| MREKULLITE
SHKENCORE TĖ KUR'ANIT
Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, Zoti zbriti Kur'anin pėr njerėzimin si
udhėzues. Ai thėrriste njerėzit tė drejtoheshin drejt tė vėrtetės duke
u mbėshtetur tek ky libėr. Qė nga dita e zbritjes sė tij e deri nė ditėn
e Gjykimit, ky Libėr i fundit Hyjnor dhe Praktika e Profetit tonė, paqja
qoftė mbi tė, do tė mbeten udhėzuesit e njerėzimit.
Stili
i pakrahasueshėm i Kur'anit dhe urtėsia superiore e tij janė prova tė
qarta se ai ėshtė fjala e Zotit. Pėr mė tepėr, Kur'ani ka shumė veēori
mrekulluese qė provojnė se ai ėshtė zbritur nga Zoti. Njė nga kėto veēori
ėshtė fakti se njė numėr tė vėrtetash shkencore, qė ne kemi mundur tė
zbulojmė me teknologjinė e shekullit tė 20-tė, janė cituar nė Kur'an 1400
vjet mė parė.
Sigurisht qė Kur'ani nuk ėshtė libėr shkencor. Megjithatė shumė fakte
shkencore, qė janė shprehur nė njė mėnyrė shumė tė saktė dhe tė detajuar
nė vargjet e tij, janė zbuluar vetėm nė ditėt tona. Kėto fakte nuk kanė
mundur tė njihen nė kohėn e zbritjes sė Kuranit dhe kjo ėshtė njė provė
tjetėr se ai ėshtė fjala e Zotit.
Pėr tė kuptuar mrekullinė shkencore tė Kur'anit, sė pari duhet tė shikojmė
nivelin e shkencės sė kohės kur ky Libėr i Shenjtė zbriti.
Nė shekullin e 7-tė, kur u zbrit Kur'ani, shoqėria arabe kishte shumė
bestytni supersticioze dhe tė pabazuara. Nė mungesė tė teknologjisė pėr
tė vrojtuar universin dhe natyrėn, kėta arabė tė hershėm besonin nė legjenda
tė trashėguara nga brezat e mėparshėm. Ata supozonin, pėr shembėll, se
malet mbanin qiejt lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtė dhe se ajo
kishte male tė lartė nė tė dy fundet e saj. Mendohej se kėto male ishin
shtylla qė mbanin lart kupolėn e qiellit.
Megjithatė, tė gjitha kėto bestytni tė shoqėrisė arabe u eliminuan nga
Kur'ani. Nė vargun e 2-tė tė Sures Er-Rrad thuhet: "Allahu ėshtė Ai qė
ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė..." (Sure Er-Rrad: 2). Ky varg zbuloi se
mendimi qė qiejt rrinin lart pėr shkak tė maleve ishte i gabuar. Nė shumė
tema tė tjera, u zbuluan gradualisht fakte tė rėndėsishme kur askush nuk
mund t'i dinte ato. Kur'ani, i cili erdhi nė njė kohė kur njerėzit dinin
shumė pak pėr astronominė, fizikėn apo biologjinė, pėrmban fakte kyēe
mbi njė morģ temash si krijimi i universit, krijimi i njeriut, struktura
e atmosferės dhe ekuilibrat delikatė qė e bėjnė tė mundur jetėn nė tokė.
Tani le tė shohim sė bashku disa nga kėto mrekulli shkencore tė zbuluara
nė Kur'an.
Ardhja nė Ekzistencė e Universit
Origjina e universit pėrshkruhet nė Kur'an nė vargun e mėposhtėm:
Ai ėshtė qė krijoi qiejt dhe tokėn nga asgjėja.
(Sure En'am: 101)
Ky informacion i dhėnė nė Kur'an ėshtė nė pėrputhje tė plotė me gjetjet
e shkencės bashkėkohore. Pėrfundimi qė kanė arritur sot astrofizikantėt
ėshtė se i gjithė universi bashkė me dimensionet e materies dhe kohės,
ka nisur sė ekzistuari si rezultat i njė shpėrthimi qė ndodhi nė kohėn
zero. Kjo ngjarje e njohur si Big Beng-u provoi se universi ėshtė krijuar
nga asgjėja si rezultat i shpėrthimit tė njė pike tė vetme. Qarqe tė shkencės
moderne janė tė mendimit se Big Beng-u ėshtė shpjegim racional dhe i provueshėm
i fillimit tė universit dhe si universi u krijua.
