pėrbėjnė njė pjesė jo tė vogėl
tė Kuranit, janė pa dyshim njė ēėshtje qė ne duhet t'i kushtojmė vėmendje
tė madhe. Pjesa mė e madhe e kėtyre popujve nuk i pranuan mėsimet e profetėve,
madje shfaqėn armiqėsi tė hapur ndaj tyre. Me kėtė veprim ata merituan
ndėshkimin dhe u zhdukėn nga faqja e dheut.
Kurani na tregon se kėto ndėshkime shėrbejnė si paralajmėrim pėr brezat
pasardhės. Le tė marrim njė shembull: menjėherė pas pėrshkrimit tė dėnimit
tė njė grupi ēifutėsh, tė cilėt u rebeluan ndaj urdhrave tė Allahut, nė
Kuran thuhet:
"Kėshtu pra, Ne e bėmė kėtė ndėshkim shembull pėr ata
dhe pėr brezat qė erdhėn mė pas, si dhe njė mėsim pėr njerėzit e devotshėm."
(El-Bekare: 66)
Nė kėtė libėr ne do tė flasim pėr disa popuj tė lashtė, tė cilėt u zhdukėn
pėr shkak tė rebelimit tė tyre kundrejt urdhrave tė Allahut. Qėllimi ynė
ėshtė tė hedhim sadopak dritė mbi kėto ngjarje, ēdonjėra prej tė cilave
ishte "njė shembull pėr kohėn", kėshtu qė sot ato mund tė shėrbejnė fare
mirė si "paralajmėrim" pėr njerėzimin.
Arsyeja e dytė pėr tė cilėn ne po shqyrtojmė historitė e shkatėrrimit
tė kėtyre popujve ėshtė qė tė tregojmė nga burime tė ndryshme ato qė pėrshkruan
Kurani, duke provuar nė kėtė mėnyrė saktėsinė e ngjarjeve tė pėrshkruara
nė tė. Allahu na tregon se vėrtetėsia e atyre gjėrave qė thuhen nė ajetet
kuranore mund tė vėrehet kudo.
Thuaju atyre: "Tė gjitha lavdėrimet dhe falenderimet
qofshin pėr Allahun! Ai do t'jua tregojė argumentet e Tij dhe ju do t'i
dalloni ato
" (En-Neml: 93)
Njohja e tyre ėshtė njė nga mėnyrat kryesore qė ēojnė drejt besimit tė
vėrtetė.
Pothuajse tė gjitha historitė kuranore qė pėrshkruajnė ndėshkimin dhe
shkatėrrimin e shumė popujve janė bėrė "tė njohura" dhe "tė vėzhgueshme"
nė sajė tė zbulimeve arkeologjike dhe studimeve tė vazhdueshme. Nė kėtė
studim, ne do tė trajtojmė historitė e njė pjese tė kėtyre popujve tė
zhdukur. (Duhet tė kemi parasysh se disa prej popujve tė zhdukur tė pėrmendur
nė Kuran nuk janė pėrfshirė nė kėtė libėr, sepse nė Kuran nuk ėshtė pėrcaktuar
koha dhe vendi ku kanė jetuar. Ata janė pėrshkruar vetėm pėr arrogancėn,
mosbindjen dhe kundėrshtimin qė shprehėn ndaj tė dėrguarit tė Allahut,
si dhe pėr fundin e tyre tė tmerrshėm.)
Qėllimi ynė ėshtė tė hedhim dritė mbi realitetin e pėrshkruar nė Kuran,
nėpėrmjet zbulimeve tė kohėve tė fundit pėr t'i provuar kujtdo, besimtarėve
dhe jobesimtarėve, vėrtetėsinė e fesė sė Allahut.
|