Ky libër është shkruar për ata të cilët së voni janë njohur me Islamin dhe të cilët tashmë kanë dijeni dhe një shkallë të bindjes ndaj Islamit, por e cila mund të ketë pasur origjinën e tyre në burime të papërshtatshme apo të pabaza. Informacioni të cilin njerëzit e grumbullojnë për Islamin është, në të shumtën e rasteve, i kufizuar në atë që paraqesin familjet e tyre, shokët apo librat e caktuara. Mirëpo, informacionit të saktë për Islamin mund t’i qasemi vetëm duke iu referuar Kuranit, burimit të Islamit.
Kurani është shpallja e fundit e zbritur prej Zotit, si udhëzim për njerëzimin. I vetmi libër i shpallur nga Zoti që ka mbijetuar plotësisht e pandryshuar, është Kurani. Ajo përmban vetëm atë që është shpallur nga Zoti. Zoti zbriti porosinë e Tij, ose me anë të Xhibrilit, ose përmes frymëzimit të drejtpërdrejt të Profetit Muhammed. Kurani përbëhet vetëm prej asaj që iu shpall Profetit Muhammed.
Kurani është udhëzim për të udhëhequr njeriun në rrugën e drejtësisë. Është shpallje e Zotit, e zbritur për të nxjerrë njeriun nga errësira në dritë. Me anë të Kuranit, Zoti ynë, Krijuesi i njeriut dhe i të gjitha gjallesave, udhëzon robërit e Tij në rrugën e drejtë.
Në këtë libër, bazuar në informacionin e ofruar nga Kurani, do të bëjmë fjalë për Zotin, vetitë e Tij, qëllimin e vërtetë të ekzistencës sonë në këtë botë, çfarë duhet të bëjmë për të vepruar në pajtim me të, realitetin e vdekjes dhe atë që na pret, jetën e përtejme.
Ju rekomandojmë që ta lexoni këtë libër me kujdes dhe të mendoni për mësimet e tij, pasi që ato kanë për qëllim që t’ju afrojnë më shumë me Krijuesin tuaj dhe t’ju tregojnë rrugën e lumturisë dhe shpëtimit të përjetshëm.
Feja İslame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu İslamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hynore. Kjo fe hynore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimt, shqtësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njejtën koh kjo fe, njeriun e njofton dhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm.
Pejgamberi a.s muslimanët që i ka pasur afër, gjithmonë i ka urdhëruar ta “lehtësojnë” fenë İslame e jo ta vështirësojnë. Atëherë ajo që u përketë besimtarëve të sinqertë është bindjen e këtij urdhërit, dhe mos tua tregojn njerëzve të vështir ate që është e lehtë. Në lidhje me këtë temë një thënje e Pejgamberit a.s është kështu:
“Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mir me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje”.
Prandaj ky libër është shkruar me qëllimin që njerëve t’ua përkujtoj edhe këtë thënje të Pejgamberit a.s dhe lehtësinë e zbatimit të fesë İslame.
A ke menduar ndonjëherë për pyetjen se si ke ardhur në këtë botë?
Për atë se kush e bëri trupin tënd?
Kush i ndërtoj sytë, duartë dhe organet e tua?
Nëse pak u kushton vëmendje këtyre pyetjeve do të ballafaqohesh me një fakt tejet interesant: shumë vite me parë, ti ishe një send i imët, një send mikroskopik, shumë i vogël për t’u parë me sy, i përbërë nga një qelizë e vetme. As madhësia jote e as substancat që të përbënin ty nuk ishin shumë më të ndryshme nga ato të bakterieve. Megjithatë një mrekulli ndodhi, dhe ajo qelizë u rrit me biliona herë dhe u shndërrua në foshnje.
Ajo foshnje po ashtu u rrit, dhe u bë një qenie njerëzore me arsye (mendje).
Dhe ai person tash është duke lexuar kopertinën e një libri për krijimin e tij!