Pėrpara Big Beng-ut nuk kishte lėndė. Nga njė gjendje joekzistence, ku
as lėnda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin dhe qė mund tė pėrshkruhet
vetėm metafizikisht, u krijuan tė gjitha bashkė lėnda, energjia dhe koha.
Ky fakt, i zbuluar kohėt e fundit nga fizika moderne, na ėshtė njoftuar
nga Kur'ani 1400 vjet mė parė.

Sensorėt nė bord tė satelitit hapsiror COBE,
i cili u lėshua nga NASA nė 1992, kapėn mbetje tė qarta tė Big-Bengut.
Ky zbulim shėrbeu si provė e Big-Bengut, qė ėshtė shpjegimi shkencor
i faktit se universi u krijua nga asgjėja. |
Zgjerimi i Universit
Nė Kur'an, i cili u zbulua 14 shekuj mė parė nė njė kohė kur shkenca
e astronomisė ishte ende primitive, zgjerimi i universi pėrshkruhet kėshtu:
Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe vėrtetė
Ne e zgjerojmė atė. (Sure Edh-Dharijat: 47)
Fjala
"qielli", e pėrmendur nė kėtė varg, pėrdoret nė shumė vende nė Kur'an
me kuptimin e hapsirės dhe universit. Edhe kėtu kjo fjalė pėrdoret me
kėtė kuptim. Pra, nė Kur'an thuhet se universi "zgjerohet". Dhe ky ėshtė
i njėjti rezultat qė ka arritur shkenca sot.
Deri nė fillim tė shekullit tė 20-tė, e vetmja pikėpamje qė mbizotėronte
nė botėn e shkencės ishte se "universi kishte njė natyrė konstante dhe
se ai ka ekzistuar pėrjetėsisht". Kėrkimet, vrojtimet dhe llogaritjet
e bėra me mjete tė teknologjisė moderne, zbuluan se universi nė tė vėrtetė
kishte njė fillim dhe se ai zgjerohet nė mėnyrė konstante.
Nė fillim tė shek. tė 20-tė fizikanti rus Aleksandėr Fridman dhe kozmologu
belg Zhorzh Lemčtrė llogaritėn teorikisht se universi ėshtė nė lėvizje
konstante dhe se ai po zgjerohet.
Ky fakt u provua dhe nga tė dhėna vrojtuese tė vitit 1929. Ndėrsa vėzhgonte
qiellin me njė telesokp, Edvin Habėll, astronom amerikan, zbuloi se yjet
dhe galaktikat po largoheshin nė mėnyrė konstante nga njėra-tjetra. Njė
univers ku ēdogjė largohet nė mėnyrė konstante nga ēdogjė tjetėr nėnkupton
njė univers qė zgjerohet nė mėnyrė konstante. Vrojtimet e viteve tė fundit
e verfikuan se universi po zgjerohej nė mėnyrė konstante. Ky fakt u shpjegua
nė Kur'an kur askush nuk e dinte. Kjo sepse Kur'ani ėshtė fjala e Zotit,
Krijuesit dhe Rregulluesit tė tė gjithė universit.
Orbitat
Njė
nga arsyet mė kryesore tė ekuilibrit nė univers ėshtė fakti se trupat
qiellorė ndjekin rrugėkalime specifike. Yjet, planetet dhe satelitėt rrotullohen
rreth boshteve tė tyre dhe gjithashtu rrotullohen bashkė me sistemin nė
tė cilin bėjnė pjesė dhe kėshtu universi funksionon me njė rregull tė
mirėpėrcaktuar.
Ka rreth 200 bilion galaksi nė univers tė pėrbėra nga afėrsisht 200 bilion
yje secila. Shumica e kėtyre yjeve kanė planete dhe shumica e kėtyre planeteve
kan satelitė. Tė gjithė kėta trupa qiellorė lėvizin nė orbita tė pėrcaktuara
saktė. Pėr miliona vjet secili ka "notuar" nė orbitėn e vet nė harmoni
dhe rregull tė plotė me gjithė tė tjerėt. Edhe shumė kometa lėvizin nė
orbitat e pėrcaktuara pėr to.
