Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES - Harun Yahya
KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES
   

 


Humbjet qė i shkaktuan shkencės pėrpjekjet pėr tė provuar "Evolucionin e Specieve"

Ka miliona gjallesa qė jetojnė nė Tokė tė cilat ndryshojnė nga njėra-tjetra nė mėnyra tė ndryshme. Marrim pėr shembull kuajt, zogjtė, gjarpėrinjtė, fluturat, peshqit, macet, lakuriqi i natės, krimbat, milingonat, elefantėt, mushkonjat, bletėt, delfinėt, yllin e detit, gamiljet… Tė gjitha kėto forma jete ndryshojnė shumė nga karakteristikat e tyre fizike, mjedisi ku jetojnė, teknikat e gjuajtjes, taktikat mbrojtėse, mėnyrat e ushqimit, riprodhimit, etj.

Por, si u krijuan kėto gjallesa?

Ēdokush qė reflekton mbi kėtė pyetje, duke pėrdorur arsyen e tij, do shikojė se tė gjitha gjallesat janė modeluar, pra krijuar. Ēdo modelim provon ekzistencėn e njė projektuesi inteligjent qė i ka prodhuar ato. Gjallesat, ashtu si tė gjithė shembujt e tjerė tė projektimit nė natyrė, provojnė ekzistencėn e Zotit.


Allahu krijoi secilėn gjallesė nga uji, e prej tyre ka disa qė ecin rrėshqitas nė barkun e vet, disa qė ecin me tė dy kėmbėt e disa me katėr kėmbėt. Allahu krijon ēfarė tė dojė, pasi vėrtet Allahu ka mundėsi pėr ēdogjė. (Sure en-Nur: 45)

Pėr besimtarėt ekzistojnė argumente nė qiej dhe nė tokė. Pėr njė popull qė sinqerisht ėshtė i bindur ka argumente edhe nė krijimin tuaj dhe nė kafshėt e shpėrndara (nėpėr tokė). (Sure el-Xhathijeh: 3-4)

Kjo e vėrtetė na ėshtė zbuluar nėpėrmjet Islamit. Nė Kur'an jemi informuar se si u krijuan gjallesat. Tė gjitha gjallesat janė krijuar nga Zoti nė mėnyrė tė dallueshme. Zoti, me fuqinė e tij krijuese, tė vetme, dhe me dije tė pakufizuar, i veshi krijesat me veēori tė ndryshme dhe i komunikoi kėshtu fuqinė, urtėsinė dhe dijen e Tij tė pafundme njerėzimit. Disa nga ajetet qė tregojnė krijimin e gjallesave janė:

Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės dhe shpėrndarja e gjallesave nė to dhe Ai me fuqinė e Tij mund t'i bashkojė kurdo qė tė dėshirojė. (Sure esh-Shura:29)

Allahu krijoi secilėn gjallesė nga uji, e prej tyre ka disa qė ecin rrėshqitas nė barkun e vet, disa qė ecin me tė dy kėmbėt e disa me katėr kėmbėt. Allahu krijon ēfarė tė dojė, pasi vėrtet Allahu ka mundėsi pėr ēdogjė. (Sure en-Nur: 45)

Ai i krijoi qiejt pa shtylla qė i shihni, e nė tokė vendosi male tė rėnda qė tė mos luajė vendi bashkė me ju e nėpėr tė shpėrndau nga tė gjitha gjallesat, dhe nga qielli Nė kemi lėshuar shi e kemi bėrė tė mbijnė nė tokė nga tė gjitha llojet mė tė dobishme. Kjo ėshė vepėr e krijimit tė Allahut, e mė tregoni pra Mua se ē'krijuan tė tjerėt pėrveē Tij. Jo asgjė pra, mohuesit janė nė humbje tė pafund.(Sure Lukman: 10-11)

Pėr besimtarėt ekzistojnė argumente nė qiej dhe nė tokė. Pėr njė popull qė sinqerisht ėshtė i bindur ka argumente edhe nė krijimin tuaj dhe nė kafshėt e shpėrndara (nėpėr tokė). (Sure el-Xhathijeh: 3-4)

Duke njohur realitetin e krijimit, shkencėtarėt vendosėn disiplina tė ndryshme si biologji, anatomi dhe paleontologji. Shkencėtarė tė njohur si Karl Lineus, i cili e kategorizoi botėn e gjallė duke e ndarė atė nė klasa dhe qė ėshtė i njohur si "themeluesi i taksonomisė"; Zhorzh Kuvič, themeluesi i shkencės sė fosileve dhe anatomisė krahasuese; Gregor Mendel, themelues i gjenetikės i cili zbuloi ligjet e trashėgimisė; apo Luis Agasis qė ėshtė konsideruar biologu mė i madh amerikan i shekullit tė 19-tė, tė gjithė kėta e praktikuan shkencėn me pėrkujdesin se tė gjitha gjallesat ishin krijuar nga Zoti.


Karl Lineus

Karl Lineus, i cili besonte se Zoti i krijoi tė gjitha gjallesat, pėr herė tė parė kategorizoi format e jetės nėn klasa tė ndryshme dhe ishte themelues i taksonomisė.

Pastaj me prezantimin e teorisė sė evolucionit tė Darvinit, bota e shkencės u zhyt nė pėrpjekjet pėr tė gjetur se "speciet evoluojnė nga njėra-tjetra". Kjo endje bėri qė shkencėtarėt tė futin veten nė shumė vėzhgime tė pafrytshme. Nė gėrmimet e fosileve tė kryera nė tė gjithė botėn shkencėtarėt, kėrkuan pėr fosile tė formave tė ndėrmjetme qė nuk patėn ekzistuar ndonjėherė nė histori. Pėr mė tepėr, u ndėrtuan skenarė imagjinarė pėr tė shpjeguar se si specie tė ndryshme mund tė evoluojnė njėra nga tjetra. Botimet shkencore i ofruan kėto skenarė dhe detyrimisht iu mėsuan studentėve nė shkollė.


Thėnia se zvarranikėt evoluan nė gjitarė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me zbulimet shkencore. Provat pėrfshijnė ndryshimet e qarta ndėrmjet luspave tė zvarranikėve dhe gėzofit tė gjitarėve.

Do tė ishte mirė tė shikonim disa nga kėto skenarė pėr tė treguar se si evolucionistėt pėrdorin shkencėn pėr fantazitė e tyre. Pėr shembull, historia e mėposhtme u botua nė njė artikull ku flitej pėr shndėrrimin e zvarranikėve nė gjitarė:

Disa nga zvarranikėt e zonave mė tė ftohta filluan tė zhvillojnė njė metodė pėr tė mbajtur trupat e tyre ngrohtė. Dalja e nxehtėsisė sė tyre rritej kur ishte ftohtė dhe kjo humbje nxehtėsie u zvogėlua kur luspat u bėnė tė vogla dhe me majė duke u shnėrruar kėshtu nė gėzof. Djersitja ishte gjithashtu njė pėrshtatje pėr tė rregulluar temperaturėn e trupit, njė mjet pėr tė ftohur trupin me anė tė avullimit tė ujit, kur kjo ishte e nevojshme. Por aksidentalisht, tė rinjtė e kėtyre zvarranikėve filluan tė lėpijnė djersėn e nėnės sė tyre pėr t'u ushqyer. Disa gjendra tė djersės filluan tė nxjerrin njė sekrecion gjithnjė e mė tė pasur i cili eventualisht u kthye nė qumėsht. Pra, tė rinjtė e kėtyre gjitarėve tė hershėm kishin njė fillim mė tė mirė jete.20


