HOME ABOUT THIS SITE CONTACT US
ISLAMI DĖNON TERRORIZMIN- Harun Yahya

ISLAMI DĖNON TERRORIZMIN



MORALI ISLAM: BURIMI I PAQES DHE I SIGURISĖ

Njė pjesė e atyre qė pretendojnė se bėjnė diēka nė emėr tė fesė, nė tė vėrtetė mund ta kenė keqkuptuar atė fe dhe pėr pasojė ta kenė zbatuar atė nė mėnyrė tė gabuar. Pėr kėtė arsye, do tė ishte e pasaktė qė tė krijohen ide rreth fesė, duke marrė si shembull veprat e kėtyre njerėzve. Mėnyra mė e mirė pėr ta kuptuar njė fe, ėshtė studimi i burimit tė saj hyjnor.

Burimi hyjnor i Islamit ėshtė Kurani qė mbėshtet konceptet e moralit, dashurisė, mėshirės, pėrkushtimit, sakrificės, tolerancės dhe paqes. Njė musliman qė i zbaton siē duhet kėto parime nė jetėn e tij, ėshtė njė njeri i sjellshėm, i thjeshtė, i drejtė, i besueshėm dhe me tė cilin ėshtė e lehtė tė krijohen marrėdhėnie tė mira. Ai pėrhap dashuri, respekt, harmoni dhe kėnaqėsi te tė gjithė ata qė jetojnė pranė tij.

Islami ėshtė feja e paqes


Terroristėt synojnė tė krijojnė njė botė dhune, mosmarrėveshjeje, kaosi dhe frike.

Terrori, nė kuptimin e tij mė tė gjerė, ėshtė dhunė me qėllime politike e ushtruar kundėr objektivave joushtarake. E thėnė ndryshe, shenjestra e terrorit janė nė tėrėsi civilėt e pafajshėm, i vetmi krim i tė cilėve ėshtė qė ata nė sytė e terroristėve, pėrfaqėsojnė "krahun tjetėr".

Pėr kėtė arsye, terror do tė thotė qė njerėzit e pafajshėm t'i nėnshtrohen dhunės dhe kjo pėrbėn njė akt tė zhveshur nga ēdo justifikim moral. Kjo, njėlloj si nė rastet e vrasjeve tė kryera nga Stalini apo Hitleri, pėrbėn njė krim kundėr njerėzimit.


Njė shoqėri, nė tė cilėn respektohen vlerat morale islame, ėshtė njė shoqėri qė e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbėshtetja reciproke dhe gėzimi.

Kurani ėshtė njė Libėr i shpallur pėr njerėzit si njė udhėzues nė rrugėn e vėrtetė. Nė kėtė libėr, Zoti urdhėron njeriun qė tė pėrvetėsojė sjellje e moral tė mirė. Ky moral ėshtė i mbėshtetur nė koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mėshira. Fjala "Islam", rrjedh nga njė fjalė arabe me rrėnjė tė njėjtė me fjalėn "paqe". Islami ėshtė njė fe qė i ėshtė shpallur njerėzimit me qėllimin e dhurimit tė njė jete paqėsore, nėpėrmjet sė cilės tė pasqyrohet nė tokė, mėshira dhe bamirėsia e pafund e Zotit. Zoti i urdhėron tė gjithė njerėzit nė moralin islam, nėpėrmjet tė cilit mėshira, bamirėsia, paqja dhe toleranca mund tė bėhen pjesė e jetės nė tė gjithė botėn. Nė suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarėve si vijon:

"O ju qė besuat, hyni tėrėsisht nė Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmėt e djallit! Ai ėshtė, pa dyshim, armiku juaj i hapur."

Sikurse qartėsohet nė kėtė varg, siguria mund tė vendoset vetėm pėrmes "hyrjes nė Islam", d.m.th. pėrmes tė jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bėjnė muslimanėt tė pėrgjegjshėm pėr t'i trajtuar tė gjithė njerėzit, muslimanė apo jo, me mirėsjellje e drejtėsi, pėr tė mbrojtur nevojtarėt dhe tė pafajshmit dhe "pėr tė parandaluar pėrhapjen e mizorisė". Mizoria pėrfshin tė gjitha format e anarkisė dhe terrorit qė godasin sigurinė, qetėsinė dhe paqen, sikurse thuhet nė vargun kuranor, "Zoti nuk e do ērregullimin". (Kurani 2:205)

Vrasja e njė njeriu pa tė drejtė ėshtė njė nga shembujt mė tė dukshėm tė mizorisė. Zoti pėrsėrit nė Kuran njė urdhėresė qė Ai mė parė ua kishte shpallur Hebrejve nė "Dhjatėn e Vjetėr":

"...nėse dikush vret njė njeri, qė nuk ka vrarė askėnd apo nuk ka bėrė ndonjė ērregullim nė tokė, ėshtė njėlloj sikur ka vrarė mbarė njerėzimin. Nėse dikush i shpėton jetėn njė njeriu, ėshtė sikur t'i ketė dhuruar jetė mbarė njerėzimit..." (Kurani 5:32)

Sikurse thotė vargu, dikush qė vret njė njeri tė vetėm, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ka vrarė e dėmtuar askėnd, kryen njė krim qė ėshtė i njėllojtė me vrasjen e tė gjithė njerėzimit.

Nė kėto kushte, ėshtė mėse e dukshme se ē'mėkate tė mėdha janė vrasjet dhe masakrat e njerėzve tė pafajshėm. Zoti na bėn tė ditur nė vargun e mėposhtėm kuranor se si do tė dėnohet kjo fytyrė mizore e terrorizmit nė jetėn e ardhshme:

"... ata qė sillen mizorisht me njerėzit dhe i tejkalojnė kufijtė pa tė drejtė. Njerėz tė tillė do tė vuajnė njė dėnim tė dhimbshėm." (Kurani 42:42)

E gjithė kjo tregon se organizimi i akteve tė terrorit kundėr njerėzve tė pafajshėm ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me Islamin dhe asnjė musliman nuk duhet tė kryejė kurrė krime tė tilla. Pėrkundrazi, muslimanėt kanė pėrgjegjėsi pėr pengimin e kėtyre njerėzve, duke ndalur "mizorinė nė tokė" dhe duke sjellė paqe e siguri pėr tė gjithė njerėzit e botės. Islami jo vetėm qė nuk mund tė pajtohet kurrėsesi me terrorin, por ai duhet tė shihet si zgjidhja dhe rruga pėr parandalimin e terrorit..

