Faqja kryesore Rreth kėsaj faqe Kontakt
KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES - Harun Yahya
KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES
   

 


FEJA DHE SHKENCA JANE GJITHMONE NE PERPUTHJE

Materialistėt, pėr tė mbuluar dėshtimet e tyre shkencore, shpesh fshihen pas metodave tė ndryshme propagandistike. Mė e pėrhapura prej tyre ėshtė ideja e "konfliktit mes shkencės dhe fesė", e shumėpėrfolur nė botimet materialiste. Kėto burime pėrfshijnė ngjarje artificiale, duke sugjeruar se pėrgjatė historisė feja ka qenė gjithmonė kundėr shkencės dhe se shkenca mund tė pėrparojė vetėm nėse feja lihet jashtė.

Megjithatė, njė vėshtrim i shpejtė i historisė sė shkencės do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė nxjerrė nė pah falsitetin e kėsaj thėnieje.

Kur shikojmė historinė e Islamit, shohim se shkenca u paraqit nė Lindjen e Mesme nė tė njėjtėn kohė me Kur'anin. Arabėt paraislamikė besonin nė tė gjitha llojet e supersticioneve dhe nuk bėnin asnjė vėzhgim nė univers apo natyrė. Me ardhjen e Islamit ky komunitet u civilizua dhe duke filluar tė ngrejė lart rėndėsinė e dijes si dhe duke ndjekur urdhėrat e Kur'anit, filloi tė ekzaminojė botėn rreth tij. Jo vetėm Arabia por edhe shumė vende tė tjera si Irani, Turqia apo Afrika e Veriut u ndriēuan pasi pėrqafuan Islamin. Vėnia nė pėrdorim e arsyes dhe vėzhgimit e urdhėruar nė Kur'an, solli njė rritje tė theksuar civilizimi nė shekujt e 9-tė dhe 10-tė. Shumė shkencėtarė Muslimanė tė asaj kohe bėnė njė numėr tė madh zbulimesh nė mjaft fusha si astronomi, matematikė, gjeometri dhe mjekėsi.

Rėndėsia e dijes nė Islam ėshtė mjaft e dukshme nė hadithe tė Profetit tonė, tė Dėrguarit tė Zotit, paqja qoftė mbi tė. Ka shumė prej kėtyre haditheve qė nxisin Muslimanėt tė fitojnė dije dhe ta pėrhapin atė. Disa prej tyre janė:

Ai qė ecėn drejt kėrkimit tė dijes, Zoti e bėn tė ecė drejt Kopshteve (Parajsės) … Tė diturit janė trashėgimtarė tė Profetėve, pasi profetėt nuk lanė pas si trashėgim tė mirat materiale por dijen. Prandaj kushdo qė merr pjesė prej saj do marrė mirėsi tė bollshme.44

Njė besimtar nuk ngopet kurrė sė fituari dituri; ai e kėrkon atė deri nė vdekjen dhe hyrjen e tij nė Parajsė.45

Tregohet se Profeti (s.a.u.s.) thoshte pas faljes sė sabahut, "O Zot, tė lutem Ty pėr dije tė vlefshme, vepra tė lejuara dhe furnizime tė mira." 46

Njė rol tė rėndėsishėm nė transferimin e diturive shkencore nė Europė si dhe nė nxjerrjen e shkencėtarėve muslimanė ka luajtur Andaluzia, qė ishte pika e zbulimeve revolucionare dhe pėrparimit shkencor sidomos nė fushėn e mjeksisė. Mjekėt Muslimanė nuk u specializuan nė njė drejtim tė caktuar, por zhvilluan studime nė shumė fusha si farmakologji, kirurgji, oftalmologji (shkenca qė merret me sėmundjet e syrit), gjinekologji, fiziologji, bakteorologji dhe higjenė. Njė nga mjekėt mė tė njohur andaluzė ka qenė Ibn Xhulxhul (?-992), i cili kreu studime intensive mbi bimėt mjeksore dhe prodhoi vepra mbi historinė e mjeksisė dhe bimėve mjeksore. Njė mjek tjetėr i njohur i asaj kohe ka qenė Ebu Xha'far Ibn el-Xhezer (?-1009) nga Tunizia i cili zotėronte shkencėn e terapisė sė barnave pėr trajtimin e simptomave dhe sėmundjeve specifike dhe ėshtė autor i mbi 30 librave. Abd el-Latif el-Bagdadi (1162-1231) njihet pėr studimet e tij nė anatomi. Ai rregulloi gabimet e bėra nė tė shkuarėn mbi studimet anatomike tė shumė kockave tė trupit si ato tė nofullės dhe kraharorit. Libri i Bagdadit, El-Ifade ue'l Itibar, u ribotua nė vitin 1788 dhe u pėrkthye nė latinisht, gjermanisht dhe frengjisht. Libri tjetėr i tij, Mekeletun fi'l Hauas, fliste pėr pesė shqisat.