Orbitat nė univers nuk i pėrkasin vetėm disa trupave qiellorė. Sistemi
Diellor dhe gjithashtu edhe galaksi tė tjera shfaqin lėvizje tė konsiderueshme
rreth qendrave tė tjera. Ēdo vit Toka dhe Sistemi Diellor me tė, lėvizin
rreth 500 km nga pozicioni ku ishin vitin e kaluar. Ėshtė llogaritur se
edhe devijimi mė i vogėl nga rrugėkalimet e trupave qiellorė mund tė ketė
pasoja drastike qė mund tė sjellin dhe fundin e komplet sistemit. Pėr
shembull, pasojat e devijimit tė tokės nga drejtimi i saj me thjesht 3
mm janė pėrshkruar nga njė burim si mė poshtė:
Njė karakterisikė tjetėr e trupave qiellorė ėshtė
se ato rrotullohen githashtu rreth boshteve tė tyre. Kjo mund tė jetė
njė nga nėnkuptimet e vargut "Pasha Qiellin qė herė pas herė kthehet."
(Sure et-Tarik: 11).
Ndėrsa rrotullohet rreth diellit, toka ndjek
njė orbitė tė tillė qė ēdo 18 milje devijon vetėm 2.8 mm nga drejtimi
drejt. Orbita e ndjekur nga toka nuk ndryshon kurrė, pasi edhe njė devijim
prej 3 milimetrash do tė shkaktonte shkatėrrime katastrofike: n.q.s. devijimi
do tė ishte 2.5 mm nė vend tė 2.8 mm, atėherė orbita do tė ishte shumė
e madhe dhe ne tė gjithė do ngrinim. Nėse devijimi do ishte 3.1 mm ne
do ishim pėrcėlluar pėr vdekje.53


Padyshim qė nė kohėn e zbritjes sė Kur'anit, njerėzimi nuk zotėronte
teleskopėt apo teknologjitė vrojtuese tė avancuara tė ditėve tė sotme
pėr tė vėzhguar miliona kilometra hapsirė, as diturinė mbi fizikėn moderne
apo astronominė. Prandaj, nė atė kohė ishte e pamundur tė pėrcaktohej
shkencėrisht qė hapsira ėshtė "e mbushur me rrugė dhe orbita" siē thuhet
dhe nė vargun (Sure edh-Dharijat: 7). Megjithatė, kjo na u deklarua hapur
nė Kur'an i cili zbriti nė atė kohė; sepse Kur'ani ėshtė fjala e Zotit.
Trajektorja e Diellit
Theksohet nė Kur'an se Dielli dhe Hėna ndjekin drejtime specifike.
Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn
dhe secili prej tyre noton nė njė orbitė. (Sure el-Enbija: 33)
Fjala "noton" nė vargun e mėsipėrm shprehet nė Arabisht nga fjala sabaha
dhe pėrdoret pėr tė pėrshkruar lėvizjen e Diellit nė hapsirė. Fjala do
tė thotė qė Dielli nuk lėviz nė mėnyrė tė ēfardoshme nėpėr hapsirė por
se ai rrotullohet rreth boshtit tė tij dhe ndėrkohė ndjek njė drejtim.
Fakti qė Dielli nuk ėshtė statik por lėviz nė njė orbitė tė pėrcaktuar
pėrmendet edhe nė njė varg tjetėr.
Edhe dielli udhėton pėr nė kufirin e vet. Ai ėshtė
pėrcaktim i Ngadhėnjuesit, tė Dijshmit. (Sure Ja Sin: 38)
Kėto fakte tė pėrcjella nė Kur'an janė zbuluar nga vrojtime astronomike
nė kohėn tonė. Sipas llogaritjeve tė ekspertėve tė astronomisė, Dielli
ecėn me shpejtėsinė e jashtėzakonshme prej 720.000 kilometėr nė orė nė
drejtim tė pėrgjithshėm drejt yllit Vega i cili ndodhet afėr "Kulmit Diellor"
- drejtimi i vetėm i diellit nė galaksinė tonė. Me terma tė pėrafėrt,
kjo do tė thotė se Dielli udhėton afėrsisht 17.28 milion kilometėr nė
ditė. Bashkė me Diellin edhe tė gjithė planetėt dhe satelitėt brenda sistemit
gravitacional tė Diellit, gjithashtu bėjnė tė njėjtėn distancė.