Zoti e ka dėnuar ligėsinė

Zoti u ka urdhėruar njerėzve qė t'i largohen ēdo tė keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janė tė gjitha tė ndaluara. Ai i pėrshkruan ata qė nuk i binden kėsaj urdhėrese si "ndjekės tė gjurmėve tė djallit" dhe i akuzon si mbajtės tė njė qėndrimi qė ėshtė pėrshkruar qartė si i mėkatshėm nė Kuran. Nė disa nga vargjet e shumta kuranore mbi kėtė ēėshtje lexojmė:

"Por pėrsa u pėrket atyre qė pas betimit, e shkelin besėn e dhėnė ndaj Allahut, ndajnė atė qė Zoti ka urdhėruar tė jetė e bashkuar dhe pėrhapin ērregullim nė tokė, mallkimi do tė jetė mbi ta. Ata do tė kenė njė fund tė tmerrshėm." (Kurani 13:25)

Nė pamje tė parė, ka shumė arsye pėr aktet e terrorit, tė cilat kanė marrė deri tani ndoshta qindra-mijėra jetė. Ata qė i kryejnė akte tė tilla, ndjekin njė rrugė qė ėshtė e huaj pėr fenė.

"Hani e pini nga begatitė qė ju ka dhėnė Zoti dhe mos pėrhapni ērregullim dhe prishje nė tokė!" (Kurani 2:60)

"Mos pėrhapni ērregullim nė tokė, pasi ajo tė jetė bėrė e begatė dhe drejtojuni Atij me frikė e dėshirė! Mėshira e Zotit ėshtė pranė atyre qė kryejnė vepra tė mira." (Kurani 7:56)

Ata qė mendojnė se do tė kenė sukses, duke shkaktuar shtypje, duke pėrhapur ligėsi e pėrmbysje tė mėdha dhe duke vrarė njerėz, bėjnė njė gabim shumė tė rėndė. Zoti i ka ndaluar tė gjitha aktet e ligėsisė, pėrfshirė terrorizmin dhe dhunėn, i ka dėnuar ata qė pėrfshihen nė veprime tė tilla dhe ėshtė shprehur nė njė nga vargjet e Kuranit kėshtu: "Zoti nuk i drejton veprat e atyre qė shkaktojnė ērregullim." (Kurani 10:81)

Megjithatė, nė kohėn e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo nė botė. Njerėz tė pafajshėm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve tė ndryshme shoqėrore pėr arsye tėrėsisht artificiale, zhyten nė gjakderdhje. Kėto tmerre nė vendet me histori, kultura e struktura shoqėrore tė ndryshme, mund tė kenė shkaqe dhe burime nga mė tė ēuditshmet. Sidoqoftė, ėshtė e dukshme se shkaku themelor ėshtė largimi nga morali i mbėshtetur nė dashuri, respekt e tolerancė, pėr tė cilin ka urdhėruar Zoti nė Kuran. Si pasojė e mungesės sė fesė, lindin grupime shoqėrore qė nuk njohin frikė ndaj Zotit dhe qė besojnė se nuk do tė japin ndonjėherė llogari pėr veprat e veta. Pėrderisa besojnė se nuk kanė kujt t'i japin llogari pėr asgjė, ata e kanė tė lehtė tė priren pėr tė vepruar pa mėshirė, moral dhe ndėrgjegje.

Ekzistenca e hipokritėve qė shfaqen nė shoqėri nė emėr tė Zotit dhe tė fesė, por qė nė tė vėrtetė, organizohen pėr tė kryer ligėsi, dėnohet nga Zoti siē tregohet nė Kuran. Njė varg kuranor flet pėr njė grup prej nėntė vetėsh qė planifikuan tė vrasin njė nga profetėt, duke u betuar nė emėr tė Zotit:

Nė qytet gjendej njė bandė prej nėntė burrash qė shkaktonin ērregullim nė vend dhe nuk vendosnin drejtėsi. Ata thanė: "Le tė betohemi sė bashku pėr Zotin se do tė vėrsulemi ndaj tij dhe familjes sė tij natėn dhe do t'u themi mė pas, mbrojtėsve tė tij se ne nuk ishim fare dėshmitarė nė zhdukjen e familjes sė tij e pėr kėtė po themi tė vėrtetėn." Ata pėrgatitėn njė plan dhe Ne pėrgatitėm, gjithashtu njė plan, pėr tė cilin ata nuk kishin dijeni. (Kurani 27:48-50)

Ky ajet kuranor flet pėr disa njerėz jobesimtarė, tė cilėt betohen nė emėr tė Zotit pėr tė pėrforcuar veprat e tyre, mirėpo kjo nuk do tė thotė se Zoti i miraton veprat e tyre. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe disa muslimanė mund tė pretendojnė se gjithēka qė ata bėjnė ėshtė nė pėrputhje me fenė, mirėpo ka mundėsi qė ajo ē'ka bėjnė tė jetė tėrėsisht nė kundėrshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesė. E vėrteta e ēėshtjes duhet parė nė veprat e tyre. Nėse kėto vepra synojnė tė "shkaktojnė ērregullim dhe tė mos vendosin drejtėsinė", sikurse shpallet nė vargun e Kuranit, atėherė duhet tė jemi tė sigurtė se njerėz tė tillė nuk mund tė jenė kurrė besimtarė tė vėrtetė dhe qėllimi i tyre nuk ėshtė shėrbimi i fesė.