Si ndodhi ajo mrekulli?
Do të gjesh përgjigjen e kësaj pyetje në këtë libër. Do të shohësh se çfarë mrekullie e madhe në të vërtet është krijimi i qenies njerëzore, poshtu do të shohësh edhe dëshmi të fuqisë së pakufishme të Zotit, I Cili krijoj njeriun nga një pikë uji.
Gjithashtu do të kuptosh që teoria e evolucionit, e cila pohon se njeriu erdhi ne ekzistencë “rastësisht”, është një paragjykim që bie poshtë në sytë e arsyes dhe shkencës.
Përveq kësaj, do të kuptosh që Zoti, I Cili të krijoj ty, është mjaft I Plotëfuqishëm që të të ringjallë ty prapë. Sikur që është shpallur në vargun e mëposhtëm:
“A mendon njeriu se do të lihet të vazhdoj i pa vëzhguar?
A nuk ishte një pikë sperme e derdhur,
e pastaj një alaq (embrion) të cilin Ai e krijoj dhe i dha formë,
duke i bërë nga ai të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën?
Ai I Cili e bëri këtë a nuk është në gjendje të sjell të vdekurin në jetë?”
(Kur'an, 75: 36-40)
Ky libër përfshin referencë të gjerë të ambientit të zymtë me të cilin janë të rrethuar njerëzit injorantë si edhe jetën e shpërblyer që prezentohet në Kuran. Një krahasim midis këtyre dyjave, nga natyra, fton njeriun në udhëzimin e Kuranit. Ajeti Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'iu nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.(Surah Al-Hadid: 9) sygjeron se ata që e zbatojnë Kuranin do të fitojnë shpëtimin e përhershëm. Ky libër është përkujtues dhe paralajmërues për injorantët. Siç thotë ajeti: Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet. (Surja Muzemmil: 19) ata që duan të ndjekin udhëzimin e shenjtë duhet të pranojnë paralajmërimin dhe të kenë vëmendjen. Kjo jetë është e shkurtër dhe e përkohshme. Për të gjithë njerëzit, pa ndonjë përjashtim, koha e kaluar në këtë botë është e shkurtër sikur rrahja e qerpikut. Sigurisht që është jomençuri të neglizhohet bota tjetër vetëm për hir të kënaqësisë së përkohshme të kësaj jete. Mënyra e vetme për të fituar shpëtimin e përjetshëm është të spastruarit e vetvetes nga mësimet e shoqërive injorante dhe të zbatuarit e religjionit të vërtetë, religjionit të urdhëruar nga Allahu. Ajo që pritet nga lexuesit e kësaj libre është që të bëjnë zgjidhjen e vërtetë. Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.(Surja Isra: 81)
Të nderuar fëmijë, pregatituni të futeni në një botë të gjerë dhe të mrekullueshme. Në të vërtetë, kjo botë ju intereson juve mjaft. Megjithëse deri tani ju ndoshta nuk keni qenë të vetëdijshëm, por triljona punëtorë të kësaj bote kanë qenë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për ju. Po habiteni? Kjo botë e mrekullueshme është trupi juaj dhe punëtorët që kanë qenë duke punuar për ju janë qelizat e trupit tuaj. Çdo pjesë sado e vogël e trupit tuaj është e përbërë nga qeliza. Edhe në këtë moment që ne flasim, triljona qeliza në trupin tuaj janë nën shërbimin tuaj. Madje ato janë duke punuar për ju edhe tani ndërsa ju jeni duke lexuar këtë libër.
