|
KAPITULLI I:
Pėrmbytja e Nuhut
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij. Ai qėndroi mes tyre
njė mijė pa pesėdhjetė vjet dhe tufani i pėrmbyti ata, sepse ishin keqbėrės.
(El-Ankebut: 14)
Duke iu referuar pothuajse tė gjitha kulturave, pėrmbytja e Nuhut (Noes)
ėshtė njė nga ngjarjet mė tė njohura, e cila trajtohet gjerė e gjatė nė
Kuran. Mospėrfillja e popullit tė profetit Nuh, reagimi dhe mėnyra si
rodhėn ngjarjet tregohen me hollėsi nė shumė ajete tė Kuranit.
Profeti Nuh ishte dėrguar tė paralajmėronte popullin e tij, i cili kishte
devijuar nga rruga e drejtė, duke adhuruar idhujt dhe duke mos iu bindur
urdhrave tė Allahut. Edhe pse Nuhu e kėshilloi shumė herė popullin e tij
dhe e paralajmėroi atė pėr njė ndėshkim tė rreptė, ai vazhdoi rrugėn e
mosbindjes dhe idhujtarisė. Ja si ėshtė pėrshkruar ngjarja nė suren El-Mu'minun:
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dh ai u tha: "O populli
im, adhurojeni Allahun! Ju s'keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr veē Tij.
A nuk frikėsoheni (prej dėnimit)?"
Por prijėsit e mosbesimtarėve nga populli i tij thanė: "Ai ėshtė njė njeri
i thjeshtė si ju qė kėrkon tė qėndrojė mė lart se ju. Po tė dėshironte
Allahu do tė kishte dėrguar engjėj. Ne kurrė nuk kemi dėgjuar njė gjė
tė tillė nga tė parėt tanė.
Ai ėshtė njė njeri i ēmendur, kėshtu qė pritni edhe pak kohė."
Nuhu u lut: "Zoti im, mė ndihmo, sepse ata po mė pėrgėnjeshtrojnė." (El-Mu'minun:
23-26)
Siē tregohet nga ajetet, paria e popullit e akuzoi profetin Nuh se qėllimi
i tij ishte fitimi i pozitės, pushtetit dhe pasurisė. Gjithashtu, ata
u munduan tė provojnė se atij i ishte bėrė magji dhe vendosėn ta duronin
pėr njė farė kohe, duke e mbajtur vazhdimisht nėn presion.
Allahu i tregoi tė dėrguarit Nuh se ata qė refuzuan besimin dhe vazhdonin
tė bėnin vepra tė kėqija do tė ndėshkoheshin, duke u pėrmbytur, kurse
besimtarėt do tė shpėtonin.
Dhe me tė vėrtetė, kur koha e ndėshkimit erdhi, sasi tė mėdha ujėrash
tė furishėm vėrshuan nga toka dhe, bashkė me shirat e rrėmbyeshėm, shkaktuan
njė pėrmbytje tė madhe. Allahu i tha Nuhut: "
Hipni
nė anije njė ēift (mashkull dhe femėr) nga ēdo lloj, si dhe familjen tėnde,
pėrveē atyre ndaj tė cilėve Fjala tashmė ėshtė vendosur
" Tė gjithė njerėzit
e atij vendi, me pėrjashtim tė besimtarėve qė hipėn nė anije me
profetin Nuh, u mbytėn nė ujė, duke pėrfshirė edhe djalin e Nuhut, i cili
mendoi se mund tė shpėtonte duke hipur nė njė mal aty pranė. Kur ujėrat
u pakėsuan dhe mori fund gjithēka, anija ndaloi nė Xhudij, d.m.th., nė
njė vend tė lartė, siē na njofton Kurani.
Studimet arkeologjike, gjeologjike dhe historike tregojnė se kjo ngjarje
ka ndodhur me tė vėrtetė siē ėshtė treguar nė Kuran. Pėrmbytja ėshtė pėrshkruar
nė mėnyrė tė ngjashme nė shumė gojėdhėna tė qytetėrimeve tė hershme dhe
nė shumė dokumente historike. Megjithėse karakteri dhe emrat e vendeve
ndryshojnė, gjithēka sa ndodhi i paraqitet njerėzve tė kohės sė sotme
si njė paralajmėrim qė vjen nga lashtėsia.
Pėrveē Dhiatės sė Vjetėr dhe Dhiatės sė Re, pėrshkrimi i pėrmbytjes ėshtė
treguar nė mėnyrė tė ngjashme nė dokumentet sumeriane dhe asiro-babilonase,
nė legjendat greke, nė epikat indiane tė Shatapathės, Brahmės dhe Mahabharatės,
nė disa legjenda tė Uellsit, nė Edan Veriore, nė legjendat lituaneze,
bile edhe nė disa histori tradicionale kineze.
Si ka mundėsi qė njė informacion i tillė kaq i detajuar qė pėrshkruan
tė njėjtėn ngjarje tė mblidhet nga vende me kultura tė ndryshme, tė cilat
janė mjaft larg si nga njėra-tjetra, ashtu dhe nga vendi i pėrmbytjes?
Pėrgjigja ėshtė e qartė. Fakti qė e njėjta ngjarje ėshtė treguar nė rrėfimet
dhe shkrimet e tė gjithė kėtyre popujve, tė cilėt kanė pasur shumė pak
mundėsi komunikimi ndėrmjet tyre, ėshtė njė provė e qartė se kėta popuj
e morėn njohurinė nga njė burim hyjnor. Me sa duket, pėrmbytja, e cila
konsiderohet si njė nga katastrofat mė tė mėdha dhe mė shkatėrruese nė
histori, ėshtė rrėfyer nga shumė profetė qė u dėrguan nė qytetėrime tė
ndryshme me qėllim qė tė shėrbente si shembull dhe mėsim pėr ta. Nė kėtė
mėnyrė lajmi i pėrmbytjes u pėrhap nė shumė kultura tė ndryshme.
Edhe pse e transmetuar nga shumė kultura dhe burime fetare, historia
e pėrmbytjes dhe e profetit Nuh ėshtė ndryshuar shumė dhe i ėshtė larguar
versionit origjinal pėr shkak tė falsifikimit tė burimeve dhe transmetimeve
jo tė sakta. Studimet tregojnė se, midis tė gjitha rrėfimeve pėr pėrmbytjen,
i vetmi pėrshkrim i saktė ėshtė ai qė ndodhet nė Kuran.
Profeti Nuh dhe pėrmbytja nė Kuran
Pėrmbytja e Nuhut ėshtė pėrmendur nė shumė ajete tė Kuranit. Mė poshtė
po citojmė ajetet sipas radhės kronologjike tė ngjarjes.
Thirrja qė profeti Nuh i bėri popullit tė tij
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O
populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr
veē Tij. Unė kam frikė se do t'ju zėrė ndėshkimi i njė dite tė madhe!"
(El-Araf: 59)
Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
O populli im, unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj.
Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua. (Esh-Shuara: 107-
110)
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O
populli im, adhuroni Allahun! Ju s'keni tė adhuruar tė vėrtetė tjetėr
veē Tij. A nuk frikėsoheni (prej dėnimit)?" (El-Mu'minun: 23)
Paralajmėrimi pėr ndėshkimin e Allahut
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij (duke i thėnė): "Kėshilloje
popullin tėnd para se t'i vijė njė ndėshkim i dhimbshėm." (Nuh: 1)
Do ta merrni vesh se mbi cilin do tė vijė ndėshkimi poshtėrues
dhe mbi cilin do tė bjerė dėnimi i pėrjetshėm. (Hud: 39)
mos adhuroni asgjė tjetėr nė vend tė Allahut. Unė kam
frikė se do t'ju zėrė ndėshkimi i njė dite tė dhimbshme. (Hud: 26)
Refuzimi i popullit tė Nuhut
Paria e popullit tė tij i tha: "Ne mendojmė se po bėn
njė gabim tė qartė." (El-Araf: 60)
Ata i thanė: "O Nuh, ti ke polemizuar me ne dhe e zgjate
shumė polemikėn. Sille pra, dėnimin me tė cilin na kėrcėnove, nėse thua
tė vėrtetėn." (Hud: 32)
Sa herė qė prijėsit e popullit tė tij kalonin pranė tij,
ndėrsa ndėrtonte anijen, talleshin me tė dhe e vinin nė lojė. Ai u tha:
"Nėse talleni me ne, po kėshtu do tė tallemi edhe ne me ju, siē po talleni
tani." (Hud: 38)
Por prijėsit e mosbesimtarėve nga populli i tij thanė:
"Ai ėshtė njė njeri i thjeshtė si ju qė kėrkon tė qėndrojė mė lart se
ju. Po tė dėshironte Allahu, do tė kishte zbritur engjėj. Ne kurrė nuk
kemi dėgjuar njė gjė tė tillė nga tė parėt tanė.
Ai ėshtė njė njeri i ēmendur, kėshtu qė prisni edhe pak kohė." (El-Mu'minun:
24, 25)
Populli i Nuhut e pėrgėnjeshtroi tė dėrguarin mė parė.
Ata e mohuan robin Tonė, e tallėn, e kėrcėnuan dhe e quajtėn tė ēmendur.
(El-Kamer: 9)
Mospėrfillja e jobesimtarėve ndaj besimtarėve
Paria jobesimtare e popullit tė tij tha: "Ne shohim se
ti je njė njeri i thjeshtė si ne, pėrveē kėsaj, rrugėn tėnde e ndjekin
vetėm njerėzit e parėndėsishėm e tė ulėt. Pastaj ne nuk shohim se ju keni
ndonjė meritė ndaj nesh, pėrkundrazi ne ju konsiderojmė gėnjeshtarė."
(Hud: 27)
Jobesimtarėt i thanė: "Mos vallė duhet tė tė besojmė,
kur ty tė ndjekin vetėm mė tė dobėtit?"
Ai u tha: "Unė nuk e di se ē'bėnin ata tė cilėt ju i quani tė dobėt? Llogaria
e tyre ėshtė nė dorėn e Zotit tim, nėse kuptoni. Unė nuk mund t'i largoj
besimtarėt, sepse jam vetėm njė paralajmėrues qė ka ardhur pėr t'ju tėrhequr
vėrejtjen haptazi." (Esh-Shuara: 111-115)
Allahu e kėshillon Nuhun tė mos mėrzitet
Kėshtu Nuhut iu shpall: "Askush nuk do tė besojė nga
populli yt, pėrveē atyre tė cilėt tashmė kanė besuar, kėshtu qė nuk ka
pse tė tė vijė keq pėr ēka vepruan ata." (Hud: 36)
Lutjet e profetit Nuh
"Atėherė pra, gjyko Ti (o Allah) mes meje dhe tyre dhe
mė shpėto mua bashkė me besimtarėt." (Esh-Shuara: 118)
Pastaj ai e luti Zotin e tij (duke thėnė): "Unė jam i
pafuqishėm, ndaj mė ndihmo!" (El-Kamer: 10)
Ai tha: "O Zoti im, unė e ftova popullin tim natė e ditė,
por gjithė thirrja ime nuk solli gjė tjetėr veē largimit tė tyre (nga
e vėrteta)." (Nuh: 5-6)
Ai tha: "O Zoti im! Mė ndihmo, sepse ata mė mohojnė."
(El-Mu'minun: 26)
Nuhu na u lut dhe vėrtet Ne jemi mė tė mirėt pėr t'iu
pėrgjigjur lutjes. (Es-Saffat: 75)
Ndėrtimi i anijes
Ndėrtoje anijen nėn mbikqyrjen dhe frymėzimin Tonė dhe
mos m'u lut pėr ata qė bėnė padrejtėsi dhe humbėn. Nuk ka dyshim se ata
do tė mbyten. (Hud: 37)
Shkatėrrimi i popullit tė profetit Nuh nga pėrmbytja
Ata e pėrgėnjeshtruan Nuhun, por Ne e shpėtuam atė bashkė
me ndjekėsit e tij nė anije dhe i pėrmbytėm ata qė mohuan shenjat Tona.
Vėrtet ata ishin njė popull i verbuar. (El-Araf: 64)
Mė pas Ne i fundosėm tė tjerėt (mosbesimtarėt)." (Esh-Shuara:
120)
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe ai qėndroi mes
tyre njė mijė pa pesėdhjetė vjet dhe tufani i pėrmbyti, sepse ishin keqbėrės.
(El-Ankebut: 14)
Vdekja e "djalit" tė profetit Nuh
Kurani tregon njė dialog midis Nuhut dhe djalit tė tij para se tė fillonte
pėrmbytja:
Kėshtu ajo lundroi mes valėve tė mėdha si male, ndėrsa
Nuhu i thirri tė birit qė ishte ndarė veē: "O biri im! Eja nė barkė me
ne dhe mos u bėj prej mosbesimtarėve."
I biri iu pėrgjigj: "Do tė ngjitem nė njė mal dhe ai do tė mė shpėtojė
nga uji." Nuhu i tha: "Sot nuk ka shpėtim nga urdhri i Allahut, pėrveē
atyre qė mėshiron Ai." Ndėrkohė valėt u futėn mes tyre dhe ai u mbyt bashkė
me tė tjerėt. (Hud: 42-43)
Shpėtimi i besimtarėve prej pėrmbytjes
Ne e shpėtuam Nuhun bashkė me ata qė ishin me tė nė barkėn
e ngarkuar. (Esh-Shuara: 119)
Pastaj Ne e shpėtuam Nuhun bashkė me ata qė ishin me
tė nė anije, tė cilėn e bėmė argument dhe shenjė pėr tė gjithė njerėzimin.
(El-Ankebut: 15)
Natyra fizike e pėrmbytjes
Kėshtu Ne hapėm portat e qiellit me ujė qė derdhej me
furi.
Dhe bėmė qė burimet tė shpėrthejnė nga toka. Kėshtu ujėrat (e qiellit
dhe tė tokės) u takuan pėr njė ēėshtje tė paracaktuar.
Ne e mbartėm atė nė anijen e ndėrtuar me dėrrasa e gozhdė. (El-Kamer:
11-13)
Kur erdhi urdhri ynė dhe nga furra doli ujė, Ne thamė:
"Fut nė anije njė ēift (mashkull dhe femėr) nga ēdo lloj, familjen tėnde
dhe besimtarėt, pėrveē atyre pėr tė cilėt ėshtė marrė njė vendim i pėrhershėm.
Por, pėrveē njė pakice, shumica nuk besoi."
Nuhu u tha: "Hipni nė anije! Me emrin e Allahut do tė jetė lėvizja dhe
ndalimi i saj. Vėrtet Zoti im ėshtė gjithnjė Falės dhe Mėshirėplotė.
Kėshtu ajo lundroi mes valėve tė mėdha si male, ndėrsa Nuhu i thirri tė
birit qė ishte ndarė veē: "O biri im! Eja nė anije me ne dhe mos u bėj
prej mosbesimtarėve." (Hud: 40-42)
Kėshtu Ne e frymėzuam atė (duke i thėnė): "Ndėrto anijen
nėn mbikqyrjen dhe frymėzimin Tonė. Pastaj, kur tė vijė urdhri Ynė dhe
kur nga furra tė gurgullojė ujė, merr nė anije njė ēift nga ēdo lloj si
edhe familjen tėnde, pėrveē atyre pėr tė cilėt ėshtė marrė njė vendim
i pėrhershėm. Mos m'u lut pėr mbrojtje pėr keqbėrėsit, sepse ata do tė
mbyten." (El-Mu'minun: 27)
Qėndrimi i anijes nė njė vend tė lartė
U tha: "O tokė, gėlltite ujin tėnd! O qiell, pushoje
shiun tėnd!" Uji u ul dhe urdhri i Allahut u pėrmbush, ndėrsa anija ndaloi
nė (malin) Xhudij. U tha: "I shkatėrruar qoftė populli mizor!" (Hud: 44)
Paralajmėrimi nėpėrmjet pėrmbytjes
Kur uji u ngrit tej kufijve tė tij, Ne ju mbartėm nė
anijen lundruese.
