|
LUFTA NĖ KURAN
Sipas Kuranit, lufta ėshtė diēka qė duhet vėnė nė zbatim, duke mbajtur
rreptėsisht parasysh linjat e veēanta tė moralit njerėzor dhe qė mund
tė pėrdoret nė ato raste kur ajo ėshtė e nevojshme.
Nė njė varg kuranor tregohet se si mundohen njerėzit pa besim qė tė nxisin
luftrat:
"...Sa herė qė ndezin zjarrin e luftės, Zoti ua fik atė.
Ata pėrpiqen tė sjellin ērregullim e prishje nė tokė..." (Kurani 5:64)
Nė rastin e njė konflikti, besimtarėt duhet luftojnė nėse lufta ėshtė
e nevojshme. Nėse kundėrshtarėt sulmojnė, nuk mbetet asnjė zgjidhje tjetėr,
ndaj dhe lufta ėshtė e detyrueshme:
"Po nėse ata ndalen (nga provokimi), Zoti ėshtė Falės,
Mėshirues." (Kurani 2:192)

Njė pamje e sotme nga Medina, qyteti
ku Profeti Muhamed dhe muslimanėt u shpėrngulėn dhe ngritėn qeverisjen
e tyre.
|
Njė hulumtim i hollėsishėm i jetės sė Profetit Muhammed (paqja qoftė
mbi tė) tregon se lufta ishte metoda qė pėrdorte pėr tė mbrojtur muslimanėt,
territoret dhe tė drejtat e tyre.
Zbulesa kuranore ndaj Profetit Muhamed vazhdoi pėr njė periudhė prej
23 vjetėsh. Gjatė 13 vjetėve tė parė tė kėsaj periudhe, muslimanėt jetonin
si pakicė, nėn njė qeverisje pagane nė Mekė dhe ishin tė detyruar tė ballafaqoheshin
me shtypjen. Shumė muslimanė u diskriminuan, u dhunuan, u torturuan, madje
u vranė. Shtėpitė dhe pronat u rrėnuan e u grabitėn. Megjithatė, muslimanėt
vazhduan t'i jetojnė pa kaluar nė dhunė dhe gjithmonė u bėnė thirrje paganėve
pėr paqe.
Kur shtypja e paganėve u bė tėrėsisht e padurueshme, muslimanėt u shpėrngulėn
nė qytetin e Jethribit, i cili mė vonė do tė quhej "Medine". Aty ata do
tė vendosnin qeverisjen e tyre nė njė mjedis mė tė lirė dhe mė miqėsor.
Edhe pasi ata vendosėn rendin e tyre, kjo nuk i shtyu aspak ata qė tė
rrėmbenin armėt kundėr paganėve tė egėr tė Mekes. Profeti Muhamed i urdhėroi
njerėzit e tij pėr luftė vetėm pasi mori shpalljen e mėposhtme hyjnore:
"U ėshtė dhėnė leje tė luftojnė atyre, kundėr tė cilėve
ėshtė luftuar, sepse atyre u ėshtė bėrė padrejtėsi. Zoti ka forcė t'u
vijė nė ndihmė atyre. U ėshtė dhėnė leje tė luftojnė atyre qė u pėrzunė
nga shtėpitė e veta pa tė drejtė, vetėm pėr arsyen se thanė: "Zoti ynė
ėshtė Allahu..." (Kurani 22:39:40)
Shkurt, muslimanėt janė tė lirė tė luftojnė kur shtypen dhe dhunohen.
Nė vargje tė tjera nga Kurani, muslimanėt paralajmėrohen pėr tė mos pėrdorur
provokime tė panevojshme:
"Luftoni nė rrugė tė Zotit kundėr atyre qė ju luftojnė,
por mos i tejkaloni kufijtė! Zoti nuk i do ata qė i tejkalojnė kufijtė."
(Kurani 2:190)
Pas shpalljes sė kėtyre vargjeve, ndodhėn disa luftra mes muslimanėve
dhe paganėve arabė. Pėr mė tepėr, Profeti Muhamed krijoi njė mjedis shoqėror
tė sigurtė e paqėsor pėr muslimanėt dhe paganėt, duke nėnshkruar Marrėveshjen
e Paqes tė Hudejbijes. Sipas kėsaj marrėveshjeje, u plotėsua pjesa mė
e madhe e kėrkesave tė paganėve. Pala qė e shkeli marrėveshjen dhe nisi
dhunėn ishte pėrsėri ajo e paganėve. Si rezultat i kthimeve tė shumta
nė Islam, ushtria muslimane arriti tė krijojė njė forcė tė madhe kundėr
arabėve paganė. Megjithatė, Muhamedi e mori Mekėn nėn kontroll pa gjakderdhje
dhe me njė shpirt tė madh tolerance. Nėse do tė kishte dashur, ai do tė
mund tė ishte hakmarrė kundėr udhėheqėsve paganė tė qytetit, por ai nuk
bėri asgjė kundėr tyre, i fali ata dhe i trajtoi me tolerancėn mė tė madhe.