Kulmi Mbrojtės
Nė Kur'an, Zoti na tėrheq vėmendjen rreth njė veēorie shumė tė rėndėsishme
tė qiellit:
Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen
prej kėtyre argumenteve. (Sure El-Enbija: 32)
Kjo veti e qiellit ėshtė vėrtetuar nga kėrkimet shkencore tė kryera nė
shekullin e 20-tė. Atmosfera rrethuese e tokės ėshtė mėse e domosdoshme
pėr vazhdimėsinė e jetės. Ndėrsa shkatėrron shumė meteorė tė vegjėl apo
tė mėdhenj nė afėrsi tė tokės, ajo gjithashtu parandalon rėnien e tyre
nė tokė dhe kėshtu dėmtimin e gjallesave.
Pėrveē kėsaj, atmosfera filtron rrezet e dėmshme tė dritės qė vijnė nga
hapsira. Ēuditėrisht atmosfera lejon vetėm rrezet e dobishme dhe tė padėmshme
- drita e dukshme, rrezet afėr ultravjollcės dhe radiovalėt mund tė kalojnė.
I gjithė ky rrezatim ėshtė i nevojshėm pėr jetėn. Rrezet e ndodhura afėr
zonės sė ultravjollcės, tė cilat pjesėrisht lejohen nga atmosfera, janė
shumė tė rėndėsishme pėr fotosintezėn e bimėve dhe pėr mbijetesėn e tė
gjithė gjallesave. Shumica e intensitetit tė rrezeve ultravjollcė tė emetuar
nga dielli filtrohet nga shtresa e ozonit tė atmosferės dhe vetėm njė
pjesė e kufizuar - dhe esenciale - e spektrit ultravjollcė arrin Tokėn.
Funksioni mbrojtės i atmosferės nuk mbaron kėtu. Atmosfera e mbron gjithashtu
Tokėn edhe nga i ftohti ngrirės i hapsirės, i cili ėshtė afėrsisht minus
270 gradė Celsius.

Siē ilustrohet kėtu, trupat qiellorė qė enden
nė hapsirė, mund tė pėrbėnin njė problem serioz pėr Tokėn. Por Zoti,
Ai qė krijon ēdogjė pėrsosmėrisht, e ka bėrė atmosferėn njė ēati mbrojtėse.
|
Por jo vetėm atmosfera e mbron Tokėn nga efektet e dėmshme. Pėrveē saj,
Brezi Van Alen, njė shtresė e pėrftuar nga fusha magnetike e Tokės, gjithashtu
shėrben si njė mbrojtje kundėr rrezatimit tė dėmshėm qė kėrcėnon planetin
tonė. Ky rrezatim, qė emetohet nė mėnyrė konstante nga Dielli dhe yjet
e tjerė, ėshtė vdekjeprurės pėr gjallesat. Nėse brezi Van Alen nuk do
tė ekzistonte, shpėrthimet masive tė energjisė tė quajtura shpėrthime
diellore tė cilat ndodhin shpesh nė Diell, do ta shkatėrronin tė gjithė
jetėn nė Tokė.
Dr. Hjug Ros shprehet kėshtu mbi rėndėsinė e Brezave tė Van Alen pėr
jetėn tonė.
Nė fakt Toka ka dendėsinė mė tė madhe nga
tė gjithė planetet nė Sistemin tonė Doellor. Korja e gjerė prej nikel-hekuri
ėshtė pėrgjegjėse e fushės sonė tė fuqishme magnetike. Kjo fushė magnetike
prodhon mburojen e rrezatimit Van Alen e cila e mbron Tokėn nga bombardimet
rrezatuese. Nėse kjo mburojė nuk do tė ishte e pranishme, nuk do tė ishte
e mundur jeta nė Tokė. I vetmi planet tjetėr shkėmbor qė ka fushė magnetike
ėshtė Mėrkuri - por fuqia e fushės sė tij ėshtė 100 herė mė e vogėl se
e Tokės. Edhe Afėrdita, planeti jonė i ngjashėm, nuk ka fushė magnetike.