Me qėllim qė ta bėjmė atė kujtim pėr ju dhe tė kuptojnė ata qė dėgjojnė
me vėmendje. (El-Hakkah: 11-12)
Lavdėrimi i Allahut pėr profetin Nuh
Paqja qoftė mbi Nuhun nė tė gjithė botėt!
Sigurisht qė kėshtu i shpėrblejmė ata qė punojnė punė tė mira.
Nuhu ishte me tė vėrtetė njė nga robėrit Tanė besimtarė. (Es-Saffat: 79-81)
Pėrmbytja ishte lokale apo globale?
Ata qė mohojnė vėrtetėsinė e pėrmbytjes sė Nuhut e justifikojnė qėndrimin
e tyre duke thėnė se njė pėrmbytje e mbarė botės ėshtė e pamundur. Sipas
tyre, tė gjithė librat e shpallur, duke pėrfshirė dhe Kuranin, mbrojnė
idenė e njė pėrmbytjeje globale. Si rrjedhim kėta libra janė tė gabuar.
Ky trajtim si dhe vendosja e shenjės sė barazimit midis Kuranit dhe librave
tė tjerė, psh, Pentateukut, ėshtė plotėsisht e gabuar. Kurani u shpall
nga Allahu dhe ėshtė i vetmi libėr hyjnor i pandryshuar ndaj dhe nė tė
nuk mund tė ketė gabime. Ai e trajton pėrmbytjen nga njė kėndvėshtrim
shumė i ndryshėm, nė krahasim me Pentateukun apo legjendat e tjera tė
pėrmbytjes qė transmetohen nė kultura tė ndryshme. Pentateuku, emri i
pesė librave tė parė tė Dhiatės sė Vjetėr, pranon hapur se pėrmbytja ishte
globale, pra, ajo pėrfshiu tė gjithė botėn. Kurani nuk e pohon diēka tė
tillė, pėrkundrazi, ajetet pėrkatėse tė lėnė tė kuptosh se pėrmbytja ishte
e pjesshme dhe nuk pėrfshiu tė gjithė botėn por vetėm popullin e Nuhut,
i cili ishte paralajmėruar mė parė pėr njė dėnim tė tillė.
Kur shqyrtohen transmetimet e pėrmbytjes nė Kuran dhe nė Dhiatėn e Vjetėr,
ndryshimi vihet re menjėherė. Dhiata e Vjetėr e pėrshkruan fillimin e
pėrmbytjes si vijon:
Zoti pa se paudhėsia e njerėzve pėrmbi tokė ishte e
madhe dhe se ēdo mendim i zemrės sė tyre nuk synonte tjetėr, por qė tė bėjė
vazhdimisht tė keqen. Zotit i erdhi keq pse e krijoi njeriun pėrmbi tokė.
I erdhi keq thellė nė zemėr e tha: "Do ta shuaj prej faqes sė dheut njeriun
qė e krijova: njeriun, bagėtitė, zvarranikėt edhe shpendėt e qiellit - sepse
po mė vjen keq qė i krijova." Porse Noehi gjeti hir para Zotit. (Gjeneza
6: 5-8)
Nė Kuran tregohet fare qartė se nuk u shkatėrrua e gjithė bota, por vetėm
populli i Nuhut. Ashtu siē u dėrgua Hudi te populli i Adit (Hud: 50),
apo Salihu te populli i Themudit (Hud: 61), apo ashtu siē u dėrguan tė
gjithė profetėt e tjerė pėrpara Muhamedit te popujt e tyre, ashtu dhe
Nuhu u dėrgua vetėm te populli i tij, ndaj dhe pėrmbytja ishte ndėshkim
vetėm pėr popullin e tij.
Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij: "Unė kam ardhur
pėr t'ju kėshilluar dhe pėr t'ju tėrhequr vėrejtjen haptazi qė ju tė mos
adhuroni asgjė tjetėr nė vend tė Allahut. Unė kam frikė pėr ju dėnimin
e njė dite tė dhimbshme." (Hud: 25-26)
Ata qė u ndėshkuan ishin njerėz qė nuk e pėrfillėn mesazhin e profetit
Nuh dhe nuk hoqėn dorė nga rebelimi dhe mosbindja. Ajetet qė pėrshkruajnė
kėtė ngjarje janė mjaft tė qarta.
Por ata e pėrgėnjeshtruan Nuhun, kėshtu qė Ne e shpėtuam
atė bashkė me ndjekėsit e tij nė anije dhe i mbytėm ata qė mohuan shenjat
Tona. Vėrtet ata ishin njė popull i verbuar. (El-Araf: 64)
Ne me mėshirėn tonė e shpėtuam atė Nuhun bashkė me besimtarėt
dhe i shkatėrruam nga themelet ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet Tona.
Ata nuk ishin besimtarė. (El-Araf: 72)
Pėrveē kėsaj, nė Kuran, Allahu thekson se Ai kurrė nuk e ndėshkon njė
popull, derisa tė dėrgojė njė profet tek ai. Pra, ndėshkimi vjen vetėm
pasi njė profet ka shkuar te njė popull, edhe ėshtė pėrgėnjeshtruar prej
tij. Allahu thotė nė suren El-Kasas:
Zoti yt nuk i shkatėrron vendbanimet para se tė dėrgojė
nė qendrėn e tyre njė tė dėrguar qė t'u lexojė atyre argumentet Tona.
Ne i shkatėrronim vendbanimet, vetėm atėherė kur banorėt e tyre ishin
keqbėrės. (El-Kasas: 59)
Allahu nuk i shkatėrron ata popuj, te tė cilėt Ai nuk ka dėrguar njė
profet. Nuhu u dėrgua pėr tė paralajmėruar vetėm popullin e tij. Prandaj
Allahu nuk kishte pse t'i shkatėrronte popujt e tjerė, tė cilėve nuk u
kishte dėrguar njė paralajmėrues, ndaj dhe dėnimi i Tij goditi vetėm popullin
e Nuhut.
Nga kėto pohime tė Kuranit, arrijmė nė pėrfundimin se pėrmbytja e Nuhut
ishte njė katastrofė lokale dhe jo globale. Gėrmimet arkeologjike tė bėra
nė zonėn ku mendohet se mund tė ketė ndodhur pėrmbytja, tė cilėn do ta
shqyrtojmė mė poshtė, tregojnė qė pėrmbytja nuk ishte njė ngjarje globale
qė pėrfshiu gjithė planetin, por njė katastrofė e gjerė qė preku Mesopotaminė.
A u morėn tė gjitha kafshėt nė anije?
Komentatorėt e Biblės besojnė se Nuhu mori nė anije tė gjitha llojet
e kafshėve qė ekzistonin nė tokė, kėshtu qė kafshėt shpėtuan nga zhdukja
falė ndėrhyrjes sė Nuhut. Sipas kėtij mendimi, njė ēift nga tė gjitha
speciet e kafshėve qė banonin nė tokė u soll nė bordin e anijes.
Ata tė cilėt pohojnė diēka tė tillė, duhet tė pėrballojnė vėshtirėsi
serioze nė shumė drejtime. Si u morėn kafshėt nė anije? Si u ushqyen?