Sipas fjalėve tė Xhon Espozitos, njė eksperti perėndimor tė Islamit, "me
mėnjanimin e hakmarrjes dhe plaēkitjes sė pushtimit, Profeti e zgjidhi
ēėshtjen duke siguruar amnistinė dhe duke mos zhveshur shpatėn kundėr
armiqve tė tij tė dikurshėm."2
Paganėt, tė cilėt mė vonė do tė pranonin Islamin me vullnetin
e tyre tė lirė, nuk kishin si tė mos e admironin kėtė fisnikėri tė karakterit
tė Profetit.
Jo vetėm gjatė ēlirimit tė Mekės, por edhe nė rrjedhėn e tė gjitha betejave
e ēlirimeve, tė bėra nė kohėn e Profetit Muhamed, tė drejtat e njerėzve
tė pambrojtur e tė pafajshėm u mbrojtėn me kujdesin mė tė madh. Profeti
Muhamed ua sillte ndėr mend shumė shpesh besimtarėve kėtė ēėshtje dhe
nėpėrmjet praktikės sė tij, ai u bė shembull pėr t'u ndjekur edhe nga
tė tjerėt. Nė tė vėrtetė, ai iu drejtua besimtarėve qė po pėrgatiteshin
tė niseshin pėr nė luftė, me kėto fjalė: "Shkoni nė luftė me pėrkushtim
ndaj fesė sė Zotit! Mos prekni gratė, pleqtė dhe fėmijėt! Pėrmirėsojeni
gjithmonė gjendjen e tyre dhe tregohuni tė butė me ta! Zoti i do njerėzit
e sinqertė."3 Dėrguari i Zotit
gjithashtu qartėsoi qėndrimin qė muslimanėt duhet tė mbajnė edhe nėse
gjenden ende nė flakėt e betejės:
"Mos vrisni fėmijė! Shmangni prekjen e njerėzve qė ia kanė pėrkushtuar
veten lutjes nėpėr kisha! Kurrė mos vrisni gra dhe pleq! Mos digjni e
as mos prisni pemė! Kurrė mos rrėnoni shtėpi!"4

Qabja, tek e cila vijnė ēdo vit afro
dy milionė muslimanė nga tė katėr anėt e botės, ėshtė njė simbol
i paqes dhe i tolerancės qė janė pjesė integrale e mėsimeve islame.
|
Parimet islame, qė Zoti shpall nė Kuran, flasin pėr njė politikė paqėsore
dhe tė matur tė Profetit Muhamed. Nė Kuran, Zoti i urdhėron besimtarėt
qė t'i trajtojnė jomuslimanėt me mirėsi e drejtėsi:
"Zoti nuk ju ndalon qė tė silleni me mirėsi e drejtėsi
ndaj atyre qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė apo nuk ju nxorėn me dhunė
nga shtėpitė tuaja. Zoti i do ata qė janė tė drejtė. Zoti ju ndalon qė
tė miqėsoheni vetėm me ata qė ju luftuan pėr ēėshtje tė fesė, ju nxorėn
nga shtėpitė dhe mbėshtetėn shpėrnguljen tuaj..." (Kurani 60:8-9)
Vargjet e mėsipėrme kuranore qartėsojnė se si muslimanėt duhet tė sillen
ndaj jomuslimanėve. Muslimani duhet t'i trajtojė tė gjithė jomuslimanėt
me mirėsi dhe duhet tė shmangė miqėsinė vetėm me ata qė shfaqin armiqėsi
ndaj Islamit. Edhe nė rast se kjo armiqėsi pasohet me sulme tė dhunshme
ndaj muslimanėve, pra, nėse ndaj tyre ėshtė ndezur njė luftė e hapur,
aktet e panevojshme tė dhunės dhe sulmet e padrejta janė tė ndaluara nė
Islam. Nė njė varg kuranor tjetėr, Zoti i paralajmėron muslimanėt pėr
kėtė dhe shpjegon se urrejtja e ndjerė ndaj armiqve nuk duhet t'i shtyjė
besimtarėt tė bėjnė padrejtėsi ndaj tyre. Pėrkundrazi, edhe nė kėtė rast,
muslimanėt duhet tė pėrgjigjen me drejtėsi, duke mos i lėnė pa vlerėsuar
dimensionet njerėzore tė situatės. Tė gjitha format e barbarisė, veprave
tė panevojshme tė dhunės dhe shtypjes sė padrejtė, janė tė ndaluara nė
Islam. Nė njė tjetėr varg tė Kuranit, Zoti i paralajmėron muslimanėt pėr
kėtė:
"O ju qė besuat! Tregohuni tė drejtė nė gjykim, dėshmitarė
tė sinqertė pėr hir tė Allahut! Mos lejoni qė urrejtja ndaj njė grupi
njerėzish t'ju shtyjė tė bėni padrejtėsi ndaj tyre! Tregohuni tė drejtė!