Mburoja e rrezatimit tė Van Alen ėshtė njė model unik pėr Tokėn.54

Brezi i Van Alen, njė shtresė e shkaktuar nga
fusha magnetike e Tokės, gjithashtu shėrben si mburojė kundėr rrezatimit
tė dėmshėm qė kėrcėnon planetin tonė. |
Energjia e transmetuar nga vetėm njė shpėrthim tė tillė tė parė vitet
e fundit u llogarit tė ishte ekuivalente me 100 bilion bomba atomike tė
ngjashme me atė tė hedhur nė Hiroshimė. Pesėdhjetė e tetė orė pas shpėrthimit,
u vėzhgua se gjilpėrat magnetike tė busullave shfaqnin lėvizje tė pazakonta
dhe 250 kilometra mbi atmosferėn e Tokės temperatura u rrit papritur nė
2.500 gradė Celsius.
Shkurtimisht, njė sistem i pėrkryer funksionon lart mbi Tokė. Ai rrethon
botėn tonė dhe e mbron atė ndaj kėrcėnimeve tė jashtme. Shkencėtarėt e
mėsuan kėtė vetėm kohėt e fundit, ndėrsa shekuj mė parė Zoti na njoftonte
nė Kur'an pėr funksionin mbrojtės tė atmosferės sė Tokės.
Rikthimi i qiellit
Vargu i 11-tė i Sures Et-Tarik nė Kur'an pėrmend funksionin "kthyes"
tė qiellit:
Pasha qiellin qė kohė pas kohe kthehet (me shi). (Sure
Et-Tarik: 11)
Siē dihet atmosfera rreth Tokės pėrbėhet nga shumė shtresa. Ēdo shtresė
ka njė detyrė tė caktuar nė dobi tė jetės. Kėrkimet kanė zbuluar se kėto
shtresa kanė si funksion tė kthejnė mbrapsht nė hapsirė ose nė Tokė materiale
ose rreze ndaj tė cilave janė tė ekspozuara. Le tė shtjellojmė me disa
shembuj kėtė funksion "qarkullues" tė shtresave qė mbėshtjellin Tokėn.
Troposfera, 13 deri 15 kilometra nga Toka, mundėson avujt e ujit tė ngrihen
nga sipėrfaqja e Tokės, tė kondensohen dhe tė kthehen pėrsėri nė formė
shiu.

Shtresa e jonosferės pasqyron radiovalėt nga
njė qendėr e caktuar pėrsėri nė Tokė, duke mundėsuar kėshtu qė lidhja
tė kryhet nė distanca tė largėta. |

Ozonosfera kthen nė hapsirė rrezet e dėmshme
kozmike si ato ultravjollcė, duke ndaluar mbėrritjen e tyre nė Tokė
dhe dėmtimin e jetės. |

Shtresa e troposferės lejon avujt e ujit qė
ngrihen nga sipėrfaqja e Tokės tė kondensohen dhe tė kthehen nė Tokė
nė formė shiu. |
Shtresa e ozonit, e cila shtrihet nė Stratosferė nė lartėsinė 25 kilometra,
pasqyron rrezatimet e dėmshme dhe rrezet ultravjollcė nga hapsira dhe
i kthen ato pėrsėri nė hapsirė.
Jonosfera pasqyron radiovalėt tė shpėrndara nga Toka nė pjesė tė ndryshme
tė botės, tamam si njė satelit pasiv komunikimi dhe nė kėtė mėnyrė mundėson
pėrhapjen nė distancė tė transmetimeve televizive apo radio.
Shtresa e magnetosferės pengon thėrrmijat e dėmshme radioaktive tė emetuara
nga Dielli dhe yjet e tjera dhe i kthen ato nė hapsirė pėrpara se ato
tė arrijnė Tokėn.