Si u vendosėn nė tė? Si u izoluan nga njėra-tjetra? Kėtyre pyetjeve ėshtė
e pamundur t'u pėrgjigjesh. Pėr mė tepėr mbetet pyetja: Si u sollėn tė
gjitha kafshėt nga kontinentet e ndryshme? Gjitarėt e poleve, kangurėt
e Australisė ose bizonėt endemikė tė Amerikės? Pėrveē kėsaj, ka dhe shumė
pyetje tė tjera qė kėrkojnė pėrgjigje. Si u kapėn kafshė shumė tė rrezikshme
si ato helmuese, gjarpėrinjtė, akrepat etj, apo kafshėt grabitqare si
leopardėt, luanėt etj? Si u mbajtėn ato larg prej instikteve tė tyre natyrale
deri nė fund tė pėrmbytjes? Pastaj si u gjend ushqimi pėr gjithė kėto
lloje kafshėsh?
Kėto janė pyetje me tė cilat pėrballohet Dhiata e Vjetėr. Nė Kuran nuk
ka asnjė pohim tė tillė qė tė nėnkuptojė se tė gjitha llojet e kafshėve
qė ekzistojnė mbi tokė u morėn nė anije. Siē e thamė dhe pak mė parė,
pėrmbytja ndodhi nė njė zonė tė caktuar, si rrjedhim, kafshėt e marra
nė anije mund tė ishin vetėm ato tė cilat jetonin nė atė zonė ku banonte
populli i Nuhut.
Kuptohet qė ėshtė e pamundur qė tė mblidhen tė gjitha llojet e kafshėve,
qofshin ato edhe vetėm tė njė zone. Ėshtė e vėshtirė tė mendosh qė Nuhu
dhe numri i vogėl i besimtarėve (Hud: 40) shkuan nė tė gjitha drejtimet
pėr tė mbledhur nga njė ēift prej qindra lloje kafshėsh. Ishte e pamundur
pėr ta tė mblidhnin ekzemplarėt e insekteve qė jetonin nė atė rajon dhe
pėr mė tepėr tė dallonin meshkujt nga femrat. Kjo ėshtė arsyeja pėrse
ka shumė tė ngjarė qė kafshėt e mbledhura tė ishin ato tė cilat mund tė
kapeshin dhe tė mbaheshin mė lehtė, prandaj ato duhet tė ishin kafshė
shtėpiake qė ishin tė dobishme veēanėrisht pėr njeriun. Pėr profetin Nuh
dhe besimtarėt e paktė ishte mė e pėrshtatshme tė merrnin nė anije kafshė
tė tilla si lopė, dele, kuaj, deve e kafshė tė tjera shtėpiake tė ngjashme
me kėto, sepse kėto ishin kafshėt mė tė dobishme qė do tė nevojiteshin
pėr tė organizuar njė jetė tė re nė njė zonė, e cila do tė kishte humbur
shumė prej botės shtazore pėr shkak tė pėrmbytjes.
Kėtu, pika mė e rėndėsishme qė duhet tė kuptojmė ėshtė se shkaku dhe
urtėsia e marrjes sė kafshėve ishte mundėsia e rinisjes sė njė jete tė
re dhe jo shpėtimi i tyre nga zhdukja. Kjo sepse pėrmbytja ishte rajonale
dhe nuk kishte rrezik qė tė zhdukeshin pėrfundimisht llojet e kafshėve.
Me kalimin e kohės, gjallesat e zonave tė tjera emigruan dhe e ripopulluan
vendin e pėrmbytjes duke i kthyer atij larminė qė kishte pėrpara shkatėrrimit.
Nė ēfarė lartėsie u ngritėn ujėrat?
Njė tjetėr debat nė lidhje me pėrmbytjen ėshtė lartėsia e ngritjes sė
nivelit tė ujėrave. A u ngrit niveli aq shumė sa tė mbulonte malet? Siē
dihet, Kurani na informon se anija qėndroi nė Xhudij pas pėrmbytjes. Fjala
Xhudij nė pėrgjithėsi i referohet njė vendi tė lartė. Prandaj nuk duhet
harruar se fjala Xhudij mund tė jetė pėrdorur nė Kuran jo pėr tė treguar
njė emėr specifik mali, por pėr tė treguar se anija qėndroi nė njė vend
tė lartė.
Zona e pėrmbytjes sė Nuhut
Ultėsira e Mesopotamisė ėshtė vendi ku mendohet se ka ndodhur pėrmbytja.
Nė kėtė zonė kanė ekzistuar qytetėrimet mė tė lashta tė njohura nė histori.
Pėrveē kėsaj, kjo zonė, duke qenė e vendosur midis lumenjve Tigėr dhe
Eufrat, ėshtė njė vend i pėrshtatshėm gjeografikisht pėr njė vėrshim gjigand.
Njė nga faktorėt ndihmues nė realizimin e pėrmbytjes ka shumė mundėsi
tė jetė dalja e kėtyre dy lumenjve nga shtrati, duke pėrmbytur tėrė zonėn.
Arsyeja e dytė se pėrse kjo zonė shikohet si zona e pėrmbytjes janė tė
dhėnat historike. Nė shėnimet e shumė qytetėrimeve tė rajonit janė gjetur
prova, nė tė cilat flitet pėr njė pėrmbytje qė ka ndodhur nė tė njėjtėn
periudhė. Duke dėshmuar shkatėrrimin e popullit tė Nuhut, kėto qytetėrime
duhet tė kenė ndjerė nevojėn pėr tė pėrshkruar mėnyrėn se si ndodhi ky
shkatėrrim dhe pasojat qė ai la. Ėshtė e ditur qė pjesa mė e madhe e legjendave
mbi pėrmbytjen janė me origjinė mesopotamiane. Pėr ne janė mė tė rėndėsishme
zbulimet arkeologjike. Ato tregojnė se njė pėrmbytje shumė e madhe ka
ndodhur me tė vėrtetė dikur nė kėtė zonė. Ashtu siē do ta shqyrtojmė me
hollėsi nė faqet qė vijojnė, kjo pėrmbytje bėri qė qytetėrimi tė mbetej
pezull pėr njė periudhė. Gjatė gėrmimeve janė zbuluar gjurmė tė dukshme
tė njė shkatėrrimi shumė tė madh.
Gėrmimet e bėra nė Mesopotami tregojnė se, shumė herė
gjatė historisė, ky rajon ka pėsuar fatkeqėsi tė ndryshme si rezultat
i vėrshimeve dhe pėrmbytjeve tė lumenjve Tigėr dhe Eufrat. Psh, nė mijėvjeēarin
e dytė p.e.s. nė kohėn e Ibisinit, sunduesit tė popullit tė madh tė Urit,
i vendosur nė jug tė Mesopotamisė, njė prej viteve ėshtė shėnuar si viti
qė "vinte pas pėrmbytjes qė zhduku kufijtė midis qiellit dhe tokės".1
Nė vitin 1700 p.e.s., nė kohėn e Hamurabit Babilonian, njė vit ėshtė shėnuar
si viti i "shkatėrrimit tė qytetit Eshnuna nga njė vėrshim".
Nė shekullin X p.e.s., nė kohėn e sunduesit
Nabu-mukin-apal, ndodhi njė vėrshim nė qytetin e Babilonisė.2
Nė shekullin VII, VIII, X, XI dhe XII nė rajon ndodhėn njė sėrė pėrmbytjesh
tė konsiderueshme. E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė 1925, 1930 dhe 1954.3
Ėshtė e qartė se kjo zonė gjithmonė ka qenė objekt pėrmbytjesh dhe nuk
ėshtė aspak ēudi qė njė pėrmbytje masive tė ketė shkatėrruar njė popull
tė tėrė, ashtu siē pėrmendet nė Kuran.
Provat arkeologjike tė pėrmbytjes
Nuk ėshtė rastėsi qė pikėrisht nė kohėn e sotme ne ndeshim gjurmėt e
shumicės sė popujve, pėr tė cilėt nė Kuran thuhet se janė shkatėrruar.
Dėshmitė arkeologjike pohojnė faktin se sa mė befasisht tė zhduket njė
komunitet, aq mė e mundur ėshtė qė ne tė hasim nė rrėnojat e tij.