Zotit ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt; Zoti ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės. (Sure Fatir: 28)
Allahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan edhe engjėjt e dijtarėt se Ai ėshtė zbatues i drejtėsisė. Nuk ka Zot tjetėr perveē Tij, Fuqiplotit, tė Urtit. (Sure Al' Imran: 18)

Anatomistėt muslimanė pėrcaktuan saktėsisht numrin e kockave nė kafkėn e njeriut dhe zbuluan ekzistencėn e tre kockėzave nė vesh. Njė nga shkencėtarėt muslimanė kryesorė qė ka punuar pėr anatominė ishte Ibn Sina (980-1037), i njohur nė perėndim si Aviēena. I edukuar nė letėrsi, matematikė, gjeometri, fizikė, shkenca natyrore, filozofi dhe logjikė, nė rininė e tij Ibn Sinai njihej jo vetėm nė Lindje por edhe nė Perėndim. Vepra e tij mė e njohur, El Kanun fi el-Tibb, i njohur si 'Traktati' nė Perėndim, u shkrua nė arabisht dhe pas pėrkthimit tė tij nė latinisht nė shekullin e 12-tė, u bė teksti kryesor i shkollave tė Europės deri nė shekullin e 17-tė. Traktati trajton sėmundjet dhe medikamentet nė njė mėnyrė sistematike. Pėrveē kėtij ai shkroi mė shumė se 100 libra mbi filozofinė dhe shkencat natyrore. Njė pjesė e mirė e diturive mjeksore tė pėrfshira nė Traktat ende pranohet sot.

Zakarija Kazuini gjeti shumė gabime nė studimet e zemrės dhe trurit qė kanė qenė shtruar botėrisht nga koha e Aristotelit. Faktet qė ai nxorri rreth zemrės dhe trurit janė shumė tė ngjashme me ato qė ne dimė sot.

Veprat e Zakarija Kazuini mbi anatominė, Hamdullah el-Mustaufi el-Kazuini (1281-1350) dhe Ibn el-Nefis, hodhėn themelet e mjeksisė moderne. Kėta shkencėtarė treguan, nė shekujt e hershėm tė 13-tė dhe 14-tė, lidhjet midis zemrės dhe mushkėrive, se arteriet mbartin gjakun e oksigjenuar dhe venat mbartin gjakun e papastėr, se pasurimi i gjakut me oksigjen ndodh nė mushkėri dhe ky gjak i oksigjenuar qė kthehet nė zemėr i kalohet trurit dhe organeve tė tjera tė trupit nėpėrmjet aortės.

Vėllimi i parė i veprės prej tre vėllimeve tė Ali Bin Isa (?-1038) mbi sėmundjet oftalmologjike, e quajtur Tezkiratu'l Kahalin fi'l Ajn dhe Emreziha, i kushtohet totalisht anatomisė sė syrit dhe pėrfshin informacion mjaft tė detajuar. Vepra u pėrkthye nė latinisht dhe gjermanisht.


El-Biruni ishte njė shkencėtar musliman i shekullit tė 11-tė. Ai e dinte se Toka rrotullohet rreth boshtit tė saj 600 vjet mė parė se Galilei dhe pėrcaktoi perimetrin e Tokės 700 vjet pėrpara Njutonit.

Muhammed ibn Zakarija er Razi (Raziu) (865-925, Burhan el-Din Nefis (?-1438), Ismail Xhurxhani (?-1136), Kutb el-Din el-Shirazi (1236-1310), Mensur ibn Muhammed, Ebu el-Kesim el-Zahraui (Albukazi) janė disa nga shkencėtarėt muslimanė tė njohur pėr studimet e tyre nė astronomi, matematikė, mjekėsi dhe anatomi.


Ali Kushēu, njė shkencėtar i shekullit tė 15-tė, ishte i pari qė bėri njė hartė tė Hėnės dhe njė rajon i saj mori emrin e tij.