Kjo ėshtė mė pranė devotshmėrisė. Kijeni frikė Allahun! Ai ėshtė i njohur
me atė qė veproni." (Kurani 5:8)
Kuptimi i konceptit tė "Xhihadit"
Njė tjetėr koncept qė pėr shkak tė kontekstit tė diskutimit vlen tė sqarohet,
ėshtė ai i "xhihadit".
Kuptimi i saktė i fjalės "xhihad" ėshtė "pėrpjekje". Kėshtu, nė Islam
"tė bėsh xhihad", do tė thotė "tė mundohesh, tė bėsh pėrpjekje". Ndaj
"xhihadi mė i madh ėshtė xhihadi qė njeriu kryen ndaj vetvetes." Kjo nėnkupton
pėrpjekjen e njeriut pėr tė luftuar dėshirat egoiste.
E parė nga pikėpamja kuranore, fjala "xhihad" nėnkupton gjithashtu luftė
nė rrafshin intelektual kundėr shtypjes dhe padrejtėsisė shoqėrore, kundėr
dhunimit, barbarisė dhe shkeljes sė tė drejtave tė njeriut. Qėllimi i
kėsaj lufte ėshtė qė tė sjellė drejtėsi, paqe dhe barazi.
Pėrveē kėtyre kuptimeve ideologjike dhe shpirtėrore, edhe lufta dhe pėrpjekja
nė kuptimin fizik pėrbėjnė "xhihad". Pėrdorimi i konceptit tė "xhihadit"
pėr veprat e dhunės kundėr njerėzve tė pafajshėm, pra, pėr terrorin, do
tė ishte i padrejtė dhe do tė pėrbėnte zhveshje tė termit nga kuptimi
i tij i vėrtetė.
Dhembshuria, toleranca dhe humanizmi nė historinė islame
Pėr t'i pėrmbledhur faktet qė kemi trajtuar mė sipėr, mund tė themi se
doktrina politike e Islamit (me fjalė tė tjera, rregullsitė dhe parimet
islame nė lidhje me ēėshtjet politike), ėshtė jashtėzakonisht e moderuar
dhe paqedashėse. Kjo e vėrtetė pranohet gjerėsisht nga historianėt dhe
teologėt jomuslimanė. Njė prej tyre ėshtė historiania britanike Karen
Armstrong, ish-murgeshė dhe eksperte e historisė sė Lindjes sė Mesme.
Nė librin e saj "Lufta e shenjtė", i cili merr nė shqyrtim historinė e
tri feve me origjinė hyjnore, ajo parashtron komentet e mėposhtme:
"...Fjala "Islam" nė gjuhėn arabe rrjedh nga e njėjta rrėnjė me fjalėn
"paqe" dhe Kurani e dėnon luftėn si njė gjendje anormale e ēėshtjeve,
nė kundėrshtim me dėshirėn e Zotit... Islami nuk e pėrligj njė luftė tėrėsisht
sulmuese shfarosjeje.... Islami pranon se lufta ėshtė e pashmangshme dhe
nganjėherė, njė detyrė pozitive pėr t'i dhėnė fund shtypjes dhe vuajtjes.