Kur ne marrim parasysh urdhërat e Kuranit, na bëhet e qartë se cilat janë obligimet tona. Gjëja e parë më e rëndësishme për muslimanët është që të luftojnë në fushën intelektuale ashtu që vlerat e Kuranit e të Sunetit të triumfojnë ndaj mosbesimit. Shpëtimi i vetëm për të dobëtit, të pandihmët, të pastrehët dhe të varfërit është praktikimi i udhëzimeve të Kuranit, i cili i drejtohet gjithë njerëzimit. Sëkëndejmi, është detyrë e jona që të përhapim fjalën dhe të komunikojmë porosinë, dhe kjo është një komponentë vitale e adhurimit për të gjithë muslimanët. Ata që nuk e ndjekin ndërgjegjen e vet, që janë indiferentë ndaj vuajtjeve të të tjerëve, ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në gjëra të pavlera e të kota, ata që nuk tregojnë interesim për jetimët, ata që shikojnë ftohtë gruan, fëmijtë ose pleqtë të cilët shtypen, dhe të cilët gëzohen vetëm kur ka imoralitet dhe shëmti në botë, sigurisht që do të japin llogari në jetën e përtejme:
Në këtë libër ne do të ju tregojmë për një krijesë që ju e njihni fare mirë, që ju e takoni çdo kund faktikisht pa i kushtuar shumë vëmendje, që është shumë eksperte, intelegjente dhe shumë shoqërore – ajo është “Milingona.” Qëllimi ynë është të shqyrtojmë jetën me plot mrekulli të këtyre krijesave të imëta që kurrë nuk kanë rëndësi në jetërat tona të përditshme. Përderisa ne shqyrtojmë botën e veçantë të milingonave, ky sistem i përsosur do të fitoj admirimin tonë dhe do të shtoj nevojën për të menduar dhe gjurmuar. Në të njëjten kohë, ne do t’i shohim gabimet në teorinë e evolucionit dhe do të shohim krijimet e patëmeta të All-llahut, që është një punë shumë e rëndësishme.
Kushdo që mbështetet në terrorizëm, duke menduar se dhuna është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet e tij, është në të vërtetë nën ndikimin e Darvinizmit Social dhe të mendimit materialist, pa marr parasysh fenë apo racën e tij, apo cilit grupin i takon ai. Grupet bashkëkohore terroriste që pohojnë të veprojnë në emër të fesë janë po ashtu nën ndikimin e Darvinizmit dhe materializmit, edhe pse ato pohojnë se kryejnë veprat e tyre terroriste në emër të fesë. Kjo për arsye se kushdo që jeton në pajtim me parimet morale të shpallura nga Zoti, është e pamundur të miratoj dhunën e çfarëdo forme qoftë ajo, dhe aq më pak të arrijë një qëllim “më të lartë” duke vrarë të tjerët. Prandaj, ata të cilët mbështeten në metoda të tilla ndjekin pikërisht të kundërtën e vlerave morale që përkrahen nga feja, duke kryer veprimet e tyre nën ndikimin e ideologjive materialiste.
Shoqëritë që janë të larguara prej fesë e kuptojnë atë në mënyrë të shtrembëruar, dhe popujt e tyre, ndërsa formohen, mbledhin informacionin e tyre për të prej burimeve krejtësisht të dyshimta. Për këtë arsye, nën maskën e fesë njerëzit përvetësojnë rituale, rregulla, të drejta dhe padrejtësi të ndryshme që ata mendojnë se u përshtaten atyre. Mirëpo, burimi kryesor i diturisë së saktë për fenë e vërtetë është Kur’ani, sepse ai është Fjala sublime e Allahut, Zotit tonë i Cili krijoi gjithësinë nga asgjëja dhe Ai i Cili ka dijeni për gjithçka. Qëllimi i këtij libri është të shpjegoj se Kur’ani është Fjala e Allahut, udhëzim për njerëzimin që i drejtohet çdonjërit dhe se urdhërat e tij janë të zbatueshme për të gjitha kohërat. Prandaj ai duhet të jetë referimi më i rëndësishëm. Një kuptim i saktë i Islamit dhe kuptim i drejtë i vargjeve të tij janë thelbësore për ata të cilët duan të udhëzohen prej tij. Në këtë kuptim, njëra prej detyrave më të rëndësishme për çdo Musliman i cili posedon mençuri, ndërgjegje dhe mendje të shëndoshë është t’ua përcjellë porosinë e tij gjithë njerëzve.