Ka gjithashtu dhe shumė shkencėtarė tė tjerė qė dhanė kontributet e tyre nė fusha tė tjera pėrveē mjeksisė dhe anatomisė. Pėr shembull, el-Biruni e dinte se Toka rrotullohej rreth boshtit tė saj rreth 600 vjet pėrpara Galileut dhe pėrcaktoi perimetrin e saj rreth 700 vjet para Njutonit. Ali Kushēu, shkencėtar i shekullit tė 15-tė, ishte i pari qė bėri njė hartė tė Hėnės dhe njė rajoni tė Hėnės iu dha emri i tij. Thebit ibn Kurrah (Tebiti), qė jetoi nė shekullin e 9-tė, shpiku llogaritjet diferenciale shekuj pėrpara Njutonit. Batani, shkencėtar i shekullit tė 10-tė, ėshtė zhvilluesi i parė i trigonometrisė. Abdul Uafa Muhammed el-Bazxheni prezantoi pėr herė tė parė nė trigonometri funksionet "sekant-kosekant". El-Huarizmi shkroi librin e parė mbi algjebrėn nė shekullin e 9-tė. El-Maghribi shpiku ekuacionin e njohur sot si trekėndėshi i Paskalit, gati 600 vjet para Paskalit. Ibn el-Kejtem (Alhazen), i cili jetoi nė shek. e 11-tė, ishte themeluesi i optikės. Roxher Beikon dhe Kepleri pėrdorėn veprat e tij dhe Galilei ndėrtoi teleskopin duke iu referuar atyre. El-Kindi (Alkindus) prezantoi fizikėn relative dhe teorinė e relativitetit rreth 1100 vjet pėrpara Ajnshtajnit. Shems el-din, qė jetoi 400 vjet pėrpara Pastėrit, ishte i pari qė zbuloi ekzistencėn e baktereve. Ali ibn el-Abas jetoi nė shek. e 10 dhe ishte i pari qė kreu ndėrhyrje kirurgjikale ndaj kancerit. Nė po kėtė shekull, Ibn el-Xhesar paraqiti arsyet dhe metodat e trajtimit tė lebrozes. Kėta shkencėtarė muslimanė, ku vetėm disa janė pėrmendur kėtu, kanė bėrė zbulime tė rėndėsishme tė cilat hodhėn themelet e shkencės moderne.

Kur shikojmė qytetėrimin perėndimor, shohim se shkenca moderne erdhi sė bashku me besimin tek Zoti. Shekulli i 17-tė, i njohur si "Epoka e Revolucionit Shkencor", ėshtė e mbushur me shkencėtarė qėllimi kryesor i tė cilėve ishte eksplorimi i universit dhe natyrės tė krijuara prej Zotit. Tė gjitha institutet shkencore tė ngritura nė vende tė ndryshme si Britania dhe Franca, kishin si synim tė tyrin "afrimin me Zotin duke zbuluar ligjet e Tij". Kjo frymė vazhdoi edhe nė shekullin e 18-tė. Disa nga shkencėtarėt e njohur pėr pėrkushtimin e tyre ndaj Zotit dhe qė i dhanė kontribute tė veēanta botės sė shkencės ishin Njutoni, Kepleri, Koperniku, Bekoni, Galilei, Paskali, Bojli, Peili dhe Kuvič. (Pėr detaje tė mėtejshme, ju lutem shikoni kapitullin "Shkencėtarė tė fesė").

Kėta shkencėtarė besonin nė Zot dhe praktikonin kėrkimin shkencor me njė frymėzim qė rridhte pikėrisht nga ky besim. Njė nga treguesit mė tė mirė tė kėsaj ishin "Traktatet Brixhuoter" njė seri botimesh e nxjerrė nė Britani nė shekullin e 19-tė. Njė numėr shkencėtarėsh kryen kėrkime nė fusha tė ndryshme dhe pėrcaktuan objektin e studimit tė tyre si "shenjat e harmonisė dhe rregullit qė Zoti krijoi nė univers dhe natyrė". Metoda e praktikuar nga kėta shkencėtarė njihet si "Teologjia Natyrale", qė do tė thotė "tė njohėsh Zotin nėpėrmjet natyrės".

Ishte vepra Teologjia Natyrale: Evidenca tė Ekzistencės dhe Vetive tė Zotit, mbledhur nga Shfaqjet e Natyrės, botuar nė vitin 1802 e Uilliam Peili, ajo qė i hapi rrugėn Traktateve Brixhuoter. Nė kėtė libėr Peili dha shembuj tė modelimit nė natyrė duke shpalosur njohuri tė qarta mbi anatominė.