Kurani mėson se lufta duhet tė kufizohet dhe tė zhvillohet nė njė mėnyrė
sa mė njerėzore tė mundshme. Muhamedit i ėshtė dashur tė luftojė jo vetėm
mekasit, por edhe fiset ēifute nė atė zonė apo fiset e krishtera tė Sirisė,
tė cilėt planifikonin ta sulmonin atė nė aleancė me ēifutėt. Megjithatė,
kjo nuk e bėri Muhamedin qė t'i denonconte Ithtarėt e Librit. Muslimanėt
u detyruan tė vetėmbrohen, por ata nuk po zhvillonin njė "luftė tė shenjtė"
kundėr fesė sė armiqve tė tyre. Kur Muhamedi dėrgoi njeriun e tij, Zejdin,
kundėr tė krishterėve nė krye tė njė ushtrie muslimanėsh, ai i porositi
ata tė luftojnė nė rrugė tė Zotit me trimėri, por njerėzisht. Ata nuk
duhej tė shqetėsonin as priftėrinj, murgj e murgesha, as njerėzit e dobėt
e tė pandihmė qė nuk ishin nė gjendje tė luftonin. Nuk duhej bėrė masakėr
ndaj civilėve, madje nuk duhej prerė as edhe njė pemė apo rrėzuar ndonjė
ndėrtesė."5
Pas vdekjes sė Profetit, kalifėt qė e ndoqėn atė ishin gjithashtu, shumė
tė ndjeshėm nė tė ushtruarit e drejtėsisė. Nė vendet e marra nėn kontroll,
si vendasit, ashtu edhe tė sapoardhurit jetonin nė paqe e siguri. Ebu
Bekri, kalifi i parė, u kėrkoi njerėzve tė tij qė tė zbatojnė drejtėsinė
dhe tė mbajnė qėndrime toleruese nė kėto vende. Tė gjitha kėto qėndrime
ishin nė pėrputhje me vlerat e Kuranit. Ebu Bekri i dha urdhrin e mėposhtėm
ushtrisė sė tij, nė ekspeditėn e parė tė Sirisė:
 
Nė vendet pėrreth Jeruzalemit qė janė
qeverisur nga muslimanėt pėr periudha tė gjata kohe, tashmė paqja
dhe toleranca janė zėvendėsuar me luftėn dhe konfliktin.
|
"Ndaluni, o njerėz, qė tė mund t'ju jap dhjetė rregulla pėr t'i mbajtur
nė mend e nė zemėr. Mos tradhėtoni, as mos iu largoni rrugės sė drejtė!
Ju nuk duhet tė gjymtoni, as tė vrisni fėmijė, burra tė moshuar apo gra.
Mos shkulni pemėt e hurmave arabe, as mos i digjni ato me zjarr! Mos prisni
asnjė pemė frutore! Mos therrni asnjė kafshė nga tufa e deveve, pėrveē
atyre qė ju duhen pėr tė jetuar! Ka mundėsi tė kaloni pranė njerėzve qė
ia kanė pėrkushtuar jetėn e tyre shėrbimit nė manastire. Lerini ata tė
qetė nė atė qė janė pėrkushtuar! Ka mundėsi, gjithashtu, tė gjeni njerėz
qė do t'ju dhurojnė ushqime tė ēfarėdollojshme. Mund tė hani, por mos
harroni tė pėrmendni emrin e Allahut!"6
Omer bin Hatabi, i cili ndoqi Ebu Bekrin nė detyrėn e kalifit, ishte
i famshėm pėr mėnyrėn se si ushtronte drejtėsinė dhe si i respektonte
marrėveshjet me banorėt e vendeve qė merrte nėn kontroll. Secila nga kėto
marrėveshje pėrbėnte njė shembull tolerance dhe drejtėsie. Pėr shembull,
nė deklaratėn e sigurimit tė mbrojtjes pėr tė krishterėt e Jeruzalemit
dhe Lodit, ai siguroi se kishat nuk do tė rrėnoheshin. Omeri garantoi
tė njėjtat kushte pėr tė krishterėt e Betlehemit. Gjatė marrjes sė Medainit,
deklarata e mbrojtjes, dhėnė patriarkut nestorian Ishojab III (650 - 660
e.s.) pėrsėri garantonte se kishat nuk do tė shkatėrroheshin dhe se asnjė
ndėrtesė fetare nuk do tė shndėrrohej nė shtėpi a xhami. Letra e shkruar
nga patriarku pėr peshkopin e Farsit (Persisė), pas marrjes sė qytetit
pėrbėn njė nga shembujt mė mahnitės, qė na tregon me fjalėt e njė tė krishteri,
tolerancėn dhe dashamirėsinė e udhėheqėsve muslimanė ndaj Ithtarėve tė
Librit:
"Arabėt, tė cilėve Zoti u ka dhėnė nė kėtė kohė qeverisjen e botės...