Puplat e zogjve, qė janė krejtėsisht tė ndryshme nga luspat e zvarranikėve, janė tė pajisura me veti shumė komplekse qė bėjnė tė mundur fluturimin e zogjve.
Pėr tė vėrtetuar kėtė hipotezė evolucionare ishte e nevojshme tė vėrtetoje shkencėrisht ngjarjet e pamundura si shndėrrimi i djersės nė qumėsht apo i luspave nė gėzof. Realisht, asnjė nga kėto shndėrime mund tė vėrtetohet. Sė pari, ėshtė e pamundur qė qumėshti i nėnės, i cili pėrmban ēdogjė qė ka nevojė njė foshnje, tė ketė prejardhur nga "djersa", siē citohet mė sipėr. Qumėshti i nėnės ėshtė njė substancė e rregullueshme posaēėrisht sipas nevojave tė fėmijės dhe ndryshon nė ēdo fazė sipas njė plani tė caktuar. Ēdogjė qė ka nevojė fėmija gjendet nė qumėshtin e nėnės nė momentin kur ajo gjė nevojitet. Pėr shembull, dita qė fėmija ka nevojė pėr kalium ėshtė e njėjtė me ditėn kur qumėshti i nėnės ėshtė i pasur me kalium. Kjo vlen pėr tė gjitha materialet e tjera qė fėmija ka nevojė gjatė zhvillimit tė tij. Ėshtė padyshim e pamundur qė njė ushqim i tillė tė jetė formuar nga rastėsi tė pandėrgjegjshme.

Sipas tė njėjtės logjikė, pėrbėrėsja tjetėr e thėnies sė mėsipėrme, historia e "evolucionit tė luspave tė zvarranikėve nė gėzof", ėshtė nė kundėrshtim tė plotė e tė qartė me faktet shkencore. Luspat dhe gėzofi kanė struktura krejtėsisht tė ndryshme:

1. Gėzofi ėshtė folikular, qė do tė thotė se ai del nga njė qeskė. Luspat, nga ana tjetėr, janė struktura tė sheshta tė futura nė lėkurė. Pėrveē kėsaj luspat zhvillohen, rriten dhe bien nė njė mėnyrė krejt tė ndryshme nga gėzofi. Pėrfundimisht, ato s'kanė asgjė tė pėrbashkėt.

2. Nuk ka asnjė provė shkencore qė sugjeron se gėzofi evoluoi nga luspat. Evolucionistėt nuk kanė provė fosilesh qė vėrteton kėtė prandaj edhe nuk mund tė paraqesin njė mekanizėm logjik pėr tė argumentuar kėtė transformim.


Alan Feduēa

Transformimi imagjinar i zvarranikėve nė gjitarė nuk ėshtė "pėrralla" e vetme joshkencore. Ēdo evolucionist ka njė "variant" tė tijin. Njėsoj, janė ndėrtuar shumė skenarė qė tregojnė se si dinozaurėt evoluan nė zogj. Njė nga kėto skenarė tregon se si disa dinozaurė filluan tė fluturojnė ndėrsa pėrpiqeshin tė kapnin miza. Njė tjetėr parashtron se dinozaurėt i zhvilluan krahėt kur kėrcenin nga njė pemė nė tjetrėn. Pra, shkenca "u mėsua sė provuari" kėto skenarė qė dilnin nga imagjinata e evolucionistėve. Kėshtu njė numėr i madh shkencėtarėsh kreu kėrkime se si dinozaurėt filluan tė fluturonin ndėrsa ata vraponin apo kėrcenin nė degėt e pemėve dhe gjithashtu kaluan vite tė tėra pėr tė treguar se si luspat u shndėrruan nė pupla. Evolucionisti dhe ornitologu i shquar Alan Feduēa ėshtė njė nga kėta shkencėtarė, i cili kaloi jetėn e tij duke punuar mbi kėtė temė. Ndėrsa shpenzoi 25 vjet pėr tė kėrkuar njė lidhje ndėrmjet dinozaurėve dhe zogjve, Feduēa na ofron rrėfimin e mėposhtėm:

Epo, unė studiova kafkat e zogjve pėr 25 vjet dhe nuk shoh asnjė lloj ngjashmėrie. Thjesht nuk e shoh… Origjina teropode e zogjve, sipas meje, do tė jetė zhgėnjimi mė i madh i paleontologjisė sė shekullit tė 20-tė .21

Skenarėt evolucionistė nuk mbarojnė kėtu. Ashtu siē e pranon dhe paleontologu evolucionist Dr. Kolin Petėrson, "Ka pasur njė morģ tė pahijshme tregimesh, njėra mė fantazioze se tjetra, se kush ėshtė nė tė vėrtetė natyra e asaj historie [e jetės]"22 Evolucionistėt gjithashtu vunė pėrpara thėnien fantastike se gjitarėt detarė si balenat dhe delfinat evoluan nga arinjtė qė pėlqenin tė notonin. Pėr mė tepėr, pėr tė pasur njė bazė pėr kėtė skenar, ata kanė prodhuar teori rreth krijesave gjysėm-ari/gjysėm-balenė, madje edhe kanė fabrikuar histori pėr "balena qė ecin".


Evolucionistėt pohojnė se kėmbėt e pėrparme tė disa dinozaurve u transformuan nė krahė ndėrsa ata kapnin insekte. Evolucionistėt nuk hezitojnė tė nxjerrin teori tė tilla imagjinare dhe sidomos absurde.

Evolucionistėt janė tė lirė tė ėndėrrojnė dhe tė besojnė ēfarėdolloj skenari qė tė duan. Problemi i vėrtetė ėshtė se ata harxhojnė burimet dhe kohėn e botės shkencore nė shpresėn pėr tė provuar kėta skenarė. Pėr kėta skenarė evolutivė u shpreh dhe njė tjetėr shkencėtar evolucionist i njohur, Pier Pol Grasč, "Nuk ka ndonjė ligj qė flet kundėr ėndėrrimit me sy hapur, por shkenca nuk duhet tė jepet pas tij."23

Shkenca do vazhdojė tė kapet mė kot pas kėtyre miteve pėrsa kohė shkencėtarėt i bazojnė studimet e tyre mbi hipoteza tė pasakta si Darvinizmi. Njohja e realitetit tė krijimit, nga ana tjetėr, do t'i japė fund tė gjithė kėtyre endjeve tė kota tė cilat pengojnė pėrparimin e shkencės. Siē e kemi pėrmendur dhe mė parė, tė gjitha krijesat u krijuan nga Zoti individualisht. Karakteristikat e tyre fizike, mėnyrat e tė ushqyerit, teknikat e tė gjuajturit, taktikat mbrojtėse, mbrojtja e tė vegjėlve tė tyre, etj, tė gjitha kėto reflektojnė harmoni perfekte. Nuk ka arsye tė thuash dhe tė pėrpiqesh tė provosh se kėto harmoni mund tė kenė ardhur rastėsisht. Kjo pėrsosshmėri nuk mund tė jetė krijuar kėshtu; ajo ka lindur vetėm nga fuqia dhe kontrolli i Zotit tonė, Krijuesit tė Gjithpushtetshėm. Prandaj do tė ishte shumė mė e vlefshme tė hetoje realitete tė vėrtetueshme dhe detajet e tyre, sesa tė prodhosh skenarė tėrėsisht imagjinarė. Ē'ėshtė mė e rėndėsishme, kėrkime tė tilla do tė na ndihmonin tė njihnim mė mirė Zotin, tė Gjithfuqishmin, i Cili krijoi njerėzit dhe gjithė universin nga asgjėja.