Duke marrė si model veprėn e Paleit, iu bė njė thirrje anėtarėve tė Shoqėrisė Mbretėrore tė Londrės. Mė pas u udhėzua qė kėta tė zgjedhur duhet tė shkruanin, shtypnin dhe botonin njė mijė kopje tė njė vepre: "Mbi Fuqinė, Urtėsinė dhe Mirėsinė e Zotit tė shfaqur nė Krijimin" duke e ilustruar kėtė vepėr me tė gjithė argumentet e arsyeshėm si pėr shembull shumėllojshmėria dhe formimi i krijesave tė Zotit nė botėn bimore, shtazore dhe minerale; efekti i tretjes dhe i kalimit, ndėrtimi i dorės sė njeriut dhe njė pafundėsi tė tjera argumentesh; dhe gjithashtu zbulime nė artet antike dhe moderne, shkencė si dhe shtrirje nė tė gjithė letėrsinė moderne."

Kjo thirrje nė kėrkim tė shenjave tė ekzistencės sė Zotit u pėrgjigj nga shumė shkencėtarė qė nxorrėn studime mjaft tė vlefshme. Si pasojė e kėsaj u prodhuan kėto vepra:

(1) "Pėrshtatja e Natyrės sė Jashtme ndaj Ndėrtimit Moral dhe Intelektual tė Njeriut", nga Tomas Ēalmers (1833).

(2) "Kimia, Meteorologjia dhe Tretja", nga Uilliam Prut, (1834)

(3) "Historia, Zakonet dhe Instiktet e Kafshėve", nga Uilliam Kirbi (1835)

(4) "Dora, modelim i dukshėm", nga Sėr Ēarls Bell (1837)

(5) "Gjeologjia dhe Mineralogjia", nga Din Baklend (1837)

(6) "Pėrshtatja e Natyrės ndaj Kushteve Fizike tė Njeriut", nga J. Kid, (1837)

(7) "Astronomia dhe Fizika e Pėrgjithshme", nga Dr. Uilliam Uivėll (1839)

(8) "Fiziologjia Shtazore dhe Bimore", nga P. M. Roxhet, (1840)

Traktatet Brixhuoter janė vetėm njė shembull i takimit mes fesė dhe shkencės. Ndėrhyrja mė e madhe qė qėndronte pas shumė studimeve shkencore tė kryera si pėrpara ashtu dhe pas kėtyre veprave ishte pranimi i universit tė krijuar nga Zoti dhe perceptimi i gjithėfuqisė sė Tij.

Devijimi i komunitetit shkencor nga kjo rrjedhė fillestare doli si pasojė e mbizotėrimit tė filozofisė materialiste nė kulturėn Perėndimore tė shekullit tė 19-tė, si rezultat kjo i disa rrethanave tė caktuara sociale e politike. Ky proces shfaqet plotėsisht nė teorinė e evolucionit tė Darvinit dhe arrin kulmin, nė kundėrshtim direkt me pikėpamjen e mėparshme, duke e paraqitur shkencėn dhe fenė si dy burime diturie kundėrshtuese.

Nė bazė tė kėsaj, zbuluesit britanikė Majkėll Beixhėnt, Riēard Lei dhe Henri Linkoln bėjnė kėto komente:

Pėr Izak Njutonin, njė shekull e gjysėm para Darvinit, shkenca nuk ishte e veēuar nga feja, por pėrkundrazi, njė pjesė e fesė dhe padyshim njė mjet shėrbyes i saj. …Kurse shkenca e kohės sė Darvinit u kthye nė njė depo tė vėrtetė, duke u ndarė nga konteksti nė tė cilin ekzistonte mė parė dhe duke u vetėquajtur njė rivale absolute. Si rezultat, feja dhe shkenca nuk po punonin mė nė harmoni por ndaluan pėrballė njera-tjetrės dhe njerėzimi vazhdimisht detyrohej tė zgjidhte njėrėn prej tyre.47


Majkėll Denton

Sot ky konflikt mes fesė dhe skencės duket se bie nė kundėrshtim me vetė zbulimet shkencore. Feja deklaron se universi u krijua nga asgjėja dhe shkenca ka gjetur provat pėr kėtė. Feja na mėson se gjallesat u krijuan nga Zoti dhe shkenca na ka ofruar evidenca tė kėsaj nė modelimin e zbuluar tek gjallesat. Nė librin e tij, Fati i Natyrės, Majkėll Denton shkruan: "Mė nė fund shkenca, qė pėr shekuj ka qenė shkrirja e madhe mes ateizmit dhe skepticizmit, ėshtė bėrė, nė kėto ditė tė fundit tė mijėvjecarit tė dytė, ajo qė Njutoni dhe ndjekėsit e tij dėshironin me aq entuziazėm - 'mbrojtėsja e besimit antropocentrik.'" 48