nuk e persekutojnė fenė e krishterė. Nė tė vėrtetė, tregojnė dashamirėsi
ndaj saj, nderojnė priftėrinjtė dhe shenjtorėt e Zotit dhe u sjellin dhurata
kishave e manastireve."7
Tė gjithė kėta shembuj janė shumė tė rėndėsishėm pėr tė zbuluar e kuptuar
drejtėsinė dhe tolerancėn e besimtarėve tė vėrtetė. Zoti urdhėron si mė
poshtė:
"Zoti ju urdhėron t'ia riktheni pronarėve tė tyre sendet
qė i mbani nė mirėbesim dhe kur tė gjykoni mes njerėzve, tė gjykoni me
drejtėsi. Sa e mrekullueshme ėshtė ajo qė Zoti ju urdhėron juve! Zoti
dėgjon gjithēka, sheh gjithēka." (Kurani 4:58)
Kenon Tejlor, njė nga udhėheqėsit misionarė tė Kishės Anglikane, e shpreh
kėshtu bukurinė e shfaqur nė moralin islam, nė njė nga ligjėratat e tij:
"Ai [Islami], solli doktrinat themelore tė fesė: njėshmėrinė dhe madhėshtinė
e Zotit, faktin se Ai ėshtė i mėshirshėm dhe i drejtė, se Ai kėrkon bindje
ndaj vullnetit tė Tij, pėrkushtim e besim. Islami shpalli pėrgjegjėsinė
e njeriut, njė jetė tė ardhshme, njė ditė gjykimi, si dhe dėnimin e ashpėr
qė i pret tė ligjtė. Islami solli detyrimin pėr plotėsimin e detyrave
tė lutjeve rituale, pėr dhėnien e lėmoshės, pėr agjėrim e bamirėsi. Islami
i hodhi tej virtytet artificiale, mashtrimet e marrėzitė fetare, ndjenjat
e zvetėnuara morale dhe delikatesėn verbale tė zėnkave teologjike... Islami
i solli shpresė skllavit, vėllazėri njerėzimit, si dhe u siguroi njohje
tė vėrtetave themelore tė natyrės njerėzore."8
 
Nė vendet pėrreth Jeruzalemit qė janė
qeverisur nga muslimanėt pėr periudha tė gjata kohe, tashmė paqja
dhe toleranca janė zėvendėsuar me luftėn dhe konfliktin.
|
Pohimi i rremė se njerėzit nė vendet e marra nėn kontroll nga muslimanėt
u konvertuan nė Islam nėn kėrcėnim e dhunė, ėshtė refuzuar gjithashtu,
nga studjuesit perėndimorė, ndėrsa ėshtė konfirmuar prej tyre drejtėsia
e qėndrimi tolerant i muslimanėve. Studjuesi L. Braun shprehet pėr kėtė
si mė poshtė:
"Kėto fakte tė sigurta hedhin poshtė idenė e ushqyer kaq gjerėsisht nė
shkrimet e krishtera, se gjoja muslimanėt kudo qė shkuan, detyruan njerėzit
tė pranojnė Islamin me tehun e shpatės."9
Nė librin e tij "Perspektiva e Islamit", Brauni shkon mė tej, duke thėnė
se arsyeja e vėrtetė pas pushtimeve tė muslimanėve ishte vėllazėria e
Islamit. Shumica dėrrmuese e administruesve muslimanė, qė qeverisėn vendet
muslimane pėrgjatė historisė, i trajtuan anėtarėt e besimeve tė tjera
me tolerancėn dhe respektin mė tė madh. Brenda kufijve tė shteteve islamike,
si ēifutėt, ashtu edhe tė krishterėt kanė jetuar nė paqe e liri.
 
Shumė kryqtarė u habitėn nga qėndrimi
i drejtė, tolerant dhe i mėshirshėm qė shfaqėn muslimanėt edhe nė
fushėn e betejės. Mė vonė, ata e shprehėn hapur admirimin nė kujtimet
e tyre. Nė pikturėn e mėsipėrme shohim Kryqėzatėn e Dytė, tė nisur
nga Luigji VII.
|
Profesori i fesė dhe i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin e
Xhorxhtaunit, Xhon Espozito, e pėrshkruan kėshtu tolerancėn e jashtėzakonshme,
me tė cilėn u trajtuan ēifutėt dhe tė krishterėt nė administratėn muslimane:
Ushtritė muslimane treguan aftėsi tė jashtėzakonshme si nė betejė, ashtu
edhe nė administrim, treguan qė ishin ndėrtuese mė shumė se rrėnuese.
Ato zėvendėsuan qeverisjet dhe ushtritė vendase, por ruajtėn gjithashtu,
shumė nga qeverisja, burokracia dhe kultura vendore. Pėr shumė njerėz
nė vendet e pushtuara, kjo pėrbėnte njė ndryshim qeverisėsish, njė ndryshim
qė u sillte paqe popujve tė demoralizuar dhe tė pakėnaqur nga fatkeqėsitė
dhe taksat e larta tė viteve tė luftės mes bizantinėve dhe persėve. Bashkėsitė
vendore ishin tė lira tė ndiqnin jetėn e tyre normale dhe tė kujdeseshin
vetė pėr ēėshtjet e tyre tė brendshme. Nė shumė raste, popullsitė e vendeve
nė fjalė e vlerėsonin qeverisjen muslimane si mė elastike dhe mė tolerante
se ajo e kohės sė Bizantit dhe e Persisė. Bashkėsitė fetare ishin tė lira
tė zbatonin fenė e tyre, tė ndiqnin ritualet dhe tė qeveriseshin nga udhėheqėsit
e tyre fetarė, e nga ligjet veta nė ēėshtje si martesa, divorci e trashėgimia.