Nė rastin e civilizimeve tė zhdukura befasisht si pasojė e fatkeqėsive
natyrore, migrimit tė papritur apo luftrave, gjurmėt e tyre nė shumicėn
e rasteve janė tė ruajtura mė mirė. Shtėpitė nė tė cilat jetonin njerėzit
dhe veglat e punės tė pėrdorura prej tyre nė jetėn e pėrditshme varrosen
nė tokė brenda njė kohe tė shkurtėr. Kėshtu ato ruhen pėr njė kohė tė
gjatė tė paprekura nga dora e njeriut, duke siguruar prova tė rėndėsishme
tė sė kaluarės.
Ja pėrse sot janė zbuluar shumė prova pėr pėrmbytjen e Nuhut. E menduar
se ka ndodhur rreth mijėvjeēarit tė tretė p.e.s., pėrmbytja shėnoi fundin
e rrufeshėm tė njė qytetėrimi tė tėrė, i cili mė vonė u zėvendėsua nga
njė qytetėrim tjetėr. Kėshtu, evidenca tė qarta pėr pėrmbytjen u ruajtėn
pėr mijėra vjet pėr tė qenė provė dhe paralajmėrim pėr ne.
Nė lidhje me pėrmbytjen, e cila mbuloi Ultėsirėn e Mesopotamisė janė
bėrė shumė gėrmime. Nė to janė gjetur gjurmė tė njė pėrmbytjeje veēanėrisht
tė madhe nė 4 qytete kryesore. Kėto qytete ishin mė tė rėndėsishmet nė
Mesopotami. Ato ishin: Uri, Ereku, Kishi dhe Shurupaku.
Gėrmimet e bėra tregojnė se tė gjitha kėto qytete u bėnė objekt i njė
vėrshimi rreth mijėvjeēarit tė tretė p.e.s.
Nė fillim le tė hedhim njė vėshtrim nė gėrmimet e bėra nė qytetin e Urit.
Rrėnojat mė tė vjetra tė qytetėrimit tė zbuluara nė gėrmimet e bėra nė
kėtė qytet, i cili nė ditėt tona quhet "Tel el-Mukkajar", e kanė fillimin
rreth vitit 7000 p.e.s. Si njė prej qyteteve, i cili ka qenė qendra e
njė prej civilizimeve mė tė hershme, qyteti i Urit ka qenė njė vendbanim
ku shumė kultura kanė pasuar njėra-tjetrėn.
Zbulimet arkeologjike tregojnė se nė qytetin e Urit civilizimi u ndėrpre
pas njė pėrmbytjeje gjigande dhe mė vonė u shfaq njė civilizim i ri. R.
H. Hall nga Muzeu Britanik ishte i pari qė bėri gėrmime nė kėtė qytet.
Pas tij, gėrmimet u vazhduan nėn drejtimin e Leonard Woolley, i cili drejtonte
njė ekspeditė tė ndėrmarrė nga Muzeu Britanik dhe Universiteti i Pensilvanisė.
Gėrmimet e drejtuara prej tij, tė cilat patėn njė efekt shumė tė madh
nė tė gjithė botėn, zgjatėn nga viti 1922 deri nė 1934.

Njė ilustrim qė paraqet pėrmbytjen e Nuhut.
|
Kėto gėrmime u bėnė nė shkretėtirėn midis Bagdadit dhe Gjirit Persik.
Themeluesi i qytetit tė Urit ishte njė popull, i cili kishte ardhur nga
Mesopotamia Veriore e qė u vetėquajt Ubejdian. Nė fillim, gėrmimet kishin
pėr qėllim mbledhjen e informacionit pėr kėta njerėz. Gėrmimet e Woolley
janė pėrshkruar kėshtu nga arkeologu gjerman Werner Keller:
"Varret e mbretėrve tė Urit" - kėshtu
i kishte pagėzuar Woolley, nė ēastet e para tė entuziazmit, varret e fisnikėve
sumerianė - madhėshtia mbretėrore e tė cilave doli nė pah kur lopatat
e arkeologėve ndeshėn njė grumbull dheu 50 kėmbė tė jug tė tempullit dhe
gjetėn njė varg tė gjatė varresh shumė hijerėndė. Gropat e varreve prej
guri ishin tė mbushura me kupa tė ēmueshme, amfora dhe vazo me forma tė
mrekullueshme, mjete ngrėnieje prej bronxi, mozaik perlash, gurė tė ēmuar
me copa tė vogla tė shndritshme piriti etj. Trupat e tyre tė shpėrbėrė
ishin tė rrethuar me argjend. Harpa dhe lira mbėshteteshin nė mur. "Gati
menjėherė," - shkruante ai mė vonė nė ditarin e tij, - "zbulimet e bėra
vėrtetuan dyshimet tona. Menjėherė pas dyshemesė sė njė prej varreve tė
mbretėrve ne gjetėm, nėn njė shtresė hiri, rrasa tė shumta balte tė mbuluara
me simbole e gėrma tė njė tipi shumė mė tė vjetėr se ato tė shkrimeve
mbi varre. Duke gjykuar nga natyra e shkrimit rrasat u pėrkisnin viteve
3000 p.e.s. Ato ishin 2 - 3 shekuj mė tė hershme se varret."
Galeritė shkonin thellė e mė thellė. Shtresa tė reja
me copa qypash, amforash dhe vazosh shfaqeshin. Ekspertėt vunė re se qeramika
kishte mbetur ēuditėrisht fare e pandryshuar. Ajo ishte njėsoj si ato
tė gjetura nė varret e mbretėrve. Dukej se pėr shekuj, civilizimi sumerian
nuk kishte pėsuar ndryshime radikale. Sipas konkluzioneve tė nxjerra,
ata duhet tė kishin arritur njė nivel tė lartė zhvillimi ēuditėrisht shumė
herėt.
Kur pas disa ditėsh disa prej punėtorėve tė Woolley
e thirrėn dhe i thanė: "Arritėm nė nivelin e tokės", ai u lėshua nė dyshemenė
e galerisė pėr t'u kėnaqur. Mendimi i parė i Woolley ishte: "Kaq ishte."
Ishte rėrė, rėrė e pastėr e njė lloji tė tillė qė mund tė depozitohej
vetėm nga uji.
Ata vendosėn tė vazhdonin tė gėrmonin e ta bėnin
galerinė mė tė thellė. Lopatat venin thellė e mė thellė, 3 kėmbė, 6 kėmbė,
akoma baltė e pastėr. Papritur nė 10 kėmbė shtresa e baltės u zhduk menjėherė,
ashtu siē ishte shfaqur. Poshtė kėsaj depozite balte, pothuajse 10 kėmbė
tė trashė, ata kishin zbuluar prova tė qarta tė njė vendbanimi njerėzor.
Cilėsia dhe pamja e qeramikės kishte ndryshuar nė mėnyrė tė dukshme. Kėtu
ato ishin tė bėra me dorė. Mbeturinat e metaleve nuk gjendeshin asgjėkundi.
Veglat primitive qė u shfaqėn ishin bėrė prej stralli tė prerė. Duhet
t'i pėrkisnin Epokės sė Gurit.
Pėrmbytja - ky ishte i vetmi shpjegim i mundshėm
i kėsaj depozite gjigande balte poshtė kodrės sė Urit, e cila ndau si
me thikė dy epoka. Deti kishte lėnė gjurmėt e tij tė qarta nė mbetjet
e organizmave tė vogla detare tė gjetura nė baltė.4

Sipas zbulimeve arkeologjike, pėrmbytja e Nuhut
ka ndodhur nė Ultėsirėn e Mesopotamisė, e cila atėherė kishte njė
formė tė ndryshme nga e ajo e sotmja. Nė diagramin e mėsipėrm, kufijtė
e sotėm tė Ultėsirės janė shėnuar me vijė tė kuqe tė ndėrprerė. Sektori
i madh qė shtrihet midis vijės sė kuqe ka qenė pjesė e detit nė atė
kohė. |
Analizat mikroskopike treguan se kjo depozitė e madhe balte poshtė kodrės
nė Ur, ishte grumbulluar si rezultat i njė pėrmbytjeje aq tė madhe sa
tė zhdukte qytetėrimin e lashtė sumerian. Epika e Gilgameshit dhe historia
e Nuhut bashkoheshin nė kėtė galeri tė thellė nėn shkretėtirėn e Mesopotamisė.
