|
HYRJE
Akeni
menduar ndonjëherë rreth faktit, se ju nuk ekzistonit para se
të ngjizeshit, se më pas lindët në këtë
botë dhe se keni ardhur në ekzistencë nga asgjëja?
A keni menduar ndonjëherë se si lulet, që ju shihni në dhomën tuaj të
ndenjjes, çelin çdo ditë nga dheu i errët dhe kanë aromë të këndshme e
ngjyra të shumëllojshme?
A keni menduar ndonjëherë se si mushkonjat, që fluturojnë rreth jush,
i lëvizin krahët e tyre aq shpejt, saqë nuk jemi në gjendje as edhe t'i
shohim?
A keni menduar ndonjëherë se lëkura e frutave të tilla si bananet, shalqinjtë,
pjeprat apo portokajtë shërben si një "ambalazh" i cilësisë të lartë dhe
se si frutat mbështillen prej saj, në mënyrë të tillë, që të ruajnë shijen
dhe aromën?
A keni menduar ndonjëherë se, ndërkohë që jeni duke fjetur, një tërmet
i papritur mund ta shembë shtëpinë, zyrën apo qytetin tuaj dhe se, në
pak sekonda, ju mund të humbisni gjithçka që zotëroni?
A keni menduar ndonjëherë se sa shpejt kalon jeta juaj dhe se ju do të
plakeni, do të dobësoheni e, dalëngadalë, do të humbni bukurinë, shëndetin
dhe fuqinë tuaj?
A
keni menduar ndonjëherë se një ditë ju do të
gjeni para vetes engjëjt e vdekjes, të caktuar nga Allahu, dhe
atëherë ju do t'i lini lamtumirën kësaj bote?
A keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit janë kaq të lidhur pas një
bote, të cilën do ta lenë shumë shpejt, ndërkohë që ajo, për të cilën
duhet të përpiqen më së tepërmi, është jeta e përjetshme, pas vdekjes?
Njeriu është një qenie, të cilën Allahu e ka
pajisur me aftësinë e të menduarit, por shumica e njerëzve
nuk e përdorin siç duhet këtë aftësi shumë
të rëndësishme. Madje disa njerëz pothuajse nuk mendojnë
kurrë. Çdo njeri zotëron aftësinë për
të menduar, megjithëse jo të gjithë janë të
vetëdijshëm për këtë. Kur njeriu fillon të
përdorë aftësinë e të menduarit, të vërtetat
që ai nuk mund t'i kuptonte deri në atë çast, fillojnë
të zbulohen para tij.
Sa më thellë mendohet, aq më shumë përmirësohet aftësia e njeriut për
të menduar dhe kjo është e mundur për këdo. Njeriu duhet vetëm të kuptojë,
se ai duhet të mendojë dhe të përpiqet shumë për këtë.
Qëllimi i këtij libri është të ftojë njerëzit të "mendojnë siç duhet"
dhe të tregojë rrugët e "të menduarit të drejtë". Ai që nuk mendon, do
të mbetet tërësisht larg nga e vërteta, do ta kthejë jetën e tij në vetëmashtrim
dhe do ta fusë në rrugë të gabuar. Si rrjedhim, ai nuk do ta kuptojë qëllimin
e krijimit të botës dhe arsyen e ekzistencës në të.
S'ka dyshim se Allahu ka krijuar gjithēka me njė qėllim tė caktuar. Ky
fakt ėshtė shpallur nė Kuran si vijon:
"Ne nuk i krijuam qiejt e tokėn dhe ēdo gjė ndėrmjet
tyre, panjė qėllim. Ne i krijuam me njė qėllim tė caktuar, mirėpo shumica
e tyre nuk e dinė." (Ed-Duhan 38-39)
"A mos vallė menduat se Ne ju krijuam kot dhe se
nuk do tė ktheheni te Ne?" (El-Mu'minun 115)
Prandaj,
çdo njeri duhet të mendojë për qëllimin e krijimit,
së pari, sepse ka lidhje me vetë atë dhe, së dyti,
sepse ka lidhje me çdo gjë, që ai sheh në gjithësi
dhe çdo ngjarje që ai përjeton gjatë gjithë
jetës së tij.
Ai që nuk mendon, do t'i kuptojë të vërtetat vetëm pasi t'i vijë vdekja,
kur të japë llogari para Allahut, por atëherë do të jetë shumë vonë. Allahu
thotë në Kuran se Ditën e Gjykimit, çdo njeri do të mendojë dhe do të
shohë të vërtetën:
Ndërkohë, Allahu na e ka dhënë mundësinë në këtë botë, për të menduar
dhe për të nxjerrë përfundime nga mendimet tona, me qëllim që të njohim
të vërtetën, e cila do të na sjellë përfitim të madh në jetën e përjetshme.
Për këtë arsye, Allahu u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve, me anë të
profetëve dhe librave të Tij, për të menduar rreth krijimit të tyre dhe
të gjithësisë:
"Pėrse nuk mendojnė ata rreth krijimit tė tyre?
Allahu nuk i krijoi qiejt, tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre
pėrveēse pėr njė qėllim tė caktuar dhe pėr njė kohė tė kufizuar, por shumė
njerėz nuk besojnė nė takimin me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes)".
(Er-Rrum 8)
|