Nė shkėmbim, atyre u kėrkohej tė paguanin njė tatim (xhizje), qė u siguronte
atyre mbrojtjen muslimane nga ēdo sulm i jashtėm dhe i ēlironte nga detyrimi
i shėrbimit ushtarak. Pėr kėtė arsye, ata quheshin "tė mbrojtur" (dhimmi).
Nė tė vėrtetė, kjo shpesh do tė thoshte taksa mė tė ulėta, autonomi mė
tė madhe lokale, qeverisje nga semitėt, tė cilėt ishin mė pranė vendasve
pėr nga gjuha e lidhjet kulturore nė krahasim me elitėn e helenizuar greko-romake
tė Bizantit, si dhe liri mė tė madhe pėr ēifutėt dhe tė krishterėt vendas.
Shumica e kishave tė krishtera, si nestorianėt, monofizitėt, jakobitėt
dhe koptėt, ishin pėrndjekur si heretikė dhe skizmatikė nga ortodoksia
e krishterė. Pėr kėtė arsye, disa bashkėsi ēifute dhe tė krishtera u ndihmuan
ushtrive pushtuese dhe i vlerėsuan ato si mė pak shtypėse se sa padronėt
e vjetėr perandorakė. Nė shumė raste, pushtimet sollėn njė Pax Islamica
nė atė zonė tė ndezur luftrash."10
Njė tjetėr "Pax Islamica" ishte ajo qė Islami u solli grave, tė cilat
pėrbėnin njė segment tė shoqėrisė, ndaj tė cilit ishte abuzuar jashtė
mase nė kohėt paraislame. Profesor Bernard Ljuis, i njohur si njė ndėr
ekspertėt mė tė mėdhenj tė Lindjes sė Mesme, bėn komentin e mėposhtėm:
Nė pėrgjithėsi, ardhja e Islamit solli njė pėrmirėsim tė jashtėzakonshėm
tė pozitės sė grave nė Arabinė e lashtė, duke u siguruar atyre pronėsinė
dhe disa tė drejta tė tjera, si dhe duke marrė njė masė mbrojtjeje ndaj
keqtrajtimit prej burrave apo kujdestarėve. Vrasja e fėmijėve femra, e
sanksionuar pėrmes zakoneve nė Arabinė pagane, u ndalua nė Islam. Megjithatė,
pozita e gruas u dobėsua dhe u pėrkeqėsua nė shumė drejtime, kur mesazhi
origjinal i Islamit e humbi ndjeshėm gjallėrinė e tij dhe u modifikua
nėn ndikimin e zakoneve dhe traditave pararendėse."11

Qeverisja muslimane nė Spanjė mori
fund nė vitin 1492 kur Granada u pushtua nga ushtritė e mbretit
Ferdinand dhe mbretėreshės Izabela. Nė pikturėn e mėsipėrme ėshtė
pasqyruar rrethimi i qytetit.
|
Mbretėria e Turqve Selxhukė dhe Perandoria Osmane njiheshin gjithashtu,
pėr pikėpamjet e tyre tolerante nė lidhje me Islamin. Nė librin e tij
"Pėrhapja e Islamit nė botė", studjuesi britanik Sėr Tomas Arnold, sqaron
se ishte kjo arsyeja, pėr tė cilėn tė krishterėt dėshironin tė hynin nėn
qeverisjen selxhuke:
"Po nė atė kohė, pėrsėri kjo ndjenjė sigurie pėr jetėn fetare nėn qeverisjen
muslimane, i bėri shumė tė krishterė tė Azisė sė Vogėl qė ta mirėprisnin
ardhjen e turqve selxhukė si ēliruesit e tyre... Nė mbretėrinė e Mikaelit
VIII (1261 - 1282), turqit u ftuan shpesh nga banorėt vendas, pėr tė marrė
nėn kontroll qytete tė vogla nė brendėsi tė Azisė sė Vogėl. Nė kėtė mėnyrė,
banorėve u krijohej mundėsia qė t'i shpėtonin tiranisė sė perandorisė.
Gjithashtu, tė varfėr e tė pasur shpėrnguleshin shpesh nė vendet e sunduara
nga turqit."12
Malik Shah, udhėheqėsi i Perandorisė Islame Selxhuke nė kohėn kur ajo
njohu kulmin e shkėlqimit tė saj, i trajtonte njerėzit e vendeve tė pushtuara
me tolerancė e dashamirėsi dhe pėr kėtė arsye, ai kujtohej prej tyre me
respekt e dashuri. Tė gjithė historianėt objektivė bėjnė fjalė nė veprat
e tyre pėr tolerancėn dhe drejtėsinė e Malik Shahut. Qėndrimi i tij dashamirės
nxiti gjithashtu, ndjenja dashurie ndaj tij edhe nė zemrat e Ithtarėve
tė Librit. Pėr kėtė arsye, nė njė formė tė pashembullt nė histori, shumė
qytete hynė nėn qeverisjen e Malik Shahut me vullnetin e tyre tė lirė.