Amerikani Shkencor
Shtator 1999

Ky pėrfundim i arritur nga shkenca ka ndihmuar nė rritjen e numrit tė shkencėtarėve qė kanė besim tė fortė tek Zoti. Biokimisti i njohur Majkėll Behe thotė pėr kėtė fakt, "Rastėsisht, shkencėtarėt qė besojnė nė Zot apo nė njė realitet pėrtej natyrės janė shumė mė tė pėrhapur se ē'thonė historitė e zakonshme tė mediave. Nuk ka arsye tė mendosh se shifra prej 90 pėr qind e popullatės sė pėrgjithshme qė beson nė Zot tė jetė shumė e ndryshme mes shkencėtarėve." 49

Nė krahasim me pėrfundimet e vendosura nga shkenca, gjithēka qė mund tė bėjnė materialistėt ėshtė vėnia nė veprim e disa presioneve dhe pėrpjekja pėr tė frikėsuar pjesėn tjetėr tė komunitetit shkencor. Nė Perėndim njė shkencėtar duhet tė bjerė dakord me disa parashtrime pėr t'u ngritur nė pozitė, pėr tė fituar gradė shkencore apo pėr tė botuar artikujt e tyre nė revista shkencore. Kushti numėr njė i kėrkuar ėshtė pranimi i teorisė sė evolucionit pa kundėrshtime. Pėr kėtė arsye shumė shkencėtarė janė tė detyruar tė mbajnė lart mitin e Darvinit duke mohuar shenjat e krijimit, edhe pse mund tė jenė kundėr kėsaj. Nė njė artikull tė revistės Amerikani shkencor, nė numrin e shtatorit tė 1999, tė titulluar "Shkencėtarėt dhe feja nė Amerikė", sociologu i Universitetit tė Uashingtonit, Rodnei Stark tregon presionet e ushtruara tek shkencėtarėt:

Ka 200 vjet qė, nėse do tė jesh njė shkencėtar, duhet tė lirosh mendjen nga prangat e besimit. …Nėpėr universitetet kėrkimore njerėzit fetarė e mbyllin gojėn, kurse jofetarėt diskriminojnė. Nė shkallėt mė tė larta, ka njė sistem shpėrblimi nė tė qenėt jofetar.50

Njė faqe tjetėr e luftės sė materialistėve kundėr shkencės ėshtė metoda propagandistike qė pėrmendėm mė parė. Nė qendėr tė kėtyre metodave qėndrojnė moto tė tilla si "feja ėshtė kundėr shkencės" ose "shkenca duhet tė jetė materialiste". Le tė shikojmė tani pse kėto thėnie janė jologjike dhe tė pavėrtetueshme.

Reagimi i Kishės Mesjetare Kundėr Shkencėtarėve

Qarqe tė ndryshme anti-fetare zakonisht pėrdorin veprimet dhe reaksionet e gabuara tė Kishės Mesjetare si njė armė kundėr fesė. Thuhet se Kisha ndikoi nė prapambetjen e Europės dhe i dha asaj shumė varfėri. Nė kėto pėrpjekje ėshtė i nėnkuptueshėm qėllimi pėr tė shoqėruar bashkė Kishėn Mesjetare me fenė dhe pėr tė pėrhapur mesazhin qė "nėse mbizotėron feja, ne do pėrfundojmė nė errėsirėn e Mesjetės". Megjithatė, feja e vėrtetė nuk reflektohet nė veprimet dhe reagimet e Kishės Katolike.


Kisha Katolike, duke braktisur zbulesat e sjella nga Profeti Jezus, adoptoi disa pratike jofetare. Edhe shkencėtarėt si Galilei u pėrballėn me njė kundėrveprim tė ashpėr nga Kisha. Kjo pikturė pėrshkruan gjykimin e Galileos gjatė Inkuizicionit.