Pėr dikė qė i druhet Zotit dhe qė ka kuptuar moralin e Islamit, ėshtė e pamundur tė mbėshtesė dhunėn apo ligėsinė, apo tė marrė pjesė nė veprime qė lidhen me to. Pėr kėtė arsye, Islami ėshtė zgjidhja e vėrtetė pėr problemin e terrorizmit. Kur bėhet i qartė morali sublim i Kuranit, ėshtė e pamundur pėr njerėzit qė ta lidhin Islamin e vėrtetė me ata qė mbėshtesin apo bashkohen me grupet qė synojnė padrejtėsisht luftė dhe kaos. Zoti nė Kuran ėshtė shprehur qartė pėr ndalimin e ligėsisė:

"Kur kthen krahėt, nxiton tė shkaktojė ērregullim mbi dhé, tė rrėnojė tė mbjellat dhe gjėnė e gjallė. Por Allahu nuk e do ērregullimin. Kur kėshillohet qė t'i frikėsohet Zotit, atė e pushton njė kryelartėsi e mėkatshme..." (Kurani 2:205-206)

Pėrgjegjėsia e besimtarėve

Ata qė nuk janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tij pėrderisa ato nuk ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn e tyre, janė tė zhveshur nga largpamėsia pėr tė mbėshtetur bujarinė, vėllazėrimin, miqėsinė, ndershmėrinė dhe shėrbimin qė feja u kėrkon njerėzve tė ofrojnė. Gjatė jetės sė tyre, kėta njerėz pėrpiqen tė kėnaqin egot e veta duke i shpėrdoruar nė mėnyrė tė rėndomtė mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes pėr kėrcėnimet qė i kanosen njerėzimit. Sidoqoftė, nė Kuran, Zoti lėvdon moralin e atyre qė pėrpiqen me mish e me shpirt pėr tė sjellė mirėsi nė vendin ku jetojnė dhe janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tyre. Nė njė varg nga Kurani, na jepet njė shembull metaforik pėr ata qė nuk ofrojnė asnjė tė mirė pėr tė tjerėt dhe pėr ata qė veprojnė gjithmonė nė rrugėn e mirėsisė dhe drejtėsisė:

"Zoti sjell njė tjetėr shembull: nėse ndėr dy njerėz, njėri prej tė cilėve ėshtė memec, i paaftė tė bėjė asgjė dhe vetė ai ėshtė barrė pėr kujdestarin e tij, sepse ngado qė tė drejtojė, ai nuk sjell asnjė dobi. A ėshtė ai i barabartė me dikė tjetėr qė kėshillon pėr drejtėsi dhe ndjek udhėn e drejtė?" (Kurani 16:76)

Ėshtė e qartė se ata qė ndjekin "udhėn e drejtė", janė ata qė i qėndrojnė me pėrkushtim fesė sė tyre, qė i druhen Zotit, qė tregojnė respekt tė madh pėr vlerat shpirtėrore dhe qė janė tė mbushur me zell e dėshirė pėr t'u shėrbyer njerėzve. Nė pėrgjithėsi, njerėz tė tillė janė ata qė i shėrbejnė njerėzimit dhe sjellin pėrfitime tė mėdha pėr shoqėrinė. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njerėzit qė tė mėsojnė rreth fesė sė vėrtetė dhe tė jetojnė sipas moralit tė kėrkuar nga shpallja e fundit hyjnore, Kurani.

Ata, tė cilėt nėse ne u japim pushtet nė tokė, vijojnė faljet e rregullta ditore, japin zekatin, kėshillojnė pėr tė mirė e ndalojnė tė keqen. Pėrfundimi i tė gjitha ēėshtjeve ėshtė te Zoti. (Kurani 22:41)

Siē mund tė shihet nga vargjet e mėsipėrme, ėshtė jashtė ēdo mundėsie qė dikush qė i beson me tė vėrtetė Zotit, tė mund tė bėjė njė sy qorr qoftė edhe pėrballė njė veprimi qė mund t'i shkaktojė dėmin mė tė vogėl njerėzimit. Kurse dikush qė nuk beson nė Zotin dhe nė jetėn e pasosur, mund tė kryejė lehtėsisht ēdo lloj tė keqeje, pėrderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japė llogari askujt pėr veprat e veta.


Ata qė kėrcėnojnė jetėn e civilėve dhe veēanėrisht tė fėmijėve, duhet tė pyesin vetveten: Ēfarė krimi kryen kėta fėmijė? A ėshtė kryerja e akteve mizore ndaj njerėzve tė pafajshėm diēka qė do tė kalojė pa u marrė nė llogari?

Gjėja e parė qė duhet bėrė pėr ta shpėtuar botėn nga murtaja e terrorizmit ėshtė pėrdorimi i arsimit pėr tė fshirė tė gjitha ato besime a bestytni qė deri tani, janė shitur nė emėr tė fesė, por qė nė tė vėrtetė, nuk kanė tė bėjnė aspak me fenė, si dhe tė edukohen njerėzit me moralin e vėrtetė kuranor dhe me frikėn ndaj Zotit.

Zoti na urdhėron tė kryejmė vepra tė mira


Nė mėsimet morale tė Islamit, ēėshtjet mė tė rėndėsishme janė dashuria, mėshira, mbėshtetja e ndėrsjellė, vetėflijimi, toleranca dhe falja. Nė njė shoqėri, ku morali jetohet siē duhet, ėshtė e pamundur tė gjenden baza pėr dhunėn dhe konfliktin.

Muslimani duhet tė jetė njė njeri qė pajtohet me urdhėresat e Zotit dhe pėrpiqet me shumė kujdes pėr tė jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisė. Kurani shprehet:

"...Punoni punė tė mira... mos kėrkoni tė shkaktoni mizori nė tokė! Zoti nuk i do mizorėt." (Kurani 28:77)

Dikush qė pranon Besimin Islam, dėshiron tė arrijė kėnaqėsinė dhe dashurinė e Zotit. Atij i duhet tė bėjė pėrpjekje tė mėdha pėr ta arritur kėtė, si dhe pėr tė mishėruar moralin e pranueshėm te Zoti, ndėrkohė qė jeton ende nė kėtė botė. Shfaqjet mė tė qarta tė moralit janė mėshira, dhembshuria, drejtėsia, ndershmėria, falja, pėrkushtimi, sakrifica dhe durimi. Besimtarit i takon tė sillet mirė ndaj njerėzve, tė pėrpiqet tė kryejė vepra tė mira dhe tė rrezatojė mirėsi. Nė vargjet e tij kuranore, Zoti thotė:

