Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES - Harun Yahya
KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES

   

 


LIBRI I PARĖ
FEJA NXIT SHKENCĖN

Islami ėshtė feja e arsyes dhe ndėrgjegjes. Njė person e dallon tė vėrtetėn e shpallur nga Zoti duke pėrdorur urtėsinė e tij vetjake, por i nxjerr pėrfundimet nga e vėrteta qė sheh duke ndjekur ndėrgjegjen e tij. Njė person, duke pėrdorur aftėsinė e arsyes dhe ndėrgjegjes sė tij ndėrsa vėzhgon veēoritė e njė objekti tė caktuar nė univers, edhe pse mund tė mos jetė ekspert nė ēėshtje tė tilla, do tė kuptonte se ai objekt ėshtė krijuar nga njė Zotėrues i Urtėsive, Njohurive dhe Fuqive tė Mėdha. Dhe, nėse do zbulonte vetėm disa nga mijra faktorėt qė e bėnė jetėn tė mundur mbi tokė, kjo do tė ishte e mjaftueshme pėr tė qė tė kuptojė se bota ishte projektuar pėr ta mbajtur jetėn nė tė. Prandaj, ai qė pėrdor arsyen dhe ndjek ndergjegjen e tij, kupton menjėherė absurditetin e thėnies se bota u krijua rastėsisht. Shkurtimisht, ai qė pėrdor kėto aftėsi, dallon shenjat e Zotit mjaft qartė. Kėtyre njerėzve u referohet njė ajet, nė kėtė mėnyrė:

Pėr ata qė Allahun e pėrmendin me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur e kur janė shtrirė dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė tokės: "Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit!" (Sure Al'Imran: 191)

Nė Kur'an, Zoti i thėrret njerėzit tė mendojnė dhe ekzaminojnė shenjat e krijimit rreth tyre. Profeti Muhamed, i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, gjithashtu pėlqente qė njerėzit tė fitonin njohuri. Ai gjithashtu theksoi se ėshtė detyrimi jonė tė kėrkojmė njohuri. Tė lexojmė hadithet e mėposhtme autentike:

Tė kėrkosh njohuri ėshtė detyrė mbi ēdo Musliman.1

Merre dijen dhe njoftoja dhe njerėzve tė tjerė.2

Ēdokush qė vėzhgon funksionimet e brendshme tė universit, gjallesave dhe jogjallesave, dhe heton mbi atė qė sheh rreth tij, do arrijė tė njohė dhe urtėsinė, njohurinė dhe fuqinė supreme tė Zotit. Disa nga ēėshtjet, qė Zoti i fton njerėzit tė meditojnė, janė pėrmendur nė ajetet e mėposhtme tė Kur'anit.

A nuk shikojnė ata me vėmendje nga qielli se si mbi ta e kemi ndėrtuar atė, e kemi zbukuruar atė duke mos pasur nė tė ndonjė zbrazėti? Edhe tokėn se si e kemi shtrirė e nė tė kemi vendosur kodra pėrforcuese dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė gjithfarė bimėsh tė bukura. Dėshmi tė dukshme dhe pėrkujtuese pėr secilin njeri qė ka drejtuar mendjen. Ne, nga qielli lėshuam shiun e dobishėm dhe me tė bėmė qė tė kultivohen kopshte e drithėra qė korren. Dhe rritėm trungje tė gjata hurmash me fruta tė paluar njėri mbi tjetrin. (Sure Kaf: 6-10)


Nėntitujt e figurave Shenjat e ekzistencės sė Zotit, Krijuesit tė Lartėsuar, nė univers janė mjaft tė qarta pėr kushdo qė mendon, arsyeton dhe ndjek ndėrgjegjen e tij.

Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė. Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast prandaj drejto shikimin pėrsėri: a sheh ndonjė ēarje? (Sure el-Mulk: 3)

Le tė shikojė njeriu se prej ēfarė ėshtė krijuar! (Sure et-Tarik: 5)

A nuk i shikojnė devetė se si janė krijuar? Edhe qiellin se si ėshtė ngritur lart? Edhe malet se si janė vendosur? Edhe tokėn se si ėshtė shtruar? (Sure el-Gashijeh: 17-20)

Siē e tregojnė dhe ajetet e mėsipėrme, Zoti i shtyn njerėzit tė studiojnė dhe ekzaminojnė aspekte tė ndryshme tė botės si qiejt, shiun, bimėt, kafshėt, lindja dhe shenjat gjeografike. Njė mėnyrė pėr t'i eksploruar kėto ėshtė, si e thamė dhe mė parė, nėpėrmjet shkencės. Vėzhgimi shkencor e prezanton njeriun me misteret e krijimit dhe me dijen, urtėsinė dhe fuqinė e pėrjetshme tė Zotit. Shkenca ėshtė njė mėnyrė pėr tė arritur njė vlerėsim tė drejtė tė Zotit, prandaj, pėrgjatė historisė, njė numėr i madh shkencėtarėsh, tė cilėt i kanė shėrbyer mjaft njerėzimit, ishin dhe besimtarė tė devotė tė Zotit.

Besimi nė Zot i bėn shkencėtarėt entuziastė dhe tė motivuar

Si e pėrmendėm mė lart, feja e nxit shkencėn dhe ata, qė pėrdorin arsyen dhe ndjekin ndėrgjegjen e tyre nė arritjen e kėrkimeve shkencore duhet tė kenė besim tė fortė pasi ata kuptojnė shenjat e Zotit menjėherė. Ata pėrballen me njė sistem pa tė meta dhe njė kompleksitet perfekt tė krijuar nga Zoti nė ēdo rrugė kėrkimi qė ata ndjekin dhe nė ēdo zbulim qė bėjnė. Si tha dhe Profeti Muhamed, i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, ata veprojnė duke e ditur se "Ai qė del tė kėrkojė dije ėshtė i devotė pėr hir tė Allahut derisa tė kthehet."3

Njė shkencėtar qė po kryen kėrkime mbi syrin, pėr shembull, zbulon, edhe duke e njohur sistemin e tij kompleks, se ai nuk do te formohej kurrė nga njė proces gradual rastėsish. Ekzaminime tė mėtejshme do ta ēojnė atė nė pėrfundimin se ēdo detaj nė strukturėn e syrit ėshtė njė krijim i mrekullueshėm. Ai sheh se syri pėrbėhet nga shumė pjesė qė punojnė bashkė nė harmoni, duke rritur kėshtu mrekullimin e tij ndaj Zotit qė e krijoi atė.

Po njėsoj, njė shkencėtar qė vėzhgon kozmosin do ta shohė veten menjėherė pėrballė mijėra ekuilibrave tė padiskutueshėm. Ai fiton mė tej njė etje pėr dije pasi ka zbuluar se biliona galaksi dhe biliona yje brenda kėtyre galaksive vazhdojnė tė ekzistojnė nė njė harmoni tė madhe, nė njė hapsirė tė gjerė pa kufij.

Si i tillė, njė besimtar ndėrfutet mė shumė dhe frymėzohet tė ndjekė studime shkencore pėr tė zbuluar misteret e universit. Nė njė nga artikujt e tij, Albert Ajnshtajn, gjeniu mė i madh i erės sė kaluar, i referohet frymėzimit tė derivuar nga feja, qė kanė shkencėtarėt:

…Unė pohoj se ndjenja universale fetare ėshtė motivi mė i fortė dhe mė fisnik pėr kėrkime shkencore. Vetėm ata qė realizojnė pėrpjekjet e mėdha dhe mbi tė gjitha pėrkushtimin, pa tė cilin nuk mund tė kryhet punė nė shkencėn teorike, janė nė gjendje tė kuptojnė forcėn e emocionit pa tė cilin, kjo punė, edhe pse larg realiteteve tė drejtpėrdrejta tė jetės, nuk mund tė kryhet. Ēfarė bindjeje tė thellė mbi funksionimin e universit dhe ē'dėshirė tė fortė pėr tė kuptuar duhet tė kenė pasur Kepleri dhe Njutoni sa tė kalonin vite tė tėra pune individuale pėr tė zgjidhur parimet e mekanikės qiellore!