Fakti se kjo veti e shtresave tė atmosferės, e vėrtetuar vetėm para pak
kohėsh, qė u tregua nė Kuran shekuj mė parė, provon pėrsėri se Kur'ani
ėshtė fjalė e Zotit.
Shtresat e Atmosferės
Njė fakt tjetėr i zbuluar nė vargjet e Kur'anit rreth universit ėshtė
se qielli ėshtė i pėrbėrė nga shtatė shtresa:
Ai ėshtė qė pėr juve krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj
vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai
ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė. (Sure Bekare: 29)
Pastaj Ai iu kthye qiellit kur ai ishte tym... Dhe
i krijoi ata shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi
atė qė i nevojitej. (Sure Fusilet: 11-12)
Fjala "qiejt", e shfaqur nė shumė vargje tė Kur'anit, pėrdoret nė referim
tė qiellit mbi Tokė dhe po ashtu tė gjithė universit. Me kėtė kuptim tė
fjalės shihet se qielli i Tokės, ose atmosfera, pėrbėhet nga shtatė shtresa.
Me tė vėrtetė,
sot dihet se atmosfera e Tokės konsiston nė shtresa tė ndryshme tė shtrira
mbi njėra-tjetrėn.55 Pėrkufizimet e bėra nė bazė tė
kriterit tė pėrbėrjes kimike apo temperaturės sė ajrit kanė pėrcaktuar
atmosferėn e tokės si prej shtatė shtresash.56 Sipas
"Modelit tė kufizuar me rrjetė" (Limited Fine Mesh Model: LFMII), qė ėshtė
njė model i atmosferės i pėrdorur pėr tė parashikuar kushtet klimaterike
brenda 48 orėve, atmosfera pėrsėri pėrbėhet prej shtatė shtresash. Sipas
pėrkufizimeve gjeologjike tė kohės sė fundit, shtresat e atmosferės janė
si mė poshtė:
1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Mezosfera
4. Termosfera
5. Ekzosfera
6. Jonosfera
7. Magnetosfera
Njė mrekulli tjetėr e kėsaj ēėshtjeje pėrmendet nė vargun e 12-tė tė
Sures Fusilet "(Ai) secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej". Me fjalė
tė tjera, nė kėtė varg Zoti thotė se Ai i pėrcaktoi secilit qiell detyrėn
e tij. Vėrtetė, siē e pamė nė seksionin e mėparshėm, secila nga kėto shtresa
ka detyra vitale pėr njerėzimin dhe tė gjitha gjallesat mbi Tokė. Secila
shtresė ka njė funksion tė veēantė, duke filluar qė nga formimi i shiut
deri tek parandalimi i rrezeve tė dėmshme, nga pasqyrimi i radiovalėve
deri tek shmangia e efekteve tė dėmshme tė meteorėve.
Vargjet e mėposhtme na informojnė rreth shfaqjes sė tė shtatė shtresave
nė Kur'an.

Sot, ėshtė fakt i mirėpėrcaktuar qė atmosfera
pėrbėhet nga shtresa tė ndryshme tė vendosura mbi njėra-tjetrėn. Ashtu
siē pėrshkruhet nė Kur'an, atmosfera pėrbėhet prej saktėsisht 7 shtresash.
|
A nuk e keni parė se si Allahu krijoi shtatė qiej (nė
shtresa)? (Sure Nuh: 15)
Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė... (Sure
el-Mulk: 3)
Fjala arabe "tibakan" nė kėto vargje e pėrkthyer si "shtresė" d.m.th.
"shtresė, mbulesė e duhur apo mbulim pėr diēka" dhe theksohet se si shtresa
mė lart pėrputhet mirė me atė mė poshtė. Kjo fjalė kėtu pėrdoret gjithashtu
edhe nė shumės, duke i dhėnė kuptimin "shtresat". Qielli i pėrshkruar
nė varg si i pėrbėrė prej shtresash ėshtė padyshim shprehja mė e mirė
pėr atmosferėn.
Ėshtė njė mrekulli e madhe qė kėto fakte, tė cilat nuk do tė mund tė
zbuloheshin kurrė pa teknologjinė e shekullit tė 20-tė, shpaloseshin nė
mėnyrė tė shtjellur nė Kur'an 1400 vjet mė parė. |