"Tregohuni tė mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj tė mjerėve, ndaj fqinjėve tuaj tė afėrm e tė largėt, ndaj miqve, ndaj udhėtarėve dhe ndaj skllevėrve tuaj! Zoti nuk e do atė qė ėshtė mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

"... Bashkėpunoni me njėri-tjetrin nė bamirėsi e mėshirė dhe jo nė gjynahe e armiqėsi..!" (Kurani 5:2)

Sikurse bėjnė tė qartė kėto vargje nga Kurani, Zoti dėshiron qė besimtarėt tė sillen mirė ndaj njerėzve, tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin kur ėshtė fjala pėr mirėsi dhe tė shmangin ligėsinė. Nė suren "En'am", vargu 160, Zoti premton se "kushdo qė bėn njė vepėr tė mirė, do tė shpėrblehet me dhjetėfishin e saj, ndėrsa ata qė do tė kryejnė njė vepėr tė keqe do tė shpaguhen me tė njėjtėn vlerė dhe atyre nuk do t'u bėhet padrejtėsi."

Nė Librin e Tij, Zoti e pėrshkruan Vetveten si Njohėsi "i tė fshehtave tė zemrave" dhe i urdhėron njerėzit qė "tė shmangin ēdo tė keqe." Pėr kėtė arsye, ėshtė e qartė se njė musliman qė do tė thotė "njė njeri qė i vetėdorėzohet Zotit", duhet tė bėjė ē'tė jetė e mundur pėr tė luftuar terrorizmin.

Njė musliman nuk mund tė qėndrojė indiferent pėr atė ēka ndodh rreth tij dhe nuk mund tė pranojė kurrė mentalitetin se asgjė nuk ka rėndėsi pėrderisa nuk i shkakton dėm atij, sepse ai i ėshtė nėnshtruar Zotit, ėshtė pėrfaqėsues i Tij dhe ambasador i sė mirės. Prandaj edhe ai nuk mund tė qėndrojė indiferent pėrballė mizorisė dhe terrorizmit. Nė tė vėrtetė, muslimani ėshtė armiku mė i madh i terrorizmit. Islami ėshtė kundėr tė gjitha formave tė terrorizmit dhe pėrpiqet ta parandalojė atė qysh nė nisje, me fjalė tė tjera qysh nė nivelin e ideve. Ai kėrkon paqe mes njerėzve dhe sundimin e drejtėsisė, si dhe urdhėron njerėzit qė tė shmangin mosmarrėveshjet, konfliktin dhe ligėsinė.

Zoti na urdhėron tė jemi tė drejtė

Drejtėsia e vėrtetė, e pėrshkruar nė Kuran, udhėzon njeriun qė tė sillet me drejtėsi, pa bėrė dallime mes njerėzve, tė mbrojė tė drejtat njerėzore, tė mos lejojė dhunėn pavarėsisht nga rrethanat, tė qėndrojė nė anėn e tė shtypurve kundėr shtypėsit dhe tė ndihmojė tė varfėrit. Kjo drejtėsi bėn thirrje pėr tė drejtat e tė gjitha palėve qė tė mbrohen kur merret njė vendim pėr njė mosmarėveshje, duke vlerėsuar tė gjitha anėt e njė incidenti, duke lėnė mėnjanė tė gjitha paragjykimet, duke qenė objektivė, tė ndershėm, tolerantė, tė mėshirshėm e tė dhimbsur. Pėr shembull, dikush qė nuk mund t'i ēmojė ngjarjet nė njė mėnyrė tė moderuar dhe qė mposhtet nga emocionet dhe ndjenjat, nuk do tė arrijė nė vendime tė sakta dhe do tė mbetet nėn ndikimin e ndjenjave. Ai qė ėshtė i prirur nga drejtėsia, duhet t'i lėrė mėnjanė tė gjitha ndjenjat dhe kėndvėshtrimet vetjake. Atij i duhet t'i trajtojė tė gjitha palėt me drejtėsi kur ata kėrkojnė ndihmė, tė jetė nė krah tė sė drejtės nė ēdo rrethanė dhe tė mos i largohet rrugės sė ndershmėrisė dhe tė sė vėrtetės. Ēdo njeri duhet tė mishėrojė vlerat e Kuranit nė shpirtin e tij nė njė mėnyrė qė ai tė mund tė jetė i aftė tė vlerėsojė interesat e palėve, pėrpara tė tijave dhe tė mbajė drejtėsi edhe kur i preken interesat vetjake.

Zoti urdhėron kėshtu nė surėn "El-Maide", vargu 42: "...nėse gjykoni, bėjeni kėtė me drejtėsi mes tyre!" Nė suren "En-Nisa", Zoti i urdhėron besimtarėt tė sillen me drejtėsi edhe ndaj vetvetes:

"O ju qė besuat! Tregohuni pėrkrahės tė drejtėsisė, dėshmoni vetėm pėr Zotin, qoftė edhe kundėr vetvetes, prindėrve apo tė afėrmve tuaj! Pavarėsisht nėse pala tjetėr janė tė pasur apo tė varfėr, Zoti mundet tė tregojė kujdes pėr ta. Mos ndiqni dėshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni tė vėrtetės! Nėse dredhoni apo tėrhiqeni, Zoti ėshtė i mirėnjohur me atė qė veproni." (Kurani 4:135)

Nė Kuran, Zoti sjell njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė drejtėsisė dhe u bėn tė ditur besimtarėve pėr qėndrimin qė ata duhet tė mbajnė pėrballė ngjarjeve me tė cilat pėrballen, si dhe pėr mėnyrėn se si duhet ta ushtrojnė drejtėsinė. Njė udhėzim i tillė pėrbėn njė mirėsi dhe mėshirė tė madhe pėr besimtarėt. Pėr kėtė arsye, ata qė besojnė, kanė pėrgjegjėsinė e tė ushtruarit tė drejtėsisė pa bėrė dallime, pėr tė fituar aprovimin e Zotit dhe pėr t'i drejtuar jetėt e tyre nė paqe e siguri.

Drejtėsia, pėr tė cilėn Zoti urdhėron nė Kuran, ėshtė ajo drejtėsi qė kushtėzohet me ushtrimin e saj nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht nga gjuha, raca apo kombėsia. Ende nė ditėt tona, ka nė ēdo anė tė globit njerėz qė u nėnshtrohen trajtimeve mizore e tė padrejta pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės apo racės.