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Statistikat e vitit 1973 tregojnë se popullata Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. Ka mundësi që popullata Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe Islami do të bëhet feja më e madhe në botë. Ky libër paraqet dhe vlerëson këto zhvillime në mënyrë që lexuesit të mund ta vlerësojnë rëndësinë e tyre. Në njërën anë, ky libër do të bëjë përpjekje për t’i bërë besimtarët më të papërkulur dhe më të vendosur dhe, në anën tjetër, të tregoj rëndësinë që çdokujt t’i tregohet për parimet morale të Islamit. Të gjitha këto zhvillime janë shpallur në Kur’an: “Kur erdhi ndihma dhe çlirimi (ngadhënjimi) i Zotit dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko falje nga Ai (Kur’an, 110: 2-3) dhe është e rëndësishme të dijmë se ajo që thuhet në këtë varg do të bëher realitet shumë shpejtë. Kjo po ndodhë madje edhe tani. Zoti do ta përmbush këtë premtim me të vërtetë. Prandaj, besimtarët duhet të bëjnë gjithë çka munden për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.
Siç shihet të gjitha ato vlera që dëshirohen të fitohen në jetën e kësaj bote janë të përkohshme sado që të bëhet një përpjekje serioze deri në realizimin e tyre. Por së bashku me këto është edhe një jetë e vërtetë në të cilën njeriu do të qëndrojë përjetë, ku në të gjendën vlerat e paskajshme të bukurive që kurrë nuk do të humbin, shkatërrohen dhe harxhohen. Kjo është jeta e pastajme pas vdekjes. Njeriu që ka besuar Zotin dhe ka punuar vepra të mira që Allahu i ka pëlqyer, do ta meriton këtë shpërblim.
Profeti Jusuf (as), i njohur në Bibël si Jozefi, është njëri prej atyre profetëve për jetën e të cilit Kurani ka shumë për të thënë. Gati e tërë Surja Jusuf, njëra prej më të gjatave në Kuran, i kushtohet jetës së tij dhe të familjes së tij. Herët në këtë sure, Allahu zbulon se tregimi i tij jetësor përmban informata të rëndësishme, dëshmi dhe urtësi: Njëmend, për ata që pyesin (interesohen), në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij pati fakte (mbi fuqinë e Zotit). (Sure Jusuf: 7) Pikërisht si edhe me profetët tjerë, besimtarët që lexojnë tregimin jetësor të Profetit Jusuf (as) do të ndeshen me shumë lajme të gëzuara dhe do të mësojmë një numër të madh mësimesh. Duke qenë kështu, secili besimtar duhet t’i lexojë këto histori dhe të përpiqet ta kuptojë urtësinë që ato përmbajnë. Të kuptuarit e plotë të jetës së Profetit Jusuf (as) do t’i pajisë besimtarët me atë lloj diturie që do t’iu sjellë dobi atyre në jetën e tyre të përditshme dhe gjatë gjithë jetës së tyre.
Në këtë libër ju do të hasni një numër të madh gjallesash, disa prej të cilave mund t’i njihni, ndërsa disa të tjera mund të mos i keni parë kurrë më parë. Ju do të mbeteni të mahnitur me aftësitë e mrekullueshme të këtyre gjallesave, të cilat janë në gjendje të kryejnë detyra kaq të vështira.
S’ka dyshim se e gjitha kjo do t’ju shtyjë të mendoni rreth fuqisë dhe mjeshtërisë së krijimit të Allahut, Zotit fuqiplotë, i Cili duhet falenderuar për të gjitha këto mirësi. Kjo është pikërisht ajo që Zoti kërkon prej nesh.
Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë atë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtetë ata nuk janë. Kjo libër përmban shpjegim korrekt të Masonerisë si një shkollë filozofike ku ndikimi më i rëndësishëm për bashkim ndër masonët është filozofia e tyre- që më së miri mund të përkufizohet me termet, si “materializëm” dhe “humanizëm laik”. Por, në të vërtetë kjo është një filozofi e çoroditur e bazuar në supozimet falso dhe është një teori me defekte. Kjo është pika themelore fillestare nga e cila duhet të kritikohet masonizmi. Është me rëndësi të ceket që në fillim se kriticizmi i tillë është i rëndësishëm, jo vetëm që të informohen jo-masonët mbi këtë çështje, por gjithashtu edhe t’i ftojë vetë masonët që të shohin të vërtetën. Natyrisht, masonët, si çdokush tjetër janë të lirë të zgjedhin, dhe mund të marrin cilëndo pikëpamje globale që dëshirojnë dhe të jetojnë sipas asaj pikëpamjeje. Kjo është e drejtë e tyre natyrale. Por edhe të tjerët gjithashtu kanë të drejtë që t’i tregojnë gabimet e tyre dhe t’i kritikojnë, çka është edhe synimi i këtij libri.
Shtytja kryesore e këtij libri është t’ia mundësojë lexuesit të jetë dëshmitar i ekzistencës së Allahut me urtësinë e tij. Disa njerëz nuk besojnë në ekzistencën e Allahut dhe të tjerët thonë se besojnë në ekzistencën e Tij, por jo me urtësinë dhe vetëdijen e tyre, por sepse janë mësuar të bëjnë kështu. Mirëpo pasiqë nuk mendojnë dhe nuk e përdorin urtësinë e tyre, nuk i përmbushin kërkesat që të besuarit në Allahun padyshim kërkon. Mirëpo, besimtarët e pajisur me urtësi, shohin detajet e ekzistencës së Allahut dhe të krijimit me mendjen dhe arsyen e tyre dhe i frikësohen Allahut, I Cili ka fuqi të amshueshme.
Dita e Gjykimit, e cila do t’ia sjellë “vdekjen” gjithësisë mu sikurse vdekja e njerëzve, është një çështje për të cilën njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë; ata parapëlqejnë ta konsiderojnë atë si një gjë pak të mundshme dhe të largët. Ata kanë një ide të paqartë për atë që do të ndodhë atë Ditë, por pasiqë vetëm mendimi për të i frikëson ata, njerëzit janë të prirur ta harrojnë atë. Ata thjeshtë parapëlqejnë të vazhdojnë jetërat e tyre në vend se të ballafaqohen me të. Ky libër zbulon Ditën dhe ngjarjet e saj dhe paralajmëron për vështirësitë e asaj Dite. Ajo që është më e rëndësishmja është se Dita e Gjykimit është një realitet për të gjithë njerëzit dhe, si e tillë, nuk duhet injoruar. Ky libër do t’ju ndihmojë që të mendoni për ekzistencën dhe realitetin e saj në dritën e vargjeve Kur’anore.
Të dashur fëmijë, në këtë libër do të flitet për gjëra të rëndësishme për të cilat ke menduar ndonjë herë... Këtu në këtë libër, do të flasim për fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde, babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët, bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën, diellin, hënën dhe tërë gjithësinë. Do të flasim për fuqinë dhe diturinë e paskajshme të Zotiti tonë dhe çfarë Ai dëshiron që ne të bëjmë dhe çfarë nuk dëshiron që ne të bëjmë. Mos harro se këto janë gjëra shumë të rëndësishme, që do t’iu sjellin dobi shumë në të ardhmen!
Copyright by Harun Yahya International 2007. T gjitha materialet e ksaj faqeje, n t cilat tregohet burimi i tyre "Harun Jahja", mund t kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shprndahen.
info@harunyahya.com