| ATA QË GJYKOJNË NË EMRIN E ALLAHUT
A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? (Sure Shura: 21)
Siç u bë fjalë më heret, disa njerëz sjellin vendime të padrejta që nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin, përcaktojnë çka është e ligjshme dhe e paligjshme dhe shpallin atë që Allahu e ka shpallur të ligjshme si të paligjshme dhe anasjelltas. Në ndërkohë, ata ndryshojnë origjinalitetin dhe thelbin e fesë dhe sajojnë “një fe të rrejshme të sajuar prej njeriut” me besimet dhe praktikat e veta. Shumë njerëz, të cilët nuk e njohin Kur’anin dhe Islamin, dështojnë të njohin natyrën e padrejtë të kësaj “feje” dhe kështu mashtrohen dhe e pasojnë atë në mënyrë të pandërgjegjshme. Në këtë mënyrë ata të cilët vendosin urdhëra në emër të Allahut çojnë njerëzit në gjynah dhe kundërshtim. Kur’ani përshkruan gjendjen e tyre si vijon:
Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga Libri, po ajo nuk është nga Libri. Madje thonë: “Kjo është nga All-llahu," por ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun. (Sure Ali Imran: 78)
Disa shoqëri të cilat nuk e përqafojnë fenë e drejtë të Allahut dhe këmbëngulin në besimet e tyre të trashëguara madje shkojnë aq larg sa të bëjnë shpifje për Allahun. Pasiqë ata as që e fusin në punë urtësinë dhe ndërgjegjen e tyre dhe as nuk din ta vlerësojnë shtrirjen e diturisë së Allahut, ata mbeten pa asnjë arsyetim që do t’i udhëzojë ata drejt të vërtetës. Dhe kështu ata shpikin shumë besime që janë të papajtueshme me Kur’anin dhe çojnë të paditurit në rrugët e padrejtësisë. Ata bëjnë atë që është e ligjshme të paligjshme dhe anasjelltas dhe bëjnë akuza të pabaza, siç lexojmë në vargjet në vijim:
Dhe sipas bindjes së tyre ata thonë: "Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara. Askush nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëve ne ua lejomë; këto janë kafshë që është e ndaluar t'u hipet; këto janë kafshë që gjatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t'i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre. Madje ata thonë: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse (fruti në bark) ishte i ngordhur, ata (mashkuj e femra) ishin të barabartë në të. Ai (All-llahu) do të ndëshkojë cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij. S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin të udhëzuar. (Sure En’am: 138-140)
Prandaj, ata të cilët merren me aktivitete të tilla njoftohen për mënyrën se si do të ndëshkohen në Ahiret dhe për faktin se nuk mund ta shmangin atë. Në Suren En’am, Allahu jap shembullin në vijim në lidhje me mizorinë që kryejnë këta njerëz “pa kurrfarë dijenie”
Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkujt i ka ndaluar, a dy femrat, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave? A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t'i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët. (Sure En’am: 144)
Këto vargje bëjnë të qartë gjithashtu se shumica e njerëzve kanë prirje të gjykojnë në emër të Allahut dhe ia mveshin ato gjëra për të cilat nuk kanë kurrfarë dijenie fesë. Duke qenë kështu, Zoti ynë, I Cili e njeh më së miri natyrën njerëzore, paralajmëron njerëzimin kështu: “Mos i thoni asaj (rrenës) që gjuhët tuaja thonë: ‘Kjo është e ligjshme e kjo është e paligjshme,’ e të shpifni rrenë ndaj All-llahut. Vërtet, ata që shpifin rrenë ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim. (Sure Nahl: 116). Në Suren Saffat, në anën tjetër, Allahu i pyet këta njerëz:
Po ç'keni ju kështu? Si po gjykoni ashtu? A nuk jeni duke menduar? A mos keni ju ndonjë argument të sigurt? Silleni pra, Librin tuaj, nëse e flisni të vërtetën! (Sure Saffat: 154-157)
