| LINDJA
E MUSAIT (AS)
Siē u tha nė kapitullin e mėparshėm, Musai lindi nė njė kohė fatkeqe.
Madje edhe nė momentin e lindjes sė tij, jeta e tij ishte nė rrezik. Faraoni
urdhėroi qė tė gjithė femijėt e gjinisė mashkullore tė vriten dhe femrat
tė kursehen pėr t'u robėruar. I zėnė nė grackė nėn rrethana tė tilla,
Musai ishte i shtyer tė jetonte njė jetė tė vėshtirė nė mesin e robėrve
nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm me vdekje. Nėna e tij ishte shumė e brengosur
pėr tė deri nė momentin kur u frymėzua nga Zoti:
Dhe Ne e frymėzuam nėnėn e Musait (duke i thėnė):
"Jepi gji atij por kur tė kesh frikė pėr tė, atėherė hidhe nė lum (det)
dhe mos ke frikė dhe as mos u pikėllo. Sigurisht qė Ne do ta sjellim atė
pėrsėri tek ti dhe do ta bėjmė atė prej tė Dėrguarve Tonė." (Kur'an, 28:7)
Zoti e udhėzoi nėnėn e Musait dhe i tha asaj qė ta vendoste atė nė njė
arkė dhe ta lėshonte tė lundroj nė lumin Nil, poqese ushtarėt e Faraonit
kurdoherė do tė mėsonin pėr lindjen e tij. Pasiqė frikėsohej pėr jetėn
e djalit tė saj, ajo veproi sipas asaj qė iu frymėzua. Duke mos ditur
se ku dhe si do ta kishin bartur ujėrat djalin e saj, ajo e vendosi Musain
nė njė arkė dhe e lėshoi nė ujėrat e Lumit Nil. Mirėpo, me frymėzimin
nga Zoti, ajo e dinte se ai nė fund do t'i kthehej asaj dhe do tė bėhej
i dėrguar i Zotit. Zoti, Krijuesi dhe Gjithėpėrfshirėsi, krijoi Musain
dhe nėnėn e tij dhe i lejoi tė dinė pėr fatin e tyre. Mė vonė, Zoti pėrkujtoi
Musain pėr faktet e fėmijėrisė sė tij tė hershme nė kėtė mėnyrė:
Kur Ne e frymėzuam nėnėn tėnde (duke i thėnė): "Vendose nė arkė dhe hidhe
nė lum (det), pastaj lumi (deti) do ta nxjerr nė breg dhe atje, ai qė
ėshtė armik i Imi dhe i tij do ta marr
" (Kur'an, 20:38-39)
Nė kėtė pikė, do tė duhej tė shtjellonim nė hollėsi temėn e fatit. Zoti,
siē tregohet nė vargun mė lartė, i tha nėnės sė Musait ta lėshonte djalin
nė ujė dhe e bėri me dije atė se Faraoni mė vonė do ta gjente dhe se Musai
nė fund do t'i kthehej asaj si njė i dėrguar i Zotit. Me fjalė tė tjera,
se Musai do tė vendosej nė arkė dhe do tė lėshohej nė lum, se atė do ta
gjente dhe pėr tė do tė pėrkujdesej Faraoni dhe se ai pėrfundimisht do
tė bėhej njėri prej profetėve, tė gjitha ishin tė ditura qė mė parė. Kjo
pėr arsye se tė gjitha kėto ngjarje ishin parapėrcaktuar nga Zoti, nė
pajtueshmėri me vullnetin e Tij dhe qė Ai i lejoi nėnės sė Musait tė mėsoj
pėr kėtė para se kjo tė kishte ndodhur.
Kėtu duhet tė pėrmendim se tė gjitha hollėsitė qė kanė tė bėjnė me jetėn
e Musait ishin tė paracaktuara nė sytė e Zotit dhe se tė gjitha ishin
jetėsuar sikurse ishte paracaktuar. Pėrmbushja e frymėzimit hyjnor qė
iu shfaq nėnės sė Musait ishte e mundur me anė tė zhvillimit tė kushteve
tė panumėrta tė paracaktuara nga fati.
Shmangja e ushtarėve tė Faraonit dhe arritja e Musait nė pallatin e Faraonit
pa u fundosur mvareshin nga pėrmbushja e disa kushteve. Kėto janė ato
kushte:
1. Arka nė tė cilėn ishte vendosur Musai foshnje duhej tė ishte e papėrshkueshme
nga uji. Prandaj, ai qė e konstruktoi arkėn duhej ta punonte nė atė mėnyrė
qė ajo tė mund tė lundronte. Pėr mė tepėr, forma e arkės ishte njė faktor
i rėndėsishėm sa i pėrket shpejtėsisė sė lundrimit nė ujė, s'duhej as tė
lundronte shumė shpejt dhe ta kalonte pallatin e Faraonit, e as shumė ngadalė,
duke u ndalur kėshtu para se tė arrinte tek Pallati. Arka duhej tė ishte
punuar pikėrisht nė formėn e duhur qė tė mund tė lundronte me shpejtėsinė
e duhur. Gjithė kėta faktorė pėrbėnin hollėsitė e shumta tė paracaktuara
si pjesė e fatit tė zdrukthėtarit, i cili e punoi arkėn tamam ashtu si duhej.