Rruga pa krye e teorisė sė mutacionit

Njė rrjedhim tjetėr i teorisė sė evolucionit, e cila ka shpenzuar kohėn e shkencės, ishte ndjekja e kotė pas "mutacioneve tė dobishme". Mutacionet janė ndryshime qė ndodhin nė kodin gjenetik tė njė organizmi si efekt i rrezatimit apo kimikateve. Edhe pse evolucionistėt pohojnė se gjallesat evoluan nga mutacionet, mutacionet janė pothuajse gjithmonė tė dėmshme dhe nuk kanė efekt tjetėr pėrveē shkaktimit tė ērregullimeve nė organizėm. Rrjedhja radioaktive nė Ēernobil ėshtė njė tregues i efekteve tė dėmshme tė mutacionit. Si pasojė e kėsaj katastrofe, shumė njerėz vuajnė nga sėmundje tė tilla si leuēemia apo jonormalitete nė lindje.

Pavarėsisht nga efektet negative tė mutacionit, neo-Darvinizmi ka parashtruar dy "mekanizma evolucionarė" njė prej tė cilėve ėshtė mutacioni. Prandaj shkencėtarėt u pėrpoqėn tė provojnė se mutacionet mund tė krijojnė efekte tė dobishme tek gjallesat. Megjithatė, siē e kemi shpjeguar mė lart, mutacionet janė gjithnjė tė dėmshme dhe nuk ėshtė parė kurrė tė ketė pasur ndonjė efekt evolutiv.

Evolucionistėt ndėrtuan modele artificialė mutacioni dhe punuan pėr dekada pėr tė vėzhguar njė mutacion tė dobishėm. Pėr shembull, mizat e frutave iu nėnshtruan disa herė mutacionit me shpresėn se ato mund tė jepnin njė "mutacion qė pėrmirėsonte kodin gjenetik". Rezultati ishte njė dėshtim total. Evolucionisti Majkėll Pitman bėri shėnimet e mėposhtme rreth eksperimenteve tė gjera, por pa rezultat, mbi mutacionet:


Eksperimentet mbi mutacionin e kryera nė mizat e frutave pėr dekada, nuk nxorrėn as edhe njė mutacion dobiprurės. Kjo ėshtė vetėm njė nga pėrpjekjet e pashpresa tė evolucionistėve nė kėrkim tė mutacioneve tė dobishme.

Ky ērregullim fizik ėshtė njė shembull i efekteve tė dėmshme tė mutacionit. Mutacioni i rastėsishėm shkakton vetėm dėm nė njė strukturė perfekte.
Morgan, Goldshmit, Myler dhe gjenetistė tė tjerė i kanė trajtuar mizat e frutave nė kushte ekstreme tė tė nxehtit, tė ftohtit, dritės, errėsirės dhe trajtime tė tjera me kimikate dhe rrezatim. U prodhuan praktikisht tė gjitha llojet e mutacioneve. Evolucion i bėrė nga njeriu? Nė tė vėrtetė, jo: Pak nga pėrbindėshat e gjenetistėve mundėn tė mbijetonin jashtė enėve ku kishin ardhur nė jetė. Praktikisht, mutantėt ngordhin, janė sterilė ose priren tė egėrsohen.24

Evolucionisti i famshėm Gordon Teilor gjithashtu citoi se 50 vjet u humbėn pėr eksperimentet e mutacioneve.

Nė tė gjitha qindra eksperimentet mbi mizat tė kryera nė mbarė botėn pėr mė shumė se 50 vjet, nuk ėshtė parė tė zhvillohet asnjė specie e re…. madje as edhe njė enzimė e re.25

Diskutimet evolucionare nė fusha tė tjera tė shkencės nuk kanė qenė ndryshe nga ky. Pavarėsisht, evolucionistėt mbrojnė Darvinin dhe pastaj i paraqesin kėmbėnguljet e tyre si "kėmėbėngulje shkencore". Por ajo qė ata praktikojnė nuk ėshtė kėmbėngulje shkencore, por rezistencė ndaj shkencės.

Pengesa prej mbetjeve fosile


Riēard Likei dhe Alan Uolker. Dy shkencėtarė tė cilėt kanė kėrkuar shenjat e evolucionit nė fushėn e paleontologjisė me vite tė tėrė pothuajse gjatė gjithė jetės sė tyre. Tė dy kėta shkencėtarė nuk kanė mundur tė gjejnė atė qė po kėrkonin.

Njė shembull tjetėr i humbjes sė kohės qė teoria e evolucionit i shkaktoi shkencės ėshtė qorrsokaku ku u fut paleontologjia. Nuk ka dyshim se studimet paleontologe janė esenciale nė sqarimin tonė rreth historisė sė jetės nė tokė. Por konceptet e gabuara tė teorisė sė evolucionit patėn njė efekt negativ nė kėrkimet e fosileve dhe i ēuan nė rrugė tė shtrembėr shkencėtarėt. Veēanėrisht, disa paleontologė hasėn mjaft vėshtirėsi nė investigimin e "origjinės sė njeriut": tė gjitha kėrkimet pėr tė zbuluar njė krijesė gjysėm-majmun/gjysėm-njeri kanė qenė njė harxhim kohe i vėrtetė.

Duhet tė pėrmendet se gėrmimet e fosileve kryhen nė kushte shumė tė vėshtira dhe nevojitin buxhet tė madh. Gėrmimet e bėra nė njė shekull e gjysėm nė rajone tė tilla si shkretėtira afrikane nga skuadra tė mėdha kėrkuesish, duke i mbajtur kampet pėr muaj tė tėrė nėn diellin pėrvėlues dhe me buxhet qė shkonte nė biliona dollarė, nuk kanė paraqitur rezultate konkrete. Kėrkuesi i njohur i fosileve Riēard Likei dhe shkrimtari i famshėm i shkencės Roxher Ljuin bėnė komentet e mėposhtme rreth mosrezultateve tė studimeve tė tyre:

Nėse dikush do vendoste nė njė dhomė tė gjitha mbetjet fosile tė zbuluara deri tani tė paraardhėsve tanė qė jetuan le tė themi nga njė deri nė pesė milion vjet mė parė, atij do t'i duheshin afėrsisht dy tavolina mbi tė cilat t'i shpėrndajė ato. Madje, nėse nuk do bėhej dot kjo, njė kuti e gjėrė kėpucėsh do ishte mėse e mjaftueshme pėr tė mbartur tė gjitha gjetjet fosile tė hominidėve tė periudhės ndėrmjet 6 deri 15 milion vjet mė parė!26


"Gėrmimet e kryera pėr tė gjetur shenjat e evolucionit" nė shkretėtirat Afrikane nėn diellin pėrvėlues, me buxhete prej miliona dollarėsh, kanė dalė tė tėra pa rezultate dhe sidomos tė kota. Evolucionistėt, tė cilėt nuk donin tė shihnin pėrpjekjet e tyre tė iknin dėm, nė dėshpėrim, iu dorėzuan "mashtrimit".