Sidoqoftė, Zoti na bėn tė ditur nė Kuran se qėllimi nė krijimin e fiseve e popujve tė ndryshėm, ėshtė "qė ata ta njohin njėri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshėm duhet ta njohin njėri-tjetrin; kjo do tė thotė, tė mėsojnė pėr kulturat e tyre tė ndryshme, pėr gjuhėt, traditat e veēoritė. Shkurt, njėri nga qėllimet e krijimit tė racave e kombeve tė ndryshėm, nuk ėshtė konflikti dhe lufta por pasuria kulturore. Njė shumėllojshmėri e tillė ėshtė shprehje e bujarisė sė Zotit nė krijim. Fakti se dikush ėshtė mė i gjatė se dikush tjetėr apo se lėkura e tij ėshtė e bardhė apo e verdhė, nuk i siguron atij asnjė epėrsi ndaj tė tjerėve, ashtu sikurse nuk pėrbėn edhe ndonjė arsye pėr t'u ndjerė i turpėruar. Ēdo trajtė qė gjendet nė pamjen e jashtme tė njė njeriu, ėshtė njė vepėr e qėllimshme e Zotit, por pėr Zotin ndryshimet nuk kanė rėndėsi pėrfundimtare. Njė besimtar e di se ai arrin tė sigurojė epėrsi vetėm nė sajė tė frikės ndaj Zotit dhe forcės sė besimit tė tij tek Ai. Ky fakt ėshtė i lidhur me vargun e mėposhtėm kuranor:

"O njerėz! Ne ju krijuam prej njė mashkulli e njė femre dhe ju shndėrruam nė popuj e fise, nė mėnyrė qė tė njiheni me njėri-tjetrin. Mė fisniku ndėr ju tek Allahu ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm. Zoti ėshtė i Gjithėditur, i Mirėinformuar." (Kurani 49:13)

Sikurse Zoti na bėn tė ditur nė kėtė varg, tė kuptuarit e drejtėsisė sė rekomanduar prej Tij kėrkon trajtim tė barabartė, tolerant dhe tė paqshėm pėr kėdo, duke pėrjashtuar ēdo diskriminim.

Urrejtja e ndjerė ndaj njė bashkėsie nuk i ndal besimtarėt nga ushtrimi i drejtėsisė

Njerėzit mund t'u shkaktojnė ēdo lloj padrejtėsie njerėzve tė tjerė, ndaj tė cilėve ushqejnė ndjenja armiqėsie. Ata mund t'i akuzojnė kėta njerėz pėr vepra qė ata nuk i kanė kryer, ose mund tė sjellin dėshmi tė rreme kundėr tyre, pavarėsisht se e kanė tė njohur pafajėsinė e tyre. Duke llogaritur njė armiqėsi tė tillė, njerėzit mund t'i nėnshtrohen njė shtypjeje tė padurueshme. Disa njerėz mund tė refuzojnė tė dėshmojnė nė favor tė njerėzve, me tė cilėt kanė mosmarrėveshje dhe mund tė fshehin provat, megjithėse mund ta dinė se ata janė tė pafajshėm. Pėr mė tepėr, ata ndjejnė kėnaqėsi nga mjerimi i kėtyre njerėzve, si dhe nga ballafaqimi i tyre me padrejtėsinė dhe vuajtjen. Nga ana tjetėr, shqetėsimi mė i madh pėr ta ėshtė vėnia e drejtėsisė dhe tė provuarit e pafajėsisė sė njerėzve qė nuk duan.

Pėr kėto arsye, ėshtė shumė e vėshtirė qė njerėzit nė shoqėri tė korruptuara, tė kenė besim te njėri-tjetri. Njerėzit shqetėsohen se mos bien viktimė e dikujt tjetėr nė ēdo kohė. Pasi kanė humbur besimin e ndėrsjellė, ata humbin gjithashtu edhe ndjenjat e tyre njerėzore si toleranca, dhembshuria, vėllazėrimi e bashkėpunimi dhe fillojnė ta urrejnė njėri-tjetrin.

Sidoqoftė, ndjenjat qė dikush mban nė zemėr ndaj njė njeriu apo bashkėsie, nuk duhet tė ndikojnė nė vendimet e besimtarit. Pavarėsisht se sa imoral apo i keq mund tė jetė njė njeri, besimtari duhet tė lerė mėnjanė tė gjitha ndjenjat, tė marrė vendime tė drejta dhe tė rekomandojė mė tė mirėn. Ndėrgjegjja e tij e frymėzon gjithmonė tė zbatojė urdhėrat dhe kėshillat hyjnore dhe tė mos e braktisė kurrė mirėsinė, sepse kjo ėshtė njė urdhėresė qė Zoti na jep nė Kuran. Nė suren "El-Maide" thuhet si mė poshtė:

"O ju qė besuat! Tregohuni tė drejtė nė gjykim, dėshmitarė tė sinqertė pėr hir tė Allahut! Mos lejoni qė urrejtja ndaj njė grupi njerėzish t'ju shtyjė tė bėni padrejtėsi ndaj tyre! Tregohuni tė drejtė! Kjo ėshtė mė pranė devotshmėrisė. Kijeni frikė Allahun! Ai ėshtė i njohur me atė qė veproni." (Kurani 5:8)

Sikurse thuhet nė kėtė varg, mbajtja e njė qėndrimi tė drejtė ėshtė ajo qė plotėson mė sė miri frikėn ndaj Zotit. Njė njeri besimtar e di se do tė arrijė kėnaqėsinė e Zotit vetėm nėse vepron me ndershmėri. Ēdo njeri qė vėren sjelljet e mira tė dikujt, do tė ketė besim tek ai, do ta ndjejė veten mirė nė prani tė tij dhe do tė jetė i gatshėm t'i besojė ēdo pėrgjegjėsi e detyrė. Njerėz tė tillė trajtohen me respekt edhe nga vetė armiqtė e tyre. Qėndrimi i tyre mundet qė t'i shtyjė tė tjerėt edhe nė besimin te Zoti.