Allahu është i vetmi gjykues, dhe Kur’ani përcjellë gjykimet/vendimet e Tij në formën më të qartë dhe më të kuptueshme. Allahu tërheq një vijë absolute midis asaj që është e ligjshme dhe e paligjshme dhe qartëson gjithçka që ka të bëjë me këto gjykime/vendime në mënyrë që asgjë të mos mbetet e hapur për t’u vënë në dyshim. Njerëzit mund të përcaktojnë nëse një vendim është i drejtë apo jo duke iu referuar Kur’anit dhe Sunnetit të Profetit tonë (saas). Kjo është mëshirë dhe lehtësi e madhe që Allahut ia dhuroi njerëzimit. Me të vërtetë, Profeti ynë (saas) pohon se Kur’ani është udhëzuesi dhe burimi i vetëm që i nevojitet njerëzimit:
Ju kam lënë atë që, për sa kohë që i përmbaheni, kurrë s’do t’ju lë të devijoni pas meje: Librin e Allahut, një Litar që shtrihet prej qiejve në Tokë dhe Ahl al-Bayt-in tim. (Tirmidhiu)
Kur’ani u drejtohet njerëzve të të gjitha kohërave. Për këtë arsye, pohimet e tij se Allahu është i vetmi gjykues dhe se ata që pretendojnë të gjykojnë në emrin e Tij do të përjetojnë fund të keq meritojnë që të mendojmë seriozisht për to. Kur’ani ofron shpjegim të hollësishëm për fetë dhe besimet e rrejshme të popujve të kaluar të sajuara nga njeriu. Në ditët tona, disa njerëz formulojnë gjykime të mangëta dhe shpjegim të paarsyeshëm në emër të fesë, pasiqë ata nuk pasojnë udhëzimin Hyjnor të Kur’anit dhe të Sunnetit të Profetit tonë (saas). Në vend të kësaj, ata përpiqen të mbështesin gjykimet e tyre mbi atë që ata dëgjojnë apo shohin. Për shembull, shumë njerëz gënjejnë në bisedat e tyre të përditshme, edhepse Kur’ani pohon se një praktikë e tillë është mëkat që do të ndëshkohet në Ahiret. Si alternativë, ata konstatojnë se “gënjeshtrat nga nevoja” janë të falshme. Por ky është një iluzion i madh, sepse Allahu shpalli çdo lloj gënjeshtre si mëkat.
Apo, dikush që nxitë njerëzit në veprime që Allahu nuk i pëlqen mundet padrejtësisht të pretendoj se mbanë përgjegjësinë për mëkatin që pason. Por Allahu e bën të qartë se kjo nuk është e mundshme: “Asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetrit.” (Sure Fatir: 18)
Rrjedhimisht, ata të cilët pohojnë se jetojnë në pajtim me vendimet e Allahut duhet t’i binden këtij urdhëri dhe t’i shmangen çfarëdo besimi apo qëndrimi që bie në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas). Për më tepër, Kur’ani na njofton se ata që e pasojnë fenë e tyre të sajuar dhe braktisin shpalljen e Allahut poashtu akuzojnë të Dërguarit e Tij për shtrembërim të fesë dhe për të qenit gënjeshtarë. Në një varg lexon si vijon:
Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi Paralajmëruesi (Pejgamberi) nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thonë: "Ky është magjistar i rremë. A mendon ai t'i bëjë zotërat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!” Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: “Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotërave tuaj, se kjo është një gjë e kurdisur. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në fenë e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim! A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani (Përkujtuesi)? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit (Përkujtuesit) Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim. (Sure Sad: 4-8)
Njerëzit e tillë në përgjithësi pohojnë se veprojnë në emër të fesë, sepse ata nuk kanë dijeni për Islamin. Ata të cilët nuk përfillin vendimet e Allahut apo që i ndryshojnë ato sepse janë në kundërshtim me interesat e tyre personale nuk kanë respekt për Allahun dhe Librin e Tij. Të tillët dështojnë të vlerësojnë se Zoti ynë, i Cili krijoi gjithçka nga asgjëja, mund të bëjë çfarë të dojë Ai, se Dituria e Tij përfshinë gjithçka dhe se Ai i din fshehtësitë e njeriut dhe atë që është edhe më e fshehtë. Mirëpo, “dituria” e tyre është e kufizuar me paragjykim dhe bestytni.