Max Mallowan i referohet mendimeve tė Leonard Woolley,
i cili thoshte se njė masė e tillė kaq e madhe materiali tė depozituar
nga uji, e formuar nė njė periudhė kohe tė vetme, mund tė ishte vetėm
rezultat i njė pėrmbytjeje shkatėrruese. Woolley, gjithashtu, e pėrshkruante
shtresėn qė ndau qytetin sumerian tė Urit nga qyteti i El-Ubejdit, banorėt
e tė cilit pėrdornin qeramikė tė pikturuar, si mbetje tė pėrmbytjes.5
Kėto tregojnė se qyteti i Urit ishte njė nga vendet
e prekura nga pėrmbytja. Werner Keller ka theksuar rėndėsinė e gėrmimeve
tė lartpėrmendura, duke thėnė se sasia e rrėnojave tė qytetit nėn njė
shtresė balte vėrteton se nė Mesopotami ka ndodhur njė pėrmbytje.6
Njė tjetėr qytet mesopotamian qė mban gjurmėt e pėrmbytjes
ėshtė "Kishi i sumerianėve", i cili njihet tani si Tel El-Uheimer. Sipas
burimeve tė lashta sumeriane, ky qytet ishte "vendi i dinastisė sė parė
diluviane".7
Qyteti i Shurupakut nė Mesopotaminė Jugore, i cili sot
njihet si Tel Fe'reh, gjithashtu mbart gjurmė tė dukshme tė pėrmbytjes.
Studimet arkeologjike nė kėtė qytet drejtoheshin prej Erich Schmidt, nga
Universiteti i Pensilvanisė, nė vitet 1920-1930. Kėto gėrmime zbuluan
tre shtresa vendbanimi tė shtrira nė njė distancė kohore qė nga periudha
parahistorike, deri nė dinastinė e tretė tė Urit (2112-2004 p.e.s.). Gjetjet
mė tė qarta ishin rrėnojat e shtėpive tė mirėndėrtuara dhe rrasat nė formė
pyke, nė tė cilat gjendeshin tė shkruara shėnime zyrtare si dhe lista
fjalėsh. Ato tregonin pėr njė shoqėri shumė tė zhvilluar qė ka ekzistuar
nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.s.8
Ēėshtja kryesore ėshtė se u kuptua qė njė shkatėrrim
i madh, si pasojė e njė pėrmbytjeje, kishte ndodhur nė kėtė qytet rreth
viteve 2900-3000 p.e.s. Sipas pėrshkrimit tė Mallowan, 4-5 m nėn tokė,
Schmidt kishte ndeshur njė shtresė dheu tė verdhė (tė formuar nga pėrmbytja)
e pėrbėrė nga njė pėrzierje balte dhe rėre. Schmidt e pėrcaktoi kėtė shtresė
tė pėrbėrė nga balta dhe rėra, e cila kishte mbetur qė nga mbretėria e
lashtė e Semdet Nasr, si "rėrė me origjinė nga lumi" dhe e lidhi kėtė
me pėrmbytjen e Nuhut.9

Gėrmimet e bėra nga Leonard Woolley nė Ultėsirėn
e Mesopotamisė nxorėn nė dritė ekzistencėn e njė shtrese balte 2.5
m tė trashė. Kjo shtresė ėshtė formuar, me sa duket, nga materiali
i transportuar nga ujėrat e pėrmbytjes dhe ėshtė e vetme nė tė gjithė
Botėn. |
Nė gėrmimet e bėra nė qytetin e Shurupakut, u vu re
se mbeturinat e pėrmbytjes i pėrkisnin pėrafėrsisht viteve 2900-3000 p.e.s.
Ndoshta qyteti i Shurupakut ka mundėsi tė ketė qenė po aq i prekur nga
pėrmbytja sa edhe qytetet e tjera.10
Vendi i fundit, i cili mendohet tė ketė qenė i prekur
nga pėrmbytja ėshtė qyteti i Erekut nė jug tė Shurupakut, i cili sot njihet
si Tel El-Uerka. Edhe nė kėtė qytet, ashtu si nė qytetet e tjera, ėshtė
zbuluar njė shtresė e pėrmbytjes. Kjo shtresė daton midis viteve 2900-3000
p.e.s., njėsoj si tė tjerat.11
Siē dihet, lumenjtė Tigėr dhe Eufrat ndajnė nė mes Mesopotaminė nga njėri
cep te tjetri. Duket se gjatė ndodhisė, kėta dy lumenj dhe shumė burime
tė tjera uji, tė mėdha e tė vogla, vėrshuan dhe, duke u bashkuar me ujin
e shiut, shkaktuan njė pėrmbytje tė madhe. Ngjarja pėrshkruhet kėshtu
nė Kuran:
Ne hapėm portat e qiellit me ujė qė derdhej me furi dhe
bėmė qė burimet tė shpėrthejnė nga toka. Kėshtu ujėrat (e qiellit dhe
tokės) u takuan pėr njė ēėshtje tė paracaktuar. (El-Kamer: 11-12)
Kur faktorėt qė shkaktuan pėrmbytjen shqyrtohen njė nga njė, shihet se
ato tė gjitha duken si fenomene natyrale. Ajo qė e bėn tė mbinatyrshme
ngjarjen ėshtė se ato ndodhėn nė tė njėjtėn kohė dhe pikėrisht pas paralajmėrimit
qė Nuhu i bėri popullit tė tij pėr afrimin e ndėshkimit.
Vlerėsimi i provave tė gjetura nga studimet e pėrfunduara, tregon se
sipėrfaqja e pėrmbytjes shtrihet afėrsisht 160 km nga lindja nė perėndim
dhe 600 km nga veriu nė jug. (Disa herė mė e madhe se sipėrfaqja e Shqipėrisė.
sh.r.) Kjo tregon se pėrmbytja pėrshiu gjithė Ultėsirėn e Mesopotamisė.
Kur shqyrtojmė renditjen e qyteteve Ur, Erek, Shurupak dhe Kish, tė cilat
mbartin gjurmėt e pėrmbytjes, shohim se ato ishin tė rreshtuara nė njė
drejtim. Prandaj, pėrmbytja duhet tė ketė prekur kėto katėr qytete dhe
rrethinat e tyre. Pėrveē kėsaj, duhet tė theksohet se rreth viteve 3000
p.e.s. struktura gjeografike e Ultėsirės sė Mesopatamisė ishte e ndryshme
nga ē'ėshtė tani. Nė atė kohė, shtrati i lumit Eufrat ishte mė nė lindje
nga ē'ėshtė sot. Kjo vijė rrjedhjeje pėrputhet me vijėn qė kalon midis
Urit, Erekut, Shurupakut dhe Kishit. Me hapjen e "burimeve tė tokės dhe
qiellit" duket se lumi Eufrat vėrshoi dhe u pėrhap, duke shkatėrruar kėshtu
katėr qytetet e pėrmendura mė sipėr.
Fetė dhe kulturat qė pėrmendin pėrmbytjen
Pėrmbytja ėshtė bėrė e njohur pothuajse nė tė gjithė njerėzimin nėpėrmjet
profetėve, tė cilėt thėrrisnin njerėzit nė fenė e vėrtetė, por ajo u kthye
nė legjendė nga kėta popuj duke u ndryshuar e deformuar me kalimin e kohės.