Kisha Katolike, duke braktisur zbulesat e vėrteta tė sjella nga profeti Jezus, praktikoi disa veprime jofetare. Padyshim qė shkenca vuajti shumė nga duart e Kishės, e cila udhėhiqej nga klerikė qė i shėrbenin interesave tė pak njerėzve duke hequr kėshtu dorė nga burimet e saj hyjnore. Ky zhvillim historik, sidoqoftė, nuk mund t'i mvishet fesė Islame. Islami nuk bazohet mbi supersticionet e "klerikėve" tė tij por vetėm mbi Kur'anin, qė ėshtė fjala e Zotit.

Njė shembull kuptimplotė, qė tregon se jotoleranca e Kishės Katolike nuk ka tė bėjė aspak me fenė, ėshtė se shkencėtarė si Galilei, tė persekutuar nga Kisha, ishin nė fakt njerėz tė devotė. (Besimet e kėtyre njerėzve do tė shtjellohen mė gjerė nė pjesėn e dytė tė librit). Ky shembull tregon edhe njėherė se presionet qė institucionet fetare ushtruan mbi shkencėn nuk janė pasojė e besimit por e shtrembėrimit fetar.

Kriticizmi mbi Ungjillin dhe Teuratin

Shumė materialistė, qė duan tė paraqesin fenė dhe shkencėn si jomiqėsore, jo vetėm citojnė shembuj tė praktikave tė Kishės Katolike por gjithashtu tregojnė pjesė tė veēanta nga Teurati (Testamenti i Vjetėr) apo Ungjillin, pėr tė treguar se si ato bien nė kundėrshtim me zbulimet shkencore. Megjithatė ekziston njė e vėrtetė qė ata nuk e marrin nė konsideratė ose pretendojnė se nuk e dinė: Ungjilli dhe Teurati janė tekste tė modifikuara. Tė dy pėrmbajnė shumė supersticione tė shkruara nga njerėzit. Si rrjedhim do ishte e gabuar tė merrje kėto libra si burime referimi tė fesė.

Kur'ani, nga ana tjetėr, ėshtė shpallje e Zotit. Ai nuk ėshtė modifikuar aspak; as edhe njė shkronjė e tij ėshtė ndryshuar. Pėr kėtė arsye, nuk ka kundėrshtime apo gabime nė Kur'an. Tė gjitha faktet e pėrmendura nga Kur'ani ecin paralel me gjetjet shkencore. Pėr mė tepėr, shumė fakte shkencore, qė do mund tė zbuloheshin vetėm nė ditėt tona, i janė treguar njerėzve nė Kur'an 1400 vjet mė parė. Kjo ėshtė njė mrekulli e rėndėsishme e Kur'anit dhe ėshtė njė nga provat mė tė forta se ai ėshtė fjala e Zotit. (Disa nga faktet shkencore tė treguara nė Kur'an do tė paraqiten nė kapitujt nė vijim).

Duke e ditur kėtė, materialistėt, tė paaftė tė pėrmendin ndonjė vers tė Kur'anit pėr qėllimet e tyre, citojnė vetėm Ungjillin apo Teuratin pėr tė shprehur pikėpamjet e tyre anti-fetare.

Thėnia se "Shkenca duhet tė jetė Materialiste"

Njė mjet tjetėr propagandistik i pėrdorur nga shkencėtarėt ėshtė shprehja "Shkenca studion vetėm materien, prandaj ajo duhet tė jetė materialiste".

Faktikisht kjo ėshtė vetėm njė lojė fjalėsh, siē mund ta vėrejė ēdokush qė mendon pak. Ėshtė e vėrtetė se shkenca studion materien por kjo nuk do tė thotė qė ajo duhet tė jetė materialiste; pasi "tė studiosh materien" dhe "tė jesh materialist" janė dy gjėra shumė tė ndryshme.


Nėse, kur hyjmė nė njė shpellė, shohim piktura mahnitėse e tė rralla nė muret e saj, atėherė arrijmė nė pėrfundimin se "duhet tė ketė qenė njė veprues inteligjent kėtu pėrpara nesh, i cili padyshim prodhoi kėto vepra tė shumta". Edhe pse ndoshta nuk do ta shohim kurrė kėtė veprues inteligjent, ne dimė se ai ekziston pikėrisht nga punėt e tij.