Ata, njohuria e tė cilėve rreth kėrkimeve shkencore rrjedh kryesisht prej rezultateve tė tyre praktikė, zhvilllojnė lehtėsisht njė nocion komplet tė gabuar rreth mentalitetit tė atyre njerėzve, tė cilėt tė rrethuar nga njė botė skeptike, kanė udhėzuar shpirtrat e tjerė nėpėr botė, pėrgjatė shekujve . Vetėm ai qė e ka pėrkushtuar jetėn e tij ndaj qėllimeve tė ngjashme mund tė ketė njė kuptim tė gjallė rreth asaj qė i ka frymėzuar kėta njerėz dhe i ka dhėnė forcėn pėr tė mbrojtur qėllimet e tyre pavarėsisht nga dėshtimet e panumėrta. Ėshtė ndjenja universale fetare ajo qė i jep njeriut njė forcė tė tillė. Dikush ka thėnė, jo pa tė drejtė, se, nė kėtė epokė materialiste vepruesit seriozė janė vetėm njerėzit thellėsisht besimtarė.4

Johan Kepler tregoi se ai iu fut rrugės sė shkencės pėr tė gėrmuar nė veprat e Krijuesit, ndėrsa Izak Njutoni, njė tjetėr shkencėtar i madh, tha se pėrfshirja kryesore qė qėndronte pas interesit tė tij pėr shkencėn ishte dėshira e tij pėr tė pasur njė ndjesi dhe dije mė tė plotė rreth Zotit.

Kėto ishin shėnimet e vetėm disa shkencėtarėve mė nė zė tė historisė. Kėta dhe qindra tė tjerė tė cilėt do t'i shtjellojmė nė faqet nė vijim, arritėn tė besonin nė ekzistencėn e Zotit duke eksploruar universin dhe, tė impresionuar nga ligjet dhe fenomenet qė Zoti ka krijuar me Lavdinė e Tij, pėrpiqeshin tė zbulonin mė tepėr.

Si do ta shohim, dėshira pėr tė mėsuar mėnyrėn si Zoti krijoi universin ka shėrbyer si faktori kryesor motivues pėr shumė shkencėtarė gjatė historisė. Kjo ndodh sepse dikush, qė percepton se universi dhe tė gjitha gjallesat janė krijuar, gjithashtu percepton se ky krijim ka njė arsye. Arsyeja pastaj ēon drejt kuptimit. Ėshtė prirja pėr tė kapur atė kuptim, pėr tė zbuluar shenjat e tij dhe pėr tė gjetur detajet e tij ajo qė lehtėson mjaft studimet shkencore.

Nėse, sidoqoftė, mohohet fakti se universi dhe gjallesat janė krijuar, ky kuptim gjithashtu humbet. Njė shkencėtar, qė beson nė filozofinė materialiste dhe tek Darvinizmi, do supozojė se universi ėshtė i paqėllimtė dhe se ēdogjė ėshtė rezultat i rastėsisė sė verbėr. Si rrjedhim, vėzhgimi i universit dhe i gjallesave do tė bėhej pa asnjė lloj qėllimi. Pėr kėtė fakt, Ajnshtajni pohoi: "Nuk kam gjetur shprehje mė tė mirė se "fetare" pėr besimin nė natyrėn llogjike tė realitetit, pėr aq sa ėshtė e kapshme nga arsyeja njerėzore. Kurdo qė kjo ndjenjė mungon, shkenca degjeneron nė empiricizėm tė pafrymėzuar."5

Nė njė rast tė tillė, qėllimi i vetėm i njė shkencėtari do ishte ose tė fitonte famė e tė kujtohej nė histori ose tė pasurohej. Qėllime tė tilla mund ta shmangin atė lehtėsisht nga sinqeriteti dhe integrimi i tij shkencor. Supozojmė se, nė njė ngjarje ku rezultati nė tė cilėn ai arriti me anė tė kėrkimit shkencor bie nė kundėrshtim me pikėpamjen konvencionale tė komunitetit shkencor, ai mund tė detyrohet ta mbajė atė sekret nė mėnyrė qė tė mos i ikė fama qė ka, apo tė merret nėpėr gojė, apo tė degradohet.