Allahu ua ka bėrė tė ditur njerėzve lajmin e pėrmbytjes sė Nuhut nėpėrmjet
profetėve dhe librave qė Ai u ka dėrguar popujve tė ndryshėm nė mėnyrė
qė ajo tė shėrbejė si paralajmėrim dhe mėsim. Por tė gjitha tekstet e
tjera, me pėrjashtim tė Kuranit, janė ndryshuar, ndaj dhe pėrshkrimet
e pėrmbytjes janė tė mbushura me elemente mitologjike. Kurani ėshtė i
vetmi burim, tė dhėnat e tė cilit pėrputhen me tė dhėnat e zbulimeve dhe
observimeve. Kjo, sepse Allahu e ka ruajtur Kuranin nga ēdo lloj ndryshimi.
Nė Kuran thuhet:
Me tė vėrtetė Ne e kemi zbritur Kuranin dhe padyshim
qė Ne do ta ruajmė atė. (El-Hixhėr: 9)
Pra, Kurani ėshtė nėn garancinė dhe mbrojtjen e Allahut, Zotit tė botėve.
Nė pjesėn e fundit tė kėtij kapitulli ne do tė shohim se si ėshtė paraqitur
ngjarja, megjithėse e deformuar, nė kultura tė ndryshme si dhe nė Dhiatėn
e Vjetėr dhe atė tė Re.
Pėrmbytja e Nuhut nė Dhiatėn e Vjetėr
Libri qė iu shpall Musait ishte Teurati apo Torah. Pentateuku biblik
(pesė librat e parė tė Biblės), i cili sipas tė krishterėve ėshtė Teurati,
e ka humbur lidhjen prej kohėsh me shpalljen origjinale, pasi tė gjitha
shpalljet e ardhura te Beni Israilėt nga profetėt e ndryshėm u ndryshuan
dhe u bėnė subjekt manipulimesh nga ana e ēifutėve.
Sipas Dhiatės sė Vjetėr, Zoti i shpalli Nuhut se tė gjithė njerėzit pėrveē
besimtarėve do tė shkatėrroheshin, sepse toka ishte mbushur plot me padrejtėsi.
Pėr kėtė arsye, Ai e urdhėroi Nuhun tė ndėrtonte anijen dhe i tregoi nė
detaje mėnyrėn se si do ta ndėrtonte. Ai gjithashtu e porositi tė merrte
me vete familjen, tre djemtė, gratė e tyre, njė ēift nga ēdo qenie e gjallė
dhe ushqime.
Shtatė ditė mė vonė, kur erdhi koha e pėrmbytjes, tė gjitha burimet e
nėndheshme shpėrthyen, portat e qiejve u hapėn dhe njė pėrmbytje e madhe
pėrfshiu gjithēka. Kjo zgjati pėr 40 ditė dhe net. Anija lundroi mbi ujėrat
qė mbuluan tė gjitha malet dhe kodrat e larta. Kėshtu, vetėm ata qė ishin
nė anije me Nuhun shpėtuan, kurse ata qė mbetėn u rrėmbyen nga ujėrat
e pėrmbytjes dhe u mbytėn. Shiu pushoi pas pėrmbytjes, e cila zgjati 40
ditė dhe net dhe ujėrat filluan tė pakėsoheshin 150 ditė pas kėsaj.
Mė pas, nė ditėn e shtatėmbėdhjetė tė muajit tė shtatė, anija qėndroi
mbi malet Ararat (Agri). Nuhu dėrgoi njė pėllumb tė shihte nėse ujėrat
kishin rėnė plotėsisht apo jo dhe, kur mė nė fund, pėllumbi nuk u kthye,
ai e kuptoi se ujėrat kishin rėnė plotėsisht. Zoti u tha atyre tė zbrisnin
nga anija dhe tė shpėrndaheshin nė tokė.
Sipas Dhiatės sė Vjetėr, nė pajtim me vendimin qė "ēdo gjė qė (ėshtė)
nė tokė do tė vdesė" nė njė pėrmbytje qė do tė pėrfshinte gjithė botėn,
tė gjithė njerėzit u ndėshkuan dhe tė vetmit qė mbijetuan ishin ata qė
hipėn nė anije me Nuhun.
Pėrmbytja e Nuhut nė
Dhiatėn e Re
Dhiata e Re qė ne kemi sot nė dorė pėmban, sipas pretendimit tė krishterė,
fjalėt dhe veprimet e Isait (Jezusit). Ajo fillon me katėr ungjijtė e
shkruar njė shekull pas vdekjes sė Isait, nga njerėz qė kurrė nuk e kishin
parė apo qėndruar me tė.
Nė Dhiatėn e Re pėrmbytja e Nuhut ėshtė pėrshkruar shkurtimisht kėshtu:
Nuhu u dėrgua te njė popull i pabindur, i cili ishte nė rrugė tė gabuar.
Por populli i tij nuk pranoi ta ndiqte atė. Pėr kėtė arsye, Zoti i paralajmėroi
ata qė refuzuan se do tė pėrmbyteshin dhe, kur kjo ndodhi, Ai e shpėtoi
Nuhun dhe besimtarėt duke i vendosur nė anije.
Por ashtu si qe nė ditėt e Noeut, kėshtu do tė jetė edhe
nė ardhjen e Birit tė njeriut.
Sepse, ashtu si nė ditėt para pėrmbytjes, njerėzit hanin dhe pinin, martoheshin
dhe martonin, derisa Noeu hyri nė arkė;
Dhe nuk kuptuan asgjė, derisa erdhi pėrmbytja dhe i fshiu tė gjithė; kėshtu
do tė ndodhė nė ardhjen e Birit tė njeriut. (Mateu, 24: 37-39)
Dhe nuk kurseu botėn e lashtė, por shpėtoi bashkė me shtatė tė tjerė Noeun,
predikues tė drejtėsisė, kur solli pėrmbytjen e tė pabesėve. (II Pjetri,
2: 5)
Qė dikur ishin rebelė, kur durimi i Perėndisė i priste nė ditėt e Noeut,
ndėsa po ndėrtohej arka, nė tė cilėn, pak vetė, gjithsej tetė, shpėtuan
nėpėrmjet ujit. (I Pjetėr, 3: 20)
Pėrshkrimi i pėrmbytjes nė kultura tė tjera
Sumeriane: Njė zot i quajtur Enlil u tha njerėzve se zotat e tjerė kishin
ndėrmend tė shkatėrronin njerėzimin, por ai vetė ishte i gatshėm t'i shpėtonte
ata. Heroi i kėsaj historie ėshtė Ziusudra, mbreti i devotshėm i qytetit
Sipur. Zoti Enlil i tregoi Ziusudras se ēfarė tė bėnte qė tė shpėtonte
nga pėrmbytja. Teksti qė tregon ndėrtimin e anijes mungon, por fakti qė
kjo pjesė ka ekzistuar tregohet nė pjesėt ku pėrshkruhet si u shpėtua
Ziusudra. Duke u mbėshtetur nė versionin babilonas tė pėrmbytjes, arrihet
nė konkluzionin se nė versionin e plotė sumerian tė ngjarjes duhet tė
ketė pasur shumė mė tepėr hollėsi pėr arsyen e pėrmbytjes dhe se si u
ndėrtua anija.
Babilonase: Ut-Napishtimi, ėshtė kolegu
babilonas i heroit sumerian tė pėrmbytjes, Ziusudras. Njė tjetėr personalitet
i rėndėsishėm ėshtė Gilgameshi. Sipas legjendės, Gilgameshi vendosi tė
kėrkojė prejardhjen e tij pėr tė njohur sekretin e pėrjetėsisė. Ai u paralajmėrua
pėr rreziqet dhe vėshtirėsitė e njė udhėtimi tė tillė. Atij iu tha se
duhet tė bėnte njė udhėtim, nė tė cilin duhet tė kalonte mbi "malet Mashu
dhe ujėrat e vdekjes" dhe se njė udhėtim i tillė ishte realizuar me sukses
deri atėherė vetėm nga zoti i diellit, Shamash. Por Gilgameshi i pėrballoi
tė gjitha rreziqet e udhėtimit dhe mė nė fund arriti tė takonte Ut-Napishtimin.