Tė gjitha kėto ishin njė shpenzim i kohės, njohurive, punės, parave dhe burimeve, gabimisht tė kryera nėn emrin e "shkencės". Nė mbarė botėn, qindra universitete, institucione dhe organizata shkencore, miliona shkencėtarė, instruktorė e studentė, laboratorė, teknikė, pajisje teknike dhe burime tė panumėrta janė sakrifikuar nė shėrbim tė njė thėnieje tė rremė. Rezultati i fundit ėshtė me pak fjalė asgjė dhe pėr mė tepėr zbulime tė reja vazhdojnė tė shfaqin falsitetin e hipotezės sė evolucionit. Shkencėtari evolucionist S. J. Xhons shpjegon nė njė artikull tė publikuar nė revistėn Natyra studimin e kėrkimeve fosile rreth origjinės sė njeriut:

Paleoantropologjistėt duket se po kompensojnė mungesėn e fosileve me njė furi tė tepruar dhe kjo duhet tė jetė shkenca e vetme nė tė cilėn ėshtė akoma e mundur tė bėhesh i famshėm vetėm duke dhėnė njė opinion. Siē mund tė thoshte njė cinik, nė paleontologjinė njerėzore konsensusi varet nga ai qė bėrtet mė shumė.27

Humbjet qė i shkaktuan shkencės ata qė mohojnė "Modelimin Perfekt nė natyrė"

Tė mohosh faktin e krijimit, pra "modelimin" nė natyrė, aktualisht do tė thotė tė pengosh kėrkimin shkencor. Njė shkencėtar, qė ėshtė i kujdesshėm ndaj ekzistencės sė njė pėrcaktimi nė natyrė, i merr pėrsipėr studimet e tij me qėllimin e vėzhgimit tė kėtij projektimi dhe shkaqet e tij. Kurse njė evolucionist nuk do mund tė ketė kėtė qėllim pasi ai e konsideron natyrėn si njė grumbull i paqėllimshėm lėnde.

Fizikanti dhe filozofi amerikan Uilliam Dembski ėshtė njė shkencėtar tjetėr qė pranon se ka njė "modelim" nė natyrė. Dembski citon se kėndvėshtrimi evolucionar, duke mohuar ekzistencėn e njė qėllimi nė natyrė, e lė prapa pėrparimin shkencor. Si shembull pėr kėtė ai i referohet termit "ADN e pavlefshme" tė evolucionistėve. (Sipas njė hipoteze tė shkencėtarėve evolucionistė nė kėtė pėrfshihen pjesė tė ADN-sė qė nuk pėrmbajnė ndonjė informacion gjenetik dhe si rrjedhim nuk ka ndonjė funksion tė dukshėm gjenetik). Dembski komenton:

… Modelimi nuk ėshtė njė frenues i shkencės. Nė tė vėrtetė modelimi mund tė nxisė kėrkimet ku pėrafrimet tradicionale evolucioniste i pengojnė ato. Konsideroni termin "ADN e pavlefshme". Kuptohet se nė kėtė term ėshtė idea se, meqė bashkėsia e gjeneve tė njė organizmi ėshtė krijuar nėpėrmjet njė procesi tė gjatė, jodirekt, evolucionar, atehėrė kėto gjene janė njė bashkim pjesėsh nga e cila vetėm njė pjesė e kufizuar ėshtė e rėndėsishme pėr organizmin. Pra nga pikėpamja evolucioniste duhet tė presim njė sasi ADN-je tė padobishme. N.q.s., nga ana tjetėr, organizmat modelohen, ne duhet tė presim sa mė shumė ADN funksionante. Dhe vėrtetė, gjetjet e fundit pohojnė se ta pėrcaktosh ADN-nė si tė pavlefshme kjo thjesht mbulon mangėsinė e njohurive tona rreth funksionimit tė saj. Pėr shembull, nė njė artikull tė kohėve tė fundit tė Gazetės sė Biologjisė Teorike, Xhon Bodnar pėrshkruan se si "AND-ja jokoduese nė gjenet eukariote kodon njė gjuhė qė programon rritjen dhe zhvillimin e organizmit." Modelimi i nxit shkencėtarėt tė kėrkojnė funksionin ndėrsa evolucioni bėn tė kundėrtėn…

Tė pranosh modelimin brenda shkencės, kjo vetėm mund tė pasurojė iniciativėn shkencore. Tė gjitha mjetet e vėrteta dhe tė provuara tė shkencės do mbeteshin tė pacėnuara. Por modelimi shton edhe njė mjet tjetėr nė shportėn e mjeteve shpjeguese tė shkencėtarit. Pėr mė tepėr, modelimi zhvillon njė bashkėsi tė tėrė pyetjesh mbi kėrkimin shkencor. Sapo tė pranojmė se diēka ėshtė modeluar, ne do duam tė dimė si ėshtė prodhuar ajo, nė ē'shtrirje ky projekt ėshtė mė optimal dhe kush ėshtė qėllimi i tij..28


Pėrbėrja komplekse e ADN-sė, ku secila veēori e saj ka njė qėllim specifik, tregon se ADN-ja ėshtė krijuar.

Padyshim, pranimi i faktit se gjallesat janė krijuar nga Zoti hap horizonte tė reja tė shkencės si dhe ndihmon tė kuptosh mė mirė natyrėn.


Vetitė komportamentale tė bletėve janė aq komplekse saqė shkencėtarėt i kanė zbuluar arsyet e kėsaj sjelljeje vetėm kohėt e fundit.

Megjithatė, shkencėtarėt materialistė duke mohuar fuqinė krijuese tė Zotit thonė se tė gjitha format e jetės nė natyrė erdhėn si rezultat i ngjarjeve tė rastėsishme. Sipas tyre ekzistenca e "modelimeve jonormale" apo i "produkteve tė panevojshme" ėshtė mėse normale nė njė univers qė ėshtė rezultat i rastėsive. Gjatė viteve kjo pikėpamje ka shkaktuar njė interpretim jo tė duhur tė shumė tė dhėnave shkencore dhe parandaloi zbulimin e shumė fakteve tė reja. Pėr shembull, njė shkencėtar materialist duke ekzaminuar njė pupėl, qė ka gjetur nė natyrė, dhe duke parė strukturėn asimetrike tė puplės, vendos se ajo ka njė formė tė shtrembėr pasi ajo u krijua rastėsisht. Si rrjedhim ai nuk e ndjen tė nevojshme tė studiojė natyrėn asimetrike tė puplės. Pėr njė shkencėtar qė beson se Zoti krijoi ēdo formė jete pėr njė shkak tė caktuar dhe me njė modelim perfekt, vetia e asimetrisė tė puplave tė zogjve ėshtė njė trajtim i rėndėsishėm qė ia vlen tė ekzaminohet. Njė shkencėtar qė fillon punėn e tij me kėto prirje do zbulojė se forma asimetrike e puplave tė zogjve ėshtė e nevojshme pėr fluturimin dhe se zogjtė me pupla simetrike nuk janė nė gjendje tė fluturojnė.

Shembuj tė tillė janė tė zakonshėm nė botėn e shkencės. Shkencėtarėt qė studiuan bletėt patėn njė eksperiencė tė ngjashme. Disa shkencėtarė, pasi llogaritėn kėndet e hojeve tė koshereve, panė se kėndet e dy dhomėzave ngjitur ndryshonin nga kėndi optimal me 0.020. (Matjet treguan se kėndet e formuara nga bletėt janė 109.28 dhe 70.32 gradė. Nga llogaritje shumė tė ndėrlikuara, u pėrcaktua nga matematicieni Kėnig se kėndet optimalė pėr kėtė qėllim duhet tė ishin 109.26 dhe 70.34 gradė.) Shkencėtarėt qė punuan mbi kėtė temė arritėn nė pėrfundimin se bletėt gabonin me kėtė fraksion tė minutit. Matematicieni skocez Kolin Meklorin (1698-1746), i pakėnaqur nga ky shpjegim, vendosi tė kryente vetė njė vėzhgim tė ri dhe tė detajuar mbi ēėshtjen. Ai tregoi se, si pasojė e njė gabimi tė lehtė shtypi tė tabelave logaritmike, rezultati i pėrftuar mė parė ndryshonte me saktėsisht dy minuta tė kėndit.29 Kėshtu u zbulua se bletėt e kishin llogaritur kėndin optimal saktėsisht, dhe jo shkencėtarėt!