2. Rryma e ujit qė e kishte bartur arkėn s'duhej tė ishte as shumė e
shpejtė e as shumė e ngadalshme, por tė kishte shpejtėsinė e duhur. Kjo
do tė ishte e mundshme vetėm me llogaritjen e saktė tė sasisė sė rreshjeve
tė shiut qė formuan sasinė e ujėrave tė Nilit pėr minut. Kjo sasi e ujit
bėn gjithashtu pjesė nė hollėsitė e ndėrlikuara tė fatit tė paracaktuar
nga Zoti.
3. Erėrat gjithashtu duhet tė kenė ndikuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme nė
lėvizjen e arkės. Domethėnė, erėrat gjithashtu frynė nė pėrputhje me njė
fat tė paracaktuar. Ato duhet tė kenė fryer as shumė shpejtė qė ta largonin
arkėn, as nė drejtim tė kundėrt qė t'ia ndėrronin drejtimin dhe as shumė
ngadalė qė t'ja ngadalsonin shpejtėsinė.
4. Gjersa arka ishte nė lum, askush s'do tė mund ta gjente. Domethėnė,
askush pėrveē atij qė duhej tė haste nė tė apo ta vėrente atė. Rrjedhimisht,
nė pajtim me njė fat tė pėrcaktuar, secili qė jetonte pėrgjatė lumit Nil
nuk kishte qenė afėr apo s'e kishte vėnė re arkėn. Nė fakt, kėto rrethana
ishin tė gjitha pjesė e fatit tė parapėrcaktuar nga Zoti.
5. Sikurse jeta e Musait, jetėrat e Faraonit dhe tė familjes sė tij gjithashtu
u rregulluan nė pajtim me njė fat tė paracaktuar. Ata duhej tė ishin pikėrisht
nė vendin e duhur dhe nė kohėn e duhur nė mėnyrė qė tė gjenin Musain. Familja
e Faraonit do tė mund tė kishte planifikuar tė vinte te bregu i lumit mė
heret. Ajo qė i kishte shtyer ata tė shkojnė atje pikėrisht nė atė kohė
ishte fati i tyre.
Kėto janė vetėm disa prej rrethanave qė lejuan Faraonin tė gjej Musain.
Tė gjitha kishin ndodhur pikėrisht ashtu siē i ishte frymėzuar nėnės sė
Musait. Nė tė vėrtetė, premtimi qė Zoti i dha nėnės sė Musait dhe tė gjitha
ngjarjet tjera qė kishin ndodhur, kishin ndodhur tė gjitha dhe ishin pėrmbushur
pikėrisht siē ishin paracaktuar tashmė nga Zoti.
Ngjarjet qė kishin tė bėjnė me fatin e Musait nuk ishin tė kufizuara
vetėm me ato ngjarje qė i rrėfyem gjer mė tani. Secili moment i jetės
sė tij ishte me kujdes i paracaktuar nė pajtim me njė fat tė veēantė.
As vendi as viti i lindjes sė tij, as njerėzit me tė cilėt ishte i rrethuar
ai, as nėna apo babai i tij nuk ishin pėrcaktuar sipas zgjidhjes sė tij.
Ishte Zoti qė paracaktoi gjithēka dhe krijoi secilin prej tyre. Ky fakt
u shpall gjithashtu nga Profeti Muhamed (saas) i cili tha: "Gjithēka bėhet
me urdhėr - madje edhe paaftėsia dhe aftėsia" (Muslim)
Njė vlerėsim mė i thellė i kėtyre ngjarjeve do t'na mundėsoj qė tė kuptojmė
mė mirė se si secili moment i jetėrave tona ėshtė i lidhur ngusht me fatin
tonė. Pėrmes shembujve tė shumtė, tregimi pėr Musain na mundėson tė mendojmė
pėr kuptimin dhe thurrjen e fatit tė tij. Me hollėsitė e llojllojshme
tė tregimit pėr Musain, Zoti na pėrkujton se jeta e njė individi, sikurse
edhe jetėrat e gjithė njerėzimit dhe e tėrė gjithėsia, janė tė lidhura
ngusht me fatin qė Ai ka paracaktuar.