Pranimi pėr njė kohė tė gjatė i teorisė sė evolucionit nė botėn shkencore ėshtė njė shembull i kėsaj mungese sinqeriteti. Shumė shkencėtarė, pėrballė fakteve shkencore, janė tė bindur se teoria e evolucionit ėshtė mjaft larg aftėsisė sė shpjegimit tė origjinės sė jetės, por ata nuk mund ta thonė kėtė haptazi thjesht nga frika e pėrballjes sė njė reagimi negativ. Nė kėtė linjė mendimi, fizikanti britanik H.S. Lipson bėri rrėfimin e mėposhtėm:

Ne tani dimė shumė mė tepėr rreth gjallesave sesa dinte Darvini. Ne dimė si punojnė nervat dhe unė e shikoj ēdo nerv si njė kryevepėr tė inxhinjerisė elektrike. Dhe ne kemi qindra milionė syresh nė trupin tonė… "Modelim" ėshtė fjala qė mė vjen ndėr mend pėr kėtė ēėshtje. Por, kolegėt e mi biologė nuk e pėlqejnė.6

Fjala "modelim" ėshtė prerė nga literatura shkencore thjesht se nuk pėlqehet, me shumė shkencėtarė qė dorėzohen pėrpara dogmatizmave tė tilla. Nė lidhje me kėtė Lipson thotė:

Nė fakt, evolucioni u shndėrrua, nė njė farė mėnyre, nė njė fč shkencore; pothuajse tė gjithė shkencėtarėt e kanė pranuar atė dhe shumė janė pėrgatitur tė 'pėrthyejnė' vėzhgimet e tyre pėr tu pėrshtatur me tė.7

Kjo situatė e padėshirueshme ėshtė rezultat i mashtrimit tė "shkencės pazot" qė mbuloi komunitetin shkencor duke filluar nga mesi i shekullit tė 19-tė. Megjithatė, ashtu si tha dhe Ajnshtajni, "shkenca pa fenė ėshtė e ēalė"8.Ky iluzion e ka ēuar shkencėn jo vetėm drejt qėllimeve tė gabuara por gjithashtu krijoi shkencėtarė tė cilėt, edhe pse i njihnin gabimet, rrinin indiferentė pėrballė tyre.

Nė faqet nė vijim do trajtojmė temėn e lartpėrmendur.

"Dėshira e fortė pėr tė shėrbyer" e shkencėtarėve besimtarė

Meqė shkencėtarėt qė besojnė nė Njėshmėrinė e Zotit dhe Mbifuqinė e Tij nuk kanė dėshira pėrfitimi pėr kėtė botė si status, reputacion apo parą , pėrpjekjet e tyre pėr kėrkimet shkencore janė tė sinqerta. Ata e dinė se ēdo mister nė univers qė ata qartėsojnė do t'i rrisė mė tepėr njerėzimit kuptueshmėrinė pėr Zotin, duke ndihmuar kėshtu nė zbulimin e fuqisė dhe dijes sė pafund tė Tij. Tė konfirmosh ekzistencėn e Zotit dhe t'ia tregosh njerėzve realitetin e krijimit, ėshtė njė veprim shumė i rėndėsishėm adhurimi pėr njė besimtar.

Tė udhėhequr nga shqetėsime kaq serioze, shkencėtarėt besimtarė kryejnė kėrkime tė gjera e tė rėndėsishme me njė entuziasėm tė madh pėr tė zbuluar ligjet e universit, sistemet mahnitės nė natyrė, mekanizmat perfektė dhe sjelljet inteligjente tė gjallesave. Ata grumbullojnė rezultate tė mėdha dhe pėrparojnė shumė. Ata nuk pengohen kurrė para problemeve qė hasin dhe as nuk mėrziten kur nuk vlerėsohen nga tė tjerėt. Kėrkojnė vetėm pėlqimin e Zotit pėr punėn qė bėjnė.

Pėrpiqen me tėrė forcat pėr t'u shėrbyer besimtarėve tė tjerė dhe kjo vetėm pėr kėnaqėsinė e Tij. Dhe ata nuk njohin kufij gjatė endjes sė tyre tė gjatė. Mundohen tė bėjnė tė pamundurėn pėr t'i shėrbyer njerėzve dhe tė jenė sa mė tė dobishėm pėr ta. Pėr mė tepėr, pėrpjekjet e tyre tė sinqerta i bėjnė ata mjaft produktivė dhe studimet e tyre arrijnė rezultate pozitive.


Ēdo gjallesė nė univers ka njė modelim tė pėrkryer. Pėr shembull, siē thotė dhe fizikanti Lipson, njė nerv i vogėl ėshtė njė kryevepėr e inxhinjerisė elektrike.