Kur ne studiojmė materien, ne arrijmė nė pėrfundimin se kjo materie pėrmban nė vetvete dituri dhe modelim shumė tė madh pėr tė qenė krijuar vetė. Mund tė vlerėsojmė qė kjo dituri dhe modelim janė krijuar nga njė veprues i jashtėm inteligjent, edhe pse nuk mund ta shohim atė. Le tė konsiderojmė pėr shembull njė shpellė, tė cilėn nuk dimė nėse e ka vizituar njeri tjetėr para nesh. Nėse, kur hyjmė brenda, shohim vizatime mahnitėse dhe madhėshtore nė muret e saj, ne arrijmė nė pėrfundimin se "duhet tė ketė qenė njė veprues inteligjent para nesh i cili padyshim ka realizuar kėto vepra". Ne mund tė mos e shohim kurrė kėtė veprues inteligjent, por e njohim ekzistencėn nga punėt e tij.

Pikėrisht nė kėtė mėnyrė shkenca studion natyrėn, zbulon se ka njė rregull nė tė, i cili nuk mund tė shpjegohet nė asnjė mėnyrė me anė tė faktorėve materialė, dhe se ky modelim ka filluar sė ekzistuari vetėm nga Urtėsia mbi-materiale. Me fjalė tė tjera, bota materiale ėshtė e tejmbushur me shenjat evidente tė Fuqisė Krijuese tė Zotit.

Pėrafrimi jotolerant dhe dogmatik i materialistėve

Dikush qė pranon njė pikėpamje tė caktuar ėshtė i lirė tė provojė nėse ajo mund tė verifikohet shkencėrish apo tė kryejė kėrkime shkencore pėr atė fakt. Pėr shembull, njė person mund tė thotė se toka ėshtė e sheshtė dhe tė mundohet ta mbėshtesė pohimin e tij. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se si ky person i rregullon tė dhėnat shkencore qė ka mbledhur. Njė shkencėtar duke vlerėsuar rezultatet shkencore objektivisht nuk do jetė nė gjendje tė gjejė ndonjė provė qė toka ėshtė e sheshtė, pėrkundrazi do gjejė prova tė shumta qė ajo ėshtė eliptike. Nė kėtė rast, ky person duhet tė pranojė tė vėrtetėn pa shumė paragjykime dhe tė heqė dorė nga ajo qė besonte nė fillim.

E njėjta gjė qėndron dhe pėr materialistėt. Shkenca ka provuar se materia nuk ėshtė njė qenie absolute, por ajo ka pasur njė fillim. Pėr mė tepėr ajo ka treguar se ka njė modelim marramendės nė natyrė. Gjithashtu, shkencėtarėt materialistė studiues tė natyrės kanė parė qė teoria e tyre ėshtė e paaplikueshme dhe se e vėrteta ėshtė krejt e kundėrta e thėnies sė tyre.

Ėshtė mjaft interesante si kėta persona, me njė pėrkushtim aq tė verbėr ndaj materializmit, shfaqin njė kėmbėngulje habitėse ndaj "besimit" tė tyre. Njė gjenetist i Harvardit, evolucionisti dhe materialisti i njohur Riēard Leuontin, shfajėson kėshtu materializmin e tij dogmatik:

Nuk ėshtė se metodat dhe institucionet e shkencės na detyrojnė tė pranojmė njė shpjegim material tė fenomeneve tė botės, por pėrkundrazi ne vetėdetyrojmė njė pėrkrahje a priori tė shkaqeve materiale pėr tė krijuar njė aparat investigimi dhe njė bashkėsi konceptesh qė prodhojnė shpjegime materiale, pavarėsisht se janė kundėr intuitės apo habitėse. Pėr mė tepėr, ky materializėm ėshtė absolut, prandaj nuk mund tė lejojmė Hyjnoren tė na trokasė nė derė.51

Kėtu Leuontin pėrshkruan mendimin e tė gjithė materialistėve. Materialistėt sė pari pranojnė ideologjinė materialiste mbi gjithė tė tjerat dhe pastaj kėrkojnė prova nė mbėshtetje tė ideologjisė sė tyre. Kjo do tė thotė se materializmi nuk ka ardhur si rezultat i kėrkimeve shkencore tė materialistėve, por ėshtė njė paragjykim qė ata imponojnė mbi shkencėn.