Teksti ndėrpritet aty ku tregohet takimi i Gilgameshit me Ut-Napishtimin
dhe kur mė vonė teksti bėhet i lexueshėm, Ut-Napishtimi i tha Gilgameshit
se "perėnditė e kanė ruajtur pėr vete sekretin e vdekjes dhe jetės". Gilgameshi
e pyeti Ut-Napishtimin se si e kishte arritur ai vetė pavdekshmėrinė dhe
Ut-Napishtimi i tregoi historinė e pėrmbytjes si pėrgjigje tė pyetjes
sė bėrė. Pėrmbytja tregohet gjithashtu nė 12 rrasat e famshme tė epikės
sė Gilgameshit.
Ut-Napishtimi ia nisi duke thėnė se historia qė do t'i tregonte Gilgameshit
ishte "diēka sekrete, njė sekret i perėndive". Ai ishte nga qyteti i Shurupakut,
i cili ishte mė i vjetri ndėrmjet qyteteve tė tokės Akad. Sipas pėrshkrimit
tė tij, zoti Ea e thirri nėpėrmjet mureve tė njė kasolleje tė thurur me
kallama dhe i tregoi se zotat kishin vendosur tė shkatėrronin tė gjitha
farat e jetės me njė pėrmbytje, por arsyeja e vendimit tė tyre nuk shpjegohet
nė versionin babilonas, ashtu siē nuk shpjegohet as nė versionin sumerian.
Ut-Napishtimi tha se Ea e kishte porositur tė ndėrtonte njė anije, nė
tė cilėn ai duhet tė mblidhte dhe tė vendoste "farat e tė gjitha gjallesave".
Ai e njoftoi atė pėr masėn dhe formėn e anijes, gjerėsia, gjatėsia dhe
lartėsia e sė cilės duhet tė ishin tė barabarta. Furtuna ktheu gjithēka
pėrmbys pėr gjashtė ditė dhe net rresht. Nė ditėn e shtatė ajo u qetėsua.
Ut-Napishtimi pa se jashtė vendi ishte kthyer nė "baltė qė ngjitej". Anija
qėndroi nė malin Nisir.
Sipas shėnimeve sumeriane dhe babilonase, Ksisuthros ose Hasisatra u
shpėtua nga pėrmbytja nė njė anije 925 m tė gjatė, bashkė me familjen,
shokėt dhe disa zogj e kafshė. Thuhet se "ujėrat u pėrhapėn nė drejtim
tė qiellit, oqeanet mbuluan brigjet dhe lumenjtė vėrshuan nga shtretėrit
e tyre". Mė pas, anija qėndroi mbi malin Karidean.
Sipas shėnimeve asiriano-babilonase, Uber-Tutu ose Hasisatra u shpėtua
bashkė me familjen e tij, shėrbėtorėt, tufėn dhe kafshėt e egra me njė
anije, e cila ishte 600 kubit e gjatė, 60 kubit e gjerė dhe e lartė. Pėrmbytja
zgjati pėr 6 ditė e net. Kur anija arriti malin Nizar, pėllumbi qė u la
i lirė u kthye, ndėrsa korbi jo.
Sipas disa shėnimeve sumeriane, asiriane dhe babilonase, Ut-Napishtimi
me familjen e tij mbijetoi nga pėrmbytja, e cila zgjati pėr 6 ditė e net.
Thuhet se "nė ditėn e shtatė Ut-Napishtimi pa jashtė. Gjithēka ishte shumė
e qetė. Njeriu ishte kthyer edhe njė herė nė baltė". Kur anija qėndroi
mbi malin Nizar, Ut-Napishtimi dėrgoi jashtė njė pėllumb, njė korb dhe
njė harabel. Korbi qėndroi tė hante kufomat, ndėrsa dy zogjtė e tjerė
nuk u kthyen.
Indiane: Nė epikat Shatapatha Brahmana dhe
Mahabharata tė Indisė, personi i quajtur Manu u shpėtua nga pėrmbytja
bashkė me Rishizin. Sipas legjendės, Manu kapi njė peshk, tė cilit i fali
jetėn. Papritur peshku u rrit dhe i tha atij tė ndėrtonte njė anije dhe
ta lidhte nė brirėt e tij. Ky peshk u pranua si njė shfaqje e zotit Vishnu.
Peshku e drejtoi anijen midis dallgėve tė mėdha dhe e solli atė nė veri,
nė malin Hismavat.
Uellsiane: Sipas legjendės uellsiane, Dujnuen
dhe Dujfeē shpėtuan prej shkatėrrimit tė madh me anije. Kur pėrmbytja
e tmerrshme qė ndodhi pėr shkak tė vėrshimit tė Linlionit, i cili quhej
Liqeni i Valėve, u qetėsua, ata tė dy filluan tė ripopullonin sėrish Britaninė.
Skandinave: Legjendat nordike Edda njoftojnė
se Bergalmir dhe gruaja e tij shpėtuan prej pėrmbytjes me njė anije tė
madhe.
Lituaneze: Nė legjendėn lituaneze, tregohet
se disa ēifte njerėzish dhe kafshėsh shpėtuan, duke u strehuar nė njė
kore tė tokės, lart nė majė tė njė mali tė lartė. Kur erėrat dhe vėrshimet
qė zgjatėn pėr 12 ditė e net u shtrinė deri nė malin e lartė, sa pothuajse
arritėn t'i pėrpinin ata qė ishin mbi tė, Krijuesi u hodhi atyre njė lėvozhgė
arre gjigande. Ata qė ishin nė mal shpėtuan nga vdekja duke lundruar mbi
kėtė lėvozhgė arre.
Kineze: Burimet kineze tregojnė se njė person
i quajtur Jao me 7 persona tė tjerė ose Fa Li bashkė me gruan dhe fėmijėt
e tij shpėtuan nga pėrmbytja dhe nga dridhja e tokės duke lundruar mbi
barkė. Thuhet se "toka po shkatėrrohej, ujėrat shpėrthyen dhe mbuluan
ēdo vend". Mė nė fund ujėrat u tėrhoqėn.
Pėrmbytja e Nuhut nė mitologjinė greke:
Zeusi vendosi t'i shkatėrronte me njė pėrmbytje njerėzit, tė cilėt bėnin
ēdo ditė e mė tepėr vepra tė kėqija. Vetėm Deukalioni dhe gruaja e tij,
Pirrha, shpėtuan nga pėrmbytja, sepse babai i Deukalionit, Prometeu, e
kishte kėshilluar mė parė djalin e tij qė tė ndėrtonte njė barkė. Ēifti
zbriti nė malin Parnas ditėn e nėntė pas hipjes nė barkė.
Tė gjitha kėto legjenda tregojnė njė realitet konkret historik. Nė histori,
ēdo popull e ka marrė mesazhin, ēdokush e ka marrė shpalljen hyjnore dhe
kėshtu shumė popuj janė njohur me pėrmbytjen. Fatkeqėsisht, pėr shkak
se njerėzit u larguan nga rruga e drejtė e shpalljes hyjnore, pėrshkrimi
i pėrmbytjes pėsoi shumė ndryshime dhe u kthye nė legjenda e mite.
I vetmi burim, ku ne mund tė gjejmė historinė e vėrtetė tė Nuhut dhe
tė popullit qė e mohoi atė, ėshtė Kurani, i cili ėshtė i vetmi burim hyjnor
i pandryshuar.
Kurani na jep informacion tė saktė, jo vetėm pėr pėrmbytjen e Nuhut,
por edhe pėr popuj e ngjarje tė tjera, pėr tė cilat do tė flasim nė kapitujt
vijues.
|