Ata qė pohojnė se shkenca duhet tė jetė e ndarė nga feja padyshim qė janė nė gabim tė qartė. Mbi tė gjtha, ata qė nuk besojnė nuk mund tė pėrjetojnė dot ngritjen shpirtėrore tė besimit. Projektet shkencore tė cilat i fillojnė me mjaft zell shpejt bėhen monotone dhe jofrymėzuese. Motivimi i tyre tani bėhet pėrfitimi. Kėrkesa e pėrmbushjes sė dėshirave tė kėsaj bote si tė mirat materiale, rang shoqėror, reputacion apo famė do bėjė qė ata tė ndjekin ato kėrkime qė do tė kontribuojnė direkt nė kėto pėrfitime personale. Pėr shembull, njė shkencėtar qė mendon nė kėtė mėnyrė dhe qė motivohet nga interesa pėr karrierė do ndiqte ato kėrkime qė do ta ēonin drejt njė rritjeje nė pėrgjegjėsi. Ai nuk do tė ndėrmerrte kurrė njė kėrkim pėr njė ēėshtje qė ai e mendon si tė dobishme pėr njerėzimin por qė nuk i shėrben mė sė miri interesave tė tij. Ose, n.q.s. do t'i duhej tė zgjidhte mes dy temave kėrkimore, ai do tė zgjidhte atė qė do t'i sillte mė shumė tė mira materiale apo prestigj, edhe pse zgjedhja tjetėr mund t'i sillte pėrfitime njerėzimit. Shkurtimisht, shkencėtarė tė tillė janė shumė pak tė vlefshėm pėr njerėzimin, pasi nuk i shėrbejnė tė mirės sė pėrbashkėt, pėrveē ratėve kur ka ndonjė shpėrblim nė mes. Kur mundėsia pėr pėrfitime personale venitet, ashtu ikėn dhe dėshira pėr t'i shėrbyer njerėzimit.

Profeti Muhamed, I Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, gjithashtu i pėrmendi dėmet e kėtij mentaliteti. Ai tha:

Mos merrni njohuri me qėllim qė tė diskutoni me dijetarėt e tjerė dhe tė provoni superioritetin mbi to, apo qė tė debatoni me injorantėt, apo pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve.9

Nga ana tjetėr, Profeti Muhammed lavdėronte pėrhapjen e dijeve tė dobishme. Njė hadith thotė:

Zoti dėrgon mirėsitė e Tij mbi ata qė i udhėzojnė njerėzit pėr dije tė dobishme.10

Duke u njoftuar pėr marrjen e mirėsive, entuziasmi dhe motivimi i sinqertė i provuar nga njė njeri qė beson tek Zoti hapin rrugė tė reja pėr tė, jo vetėm nė fushėn e shkencės por edhe nė shumė sfera tė tjera tė jetės si arti, kultura e me rradhė. Kėto shpirtra nuk veniten kurrė, por pėrkundrazi, bėhen gjithnjė e mė tepėr entuziastė.


1. Ibn Maxhah 1/224 dhe Tirmidhi 218, transmetuar nga Enes Ibn Malik..
2. Tirmidhi 279, Darimi dhe Darakatni, transmetuar nga Abdullah ibn Mas`ud.
3. Tirmidhi 220
4. Albert Ajnshtain, Ide dhe Opinione, Shtėpia Botuese Crown, Nju Jork, 1954
5. Letra pėr Mauris Solovin I, 1 Janar 1951; Arkivėt Ajnshtain 21-174, 80-871, botuar nė Letra pėr Solovine, f. 119.
6. H. S. Lipson, Qėndrimi i fizikantit pėr Teorinė e Darvinit,Prirjet Evolucionare tek bimėt, vol. 2, nr. 1, 1988, f. 6
7. H. S. Lipson, Shikimi i fizikantit rreth Evolucionit, Buletini i Fizikės, vol. 31 (1980) f. 138
8. Albert Ajnshtain, Shkenca, Filozofia dhe Feja: Simpozium, 1941, kap. 1.3
9. Tirmidhi 225 dhe Ibn Maxhah, transmetuar nga Abdullah Ibn Omar dhe Ka'b ibn Melik.
10. Tirmidhi 1392