Njė person qė njeh faktin se Zoti i krijoi tė gjitha gjallesat nė njė formė perfekte nuk supozon kurrė se ka njė jonormalitet nė modelimin e njė objekti nė natyrė. Ai di se ēdo detaj ėshtė krijuar nga Zoti pėr njė arsye tė caktuar.

Njė keqkuptim tjetėr, pasojė e shkencėtarėve qė nuk besojnė nė krijimin e Zotit, ka tė bėjė pėrsėri me bletėt. Numri i 12 tetorit 1996 tė revistės Shkencėtari i Ri pėrmban njė fragment nga Ben Kristėll ku ai aprovon se bletėt i rrahin flatrat e tyre mė tepėr se ē'duhet dhe kėshtu fluturimi i tyre ėshtė jorendimentar. Sipas kėtij artikulli bletėt i rrahin flatrat herė shpejt e herė mė ngadalė por duke fluturuar me tė njėjtėn shpejtėsi, dhe kėshtu ato harxhojnė energji kur i rrahin mė shpejt. Sipas autorit, ky ishte njė gabim nė modelim.

Njė skuadėr e Universitetit tė shtetit tė Arizonės e udhėhequr nga Xhon Herrison, ka botuar tek Shkenca (1996, vėll. 274, f. 88) gjetjet kėrkimore qė sugjerojnė se ka arsye tė vlefshme nė ndryshimin e frekuencave tė rrahjes sė flatrave tė bletėve. U matėn temperatura e trupit tė bletės, shpejtėsia e rrahjes sė flatrave dhe shpejtėsia e ndryshimit tė metabolizmit tė saj duke ndryshuar temperaturėn e ambjentit. Me rritjen e temperaturės nga 20°C nė 40°C, frekuenca e rrahjes zvogėlohej. Kėrkimet zbuluan se bletėt i rrahin flatrat e tyre mė ngadalė nė mot tė ngrohtė ndėrsa mė shpejt nė mot tė ftohtė. Por, nuk kishte ndryshim nė shpejtėsinė e tyre tė fluturimit. Ato e mbanin ngrohtė trupin e tyre duke pėrdor energjinė e ēliruar nga rrahja mė frekuente e flatrave. Si pėrfundim u zbulua se flatrat e bletėve kishin njė funksion tė dyfishtė: fluturimin dhe gjenerimin e nxehtėsisė.

Njė shtrembėrim tjetėr i parashtruar nga shkencėtarėt evolucionistė, qė nuk besojnė se Zoti krijoi gjallesat pėrsosmėrisht nė formėn e tyre, ėshtė falsiteti i "organeve rudimentare". Evolucionistėt, sipas tė cilėve tė gjitha gjallesat evoluan rastėsisht nga njė paraardhės, besojnė se ekziston njė numėr "organesh jo-funksionale" nė trupin e njeriut, tė trashėguar nga paraardhėsit, tė cilėt janė bėrė rudimentare me kalimin e kohės meqė nuk pėrdoreshin mė. Shkencėtarėt qė nuk besojnė nė aftėsinė krijuese tė Zotit, i shkaktuan njė hutim tė dėmshėm studimit tė kėtyre organeve, qė ata i konsideruan si mosfunksionalė. Me pėrparimin e shkencės u kuptua se kėto organe, nė fakt janė vitale pėr trupin e njeriut. Pakėsimi gradual i listės sė gjatė tė organeve rudimentare tė evolucionistėve ishte treguesi mė i mirė se sa e metė ishte kjo premisė, e cila pengoi pėrparimin e shkencės. Vetė njė evolucionist, S. R. Skading, e diskutoi kėtė fakt nė artikullin e tij tė titulluar "Mund tė jenė organet rudimentare provė e evolucionit?", i botuar nė revistėn Teoria Evolucionare:

Meqė ėshtė e pamundur tė identifikosh qartėsisht struktura tė padobishme dhe meqė struktura e argumentit nė fjalė nuk ėshtė e vlefshme shkencėrisht, unė arrij nė pėrfundimin se "organet rudimentare" nuk paraqesin provė specifike pėr teorinė e evolucionit.30

Lista e organeve rudimentare e kompiluar nga anatomisti gjerman R. Viders'haim nė vitin 1895 pėrbėhej nga afėrsisht 100 organe, pėrfshirė apandesitin dhe kėrbishtin. Me zhvillimin e shkencės numri i organeve nė kėtė listė u zvogėlua gradualisht dhe u zbulua se kėto organe nė fakt kishin funksione shumė tė rėndėsishme nė trupin e njeriut. Pėr shembull, u zbulua se apandesiti, qė supozohej tė ishte "organ rudimentar", nė tė vėrtetė ishte njė organ limfoid qė parandalonte infeksionet nė trup. Gjithashtu u zbulua se bajamet nė fyt, tė pėrfshira edhe kėto nė listė, kishin njė rol mbrojtės tė fytit kundėr infeksioneve, sidomos deri nė adoleshencė. U gjet se kėrbishti, i ndodhur nė fund tė kollonės vertebrale, mban kockat rreth komblikut dhe ėshtė pika mbajtėse e disa muskujve tė vegjėl. Nė vitet nė vijim u kuptua se timusi nxit sistemin imunitar nė trupin e njeriut duke aktivizuar qelizat T, gjendra e epifizės ėshtė e nevojshme pėr sekretimin e disa hormoneve tė rėndėsishme dhe u zbuluan dhe funksionet e shumė organeve tė tjera tė supozuara jo-funksionante. Pala gjysėm-hėnore e syrit, qė konsiderohej si rudimentare nga Darvini, nė fakt shėrben pėr pastrimin dhe lubrifikimin e vetullave.

Tė gjitha kėto shembuj ēojnė tek njė fakt: qė kėrkimi shkencor tė jetė efektiv dhe i shpejtė, duhet qė ai tė bazohet mbi njė kusht paraprak. Zoti krijoi ēdogjė pėr njė arsye tė caktuar me njė modelim tė pametė dhe tė paimitueshėm. Prandaj, qėllimi i vėzhgimit tė natyrės nga njė shkencėtar duhet tė jetė zbulimi i detajeve nė kėtė pėrsosmėri tek tė gjitha gjėrat dhe eksplorimi i arsyeve tė fshehura nė ēdo fenomen me tė cilin ndeshet.

Efekti negativ mbi shkencėtarėt evolucionistė dhe ateistė i njohjes sė faktit se pėrpjekjet e tyre ishin tė kota

Nė fakt, kryerja e kėrkimeve dhe studimeve tė zgjeruara tė hipotezave falso dhe jorezultative, ėshtė gjithashtu njė humbje emocionale pėr shkencėtarėt evolucionistė. Kur ata arritėn nė pėrfundimin se shumica e kėrkimeve tek tė cilat ata pėrkushtuan jetėt e tyre ishin tė kota dhe tė padobishme, u dėshpėruan shumė..

Tė kryesh kėrkime shkencore nevojitet disiplinė e madhe dhe vetėsakrifikim. Tė bėjnė eksperimente dhe vėzhgime nė laborator pėr njė premisė qė e dinė se nuk do t'i ēojė gjėkundi dhe tė zbulosh se ėshtė e vėrtetė krejt e kundėrta e hipotezės qė duan tė provojnė, ėshtė padyshim mėrzi e madhe pėr shkencėtarė tė tillė.