Islami mbron lirinė e mendimit

Islami ėshtė njė fe qė siguron dhe garanton liri tė ideve, tė mendimit dhe tė jetės. Ai ka lėshuar urdhėresa pėr tė penguar dhe ndaluar tensionin, konfliktet, shpifjet madje edhe mendimin negativ mes njerėzve. Nė tė njėjtėn mėnyrė e me tė njėjtėn vendosmėri qė ai i ėshtė kundėrvėnė terrorizmit dhe tė gjitha akteve tė dhunės, ia ka ndaluar presionin ideologjik ndaj njerėzve:

"Nuk ka detyrim nė fe. Rruga e drejtė dallohet qartė nga e gabuara." (Kurani 2:256)

"Prandaj kėshilloji ata, sepse ti nuk je tjetėr pėrveēse kėshillues. Ti nuk je vėnė pėr tė kontrolluar ata." (Kurani 88:21-22)


Pavarėsisht nga besimi fetar qė mund tė ketė dikush, qoftė ai ēifut, i krishterė, budist apo hindu, Kurani u bėn thirrje muslimanėve qė tė jenė tolerantė, falės dhe tė sillen me drejtėsi e nė mėnyrė njerėzore ndaj tyre.

Detyrimi i njerėzve pėr tė besuar nė njė fe apo pėr tė pranuar format e saj tė besimit, ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me thelbin dhe shpirtin e Islamit. Sipas Islamit, besimi i vėrtetė ėshtė i mundur vetėm nėpėrmjet vullnetit dhe ndėrgjegjes sė lirė. Sigurisht qė muslimanėt mund tė kėshillojnė dhe nxisin njėri-tjetrin nė cilėsitė e moralit kuranor. Tė gjithė besimtarėt janė tė obliguar t'u sqarojnė njerėzve kėtė moral dhe t'u japin shpjegime nė mėnyrėn mė tė sjellshme tė mundshme. Ata duhet tė tregojnė pėr bukuritė e fesė nė dritėn e vargut kuranor qė thotė: "Fto nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e fjalė tė mira..." (Kurani 6:125) Sidoqoftė, ata duhet tė mbajnė parasysh edhe vargun: "...ti nuk je pėrgjegjės pėr udhėzimin e tyre, por ėshtė Zoti ai qė udhėzon kė tė dėshirojė." (Kurani 2:272)

Besimtarėt nuk mund tė pėrdorin kurrė dhunėn dhe as ndonjė lloj presioni fizik apo psikologjik. Atyre nuk u lejohet as tė pėrdorin epėrsinė e mundshme materiale pėr tė detyruar dikė nė ēėshtje tė fesė. Kur ftesės sė tyre nė besim i jepet pėrgjigje negative, muslimanėt duhet tė pėrgjigjen nė linjat e vargut kuranor qė thotė: "Ju keni fenė tuaj, unė kam fenė time." (Kurani 109:6)

Nė botėn ku jetojmė, gjenden shoqėri qė karakterizohen nga besime tė ndryshme: tė krishterė, ēifutė, budistė, hindusė etj. Muslimanėt qė jetojnė nė kėtė botė, duhet tė jenė tolerantė ndaj tė gjitha besimeve dhe tė sillen me drejtėsi e humanizėm. Kjo pėrgjegjėsi, me tė cilėn janė tė ngarkuar besimtarėt, vlen edhe pėr t'i ftuar njerėzit nė bukurinė e fesė sė Zotit me mjetet e paqes e tolerancės. Vendimi pėrfundimtar pėr t'i zbatuar apo jo kėto vlera, pėr tė besuar apo jo, qėndron nė krahun tjetėr. Imponimi ndaj dikujt pėr tė besuar, apo pėrpjekja pėr t'i detyruar atij diēka, pėrbėn shkelje tė moralit kuranor. Nė tė vėrtetė, Zoti nė Kuran na sjell ndėr mend sa mė poshtė:

"Nėse Zoti yt do tė kishte dėshiruar, tė gjithė njerėzit nė tokė do tė kishin besuar. Mos vallė mendon se mund t'i detyrosh njerėzit tė besojnė?" (Kurani 10:99)

"Ne e dimė mė sė miri se ē'tė thonė ty ata, por ti nuk je shtrėngues pėr ta. Kėshillo me anė tė Kuranit kėdo qė i trembet paralajmėrimit Tim!" (Kurani 50:45)


Nė vitin 1492, ēifutėt qė kundėrshtuan tė konvertoheshin, u pėrzunė nga Spanja prej mbretit Ferdinand dhe mbretėreshės Izabela (lart). Ēifutėt u mirėpritėn nė Perandorinė Osmane, e cila njihte drejtėsinė dhe tolerancėn islame.

Njė shembull i shoqėrisė, nė tė cilėn njerėzit janė tė detyruar tė besojnė, ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me Islamin. Besimi dhe lutjet duhet t'i drejtohen Zotit vetėm pėrmes vullnetit tė lirė tė individit. Nėse njė sistem u imponon njerėzve besimin dhe adhurimin ndaj Zotit, atėherė njerėzit do tė shndėrrohen nė praktikues tė fesė vetėm pėr shkak tė frikės ndaj kėtij sistemi. Nga pikėpamja fetare, ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė tė jetuarit pėr kėnaqėsinė e Zotit nė njė mjedis ku ndėrgjegjja e njerėzve ėshtė plotėsisht e lirė.