Sėr Tomas Arnold pėrmend gjithashtu, se Odo de Dioxhilo, njė murg i Shėn
Denisit, kishte marrė pjesė ne Kryqėzatėn e Dytė si kapelan personal i
Luigjit VII. Ai bėn fjalė nė kujtimet e veta pėr drejtėsinė, me tė cilėn
muslimanėt qeverisnin, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare e subjekteve
tė ndryshme. Mbėshtetur nė rrėfimin historik tė Odo de Dioxhilos, Sėr
Tomas Arnold shkruan:
"Gjendja e tė mbijetuarve do tė kishte qenė tėrėsisht e pashpresė, nėse
pamja e tyre e mjeruar nuk do t'i kishte prekur zemrat e muhamedanėve
dhe nuk do t'i kishte nxitur ata nė mėshirė. Ata u kujdesėn pėr tė sėmurėt,
u siguruan ndihmė tė varfėrve e tė uriturve me bujari tė madhe. Disa madje
morėn paratė frėnge qė grekėt ua kishin marrė pelegrinėve me forcė apo
dhelpėri dhe ua shpėrndanė me tepri e zemėrgjerėsi nevojtarėve. Kaq i
madh ishte ndryshimi mes trajtimit qė pelegrinėve iu bė nga jobesimtarėt
dhe mizorisė qė iu shkaktua atyre nga bashkėfetarėt e tyre tė krishterė,
grekėt, tė cilėt i detyruan tė punonin me dhunė, i rrahėn dhe u grabitėn
edhe atė pak gjė qė u kishte mbetur, duke i detyruar qė shumė prej tyre
tė pranojnė me dėshirė fenė e ēlirimtarėve tė tyre. Njė kronikan i vjetėr
[Odo de Dioxhilo] thotė: "Duke iu shmangur bashkėfetarėve tė tyre, tė
cilėt kishin qenė aq mizorė me ta, ata shkuan e gjetėn siguri pranė tė
pafeve, tė cilėt u treguan tė mėshirshėm dhe sikurse morėm vesh, mė shumė
se tre mijė iu bashkuan turqve, duke i ndjekur ata edhe pasi u larguan."13
Kėto fjalė tė historianėve tregojnė, se administruesit muslimanė, tė
cilėt zbatonin me sinqeritet moralin e Islamit, qeverisnin gjithmonė me
tolerancė, mirėsi e drejtėsi. Nė tė njėjtėn mėnyrė, historia e Perandorisė
Osmane qė qeverisi pėr shekuj me radhė vende tė shumta nė tre kontinente,
ėshtė e mbushur me shembuj tolerance.
 
Sulltani Bajazidi II ishte njė musliman
i pėrkushtuar. Ai i mirėpriti ēifutėt qė u larguan nga pėrndjekjet
nė Spanjė dhe u siguroi atyre lirinė pėr tė praktikuar fenė e tyre
nė vendet muslimane.
|
Mėnyra se si ēifutėt u strehuan nė vendet osmane gjatė kohės sė sulltan
Bajazidit II, pasi iu nėnshtruan masakrave dhe shpėrnguljes nga mbretėritė
katolike tė Spanjės e Portugalisė, ėshtė njė shembull shumė i mirė i tolerancės
qė buron nga morali islam. Mbretėrit katolikė, tė cilėt qeverisnin Spanjėn
nė atė kohė, ushtruan trysni tė madhe mbi ēifutėt qė mė parė kishin jetuar
nė paqe nėn qeverisjen muslimane nė Andaluzi. Ndėrsa muslimanė, tė krishterė
e ēifutė ishin nė gjendje tė jetonin sė bashku nė paqe nė Andaluzi, mbretėrit
katolikė u pėrpoqėn ta detyrojnė gjithė vendin qė tė bėhet i krishterė,
u shpallėn luftė muslimanėve dhe i shtypėn egėrsisht ēifutėt. Pėr pasojė,
qeverisėsit muslimanė tė rajonit tė Granadės nė jug tė Spanjės, u rrėzuan
nė vitin 1492. Muslimanėt iu nėnshtruan masakrimeve tė tmerrshme dhe u
vranė. Edhe ēifutėt qė nuk pranonin tė ndryshonin fenė e tyre, u shpėrngulėn
me dhunė.