Nė librin e tij, Kutia e Zezė e Darvinit, ku shpjegohet mosvlershmėria shkencore e Darvinizmit, biokimisti i njohur amerikan Majkėll Behe pėrshkruan psikologjinė e shkencėtarėve evolucionistė pėrballė realitetit tė dukshėm tė "modelimit" nė qelizat e gjalla:

Nė katėr dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizės. Pėrparimi u arrit me vėshtirėsi. U deshėn dhjetra mijėra njerėz qė t'i pėrkushtonin pjesėn mė tė mirė tė jetės sė tyre punės sė vazhdueshme nė laborator… Rezultati i kėtyre pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr tė hetuar mbi qelizėn - tė vėzhgosh jetėn nė nivel molekular - ėshtė njė thėrritje e qartė e me zė tė lartė e "modelimit!" Ky rezultat ėshtė aq i pastėr dhe i kuptimtė saqė mund tė renditet ndėr ngjarjet mė tė mėdha tė historisė sė shkencės. Ky triumf i shkencės duhet tė provokojė britmėn "Eureka!" nga dhjetė mijė zėra.

Por kjo nuk ndodhi, madje as duartrokitje nuk u dėgjuan. Pėrkundrazi, njė heshtje e ēuditshme, e ndrojtur, rrethon tė gjithė kompleksitetin e qelizės. Kur hapet kjo temė nė publik, kėmbėt fillojnė disi tė dridhen dhe frymėmarrja shtohet. Veēmas, njerėzit janė mė tė qetė; shumė prej tyre e pranojnė ēfarė ėshtė evidente por pastaj ulin shikimin, tundin kokėn dhe e anashkalojnė. Pse komuniteti shkencor nuk e pėrqafon me zell zbulimin e tij shokues? Pse vėzhgimi i modelimit mbahet me doreza intelektuale? Dilema ėshtė se ndėrsa njėra anė e ēėshtjes emėrtohet modelim inteligjent, ana tjetėr duhet tė emėrtohet Zot.31

Disa evolucionistė nė komunitetin shkencor e kanė pranuar se vuajnė prej kėtij dėshpėrimi. Pėr shembull, paleontologu evolucionist, Dr. Kolin Petėrson, paleontologu kryesor i Muzeut Britanik tė Historisė Natyrore dhe autor i librit Evolucioni, bėri komentet e mėposhtme tė famshme me rastin e hapjes sė Muzeut tė Historisė Natyrore tė Nju Jorkut:

Pyetja ėshtė: A mund tė mė thuash ndonjė gjė qė di rreth evolucionit, ndonjė gjė qė tė jetė e vėrtetė? E kam bėrė kėtė pyetje para stafit tė gjeologjisė tė Muzeut Mineral tė Historisė Natyrore dhe gjithēka mora si pėrgjigje ishte heshtje… Pastaj u pėrmenda dhe kuptova se gjatė gjithė jetės time jam mashtruar duke e marrė evolucionizmin si njė tė vėrtetė tė mirėqenė. 32

Nė tė njėjtin fjalim, Petėrson gjithashtu citoi:

Njė nga arsyet qė kam filluar tė kem kėtė qėndrim anti-evolucionar, ose mė mirė ta quajmė njė qėndrim jo-evolucionar, ishte kur vitin e kaluar kuptova papritmas se kisha mbi njėzet vjet qė mendoja se punoja pėr evolucionin, nė njėfarė mėnyre. U zgjova njė mėngjes, diēka kish ndodhur natėn dhe mė shokoi fakti se kisha punuar mbi njėzet vjet dhe nuk kishte asgjė pėr tė cilėn tė kisha dijeni. Ėshtė tronditje e vėrtetė tė mėsosh qė dikush mund tė jetė pėr njė kohė kaq tė gjatė i ēorientuar. 33

Evolucionisti, Dr. N. Heribert Nilson, Drejtor i Institutit Botanik i Universitetit Lund, Suedi, pranoi se kish harxhuar mbi 40 vjet pėr asgjė, duke shtuar: "Pėrpjekjet e mia 40 vjeēare pėr tė treguar evolucionin nėpėrmjet njė eksperimenti dėshtuan plotėsisht."34


Shumė prej pėrpjekjeve tė gjera tė shkencėtarėve evolucionistė kanė qenė tė pavlera. Ky pėrfundim padyshim ka bėrė qė shumė shkencėtarė tė humbin entuziasmin e tyre pėr kėrkime.

Kėta shembuj individualė tregojnė si ka vuajtur shkenca duke ndjekur njė teori false. Pėr dekada njohuritė, koha, energjia, puna, laboratorėt, asistentėt dhe burimet financiare tė mijėra shkencėtarėve kanė humbur nė njė pėrpjekje tė shtirur pėr tė mbėshtetur mitin e evolucionit.

Ē'ėshtė mė interesante, jo vetėm evolucionistėt e ditėve tona por edhe vetė Ēarls Darvin, themeluesi i teorisė, shpesh shqetėsohej se mos "shpenzonte kot kohėn e tij" dhe se "nė fund do zhgėnjehej". Darvini fliste shpesh pėr shqetėsimet e tij mbi kėtė pikė nė letrat qė i dėrgonte miqve tė tij ose nė artikujt e tij. Nė njė prej tyre ai pohoi se nuk ka prova nė natyrė qė tė mbėshtesin teorinė ė tij:

E gjithė natyra ėshtė kapriēoze dhe nuk do bėjė atė qė do doja unė.35

Mungesa e vetėbesimit tė Darvinit manifestohet edhe nė fjalėt e tij tė mėposhtme:

Sidoqoftė, dyshoj nėse puna ime (shkrimi i Origjina e specieve) ia vlente harxhimin e gjithė asaj kohe.36


Duke thėnė, "Dyshoj nėse kjo vepėr ia vlente harxhimin e kaq shumė kohe", Darvini tregon mungesėn e besimit tė tij pėr tė provuar teorinė e evolucionit.

Qartė, nėse njė teori false mbrohet vetėm pėr arsye ideologjike, ajo shkakton edhe mjerim dhe dėshpėrim mes propozuesve tė saj. Tė tilla janė pasojat e paevitueshme tė vendosjes sė shkencės drejt rrjedhės sė gabuar.

Humbjet qė i shkaktuan shkencės mashtrimet e evolucionistėve

Meqė evolucionistėt nuk ishin nė gjendje tė gjenin prova pėr tė mbėshtetur teorinė e tyre, ata herė pas here mashtronin njerėzimin duke shtrembėruar gjetjet e tyre shkencore. Nga mashtrimet mė tė famshme ka qenė skandali i "Njeriut tė Piltdaun-it". Nė pamundėsi tė zbulimit tė fosileve tė krijesave tė supozuara gjysėm-majmun/gjysėm-njeri, qė sipas tyre ekzistonin, evolucionistėt vendosėn mė nė fund tė prodhojnė njė vetė. Duke montuar nofullėn e njė orangutani me njė kafkė njeriu dhe duke i dhėnė atij njė pamje tė datuar duke e trajtuar me lloje kimikatesh, pėr vite mė rradhė ata e prezantuan kėtė kafkė nė muzeumin mė tė famshėm tė botės, si "paraardhėsi i njeriut". F. Klark Hauell, vetė evolucionist, pėrshkruan kėshtu pengesat qė i solli shkencės ky mashtrim:

U zbulua nė vitin 1953 se Piltdaun nuk ishte asgjė mė shumė se njė nofull majmuni e ngjitur pas njė kafke njeriu. Ishte njė mashtrim i qėllimtė. Ata nuk e dalluan as nofullėn qė ishte e njė majmuni e as kafkėn tė ishte njerėzore. Pėr mė tepėr ata e deklaruan ēdo pjesė tė tij si njė ndėrmjetės mes majmunit dhe njeriut. E datuan si tė ishte 500.000 vjeēar, i dhanė njė emėr (Eoantropus Dausan ose 'Njeriu i agimit') dhe shkruan rreth 500 libra mbi tė. 'Zbulimi' i gėnjeu paleontologėt pėr 45 vjet.37


Kafka e rremė e pėrdorur nė mashtrimin e njeriut tė Piltdaunit.