Historia e Islamit ėshtė plot me praktika tolerante tė udhėheqėsve muslimanė, tė cilėt kanė respektuar tė gjithė besimet dhe kanė ndėrtuar me duart e tyre njė liri tė admirueshme fetare. Pėr shembull, Tomas Arnold, njė misionar britanik, i ngarkuar me detyra shėrbimi nė qeverinė indiane, e pėrshkruan lirinė e nxitur nga Islami me kėto fjalė:

"Ndėrsa pėr ndonjė pėrpjekje tė organizuar pėr tė shtrėnguar popullsitė jomuslimane qė tė pranojnė Islamin, apo pėr ndonjė pėrndjekje sistematike pėr shkak tė besimit tė krishterė, nuk dėgjojmė kurrė tė bėhet fjalė. Nėse kalifėt do tė kishin zgjedhur tė vepronin kėshtu, ata do ta kishin hedhur tej Krishtėrimin nga tokat e tyre me tė njėjtėn lehtėsi qė Ferdinandi dhe Izabela hodhėn tej Islamin nga Spanja, apo Luigji XIV penalizoi Protestantizmin nė Francė, apo ēifutėt u mbajtėn jashtė Anglisė pėr 350 vjet. Kishat lindore nė Azi ishin tėrėsisht tė shkėputura nga pjesa tjetėr e bashkėsisė sė Krishtėrimit dhe asnjėra prej tyre nuk mund tė ngrinte gishtin nė interes tė vet, pasi ato konsideroheshin si bashkėsi heretike. Nė kėtė mėnyrė, edhe mbijetesa e thjeshtė e kėtyre kishave deri nė ditėt tona, ėshtė njė provė e fortė e qėndrimit pėrgjithėsisht tolerant tė qeverive muhamedane ndaj tyre."1

Zoti i urdhėron besimtarėt tė jenė tė dhembshur dhe tė mėshirshėm Morali islam pėrshkruhet nė vargjet kuranore nė kėtė mėnyrė:

"E tė jesh ndėr ata qė besojnė dhe ftojnė njėri-tjetrin nė qėndrueshmėri e bamirėsi." (Kurani 90:17)

Siē e shohim nė kėtė varg, njė nga tiparet mė tė rėndėsishme tė moralit, i cili do t'i udhėheqė besimtarėt nė shpėtim nė Ditėn e Gjykimit, qėndron nė tė qenit "njė ndėr ata qė ftojnė njėri-tjetrin nė bamirėsi".

Burimi i vėrtetė i bamirėsisė ėshtė dashuria pėr Zotin. Kjo dashuri nxit, njėkohėsisht edhe dashurinė pėr atė qė Zoti ka krijuar. Kjo dashuri e fortė dhe afria qė besimtari ndjen ndaj Zotit qė e krijoi atė dhe gjithė njerėzimin, e nxit besimtarin nė manifestimin e njė morali tė kėnaqshėm, si ai qė ėshtė urdhėruar nė Kuran. Bamirėsia e vėrtetė lind kur ai jeton me kėtė moral. Ky shembull morali, plot dashuri, mėshirė e shpirt vetėflijimi, pėrshkruhet nė kėto vargje:

"Ata ndėr ju, qė zotėrojnė begati e pasuri tė mjaftueshme, tė mos betohen se nuk do t'u japin tė afėrmve tė tyre dhe tė varfėrve, si dhe atyre qė u shpėrngulėn pėr hir tė Zotit! Pėrkundrazi, ata duhet tė falin dhe tė pėrkujdesen. A nuk do tė dėshironit qė Zoti t'ju falte juve? Zoti ėshtė Gjithėfalės, i Mėshirshėm." (Kurani 24:22)

"Ata qė pėrgatitėn vendin (Medinen) e jetonin nė besim qė mė parė, i duan ata qė u shpėrngulėn te ta dhe nuk ndjejnė zili nė zemrat e tyre pėr atė qė iu dha tė shpėrngulurve. Madje ata u japin pėrparėsi atyre, edhe nėse janė nė nevojė tė madhe." (Kurani 59:9)

"... ata qė kanė dhėnė strehim e ndihmė, janė besimtarėt e vėrtetė. Atyre do t'u sigurohet falje dhe shpėrblim plot bujari." (Kurani 8:74)

"Tregohuni tė mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj tė mjerėve, ndaj fqinjėve tuaj tė afėrm e tė largėt, ndaj miqve, ndaj udhėtarėve dhe ndaj skllevėrve tuaj! Zoti nuk e do atė qė ėshtė mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

"Lėmoshat janė pėr nevojtarėt, pėr tė varfėrit, pėr ata qė janė ngarkuar me grumbullimin e kėtyre lėmoshave, pėr ata, zemrat e tė cilėve duhen fituar, pėr lirimin e skllevėrve, pėr ata qė janė tė ngarkuar me borxhe, pėr shpenzimet nė rrugė tė Zotit dhe pėr udhėtarėt. Kjo pėrbėn njė detyrim nga Zoti. Zoti ėshtė i Gjithėditur, i Urtė." (Kurani 9:60)




Morali islam e sheh jetėn tė mbushur me paqe, mirėqenie, dashuri dhe hare pėr tė gjithė njerėzit.

Vėnia nė jetė e kėtij niveli tė lartė morali qė pėrshkruhet nė Kuran dhe qė u kėrkohet besimtarėve, rrjedh nga dashuria e tyre e thellė pėr Zotin. Falė pėrkushtimit tė tyre ndaj Tij, ata gjejnė strehė me shumė ėndje e dėshirė nė moralin e shpallur prej Tij, nė Kuran. Besimtarėt nuk mundohen kurrė t'i bėjnė njerėzit qė ta ndjejnė veten borxhlinj, sepse bamirėsia qė ata shfaqin dhe ndihma qė u dhurojnė me bujari tė tjerėve nuk kanė pėr synim qoftė edhe tė marrjes sė njė falenderimi. Qėllimi i vėrtetė ėshtė tė fituarit e kėnaqėsisė sė Zotit pėrmes moralit tė treguar sepse besimtarėt e dinė qė nė Ditėn e Gjykimit do tė thirren pėr tė dhėnė llogari pėr veprat e kryera. Nė Kuran, Zoti ka shpallur shprehimisht se flakėt e skėterrės do tė jenė pėrfundimi i atyre qė refuzojnė tė jetojnė sipas moralit tė Kuranit:

"Ē'ju solli ju nė zjarr?" Ata thonė: "Ne nuk qemė ndėr ata qė faleshin dhe nuk i ushqenim tė varfėrit." (Kurani 74:42-44)


Ndėrsa terrorizmi dėshiron njė shoqėri ku tė mbretėrojnė dhuna, frika, ankthi dhe kaosi.