Allahu e shfaqë Rrugën e Tij të Drejtë në Kur’an:
Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve. (Sure En’am: 106)
MARRJA E KUR’ANIT SI UDHËRRËFYES
Ai (Xhibrili) me urdhërin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët. (Sure Bekare: 97)
Kur’ani paraqet fakte të sigurta dhe në çdo rast përfshinë informacionin më të saktë që iu shpall Profetit Muhammed (saas). Për këtë arsye, ata të cilët e marrin atë dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas) si kriterin e tyre të vetëm në jetë udhëzohen në Mëshirën e Allahut. Kjo veti e Kur’anit rrëfehet si vijon:
Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. (Sure Isra: 9)
Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm. (Sure Xhathije: 20)
Ata të cilët e përvetësojnë Kur’anin dhe rrugën e Profetit tonë (saas) si udhëzues kanë një mënyrë të jetesës që dallon shumë prej të tjerëve. Për shembull, ata nuk ndiejnë dëshpërim, shqetësim, mungesë shprese, mërzi apo kokëkrisje dhe nuk vuajnë nga bezdia apo paniku kur përballen me ngjarje të papritura, sepse Kur’ani dhe Sunneti i Profetit tonë (saas) i udhëzojnë ata gjithë kohën. Duke përkujtuar se jetojnë sipas fatit që Allahu ka zgjedhur për ta, ata i nënshtrohen Atij dhe kështu jetojnë në qetësi dhe reagojnë ndaj të gjitha ngjarjeve me urdhërat e Allahut në mendje. Çdo vendim, fjalë e shqiptuar dhe rresht i shkruar tregon për besnikërinë e tyre ndaj vlerave të Kur’anit. Duke qenë kështu, ata gjithmonë kanë ndërgjegje të pastër dhe e përjetojnë paqen shpirtërore që sjellë kjo gjendje. Allahu rrëfen për këtë në Suren Junus si vijon:
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahërorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. (Sure Junus: 57)
Mirëpo, vetëm ata që e duan dhe i frikësohen Allahut, i nënshtrohen Atij sinqerisht dhe parapëlqejnë Ahiretin ndaj dynjasë dhe i kushtojnë vëmendje Kur’anit dhe mendojnë për vargjet e tij. Në një varg tjetër, Allahu na urdhëron si vijon:
Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm si Këshillë (Përkujtim) për ata që frikësohen. (Sure Ta Ha: 2-3)
Kjo çështje është poashtu një fshehtësi e rëndësishme e Kur’anit. Për ta kuptuar atë, gjithçka nevojitet është një qëllim i vendosur, një besim i thellë dhe sinqeriteti, në kundërshtim me nivelin e lartë të zgjuarsisë, sepse Allahu i udhëzon robërit e Tij të vërtetë, siguron se ata përfitojnë nga Kur’ani dhe e arrijnë shpëtimin. Mirëpo, kjo Shpallje e Allahut njerëzimit i udhëzon vetëm ata të cilët e duan dhe ia kanë frikën Atij dhe i respektojnë kufizimet/ndalesat e Tij. Disa nga vargjet e rrëfyera janë si vijon:
Dhe (përkujtoju njerëzve) atë Ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitarë kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty të shpallëm Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për Muslimanët. (Sure Nahl: 89)
Thuaj; "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për Muslimanët. (Sure Nahl: 102)
Ato janë Ajete të Librit me plot urtësi të përsosur. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë. (Sure Lukman: 2-3)
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj Këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahërorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. (Sure Junus: 57)
Siç shpallin këto vargje, Kur’ani paralajmëron njerëzimin dhe udhëzon të gjithë Muslimanët që janë të përulur dhe i respektojnë ndalesat e Allahut. Bediuzzaman Said Nursi, një dijetar Islamik i madh Turk, shkruan se Kur’ani është udhëzim për robërit e devotshëm të Allahut: “Kur’ani i të Gjithëdijshmit është udhëzues për të vetëdijshmit dhe të ndërgjegjshmit, udhëzim për exhinët dhe njerëzit (dhe femrat), mësues i atyre që përpiqen ta arrijnë përsosmërinë dhe mësues i atyre që kërkojnë realitetin.” (Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, “Letrat: Letra e 26-të”)
KUR’ANI ËSHTË PËRKUJTUES PËR TË GJITHA BOTËRAT
Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botërat. (Sure Sad: 87)
Gjykimet e Kur’anit, Librit unik të urtësisë që Allahu e dërgoi si përkujtues për të gjitha botërat, do të vlejnë deri në Ditën e Gjykimit. Mirëpo, disa njerëz jo të sinqertë të cilët sajojnë arsyetime për t’mos iu bindur gjykimeve të tij padrejtësisht pohojnë se Kur’ani i drejtohet vetëm një periudhe të caktuar dhe vetëm shoqërisë Arabe të asaj kohe. Sipas këndvështrimit të cekët të tyre, disa prej mendimeve të tij mund të mos merren parasysh.