Poashtu sikur qė Musai lundroi nė Nil nė pajtim me fatin e tij, ashtu
edhe Faraoni dhe familja e tij u shtynė tė arrijnė tek vendi ku do tė
takonin Musain. Nga vargjet qė kanė tė bėjnė me kėtė temė, mėsojmė se
familja e Faraonit ishte sjellur pikėrisht sikurse i ishte frymėzuar mė
parė nėnės sė Musait, domethėnė, ata e kishin marrė Musain nėn pėrkujdesjen
e tyre pa qenė tė vetėdijshėm se ēfarė bartte e ardhmja pėr ta:
Pastaj atė e mori familja e Faraonit, qė ai tė mund tė bėhej pėr ta njė armik
dhe burim I pikėllimit tė tyre. Me tė vėrtetė qė Faraoni dhe Hamani dhe pasuesit
(trupat) e tyre ishin mėkatarė. Dhe gruaja e Faraonit tha: "Njė burim kėnaqėsie
pėr mua dhe pėr ty. Mos e vrisni atė, mbase mund tė jetė i dobishėm pėr nė ose
mund ta birėsojmė atė si djalin tonė." Dhe ata nuk e kuptonin dot (pėrfundimin
e kėsaj pune). (Kur'an, 28:8-9)
Dhe kėshtu Faraoni dhe familja e tij, plotėsisht tė pavetėdijshėm se
ēfarė do t'ju sjellte fati, gjetėn Musain dhe e birėsuan si djalin e tyre.
Nė tė vėrtetė, ata kishin vendosur ta mbajnė atė me shpresė se fėmija
njė ditė do t'ju sjellte pėrfitim.
Nė ndėrkohė, nėna e Musait ishte e brengosur pėr djalin e saj sepse nuk
e dinte se ēfarė i kishte ndodhur atij. Pėr ta pėrballuar kėtė situatė,
Zoti ia forcoj zemrėn asaj:
Dhe zemra e nėnės sė Musait mbeti e zbrazėt. Ajo qe gati ta zbulonte (tė vėrtetėn)
po t'mos e kishim forcuar Ne zemrėn e saj qė ajo t'mund tė mbetej prej
besimtareve. Dhe ajo i tha motrės sė tij (Musait): "Ndiqe atė." Kėshtu
ajo e pėrcjellte atė nga larg fshehtas, ndėrsa ata nuk e shihnin dot.
Dhe Ne sė pari e bėmė atė (Musain) t'i refuzoj tė gjitha mėndeshat, derisa
erdhi ajo (motra e Musait) dhe tha: "A t'ju tregoj unė pėr njė familje
qė do ta ushqej atė dhe do ta rritė atė pėr ju dhe qė do tė kujdeset mirė
pėr tė?"
Kėsisoj Ne e kthyem atė te nėna e tij qė asaj tė
mund t'i qetėsoheshin sytė e t'mos pikėllohej dhe qė tė mund tė kuptonte
se premtimi i Zotit ėshtė i vėrtetė. Por shumica e tyre nuk e dinė kėtė.
(Kur'an, 28:10-13)
Musai foshnje refuzoi tė gjitha mėndeshat, domethėnė, nuk piu qumėshtin
e tyre, sepse sipas fatit tė pėrcaktuar pėr tė, Zoti kishte urdhėruar
qė ai tė pinte vetėm qumėshtin e nėnės sė tij. Kjo ndriēon faktin se gjithcka
njerėzit dėshirojnė ėshtė gjithashtu nė pajtim me fatin e paracaktuar
nga Zoti. Siē i ishte frymėzuar nėnės sė tij, Profeti Musa mė nė fund
u kthye tek familja e tij.
Nė tregimin pėr Musain, Zoti sqaron se Ai shpesh krijon situata qė duken
tė jenė tė vėshira dhe pa rrugėdalje tė dukshme dhe se ngjarjet qė perceptohen
si fatkeqėsi shumė lehtė mund tė ndodhė tė jenė bekime tė mrekullueshme.
Njė nėnė e frikėsuar nga kėrcėnimi qė foshnja e saj mund tė vritet nga
ushtarėt mizorė, pėr ta shpėtuar atė, e lėshon foshnjėn tė lundroj nė
ujėrat e njė lumi. E njėjta foshnje mandej birėsohet nga familja mė e
fuqishme e vendit, e cila nė fund e kthen foshnjėn tek familja e saj,
sepse foshnja refuzon tė gjitha mėndeshat tjera
Secila nga kėto ngjarje
ėshtė njė mrekulli nė vetvete qė demonstron pėrsosmėrinė e skajshme tė
fatit tė urdhėruar nga Zoti. Pėr besimtarėt, secili detal i fatit tė njeriut
nė fund rezulton tė jetė njė bekim. Siē mund tė shihet nė shembullin mė
lartė, nganjėherė Zoti pėrgatitė aso tė mira pėr ne pėrmes rrethanave
mė tė papritura. |