Fjalėt e kėtij shkencėtari janė vėrtetė mbresėlėnėse. Njė pjesė e "tė ashtuquajturės provė", "gėnjeu" komunitetin shkencor pėr 40 vjet. Fakti se 500 libra u shkruan pėr njė kafkė tė rremė ėshtė njė tregues i shkėlqyer i pėrpjekjeve tė bėra pėr kapriēio.

Fajtori i njė mashtrimi tjetėr, Ernest Hekel, jo vetėm qė rrėfeu falsifikimet e tij, por gjithashtu pėrmendi dhe shtrembėrimet e kryera nga kolegėt e tij me qėllim pėr tė fajėsuar ideologjitė e tyre tė ndryshme:

Pas kėtij rrėfimi kompromentues pėr "falsifikim", detyrohem ta konsideroja veten tė dėnuar dhe tė shkatėrruar nėse nuk do ngushėllohesha tė shikoja pranė meje nė bankėn e tė akuzuarve qindra kolegė fajtorė, ndėrmjet tė cilėve dhe vėzhguesit mė besnikė dhe biologėt mė tė vlerėsuar. Pjesa mė e madhe e tė gjitha diagramave nėpėr librat mė tė mirė tė biologjisė, shkrimet dhe gazetat do tė akuzoheshin me tė njėjtėn shkallė akuze pėr "falsifikim", pasi tė gjitha ato janė tė pasakta dhe pak a shumė janė meremetuar, skematizuar dhe ndėrtuar.38

Pėrpjekjet pėr tė pėrputhur vėzhgimet, eksperimentet dhe kėrkimet me evolucionin, mbulimin e tė vėrtetave apo paraqitjen e shtrembėr e tyre kanė qenė njė pengesė serioze pėr pėrparimin e shkencės. Shkrimtari evolucionist, U. R. Tomson e pranoi kėtė fakt me kėto fjalė, edhe pse jo drejtpėrsėdrejti:

Kjo situatė, ku shkencėtarėt garojnė nė mbrojtje tė njė doktrine tė cilėn ata nuk janė nė gjendje ta pėrcaktojnė shkencėrisht, e mė pak akoma ta vėrtetojnė rigorozisht, duke u pėrpjekur tė ruajnė vlerat e saj para publikut me anė tė shtypjes sė kriticizmit dhe eliminimit tė vėshtirėsive, ėshtė jonormale dhe e padėshirueshme pėr shkencėn.39

Ē'ėshtė mė interesante, tė gjitha studimet dhe eksperimentet e kryera prej evolucionistėve me qėllim vėrtetimin e evolucionit, pėrfundimisht japin prova qė mbėshtesin faktin e krijimit.

Arritjet Shkencore Gjithmonė Vėrtetojnė Faktin e Krijimin Edhe Pse Evolucionistėt Nuk e Pranojnė

Siē e pėrmendėm dhe nė fillim tė kėtij kapitulli, kur shkenca udhėhiqet nga ideologji tė gabuara, shpenzohen mė kot kohė, para dhe punė. Qė nga shekulli i 18-tė, shkenca ka qenė nėn influencėn e materialistėve dhe pothuajse tė gjitha kėrkimet synonin gjetjen e provave shkencore pėr filozofinė materialiste. Kėshtu, provat shkencore kundėr kėsaj filozofie fshiheshin ose paraqiteshin nė njė mėnyrė tė devijuar.

Pėr mė tepėr, ēdo studim apo eksperiment i kryer nga evolucionistėt pėr tė vėrtetuar evolucionin, nxirrte prova tė mėtejshme nė mbėshtetje tė krijimit. Shkenca ėshtė relativisht e thjeshtė dhe pa probleme pėr ata qė besojnė nė ekzistencėn e Zotit. Tė hetosh mbi njė fenomen qė e di se ekziston dhe tė kėrkosh prova pėr kėtė, nuk duhet tė jetė shqetėsuese pėr shkencėtarėt. Pėrkundrazi, tė kėrkosh prova jo-ekzistente ėshtė "e lodhshme" dhe "e mėrzitshme", siē e pohojnė ata vetė.


Sado qė evolucionistėt pėrpiqen tė provojnė tė kundėrtėn, ēdo zbulim shkencor tregon ekzistencėn e Zotit dhe tė detajeve tė krijimit tė Tij. Format komplekse, qė u shfaqėn papritur nė epokėn Kambriane, janė provė e kėtij krijimi.

Njė nga shembujt mė tė bujshėm pėr kėtė, janė gjetjet paleontologjike tė Erės Kambriane. Ky ėshtė emri i dhėnė kėsaj periudhe qė ėshtė vlerėsuar tė ketė filluar 550 milionė vjet mė parė dhe nė tė cilėn janė vėzhguar shenjat e para tė jetės. Tė gjitha format e jetės qė ekzistonin nė kėtė periudhė ishin gjallesa plotėsisht tė zhvilluara qė zotėronin sisteme mjaft komplekse. Pėr shembull, njė krijesė e veēantė e quajtur trilobit, zotėronte njė strukturė tė komplikuar syri tė pėrbėrė. E formuar nga 100 lente, kjo strukturė syri ėshtė e njėjtė me atė tė disa insetkeve tė sotėm si pilivesa. Ē'ėshtė "shqetėsuese" pėr evolucionistėt, ėshtė fakti se kėto krijesa, me struktura kaq komplekse, shfaqen pėrnjėherėsh nė kėtė kohė dhe pa ndonjė paraardhės. Kėto fakte shkencore tregojnė qartė Krijimin.

Zoologu i njohur britanik Riēard Dokins, tregon kėshtu se si zbulimet shkencore janė vazhdimisht nė mbrojtje tė faktit tė krijimit:

Pėr shembull, shtresat Kambriane tė shkėmbinjve, rreth 600 milion vjet mė parė, janė shtresat mė tė vjetrat nė tė cilat ne gjejmė pjesėn mė tė madhe tė grupeve tė jovertebrorėve. Dhe shumicėn prej tyre, herėn e parė qė shfaqen, e gjejmė nė njė gjendje tė avancuar evolucioni. Ėshtė sikur ato tė kishin mbirė aty, pa ndonjė histori evolucionare. Ėshtė e panevojshme tė thuhet por kjo shfaqje e papritur i ka kėnaqur pa masė ata qė besojnė nė Krijimin.40

Fosili Kambrian i trilobitit dhe veēoritė e ndėrlikuara tė syrit tė tij tė pėrbėrė janė shenja tė krijimit.

Kjo gjendje "mosrezultatshmėrie" nė fushėn e paleontologjisė, ėshtė njė nga pengesat mė tė rėnda qė has teoria e evolucionit. Siē e kemi pohuar vazhdimisht, shkencėtarėt evolucionistė janė pėrpjekur pėr dekada tė tėra nė kėrkim tė formave tė ndėrmjetme (njė kafshė e supozuar ndėrmjet dy llojeve tė ndryshme), pėr tė provuar evolucionin. Por ata nuk kanė pasur kurrė njė rezultat konkret, pasi krijesa tė tilla nuk kanė ekzistuar ndonjėherė mbi Tokė. Paleontologu evolucionist Mark Xarneski komenton kėshtu dėshtimin e evolucionistėve nė gjetjen e fosileve tė formave tė ndėrmjetme:

Njė nga problemet kryesore nė vėrtetimin e teorisė kanė qenė mbetjet fosile; gjurmė speciesh tė zhdukura tė ruajtura nė formacionet gjeologjike tė Tokės. Kėto ruajtje nuk kanė zbuluar kurrė gjurmė tė varianteve tė ndėrmjetme hipotetike tė Darvinit - nė fakt speciet shfaqen dhe zhduken papritur dhe kjo anomali ka ndezur argumentin e besimtarėve se ēdo specie ėshtė krijuar nga Zoti. 41


Struktura e syrit tė trilobitit ėshtė po aq komplekse sa ajo e pilivesės sė ditėve tona..