Duke qenë se Kur’ani qëndron mbi gjithë kohërat dhe vendet, është përkujtues për të gjithë njerëzit për jetën e amshueshme dhe i thërret ata në rrugën e drejtë. Siç lexojmë: “Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni. (Sure Zukhruf: 44), dhe prandaj njerëzit do të thirren që të japin përgjegjësi për veprimet e tyre në Jetën e Përtejme (në Ahiret).
Me urtësinë e tij unike dhe superiore, informacioni që përcjellë për të kaluarën dhe të ardhmën, si edhe stili i tij, i cili mënjanon harresën dhe sjelljen e bërë të zakonshme, Kur’ani është Libër i pashoq/i pakrahasueshëm. Kjo veti unike vlen për të gjithë njerëzit të cilët janë krijuar që nga shpallja e tij dhe të cilët do të krijohen deri në Ditën e Gjykimit.
Citimi në vazhdim nga Bediuzzaman Said Nursi konstaton se urtësia e Kur’anit është e amshueshme:
Njerëzit e të vërtetës dhe dijetarët këmbëngulës. Ata thonë: “Kur’ani është një thesar i pafund dhe i pashtershëm. Përveç nënshtrimit dhe pranimit të çështjeve të vendosura dhe të pakundërshtueshme, secila epokë pranon poashtu pjesën e saj të të vërtetave të fshehta të saj, në formën e një shtojce; nuk mund të futet pa leje në pjesën e një tjetre e cila është e fshehtë.” (Ibid., “Letra e 29-të”)
Bediuzzamani, i cili gjithashtu përmendi ndikimin e Kur’anit në njerëz, e përshkruan këtë ndikim si vijon:
Kjo është rinia e Kur’anit. Ai ruan freskinë dhe rininë e tij në secilën kohë sikurse të ishte shpallur rishtas. Në të vërtetë, Kur’ani duhet të ketë rini të përjetshme pasiqë, si adresë e para-përjetësisë, i drejtohet përnjëherë të gjithë njerëzve të secilës kohë. (Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, “Fjalët: Fjala e 25-të”)
Vendimet dhe ligjet e Kur’anit janë aq bindëse dhe të bazuara sa që forcohen vazhdimisht me kalimin e shekujve. (Ibid.)