Ēlirimi i Stambollit nga sulltan Mehmeti,
do tė thoshte liri pėr ēifutėt dhe pėr tė krishterėt heterodoksė
qė i ishin nėnshtruar pėr shekuj me radhė shtypjes sė sunduesve
romakė e bizantinė.
|
Njė grup prej kėtyrė ēifutėve, tė mbetur pa atdhe, kėrkoi strehė nė Perandorinė
Osmane dhe shteti i lejoi ata qė tė qėndrojnė. Flota Osmane, nėn komandėn
e Kemal Reisit, i solli ēifutėt e shpėrngulur, si dhe muslimanėt qė mundėn
tė mbijetojnė, nė vendin e osmanėve.
Sulltan Mehmeti i bėri shumė lėshime Patriarkatit.
Patriarku gėzonte autonomi pėr herė tė parė nė histori dhe kjo ndodhi
nė qeverisjen osmane. Nė pikturė shihet sulltani Mehmeti duke pritur
patriarkun.
|
Sulltan Bajazidi II ėshtė i njohur nė histori si njė udhėheqės e besimtar
i mirė dhe nė pranverėn e vitit 1492, ai i strehoi ēifutėt e shpėrngulur
nga Spanja nė disa vende tė perandorisė, pranė Edrenesė dhe Selanikut.
Mė shumė se 25,000 ēifutė turq qė jetojnė nė Turqinė e sotme, janė pasardhėsit
e ēifutėve spanjollė. Ata kanė ruajtur fenė dhe traditat qė kishin nė
Spanjė 500 vjet mė parė nė kushtet e Turqisė sė sotme dhe vazhdojnė tė
jetojnė tė qetė e me tė drejta tė barabarta me qytetarėt e tjerė. Ata
kanė shkollat, spitalet, azilet e pleqve, shoqėritė kulturore dhe gazetat
e tyre. Ata kanė tregėtarė e sipėrmarrės tė mėdhenj, pėrfaqėsues nė profesione
tė shumta, nga ēėshtjet teknike, te marketingu, me qarqe intelektuale
nė rritje. Ndėrsa bashkėsitė ēifute nė Evropė, pėr shekuj me radhė, i
janė nėnshtruar frikės nga sulmet raciste antisemite, ēifutėt nė Turqi
kanė jetuar nė paqe e siguri. Ky shembull ėshtė i mjaftueshėm pėr tė treguar
tolerancėn dhe konceptin pėr drejtėsinė qė Islami mbart me vete.
Mirėsia dhe toleranca, e shprehur nga Sulltan Bajazidi II, vihen re te
tė gjithė sulltanėt osmanė. Kur sulltan Mehmet Fatihu mori Kostandinopojėn,
ai i lejoi tė krishterėt dhe ēifutėt qė tė jetonin tė lirė nė atė vend.
Andre Mikel, i cili ėshtė i njohur pėr veprat me vlera tė veēanta mbi
praktikat e drejta e tolerante tė muslimanėve dhe botės sė Islamit, thotė:
"Bashkėsitė e krishtera jetonin nė njė shtet tė miradministruar qė ata
nuk e kishin njohur gjatė periudhės bizantine e latine. Ata nuk iu nėnshtruan
kurrė pėrndjekjes sistematike. Pėrkundrazi, perandoria dhe veēanėrisht
Stambolli, u shndėrruan nė strehė pėr ēifutėt spanjollė, tė cilėt ishin
keqtrajtuar nė vendin e tyre. Njerėzit nuk u islamizuan kurrė me forcė;
lėvizjet e islamizimit erdhėn si rezultat i proceseve shoqėrore."14
Siē del nga kėto fakte, muslimanėt asnjėherė gjatė historisė sė tyre,
nuk kanė qenė shtypės. Pėrkundrazi, ata u kanė sjellė paqe dhe siguri
tė gjitha kombeve dhe besimeve kudo qė kanė shkuar. Ata janė sjellė mirė
me tė gjithė njerėzit, duke vepruar nė pajtim me vargun kuranor qė thotė:
"Adhuroni Zotin dhe mos i shoqėroni asgjė Atij nė adhurim!
Tregohuni tė mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj
tė mjerėve, ndaj fqinjėve tuaj tė afėrm e tė largėt, ndaj miqve, ndaj
udhėtarėve dhe ndaj skllevėrve tuaj! Zoti nuk e do atė qė ėshtė mburracak
e mendjemadh." (Kurani 4:36)
Shkurt, miqėsia, vėllazėria, paqja dhe dashuria janė bazat e moralit
kuranor dhe muslimanėt pėrpiqen qė tė mishėrojnė pikėrisht kėto virtyte
tė larta.
Ata qė besojnė dhe nuk e pėrziejnė besimin
e tyre me padrejtėsi (politeizėm), janė tė vetmit qė kanė shpėtuar...
(Kurani 6:82)
|
|