| SOVRANITETI
I FARAONIT NĖ EGJIPT dhe GJENDJA E BIJVE TĖ IZRAELIT
Pėrveē qyteteve shtete tė themeluara nė Mesopotami, qytetėrimi Egjiptian
ishte njė prej qytetėrimeve mė tė lashta nė histori. Egjipti i vjetėr
dihet tė ketė pasur rregullimin mė tė organizuar shoqėror dhe politik
tė kohės. Zbulimi i tyre i shkrimit, 3000 vite para erės sė re, pėrdorimi
i lumit Nil, shkretėtirat qė rrethonin vendin dhe qė shėrbenin si njė
mbrojtje e fortė ndaj kėrcėnimeve tė jashtme ishin faktorėt kryesor pėr
pėrparimin e suksesshėm tė Qytetėrimit Egjiptian.
Megjithatė, ky qytetėrim madhėshtor sundohej nga Faraoni, sundimi i tė
cilit pėrshkruhet nė mėnyrė tė qartė nė Kur'an si njė shembull i kokėfortėsisė
(kryeneqėsisė). Ky popull vepronte me mendjemadhėsi kundėr Zotit, duke
kėmbėngulur nė mėnyrė tė vazhdueshme nė mohimin e sė vėrtetės.
Si pasojė, madje edhe qytetėrimi i tyre i pėrparuar, rregullimi shoqėror
dhe politik dhe tė arriturat ushtarake, s'arritėn t'i mbrojnė ata nga
shkatėrrimi.
Ndodhitė mė tė rėndėsishme tė historisė sė Egjiptit patėn lidhje me praninė
e bijve tė Izraelit nė kėtė vend.
Izrael ėshtė emri tjetėr i Profetit Jakub (Jakobi) (as). Tė bijtė e Jakubit
formuan fisin e "tė bijve tė Izraelit," fisin i cili me kohė u bė i njohur
si "Ēifutėt (Jahuditė apo Hebrenjtė)." Tė bijtė e Izraelit sė pari erdhėn
nė Egjipt gjatė kohės sė Profetit Jusuf, djalit mė tė ri tė Jakubit. Nė
Kur'an, nė Suren Jusuf, ėshtė dhėnė njė pėrshkrim i hollėsishėm i jetės
sė Jusufit. Duke filluar qė nga vitet e para tė jetės sė tij, Jusufi ishte
pėrballur me vėshtirėsi tė shumta dhe i ishte nėnshtruar sulmeve dhe shpifjeve
tė shumta. Nė periudhėn e mėvonshme tė jetės, pas lirimit nga burgu ku
e kishin futur pėr shkak tė njė akuze tė rrejshme, Jusufi u emėrua pėrgjegjės
pėr arkėn shtetėrore tė Egjiptit. Emėrimi i tij u pėrcoll me dyndjen e
bijve tė Izraelit nė Egjipt. Kjo nė Kur'an pėrshkruhet kėshtu:
Pastaj kur ata hynė te Jusufi, ai i mori prindėrit
e tij pranė vetes dhe u tha: "Hyni nė Egjipt tė sigurt, nėse dėshiron
Zoti." (Kur'an, 12:99)
Siē shpjegohet nė Kur'an, tė bijtė e Izraelit, qė banuan
nė paqe dhe siguri nė Egjipt, pėrfundimisht humbėn pozitėn e tyre nė shoqėri
dhe me kohė u robėruan. Nga vargjet e cekura nė Kur'an mėsojmė se bijtė
e Izraelit ishin nė atė gjendje kur Musai u paraqit nė skenė. Siē pėrshkruhet
nė Kur'an, Musai shkoi te Faraoni si "pjesėtar i njė fisi tė robėruar."
Pėrgjigja arrogante qė pasoi, qė Faraoni dhe paria e tij ia bėn Musait
(as) dhe Harunit (as), na e bėn tė ditur kėtė fakt:
Ata thanė: "A tė besojmė ne nė dy njerėz si vet ne dhe duke qenė populli
i tyre nėn robėrinė tonė?" (Kur'an, 23:47)"
Siē pėrshkruhet nė kėto vargje, Egjiptianėt i kishin robėruar tė bijtė
e Izraelit dhe i kishin bėrė ata shėrbėtorė tė vet. Pėr tė mbajtur dhe
imponuar kėtė sistem tė robėrisė, Egjiptianėt pėrdorėn metoda tė shtypjes.
Kjo shtypje u ushtrua gjer nė shkallėn e vėnies nėn kontroll tė tėrė popullatės
Izraelite. Shtimi i popullatės mashkullore i konsideruar si njė sfidė
e mbijetesės sė vet Egjiptianėve, u pengua, gjersa popullata femėrore
u shfrytėzua pėr t'u shėrbyer atyre. Kjo gjendje pėrshkruhet nė vargjet
nė tė cilat Zoti iu drejtohet bijve tė Izraelit:
Pėrkujtoni kur Ne ju shpėtuam nga populli i Faraonit. Ata po ju sprovonin
me dėnimin mė tė rėndė - duke ju vrarė bijtė tuaj dhe duke lėnė gjallė
gratė tuaja. Kėtu pati njė sprovė tė madhe pėr ju nga Zoti juaj. (Kur'an,
2:49)
Pėrkujtoni kur Ne ju
shpėtuam nga populli i Faraonit, i cili po ju sprovonte me dėnimin mė
tė rėndė, duke vrarė bijtė tuaj dhe duke lėnė gjallė gratė tuaja. Kėtu
pati njė sprovė tė madhe pėr ju nga Zoti juaj. (Kur'an, 7:141)
Religjioni mbizotėrues nė tokėn Egjiptiane ishte trashėgimia e zakoneve
tė adhurimit tė idhujve tė paraardhėsve tė Faraonit. Ky religjion i padrejtė
besonte nė ekzistencėn e zotėrave tė shumtė. Faraoni nė anėn tjetėr besohej
tė ishte njė zot i gjallė. Ishte pikėrisht ky besim qė iu dha faraonėve
njė fuqi tė tillė mbi njerėzit qė ishin nėn sundimin e tyre. Faraoni dhe
paria sunduese e tij e panė Musain si njė kėrcėnim pėr mėnyrėn e jetės
sė tyre tė diktuar nga religjioni i paraardhėsve tė tyre, pasiqė sipas
kėtij religjioni, ishte Faraoni ai qė zotėronte gjithė fuqinė dhe madhėshtinė.