Bediuzzamani më tutje konstaton se Kur’ani është një Libër i pashoq që nuk mund të zëvendësohet me asnjë libër tjetër:
Kur’ani assesi as nuk ka – as nuk mund të ketë – asnjë të barabartë. Absolutisht asgjë nuk mund ta zërë vendin e kësaj mrekullie më madhështore. (Ibid., “Fjala e 13-të”)
Për më tepër:
Ai tregon stilin e tij madhështor, të bukur dhe original, të cilin askush s’mund ta imitojë, edhepse e kënaq çdokend. Kalimi i kohës nuk bën që stili i tij të vjetërsohet; ai gjithmonë mbetet i freskët dhe i ri. Proza e tij dhe renditja e fjalëve janë aq mirë të rradhitura sa që është si i lartë ashtu edhe i këndshëm. Për falltarët dhe parashikuesit/profetizuesit tjerë të të Padukshmes, shfaqë natyrën e tij të mrekullueshme në njoftimet e tij të mrekullueshme në lidhje me të Padukshmen. Për historianët, ai shfaqë natyrën e tij të mrekullueshme duke dhënë informata në lidhje me ngjarjet e kohërave të kaluara, si edhe për ngjarjet e së ardhmës dhe për Mbretërinë (Jetën) e Ndërmjetme dhe për Ahiretin (Jetën e Përtejme). Për shkencëtarët social dhe politik, tregon natyrën e tij të mrekullueshme në parimet e tij të shenjta… Për njerëzit e pajisur me dijeni prej Allahut dhe me të vërtetat kozmike, ai tregon natyrën e mrekullueshme të të vërtetave të shenjta Hyjnore në Kur’an, përndryshe tregon për ekzistencën e kësaj natyre të mrekullueshme. Për Sufitë dhe të shenjtët tregon natyrën e tij të mrekullueshme në misteriet e fshehta të vargjeve të tij, të cilat pandërprerë ngriten dhe bien sikurse valët në detin e Kur’anit. Dhe kështu me rradhë. Për secilën prej kategorive të njerëzve, hap një dritare dhe shfaqë natyrën e tij të mrekullueshme. Madje edhe njerëzit e rëndomtë, të cilët vetëm e dëgjojnë Kur’anin duke kuptuar pak nga domethënia e tij, vërtetojnë se nuk ka ngjashmëri me asnjë libër tjetër. (Nursi, “Letra e 19-të”)
Përgjegjësia parësore e secilit person është t’i shërbej Allahut. Vetëm kthimi drejt Allahut me zemër të sinqertë dhe marrja e Kur’anit si udhërrëfyes e mundëson këtë. Secili person duhet ta marr këtë përgjegjësi dhe me vendosmëri ta përqafojë Kur’anin. Në Suren Hashr, Allahu rrëfen superioritetin e Kur’anit dhe shpjegon se çfarë përgjegjësie e madhe është që Kur’ani të merret si udhërrëfyes:
Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. (Sure Hashr: 21)
KUR’ANI ËSHTË KRITER QË BËN DALLIMIN NË MES TË SË DREJTËS DHE TË GABUARËS
Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar. (Sure Ali Imran: 4)
Në Kur’an, Allahu këshillon njerëzit dhe u tregon atyre rrugën e drejtë. Kur’ani është burimi i vetëm që i udhëheq njerëzit drejt diturisë së drejtë të Allahut, vlerave të Islamit, se si të jetohet në mënyrën me të cilën Allahu është i kënaqur dhe kriter absolut që dallon të drejtën nga e gabuara. Për këtë arsye, njëri prej emrave të Kur’anit është “Furkan”: libër që bën dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës.
Në këtë botë, njerëzit kanë besimet, synimet, vlerat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre për jetën. Mirëpo, gjykimet që Allahu shpallë në Kur’an janë të vetmet vlera që mund të konsiderohen si të drejta dhe të sakta. Siç shpallë Allahu në Suren Bekare: 120: “Udhëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë.” Prandaj, synimet dhe mënyrat e sajuara nga njerëzit për të jetësuar interesat e tyre personale kurrë nuk mund t’i udhëzojnë ata drejt të vërtetës dhe shpëtimit. Qëllimi i ekzistencës së njerëzimit dhe si të arrihet kjo, parimet ideale morale dhe sjellja e mirë që duhet të tregohet gjatë gjithë jetës së njeriut, mënyra se si të jetohet një jetë e shëndoshë fizike dhe shpirtërore, momenti i vdekjes dhe ajo që do t’i ndodhë shpirtit të njeriut në Ditën e Gjykimit – të gjitha këto rrëfehen në Kur’an.