Tė lexosh ndėrmjet thėnieve tė disa evolucionistėve shihet se ēdo ecejake nė kėrkim tė justifikimit shkencor pėr evolucionin ka pėrfunduar pa sukses dhe jo nė ndonjė rezultat tė caktuar. Pėrkundrazi, ēdo studim i prirė nga shkencėtarė evolucionistė pėr tė konfirmuar nocionin qė ēdogjė u krijua rastėsisht, ēon drejt njė tė vėrtete tė qartė: e vėrteta se tė gjitha gjallesat janė krijuar pa tė meta nga Zoti, Zotėruesi i qiejve dhe i tokės.

 

Pėrfundime

Mjedisi qė na rrethon dhe universi nė tė cilin jetojmė na japin shenja tė shumta tė faktit tė krijimit. Sistemi mahnitės i njė mushkonje, arti madhėshtor nė pendėt e palloit, njė organ funksional i pėrkryer dhe komleks si syri dhe miliona forma tė tjera jete janė shenja tė ekzistencės sė Zotit dhe dijes e urtėsisė sė Tij supreme pėr njerėsit qė besojnė. Njė shkencėtar qė pranon krijimin si fakt e shikon natyrėn nga ky kėndvėshtrim dhe pėrfiton mjaft kėnaqėsi nė ēdo vėzhgim qė bėn apo eksperiment, duke u frymėzuar kėshtu pėr studime tė mėtejshme.

Nga ana tjetėr, tė besosh nė njė mit si evolucioni dhe tė mbėshtetėsh atė pavarėsisht nga gjetjet shkencore, ēon nė njė gjendje emocionale tė dėshpėruar. Harmonia e universit dhe modelimi i gjallesave bėhet burim i madh shqetėsimesh pėr ta. Fjalėt e mėposhtme tė Darvinit na ofrojnė njė vėshtrim tė shpejtė brenda ndjenjave tė shumė evolucionistėve:

Mė kujtohet mirė koha kur mendimi i strukturės sė syrit mė drithėronte, por e mposhta atė fazė ankimesh…megjithatė tani hollėsi tė vogla tė kėsaj strukture shpesh mė bėjnė tė ndjehem jo rehat. Pamja e njė pende tė bishtit tė palloit, sa herė qė e fiksoj, mė sėmur! 42

Pendėt e palloit, si dhe shenja tė tjera tė panumėrta tė krijimit nė natyrė, vazhdojnė t'i mundin evolucionistėt. Duke bėrė njė sy qorr para kėtyre mrekullive tė qarta, ata bien nė kundėrshtim para kėtyre tė vėrtetave, tė shoqėruar me njė gjendje mohimi mendor. Njė rast i mirė nė kėtė pikė ėshtė evolucionisti Riēard Dokins qė shkon aq larg sa u thėrret tė krishterėve tė mos e pranojnė se kanė qenė dėshmitarė tė njė mrekullie edhe sikur tė shikonin statujėn e Virgjėreshės Maria duke i pėrshėndetur me dorė. Sipas Dokins, "Ndoshta tė gjitha atomet e krahut tė statujės ndodhėn tė lėviznin bashkė nė tė njėjtin drejtim - njė ngjarje me probabilitet tė ulėt pėr tė qenė i sigurt, por e mundshme." 43

Qė shkenca tė bėjė pėrpara, kėta personazhe tė shekullit tė 19-tė duhet tė lihen mėnjanė dhe vendin e tyre ta marrin shkencėtarė me mendime tė lira, tė gatshėm pėr tė pranuar faktet qė ata kuptojnė.

Arsyeja pse puplat e palloit e kanė "bezdisur" Darvinin ishte se ato qartėsisht tregojnė ekzistencėn e njė Krijuesi superior.


20. Xhorxh Gamou, Martinez Ikas, Mr. Tompkins brenda Vetes, Allen & Unwin, Londėr, 1966, f. 149
21. Pat Shipman, Zogjtė ia arritėn. Po Dinozaurėt?, Shkencėtari i ri, 1 Shkurt 1997, f. 28
22. Kolin Petėrson, E Harperit, Shkurt 1984, f.60
23. Pier-P Grasé, Evolucioni i Organizmave tė gjallė, Nju York, Academic Press, 1977, f. 103
24. Majkėll Pitman, Adami dhe Evolucioni, Londėr, Shtėpia Botuese River, 1984, f. 70
25. Gordon Teilor, Misteri i Madh i Evolucionit, Nju Jork: Harper and Row, 1983, f. 34-38
26. Likei, R., & Leuin, R. Njerėzit e liqenit: Raca njerėzore dhe fillimet e saj. Nju Jork: Anchor Press/Doubleday, 1978, f. 17
27. S.J. Xhons, Njė Mijė e Njė Vigjilje, Natura, vol 34, 31 Maj 1990, f. 395
28. Uilliam A. Dembski "Shkenca dhe Modelimi", Gjėrat e Para, Nr. 86, Nėntor, 1998, f. 26
29. G. Mansfild, Krijim apo Rastėsi! Qėllimet e Zotit me njerėzimin tė provuara nga mrekullitė e universit, Botimet Logos
30. S.R. Skading, "A janė provė e Evolucionit Organet Rudimentare?", Teoria Evolucionare, Vol 5, Maj 1981, f. 173
31. Majkėll J.Behe, Kutia e Zezė e Darvinit, Nju Jork: Shtėpia Botuese Free, 1996, f.231-232
32. Kolin Petėrson, Evolucioni dhe Krijimi, Fjalim nė Muzeun Amerikan tė Historisė Natyrore, Nju Jork (5 Nėntor 1981)
33. Kolin Petėrson, Evolucioni dhe Krijimi, Fjalim nė Muzeun Amerikan tė Historisė Natyrore, Nju Jork (5 Nėntor 1981)
34. Toka pėrpara Njeriut, f. 51
35. Fransis Darvin, Jeta dhe letrat e Ēarls Darvin, Vol.I, Nju Jork:D. Appleton and Company, 1888, f.413
36. Fransis Darvin, Jeta dhe letrat e Ēarls Darvin, Vol.I, Nju Jork:D. Appleton and Company, 1888, f.315
37. F. Klark Hauell, Njeriu i Lashtė, NY: Time Life Books, 1973, f.24-25
38. Frensis Hiēing, Qafa e Xhirafės: Ku gaboi Darvini, Nju Jork: Ticknor and Fields 1982, f. 204
39. "Hyrje," Origjina e Specieve, nga Ēarls Darvin (Daton: Everyman's Library, 1956), f. xxii
40. Riēard Dokins, Orėpunuesi i Verbėr, Londėr: W. W. Norton 1986, f. 229
41. Mark Carneki, Rilindja e Kryqėzatave tė besuesve tė Krijimit, MacLean's, 19 Janar 1981, f. 56
42. Norman Makbeth, Ripėrpjekjet e Darvinit: Njė Apel Arsyes, Boston, Gambit, 1971, f. 101
43. Riēard Dokins, Orėpunuesi i Verbėr, Londėr: W. W. Norton 1986, f. 159