Arroganca e Faraonit, pėrpjekja e tij pėr tė ruajtur kontrollin dhe konsiderimi
i Musait dhe Harunit si rival tė tij dėshmohen me kėto fjalė tė Faraonit
dhe parisė sė tij, me tė cilat ata i drejtohen Musait dhe Harunit:
Ata i thanė: "A ke ardhur te ne qė t'na largosh nga ai besim tė cilin
i gjetėm baballarėt tonė ta ndjekin dhe qė ju tė dy tė mund tė fitoni
madhėshti nė tokė? Ne nuk do t'ju besojmė ju tė dyve." (Kur'an, 10:78)
Nė pajtim me religjionin e paraardhėsve tė tij, Faraoni pohonte se ishte
zot. Ai shkoi aq larg sa tė pohonte se ishte zoti i tyre mė i lartėsuar:
(Faraoni) duke thėnė: "Unė jam zoti juaj mė i lartė!" (Kur'an, 79:24)
Pėr shkak tė bestytnisė sė tyre, Faraoni dhe paria e tij e konsideronin
veten si qenie hyjnore. Arroganca e tyre buronte nga fakti se ata ishin
shumė larg dashurisė, pėrkujdesjes dhe mėshirės, qė janė norma tė urdhėruara
nga religjioni i ri. Si rrjedhojė e arrogancės sė tyre, ata besonin se
kishin tė drejtė t'i japen mizorisė. Zoti i referohet mendėsisė sė tyre
nė vargun vijues:
tek Faraoni dhe krerėt e tij. Por ata u sollėn me paturpėsi dhe qenė
popull arrogant e mburravec. (Kur'an, 23:46)
Faraoni kishte ndikim aq tė madh tek njerėzit e Egjiptit sa qė tė gjithė
i nėnshtroheshin plotėsisht atij. Ata besonin se Faraoni ishte i vetmi
zotėrues i tėrė tokės sė Egjiptit dhe lumit Nil:
Faraoni iu drejtua njerėzve tė tij duke thėnė: "O populli im! A nuk mė
takon mua sundimi i Egjiptit dhe i kėtyre lumenjėve qė rrjedhin poshtė
meje? A nuk shihni pra?" (Kur'an, 43:51)
Me tė drejtė thuhet se Nili don tė thot jetė pėr Egjiptin. I tėrė Egjipti
mvarej nga Nili pėr bujqėsi. Nili ujiste tė lashtat, furnizonte me ujė
tė pijshėm si kafshėt ashtu edhe njerėzit. Sipas Faraonit dhe parisė sė
tij, i vetmi pronar i ujėrave tė Nilit dhe i vet tokės ishte Faraoni.
Secili nė Egjipt pranonte nė heshtje fuqinė e tij dhe i bindej sundimit
tė tij.
Pėr tė siguruar pushtetin e tij dhe pėr t'i nėnshtruar njerėzit e tij,
Faraoni i kishte pėrēarė ata nė grupe tė veēuara dhe me ndihmėn e kėshilltarėve
tė besuar tė tij nga mesi i tyre, i sundonte kėto grupe tė dobėsuara.
Nė njė varg, Zoti na tėrheq vėmendjen pėr kėtė gjendje:
Faraoni ngriti veten shumė lart nė tokė dhe i ndau
njerėzit nė tė nė sekte, duke dobėsuar (shtypur) njė grup prej tyre duke
vrarė bijtė e tyre dhe duke lėnė gjallė gratė. Vėrtetė qė ai qe prej shtypėsve
(tiran). (Kur'an, 28:4)
Para lindjes sė Musait, Egjipti ishte njė vend i mėkatshmėrisė dhe ēoroditjes.
Duke u bazuar krejtėsisht nė dallime racore njerėzit robėroheshin dhe
torturoheshin. Pa ndonjė arsyetim tė qartė, Faraoni urdhėroi tė vriteshin
qė tė gjithė fėmijėt e gjinisė mashkullore tė Izraelitėve qė ishin nėn
sundimin e tij. Pėr mė tepėr, i zhytur nė mendjemadhėsi dhe mizori, ai
e konsideronte veten zot nė tokė. Me anė tė vendosjes sė njė sistemi tė
sundimit, Faraoni mbante ēdo gjė nėn kontrollin e tij dhe i bėnte njerėzit
t'i nėnshtroheshin atij.
Nė kėto rrethana Musai u dėrgua atje si i dėrguar i Zotit pėr t'i dhėnė
fund shtypjes dhe mizorisė, pėr t'ju pėrkujtuar njerėzve se Zoti ynė ėshtė
Allahu, pėr t'ju mėsuar atyre fenė e re dhe pėr t'i shpėtuar tė bijtė
e Izraelit nga robėria. |