Njeriu duhet ta lexojë Kur’anin me vëmendje për të përfituar prej tij dhe për të qenë i udhëzuar drejtë:
Atyre, të cilëve Ne u dhamë Librin dhe të cilët e lexojnë drejtë atë ashtu si duhet, ata e besojnë atë (Kur'anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret). (Sure Bekare: 121)
Leximi i Kur’anit ashtu siç duhet të lexohet bëhet i mundshëm kur njerëzit ndiejnë dashuri dhe frikë për Allahun dhe e pasojnë atë. Ata të cilët e lexojnë Kur’anin në këtë mënyrë i nënshtrohen çdo gjykimi të Kur’anit dhe i përkushtohen krejtësisht zbatimit të përpiktë të çdo vargu.
Duke pasur parasysh këtë, ata të cilët e pasojnë atë i mbështesin të gjitha vendimet e tyre në dritën e Kur’anit dhe të Sunnetit të Profetit tonë (saas). Duke iu falënderuar kësaj vetie, besimtarët mund të bëjnë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës dhe të sjellin vendimin më të mirë. Siç e bën poashtu të qartë vargu: “Udhëzimi i drejtë është bërë qartë i dallueshëm nga lajthitja/mëkati” (Sure Bekare: 256), besimtarët nuk përpiqen të gjejnë një rrugë të mesme në mes të vlerave të Kur’anit dhe jetesës në mosdije; në vend të kësaj, ata i binden plotësisht dhe me siguri Kur’anit, i cili është rruga më e drejtë. Allahu i urdhëron besimtarët të mbështeten fuqishëm në Kur’an, si vijon:
Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s'ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë. Dhe se ajo (shpallja) është këshillë për ty dhe për popullin tënd dhe për të më vonë do të përgjigjeni. (Sure Zukhruf: 43-44)
Ata të cilët largojnë vetveten nga shpalljet e Allahut dhe këmbëngulin në mosbesim kanë zgjedhur mundim dhe vuajtje si në këtë botë ashtu edhe në atë të ardhmën, sepse mënyra e jetesës që Allahu na urdhëron që ta jetojmë është ajo që më së shumti i shkon për shtati natyrën së njeriut. Prandaj, ata të cilët nuk jetojnë në pajtim me Kur’anin kurrë nuk mund të arrijnë qetësi dhe lumturi të vërtetë, sepse e kanë braktisur një mënyrë të jetesës që është në pajtim me vet natyrën e tyre. Për të arritur shpëtimin dhe lumturinë si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën, njerëzit duhet ta mësojnë fenë e vërtetë, urdhërat e Zotit tonë dhe t’i binden me përpikmëri Kur’anit. Vërtet, Allahu paralajmëron njerëzit kështu:
A thua mos po kërkojnë gjykimin e Kohës së Injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut? (Sure Maide: 50)
Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm Librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë". (Sure Ankebut: 51)
Përcaktimi i saktë, komentet, arsyetimi/gjykimi dhe rekomandimet e njerëzve të cilën jetojnë në pajtim me Kur’anin dhe aftësia e tyre për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ata përballen burojnë drejtpërdrejt prej Kur’anit. Për këtë arsye, ata kanë gjithnjë të drejtë, janë gjithnjë të drejtë dhe të urtë.
Gjendja e atyre të cilët dështojnë t’i binden Kur’anit tregohet si në vazhdim:
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç'ka në qiej e në tokë, me dashje apo pa dashje dhe te Ai kthehen. (Sure Ali Imran: 83)
E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit. (Sure Ali Imran: 85)
Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë Libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'i jap llogarinë. (Sure Ali Imran: 19)
Për këto arsye, njerëzit duhet t’i braktisin të gjitha besimet e rrejshme dhe të marrin si shembull vetëm Kur’anin dhe Sunnetin e Profetit tonë (saas). Përndryshe, ata do të pushtohen nga pikëllimi dhe pendimi i madh në Ahiret dhe do të pranojnë një ndëshkim të rëndë. |