E njėjta idč mishėrohet dhe nė fjalėt e njė evolucionisti tjetėr. Nė librin e tij tė quajtur Origjinat: Udhėzuesi i Krijimit tė Jetės nė Tokė i njė Skeptiku, evolucionisti i shquar Robert Shapiro pėrmend kėshtu nėnshtrimin e tij ndaj teorisė sė evolucionit:

Mund tė vijė njė ditė nė tė ardhmen ku tė gjitha eksperimentet kimike tė kryera pėr zbulimin e njė origjine tė mundshme tė jetės tė kenė dėshtuar. Akoma, provat e reja gjeologjike mund tė tregojnė njė shfaqje tė papritur tė jetės mbi tokė. Sė fundmi, ne mund tė kemi eksploruar universin dhe tė mos kemi gjetur shenja jete, apo proces qė ēon drejt jetės, gjėkundi tjetėr. Nė kėtė rast shumė shkencėtarė mund tė zgjedhin fenė pėr pėrgjigjet e tyre. Kurse disa tė tjerė, pėrfshrė dhe mua, do zgjedhin dhe shpjegimet e mbijetuara shkencore me probabilitet mė tė ulėt, me shpresėn e zgjedhjes sė atij qė ėshtė mė i mundshėm se tė tjerėt.52


Robert Shapiro

Kėtu, ajo qė Shapiro nėnkupton kur thotė "shpjegime shkencore", ėshtė aktualisht "shpjegime materialiste". Ky pėrkushtim i verbėr ndaj materializmit e ka ēuar Shapiron dhe mijėra tė tjerė si ai t'i nėnshtrohen njė mosbesimi fanatik. Ēfarė ata thonė nė tė vėrtetė ėshtė, "nuk ka rėndėsi ēfarė provash paraqiten, ne nuk do tė besojmė nė Zot".

Ē'ėshtė mė interesante, ky obsesion nuk ėshtė specifik vetėm pėr materialistėt e tanishėm. Nė Kur'an Zoti shpalos fakte tė rėndėsishme pėr kėta njerėz tė cilėt kanė zgjedhur tė mbeten mosbesimtarė. Pėr shembull, egjiptianėt, qė i thonin profetit Moisi, i cili i tregoi atyre shumė mrekulli, "nuk ka rėndėsi ēfarė Shenjash na sjell ti pėr tė na magjepsur, ne nuk do tė tė besojmė" (Sure el-A'raf: 132), kishin tė njėjtat prirje si materialistėt sot. Zoti i referohet kėtyre njerėzve si:

Ka prej atyre qė tė dėgjojnė ty. Po Ne kemi krijuar mbulesė mbi zemrat e tyre qė tė mos e kuptojnė atė dhe shurdhim nė veshėt e tyre. Edhe sikur t'i shohin tė gjitha Shenjat, ata nuk besojnė, kėshtu kur vijnė tek ti e polemizojnė, ata qė mohuan thonė: "Ky nuk ėshtė tjetėr vetėm se mit i hershėm". (Sure En'am: 25)

Ata u betuan me njė betim tė fortė nė Allahun, se nėse u vjen atyre ndonjė mrekulli, do ta besojnė. Thuaj:"Ēėshtja e atyre mrekullive ėshtė te Allahu". E ku e dini ju, se ndoshta kur t'u vijė njė mrekulli, akoma nuk do t'u besojnė. (Sure En'am: 109)



Ēdo krijesė u krijua nga Zoti me harmoni tė madhe dhe modelim perfekt. Nė ekzaminimin e modelimit tė puplave tė njė bufi apo nė vėzhgimin e fluturimit tė tij madhėshtor gjatė natės, njė njeri qė pėrdor arsyen dhe ndjek ndėrgjegjen e tij do arrijė tė shohė dhe tė nderojė fuqinė dhe dijen e pėrjetshme tė Zotit.

44. Ebu-Daud, Dije (Kitab Al-Ilm), Libri 25, Numėr 3634 1
45. Tirmidhi, 222
46. Tirmidhi, 2487, Ahmed dhe Ibn Mexheh, Transmetuar nga Ummu Seleme
47. Majkėll Beixhėnt, Riēard Laih, Henri Linkoln, Lidhja Mesianike, Gorgi Books, Londėr:1991, f.177-178
48. Majkėll Denton, Fati i Natyrės: Si ligjet e biologjisė zbulojnė arsyen nė Univers, The New York: The Free Press, 1998, f. 389
49. Majkėll J.Behe, Kutia e Zezė e Darvinit, Nju Jork: Shtėpia Botuese Free, 1996, f. 239
50. Eduard J. Larson dhe Lerri Uidhem, Shkencėtarėt dhe Feja nė Amerikė, Scientific American, Shtator 1999, f. 81
51. Riēard Leuontin, Bota e frekuentuar nga djalli, The New York Review of Books, 9 Janar 1997, f.28
52. Majkėll J.Behe, Kutia e Zezė e Darvinit, Nju Jork: Shtėpia Botuese Free, 1996, f. 234