"Shtrėngojeni mė pas, me zinxhirė shtatėdhjetė krah tė gjatė, sepse ai nuk i besonte Zotit tė Plotfuqishėm dhe nuk nxiste nė tė ushqyerit e tė varfėrve!" (Kurani 69:30-34)

"E ke parė atė qė mohon fenė? Ėshtė ai qė e pėrze me ashpėrsi jetimin dhe nuk nxit nė tė ushqyerit e tė varfėrve." (Kurani 107:1-3)

"...as nuk nxisni nė tė ushqyerit e tė varfėrve." (Kurani 89:18)

Siē shohim nė kėto vargje, muslimani i pėrshkruar nė Kuran zotėron njė natyrė plot dashuri e dhembshuri. Asnjė njeri qė gėzon njė moral tė tillė nuk mund tė miratojė terrorizmin dhe veprat e dhunės ndaj njerėzve tė pafajshėm. Karakteri i terroristėve ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me moralin kuranor.


Morali islam i urdhėron muslimanėt qė tė mbrojnė tė drejtat e jetimėve dhe tė njerėzve nė varfėri e nė nevojė, qė tė mbėshtesin njėri-tjetrin nė mėnyrė tė ndėrsjellė dhe tė sillen me fisnikėri ndaj njėri-tjetrit.

Ndėrsa njė musliman i rritur me moralin e treguar nė Kuran, sillet ndaj tė gjithė njerėzve me dashurinė e kėrkuar nga Islami, me respekt pėr tė gjitha idetė, pėrpiqet gjithmonė qė tė sjellė harmoni aty ku ka mosmarrėveshje, tė ulė tensionet, tė pėrqafojė tė gjitha palėt dhe tė tregojė sjellje tė moderuar. Shoqėritė qė do tė kenė nė gjirin e tyre tė tillė njerėz, do tė mund tė bėhen pjesė e njė qytetėrimi mė tė zhvilluar dhe do tė gėzojnė moral mė tė lartė shoqėror, harmoni dhe drejtėsi.

Zoti ka urdhėruar falje dhe tolerancė


Nė shoqėritė ku ndiqet morali islam, kishat, xhamitė dhe sinagogat, bashkėjetojnė paqėsisht. Kjo pamje e tri faltoreve nė njė institucion pėr tė pastrehėt tregon tolerancėn, drejtėsinė dhe pėrpjekjet pėr paqe qė nxisin mėsimet e moralit islam.

Koncepti i faljes dhe tolerancės, i pėrshkruar nė Kuran me fjalėt "bėni lėshime ndaj njerėzve" (Kurani 7:199), ėshtė njė ndėr parimet mė themelore tė Islamit.

Po t'i hedhim njė sy historisė islame, mund tė shihet qartė mėnyra se si muslimanėt e kanė zbatuar kėtė tipar tė rėndėsishėm tė moralit kuranor nė jetėn e shoqėrisė. Siē do tė vlerėsojmė nė faqet nė vijim tė kėtij libri, muslimanėt kanė sjellė gjithmonė njė atmosferė lirie dhe tolerance kudo qė kanė shkuar. Ata u kanė krijuar mundėsinė njerėzve me fe, gjuhė dhe kultura plotėsisht tė ndryshme qė tė jetojnė sė bashku nė paqe dhe harmoni nėn njė ēati tė vetme. Njėra nga arsyet kryesore pėr ekzistencėn shekullore tė Perandorisė Osmane, e cila u shtri nė njė territor shumė tė gjerė, ishte atmosfera e tolerancės dhe e mirėkuptimit qė Islami sillte me vete. Popujt muslimanė qė njiheshin pėr natyrėn e tyre tė dashur e tolerante ndėr shekuj, kanė qenė gjithmonė ndėr popujt mė tė drejtė. Brenda strukturave shumėkombėtare, tė gjitha grupet etnike kanė qenė tė lirė tė jetojnė sipas besimeve dhe rregullave tė veta.

Toleranca e vėrtetė mund tė sjellė vetėm paqe dhe mirėqenie nė botė, nėse zbatohet sipas linjave tė pėrshkruara nė Kuran. Pėr kėtė tėrheq vėmendjen veēanėrisht vargur kuranor qė thotė: "Nuk mund tė jenė tė barabarta njė vepėr e mirė dhe njė vepėr e keqe. Largoje tė keqen me diēka tė mirė dhe ai, nga i cili tė ndante armiqėsia, do tė bėhet pėr ty njė mik i dashur." (Kurani 41:34)

Nė vargjet e Kuranit, Zoti e pėrshkruan faljen si njė cilėsi tė lartė dhe nė njė varg Ai na jep sihariqin se njė sjellje e tillė do tė shpėrblehet: "Shpagimi pėr njė veprim tė keq ėshtė njė tjetėr i barazvlefshėm me tė, por nėse dikush fal dhe pajtohet, do tė ketė shpėrblimin e tij te Allahu. Pa dyshim, Ai nuk i do, tė padrejtėt." (Kurani 42:40) Nė njė tjetėr varg, Ai i pėrshkruan besimtarėt si "ata qė japin nė kohė tė mira e tė vėshtira, qė kontrollojnė zemėrimin dhe falin njerėzit. Zoti i do bamirėsit." (Kurani 3:134). Zoti ka shpallur nė Kuran se tė falėsh dikė qė tė ka bėrė padrejtėsi, pėrbėn njė sjellje tė virtytshme. Njė varg kuranor, nė lidhje me kėtė temė, thotė:

"...E nuk do tė reshtėsh sė zbuluari tradhėti ndėr ta, duke pėrjashtuar vetėm pak prej tyre. Megjithatė, fali ata dhe harro! Allahu i do shpirtmėdhenjtė." (Kurani 5:13)

E gjithė kjo tregon se morali qė Islami e kėshillon njerėzimin, i sjell botės paqen, harmoninė dhe drejtėsinė. "Terrorizmi", i cili ėshtė kaq shqetėsues pėr botėn sot, ėshtė vepėr e njerėzve tė paditur, tė cilėt janė veprojnė nė kundėrshtim me moralin kuranor. Pėr kėta njerėz e grupe, zgjidhja ėshtė morali i vėrtetė kuranor. Me fjalė tė tjera, Islami dhe morali kuranor janė ilaēi pėr terrorizmin.

 

 

    

1. Prof. Thomas Arnold, The Spread of Islam in the World, A History of Peaceful Preaching,Goodword Books, 2001, fq. 79-80